• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pse paraqiten këto skena, si te filmi ‘Mysafiri’, sikur në Perëndim, çdo gjë fillon nëpër kafene, me jetë të shthurur dhe…”/ Kur zv/ministri i Brendshëm, Feçor Shehu, i tërhiqte “veshin”, Kinostudios “Shqipëria e Re”!  

“Pse paraqiten këto skena, si te filmi ‘Mysafiri’, sikur në Perëndim, çdo gjë fillon nëpër kafene, me jetë të shthurur dhe…”/ Kur zv/ministri i Brendshëm, Feçor Shehu, i tërhiqte “veshin”, Kinostudios “Shqipëria e Re”!   
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Pse paraqiten këto skena, si te filmi ‘Mysafiri’, sikur në Perëndim, çdo gjë fillon nëpër kafene, me jetë të shthurur dhe…”/ Kur zv/ministri i Brendshëm, Feçor Shehu, i tërhiqte “veshin”, Kinostudios “Shqipëria e Re”!   
“Pse paraqiten këto skena, si te filmi ‘Mysafiri’, sikur në Perëndim, çdo gjë fillon nëpër kafene, me jetë të shthurur dhe…”/ Kur zv/ministri i Brendshëm, Feçor Shehu, i tërhiqte “veshin”, Kinostudios “Shqipëria e Re”!   
“Në dhjetor të ’81-it, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, kur e pyeta vëllanë tim, Feçorin,…ai më tha…”/ Dëshmia e panjohur e motrës së ish-ministrit që, u pushkatua dhe kufoma e tij u muros në…!
“Drejtori Afrim Jupi ka dalë në sallën e gjyqit dhe ka mbrojtur përgjegjësit e fajtorët për avarinë e pusit ‘Frakull – 32’, duke…”/ Letra për Hekuran Isain në ’79-ën

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Ish-Kinostudio “Shqipëria e Re” në aktivitetin e madh të saj në fushën e filmit, realizoi prodhime artistike cilësorë nga ana teknike, por jo të tillë nga ngjarjet që pasqyronte. Mitizimet e të ashtuquajturës; “Luftë Nacional-çlirimtare”, si dhe të rolit të Partisë së Punës, gjenden të pasqyruar në mjaft filma artistikë, aq sa është thënë se; “luftën e bëri Kinostudio”. Por gjatë diktaturës, Kinostudio në fjalë, prodhoi edhe filma me subjekte nga Sigurimi i Shtetit. Këto filma i bënin jehonë veprimtarisë së Sigurimit, “zgjuarsisë” së tij, për të krijuar kombinacione e vepra të tilla të ngjashme.

Me përjashtim të filmave me subjekte nga çështja e Pal Mëlyshit dhe atij të njërës prej radiolojave, filmat e tjerë të propozuara prej Sigurimit, ishin thjesht imagjinata.

Teknika e këtyre filmave që vinin si propozime të Sigurimit, përveç filtrit të zakonshëm që vinte nga Partia e Punës, parashihte edhe filtrin profesional, që vinte nga “ekspertët” e Sigurimit të Shtetit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Komitetin Qendror të Partisë kishim mbërritur letra, ku shkruhej që; nipi i Kadri Hazbiut, vazhdonte të mësonte në të njëjtën shkollë me nipërit e shokut Enver dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Një analizë i bëhej skenarit dhe më pas realizimit të filmit. Po ndërsa për skenarin nuk kishte shumë vërejtje, pasi ishte parë edhe më parë nga Sigurimi, pjesa e realizuar ngjallte jo pak herë kritika për skenat e veçanta e gjithë dritë, me të cilat paraqitej jeta në Perëndim.

Për çudi, jeta dhe atmosfera e përgjithshme në vendet e Perëndimit, paraqitej ashtu siç ishte, në luks e në mirëqenie.

Mirëpo kjo gjë binte në sy menjëherë me skenat e varfra e pa dritë, që vinin nga vende të ndryshme në Shqipëri. Në këtë mënyrë i bëhej një reklamë krejt aksidentale, jetës në Perëndim, cilësisë së jetës atje.

“Mysafiri”, ishte njëri prej filmave me skenar me temë nga Sigurimi i Shtetit. Për këtë në atë kohë, ka dhënë opinion e tij, edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu.

Përballja me botën kapitaliste dhe mënyra e paraqitjes së saj, ka qenë gjithmonë një moment frike, e cila vinte nga fakti se filmi, nuk ishte si letrat, ndikimi i tij ishte shumë më i fortë në krahasim me rastet e tjera propagandistike.

Shikuesi shqiptar teksa shihte njerëz të veshur mirë, ushqim të bollshëm, lëvizje të lirë, pije të çuditshme, qytete të mirë-ndriçuara, makina të ndryshme që qarkullonin pafund, etj., nuk kishte si të mos “hutohej” e të mos mendonte.

Pavarësisht se Perëndimi paraqitej i zi, aksidentalizmi i paraqitjes së tij nga filmat me subjekt Sigurimi, sillte një kuptim krejt të kundërt të këtyre filmave.

Përfytyroni, skenat e dëfrimeve në vendet Perëndimore, jepeshin në një film të prodhuar në një vend të vogël si Shqipëria, ku nuk njihej fare dëfrimi.

Shikuesi shqiptar duhej të pranonte në heshtje, se dëfrimi këtu tek ne nuk ekzistonte dhe puna e tij angari nëpër kooperativa e fabrika, ishin mirëqenia e vërtetë. Pavarësisht se këtë frikë “shokët e Sigurimit” e kanë pasur, nuk mundën ta hiqnin dot, nga filmat që realizuan kineastët e Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Në një raport-informacion dërguar Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, kërkonte që diskutimi rreth filmit, të mos ndalet vetëm te Sigurimi, por të shkojë më tej edhe në bashkërendimin, me Ministrinë e Arsimit.

Për të Sigurimi, nuk duhet të lejonte shpërthime në trena e miniera (shembull nga filmi), duke shtjelluar më tej këtë temë, pse duhej bërë kjo gjë?! Filmat në fjalë, ishin një lloj kapërcimi nga lufta kundër “bandave” (si rasti i Pal Mëlyshit), e sjellë nëpërmjet ballafaqimit luftarak, në luftën kundër shërbimeve të huaja, e paraqitur si luftë e ftohtë.

Raport-informacion i zv / ministrit të Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, për filmin “Mysafiri”, të Kinostudios “Shqipëria e Re”

 Disa mendime mbi filmin “Mysafiri”

Është punë e mirë dhe e lavdërueshme për autorët, për regjisorin, e gjithë shokët e shoqet që kanë marrë pjesë në këtë film, me objekt rritjen e mëtejshme të vigjilencës revolucionare.

– Nga pikëpamja e punës artistike dhe talentit, nuk mund të thuash tjetër, veçse fjalë lavdëruese me shumë respekt.

Tema gjithashtu ndihmon në rritjen e mëtejshme të vigjilencës revolucionare, merr pjesë në tërë vargun e punës së madhe të Partisë për edukimin e masave me frymën revolucionare, me frymën e urrejtjes për armiqtë, me dashurinë për Partinë dhe armës e saj, Sigurimin e Shtetit.

– Por duke parë me sy kritik këtë film, më lejoni të jap disa mendime.

1 – Edhe herë të tjetër kemi thënë që; kur paraqesim botën kapitaliste, në të cilën zbulimet e huaja hedhin hapat e para për realizimin e detyrave kundër nesh, po bëhet zakon që paraqiten skena dëfrimesh, jetës së shthurur në kafeneja, pije, e çifte të ndryshme.

Pse vallë paraqiten këto skena, sikur çdo gjë fillon domosdo nëpër kafeneja. Në këto lloj skenash, që ndoshta duhen parë me sy kritik, ne bëjmë edhe efekte negative, te njerëz të paformuar. Konkluzioni është që ndoshta duhet të shikojmë këtë metodë, me sy kritik. Të korrigjohet çfarë mund të korrigjohet.

2 – Inxhinieri është njeri i mirë, humbja e një dokumenti sekret në atë formë që paraqitet dhe takimi me një të arratisur, pa ditur se ç’është ai, a janë materiale me të cilat zbulimet e huaja, të futen për të rekrutuar një kuadër tonin?

Mendoj se kjo situate, krijon përshtypje jashtë moralit tonë, pa dashur, ul dhe Sigurimin e Shtetit.

3 – Inxhinieri gjatë bisedës me kuadro të zbulimeve të huaja, mban qëndrim të drejtë politik, nuk pranon, bile këtë e shpreh hapur, jo vetëm jashtë shtetit, por edhe në disa takime që bëjnë agjentët e zbulimeve të huaja në Shqipëri, atëherë shtrohet pyetja: a nuk është e trashë, pa kurrfarë logjike, që kuadrot e zbulimit borgjez, këtij njeriu që nuk pranon, por lëkundet, t’i ekspozojnë gjithë anëtarët e grupit (rezidenturën), gjë e paprecedentë, ul fort veprimet e armikut, rrjedhimisht edhe forcën e Sigurimit të Shtetit, para masës, pasi krijohej përshtypja e rremë, që shumë lehtë munden të zbulohen armiqtë.

4 – Për të “komprometuar armiku”, kandidatët e tij (loja e Sigurimit), Sigurimi nuk duhet kurrsesi të lejojë, që të shpërthejnë minat në trenat, qoftë edhe jashtë minierave tona. Psikologji e keqe.

Hidhni një sy kujtesës së filmit të Pal Mëlyshit, e do të dalë në pah përmbajtja e Sigurimit të Shtetit, se ç’bëjnë njerëzit e tij, për të mos lejuar akte terroriste e diversioniste, atëherë kur kjo gjë lejohet, si mundet Sigurimi, që të japë orientime të tilla?!

Mendimi tonë është që këto çështje, të diskutohet me shokët autorë të filmit, me Kinostudion, me Ministrinë e Arsimit e, të gjykohet që bashkërisht, të bëjmë korrigjimet dhe plotësimet përkatëse.

Për konsulentët dhe shokun Rakip (Beqaj), kam një kritikë që duhet mbajtur parasysh për të ardhmen, nga shokët që do të ngarkohen për të ndihmuar në filma të tillë, që ata duhet të organizojnë më gjerë debatin, të marrin mendimin e shokëve e, të mos tregohen kaq indiferentë, për marrjen e mendimit. Format si do të tërhiqet materiali, janë të shumta. Memorie.al

        Feçor Shehu

Tiranë më 6.4.1979

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Noli nuk nguroi t’i drejtohet në emër të të gjithë shqiptarëve, me një telegram, vetë diktatorit Adolf Hitler, ku i lutej atij të...”/ Historia e panjohur e shqiptarëve të Amerikës

Next Post

Kalendari Historik 15 Maj 2024

Artikuj të ngjashëm

“Në Komitetin Qendror të Partisë kishim mbërritur letra, ku shkruhej që; nipi i Kadri Hazbiut, vazhdonte të mësonte në të njëjtën shkollë me nipërit e shokut Enver dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
Dossier

“Në Komitetin Qendror të Partisë kishim mbërritur letra, ku shkruhej që; nipi i Kadri Hazbiut, vazhdonte të mësonte në të njëjtën shkollë me nipërit e shokut Enver dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 16, 2026
“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit
Dossier

“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 16, 2026
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
Dossier

“Kur drejtori i Sigurimit për Tiranën, Nustret Dautaj, e kërcënoi me arrestim dajën tim, poetin Fatos Arapi, unë iu ktheva dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së, Agron Aranitasi

March 16, 2026
“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë
Dossier

“Kërkesat nga tri çengitë për Ministrinë e Brendshme, mbajnë datën 8 mars 1922, vetëm dy muaj pas miratimit të ‘Rregullores së kurvënies’…”/ Historia e panjohur e Shtëpive Publike në Tiranë

March 14, 2026
“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Pjesën më të madhe të informacionit, CIA e merrte nga emigrantët politik shqiptarë, të cilët referonin shifra jo gjithmonë të sakta, por ata…”/ Studimi më i ri për të internuarit politikë, në vitet 1944-1990

March 13, 2026
“Sapo u futa në sallën e gjyqit, gjykatësi Sofokli Papajani, për t’u bindur se deklaratën e kisha firmosur vetë, gjoja konfidencialisht, më tha…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të dënuarit politik 
Dossier

“Kur i deleguari i Komitetit të Partisë në mbyllje të fjalës së tij tha; ai meriton të gjykohet si armik, por partia është zemër gjerë, Mehmeti u ngrit dhe…”/ Historia e ish-oficerit të Zogut, nga Derjani i Matit

March 12, 2026
Next Post
Kalendari Historik 01 Maj 2024

Kalendari Historik 15 Maj 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme