• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Protestuesit në Shkodër qëlluan me gurë zyrat Komitetit Partisë ato qeverisjes vendore dhe ‘Radio Shkodrën’, ku u plagos shefi i Policisë, pasi ai…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, dhjetor 1990

“Më 2 prill ‘91, kujtoj të bijën e artistit të madh Gjok Vata e cila bëri një akt heroik: kërceu mbi tankun që Dega e Brendshme kishte sjellë aty dhe…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Më 2 prill ‘91, kujtoj të bijën e artistit të madh Gjok Vata e cila bëri një akt heroik: kërceu mbi tankun që Dega e Brendshme kishte sjellë aty dhe…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Më 2 prill ‘91, kujtoj të bijën e artistit të madh Gjok Vata e cila bëri një akt heroik: kërceu mbi tankun që Dega e Brendshme kishte sjellë aty dhe…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Për burgun e Spaçit, ku Bardhi kishte vëllanë tjetër, Sabriun, kemi kujtime shumë të hidhura, si në rastet kur i zinte nata në pyll dhe detyroheshim…”/ Dëshmia e rrallë e Sofika Prifti Cara
Memorie.al
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91

-Fillimi i protestave në qendrat e cilësuara si antikomuniste, Shkodër e Kavajë dhe përpjekjet për bllokimin e tyre. Deklarata e Alisë: “Shteti, në prag të krizës”-

Memorie.al / Agjencia zyrtare e lajmeve (ATSH) raportoi se turma protestuesish sulmuan sot ndërtesat publike, në qytetin verior të Shkodrës, ku mbetën të plagosur disa policë. Po ashtu raportohet se ka patur dhunë në qytetin industrial të Kavajës, në vendin e demonstratave antikomuniste, të mbajtura në pranverë dhe në verë të këtij viti.
“Njësitë policore dhe ushtarake janë shpërndarë në Shkodër dhe Kavajë që të mbajnë nën kontroll protestuesit”, – thonë dëshmitarë dhe agjencia e lajmeve.

Por Tirana është e qetë, pas një apeli që bëri presidenti Ramiz Alia, në televizionin kombëtar, ditën e mërkurë në mbrëmje, tri ditë pas demonstratave në kryeqytet që fillimisht kishin shënuar përplasje me forcat e sigurisë policore dhe ushtarake.

Agjencia e lajmeve thotë se protestuesit në Shkodër, kanë qëlluar me gurë zyrat lokale të Partisë Komuniste, zyrat e qeverisjes vendore dhe ndërtesën e “Radio Shkodrës”. Ata i kanë cilësuar këto; “akte vandale”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Duke përdorur shufra hekuri, disa protestues janë përplasur me njësitë policore, ku mbetën të plagosur shefi i policisë së rajonit, një tjetër polic dhe një civil”, – thotë agjencia, duke shtuar se; “qytetarët e Shkodrës, punonjësit dhe komunistët”, kanë bërë përpjekje që të ndalojnë protestuesit, por kanë qenë të pasuksesshme”.

“Forcat e rendit publik dhe të ushtrisë, kanë ardhur për të hyrë në veprim që të ndalojnë protestuesit”, – thotë agjencia.
Njoftimi i agjencisë së lajmeve, është dhënë në mbrëmje në Radio Televizionin Shqiptar.

Shkodra, një qytet me 72 mijë banorë, që është konsideruar për një kohë të gjatë si kryeqyteti i intelektualëve në Shqipëri, ishte vend i ngjarjes së demonstratave të dhunshme në janar, ku qytetarët u përpoqën të heqin statujën e Stalinit.

Statuja, që ndodhej në pjesën e poshtme të parkut, ishte lëvizur në mesin e natës gjatë verës së kaluar.

Në Kavajë, një qytet industrial bregdetar me 20 mijë banorë, pati protesta shkatërruese në rrugët e saj, të mërkurën në mbrëmje, ku u prishën dritaret e dyqaneve. Ata ishin mbajtur nën kontroll, nga njësitë policore.

Demonstratat e dhunshme antikomuniste, pati edhe në mars, gjatë një ndeshjeje futbolli në Kavajë. Edhe një tjetër në korrik. Dëshmitarët thanë se; “një protestues është qëlluar dhe një polic është vrarë, gjatë konflikteve të korrikut”.

Një dëshmitar raporton se këtë mbrëmje në Kavajë, janë instaluar trupa ushtarake, njësi policore dhe makina për të ndaluar trafikun në rrugët kryesore të qytetit bregdetar. Ai tha se trupat janë të blinduara me makina dhe tanke dhe ndodhen të vendosura rreth 10 milje në veri të Durrësit, një qytet me 70 mijë banorë.

Vala e pakënaqësisë ka përfshirë qytetet shqiptare në mënyrë periodike, gjatë 11 muajve të fundit, e nxitur pjesërisht nga shembujt e kryengritjeve popullore, që rrëzuan qeveritë e tjera komuniste në Europën Lindore në vitin 1989.

Qytetarët shqiptarë i ndiqnin këto kryengritje përmes radiove dhe televizioneve të huaja dhe edicioneve të lajmeve të televizioneve nga Italia, Jugosllavia dhe Greqia.

Shqipëria është vendi i fundit i qeverisur nga komunistë në Europë, përveç Bashkimit Sovjetik. Popullsia prej 3.3 milionë banorësh, nuk ka njohur sistem tjetër përgjatë 46 viteve të fundit.

Këtë vit, ekonomia po përkeqësohet drejt greminës, të cilën presidenti Alia, e përshkroi dy javë më parë me qenien “e një shteti në prag të emergjencës”, gjë që ka ndikuar në rritjen e pakënaqësisë popullore.

Në fillimin e majit, z. Alia nisi një program ndryshimesh nën flamurin e “demokratizimit”, me qëllimet e përfshirjes graduale të parimeve të tregut të lirë dhe të pranimit të Shqipërisë në institucione politike dhe ekonomike të Europës Perëndimore. Memorie.al

Artikulli është publikuar në “New York Times” më 14 dhjetor 1990

Titulli është redaksional

Përgatiti për botim, Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Policët që na sollën në Reps, i’ hipën auto-burgut dhe na përshëndetën në mënyrën më të kobshme; Zi e ma zi, mos e qitçit ma kryet dhe lënçit ashta e lëkurë, njitu..."/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik

Next Post

“Kur ishte në Fushë-Krujë, ai kërkoi të bënte një muze modest për Shote Galicën, por menjëherë ndaj tij, filloi survejimi nga Sigurimi, pasi...”/ Historia e panjohur e shkenctarit kosovar, Dr. Ibrahim Rr. Gashi

Artikuj të ngjashëm

Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 29, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

June 28, 2025
Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare
Dossier

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

June 28, 2025
“Kur Pal Zefi, tha; ‘a ka mbet ndonjë shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit’, Pavllo Popa dhe Paulin Vata…”/ Refleksionet e gazetarit, në përvjetorin e Revoltës së Spaçit
Dossier

“Pasi Hajri Pashai, debatoi ashpër me zv.ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, në fund, Feçori hoqi nga lista Gjet Kadelin dhe në vënd të tij, për pushkatim, futi Hajriun…”! / Ana e panjohur e Revoltës së Spaçit, maj ‘73

June 27, 2025
Next Post
Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Ja diplomatët çekë, polakë, gjermanë, grekë, italianë, etj., që kryejnë marrdhënie intime në makina, parqe e lulishte dhe…”/ Letra e Kadri Hazbiut në ’75-ën

“Kur ishte në Fushë-Krujë, ai kërkoi të bënte një muze modest për Shote Galicën, por menjëherë ndaj tij, filloi survejimi nga Sigurimi, pasi...”/ Historia e panjohur e shkenctarit kosovar, Dr. Ibrahim Rr. Gashi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme