• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Prokop Nishku, Vasil Lato dhe Janka Selimi, agjentë të zbulimeve sovjetike e bullgare, kurse Shpresa Musliu e Mërkur Bozgo…”/ Relacioni sekret i Drejtorit të Sigurimit, për punonjësit e RTSh-së

“Robert Shvarc, me origjinë çifute, zhvillon aktivitet armiqësor dhe ndiqet nga ana jonë, pasi kemi materjale si agjent i zbulimit…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, për 50 punonjësit e RTSH-së
“Prokop Nishku, Vasil Lato dhe Janka Selimi, agjentë të zbulimeve sovjetike e bullgare, kurse Shpresa Musliu e Mërkur Bozgo…”/ Relacioni sekret i Drejtorit të Sigurimit, për punonjësit e RTSh-së
“Prokop Nishku, Vasil Lato dhe Janka Selimi, agjentë të zbulimeve sovjetike e bullgare, kurse Shpresa Musliu e Mërkur Bozgo…”/ Relacioni sekret i Drejtorit të Sigurimit, për punonjësit e RTSh-së
“Robert Shvarc, me origjinë çifute, zhvillon aktivitet armiqësor dhe ndiqet nga ana jonë, pasi kemi materjale si agjent i zbulimit…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, për 50 punonjësit e RTSH-së
“Prokop Nishku, Vasil Lato dhe Janka Selimi, agjentë të zbulimeve sovjetike e bullgare, kurse Shpresa Musliu e Mërkur Bozgo…”/ Relacioni sekret i Drejtorit të Sigurimit, për punonjësit e RTSh-së
“Robert Shvarc, me origjinë çifute, zhvillon aktivitet armiqësor dhe ndiqet nga ana jonë, pasi kemi materjale si agjent i zbulimit…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, për 50 punonjësit e RTSH-së
“Prokop Nishku, Vasil Lato dhe Janka Selimi, agjentë të zbulimeve sovjetike e bullgare, kurse Shpresa Musliu e Mërkur Bozgo…”/ Relacioni sekret i Drejtorit të Sigurimit, për punonjësit e RTSh-së
“Te vendi i fshehtë, që lidh godinën e Radios me Televizionin Shqiptar, u dashuruan shumë çifte, regjisorë e gazetarë të njohur, si …”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktores së RTSH-së
“Prokop Nishku, Vasil Lato dhe Janka Selimi, agjentë të zbulimeve sovjetike e bullgare, kurse Shpresa Musliu e Mërkur Bozgo…”/ Relacioni sekret i Drejtorit të Sigurimit, për punonjësit e RTSh-së
“Robert Shvarc, me origjinë çifute, zhvillon aktivitet armiqësor dhe ndiqet nga ana jonë, pasi kemi materjale si agjent i zbulimit…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, për 50 punonjësit e RTSH-së
“Kur prezantova Festivalin e 18-të të Këngës, më bënë problem se dola me një fustan që s’ma kishin miratuar, ndërsa kur vdiq Enver Hoxha…”/ Dëshmitë e rralla të folëses që punoi 40 vite në RTSH
“Kur prezantova Festivalin e 18-të të Këngës, më bënë problem se dola me një fustan që s’ma kishin miratuar, ndërsa kur vdiq Enver Hoxha…”/ Dëshmitë e rralla të folëses që punoi 40 vite në RTSH

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al / Nisur nga specifika e veçantë që kishte Radio-Televizioni Shqiptar, si një nga institucionet më të rëndësishme të informacionit dhe propagandës së regjimit komunist deri në fundin e viteve ’80-të, ai ishte jo vetëm nën vartësinë dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, por edhe të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Sigurimit të Shtetit, të cilat si “ORV” (Objekt i Rëndësisë së Veçantë), e mbanin atë nën një kontroll të rreptë, jo vetëm nga ana e sigurisë fizike të atij institucioni, por deri te “pastërtia dhe figura morale e politike” e punonjësve të tij, biografia e të cilëve shikohej me hollësi në disa breza, duke i kaluar ata një “sitë” të imët, vit pas viti.

Jo vetëm kaq, por organet e Sigurimit të Shtetit, me anë të agjenturës që kishin rekrutuar brenda atij institucioni, e kishin dhe e mbanin Radio-Televizionin, në një kontroll të vazhdueshëm e të rreptë, duke penetruar në të gjithë hallkat e tij, si; drejtoria, redaksitë përkatëse, pikat e montazhit, studiot e transmetimit, studio e regjistrimit të zërit, arkiva, grupet e realizimit të filmave, magazinat, prapavija, shoferët dhe automjetet e tyre, e deri te kontrolli fizik i punonjësve dhe të ftuarve, te portat e dyert ky hynin e dilnin ata. Të gjitha këto, veç të tjerash, bëhen të ditura edhe nga një sërë dokumentesh arkivore që janë pjesë e një dosje sekrete (tashmë e de-klasifikuar) që i përket këtij institucioni tejet të rëndësishëm, që nga krijimi i tij në vitin 1961, e deri në shembjen e regjimit komunist në vitin 1991.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga të dhënat që kemi në organet tona, kjo masë izraelitësh, nën kryesinë e Isak Kohenit në Vlorë dhe Zhak Vitulit në Tiranë,..”/ Dokumentet e Sigurimit për survejimin e 237 izraelitëve, që ndodheshin në Shqipëri

“Ndryshe nga rregullat që kishim vendosur në grupin tonë, unë pranova të takohesha me Pjetër Arbnorin, që na e solli Tanush Kaso, por ai ishte dhe me një…”/ Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

Nga kjo dosje voluminoze me mijëra fletë, të cilat janë nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (fondi i ish-Sigurimit të Shtetit), të cilat janë pjesë Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, kemi përzgjedhur tre dokumente që i përkasin viteve 1975, 1978 dhe 1982, ku drejtorët e Drejtorisë Punëve të Brendshme të Tiranës, përkatësisht Nustret Dauti dhe Zef Loka, informojnë Komitetin Qendror të PPSH-së, mbi të gjithë problematikën e këtij institucioni. Për më shumë rreth kësaj, na njohin dokumentet në fjalë, të cilat publikohen për herë të parë nga Memorie.al

                                                    Vijon nga numri i kaluar

DOKUMENTI SEKRET I HARTUAR NGA DREJTORI I DREJTORISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË TIRANËS, NUSTRET DAUTI, DËRGUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, ME LISTËN E PUNONJËSVE TË RADIO-TELEVIZIONIT SHQIPTAR, TË CILËT KANË PROBLEME BIOGRAFIKE DHE ZHVILLOJNË VEPRIMTARI ARMIQËSORE

 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                    S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                Ekzemplar Nr. 2

DREJTORIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                           E përkohshme 2 vjet

Nr. 2839                                                                                          Tiranë, më 26. IV.1975

 LËNDA: Mbi personat me përbërje dhe qëndrim të keq politik, që punojnë në Radio-Televizion.

  1. Sokrat Harallamb Sallamani, i datëlindjes 1925, lindur në katundin Pendallofo të Greqisë, me arsim të lartë, përkthyes në Radion e Jashtme, është anëtar i PPSH-së, me banim në qytetin e Tiranës. Ka ardhur në Shqipëri në vitin 1949, me grupin e demokratëve greke. Ky ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Radio-Zbulim. Në vitin 1950, u transferua në kompaninë e Radio-Përgjimit, në drejtorinë e Zbulimit Ushtarak, në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Ky transferim është kërkuar dhe është bërë nga armiku i popullit Teme Sejko. Nga burimet tona, del se në Kongresin e IV të PPSH-së, ky ka dashur të takohet me delegatin e Partisë Komuniste Greke, që merrte pjesë në kongres. Gjithashtu është shprehur se; “uniforma që mbaj, më duket si e Dhespotit, se ç’kam brenda në zemër, unë e di”. Në vitin 1964 është shprehur se; unë do të iki në Poloni që të bashkohem me Partinë time (materialet janë të mbyllura dhe mendojmë që të mos ekspozohen).
  2. Hysen Ivzi Pojani, i datëlindjes 1927, lindur në Tiranë, me banim në Tiranë, me arsim të lartë, me profesion redaktor në Radion e Jashtme. Në vitin 1962, kur ka qenë në Republikën Popullore të Kinës, i ka dorëzuar një letër një gruaje sovjetike, e cila ishte në Kinë, me qëllim për t’ia dhënë ambasadorit sovjetik në Kinë. Ambasadori, e ka porositur gruan, që t’i thoshte Hysenit, që ta mbante këtë çështje sekret. Në vitin 1962, për një fjalim të shokut Enver, ka thënë se; ky artikull mbyt kritikën. Kur u prishëm marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, ka shfaqur shqetësimin, duke thënë; “Si do t’ja bëjmë ne tani” (materialet janë të mbyllura dhe mendojmë të mos ekspozohen).
  3. Thoma Petro Afezolli, i datëlindjes 1916, lindur në Hoçisht të rrethit të Korçës, me arsim të mesëm, përkthyes në Radion e Jashtme, me banim në Tiranë. Shtresë e mesme, në të kaluarën me qëndrim indiferent. Në vitin 1963, është implikuar në procesin e Fadil Kokomanit, i cili thotë se; biseda me karakter armiqësor, ka zhvilluar edhe me Thomain, sidomos pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Maqua thoshte: “A janë në vete këta udhëheqësit e partisë sonë. Gjerë më tani kanë thënë, se pa Bashkimin Sovjetik, nuk ndërtohet socializmi, kurse tani flasin ndryshe. Po na izolojnë nga të gjithë. Vetëm Kina çfarë do të bëjë. Maqoja dëgjonte Radio-Londrën e radion çeke, e bënte komente rreth tyre”. Shpreh se; kështu nuk jetohet, po vuajmë shumë, nuk del rroga për të ngrënë, e jo më për veshje, etj.
  4. Mehmet Idriz Hoxha, i datëlindjes 1937, lindur në Pakisht të Kukësit, me arsim të lartë, me profesion redaktor në Televizion, me banim në Tiranë. Rrjedh nga një familje shtresë e varfër, në të kaluarën me qëndrim të mirë. Mehmeti ka qenë kandidat partie por u përjashtua si in aktiv. Gjatë kohës që ka qenë student në vitet 1964-1967, ka propaganduar kundër Partisë dhe pushtetit popullor, duke mbrojtur Toliatin, është tallur me fjalimet e shokut Enver, flet se; në vendin tonë nuk ka liri arti, liri veprimi, etj. Është kundër orientimeve të Partisë për emancipimin e gruas. (Materialet janë të mbyllura dhe mendojmë të mos ekspozohen).
  5. Shpëtim Mehmet Gina, i datëlindjes 1951, lindur në Berat, me arsim të lartë, profesioni redaktor në Televizion, me banim në qytetin e Tiranës. Qëndrimi politik i familjes së tij, është indiferent. Shpëtimi ka pasur shoqëri të ngushtë me Mihallaq Luarasin. Është autor i dramës “Armiqtë”, për të cilën është kritikuar. Implikohet nga Emin Jero, si përkrahës i të dënuarit Mihallaq Luarasi.
  6. Shpresa Haki Mysliu, e datëlindjes 1934, vendlindja Shkrel i rrethit Shkodër, me arsim të lartë, me profesion redaktore në Televizion, banon në lagjen…! Shpresa implikohet në procesin e Mihallaq Luarasit, i cili thotë: “Shpresa e dinte se unë kisha shoqëri me Todin. Mbasi kishte dështuar Festivali i 11, dhe unë isha përjashtuar nga Partia, një ditë jam takuar në korridorin e Televizionit, e unë isha i mërzitur. Shpresa më shtrëngoi dorën e më tha: “Mos u mërzit që të përjashtuan, ja vlente. Mjafton që ky u bë festival i tillë”.
  7. Mërkur Saliko Bozgo, i datëlindjes 1941, lindur në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion redaktor, me banim në Tiranë. Rrjedh nga një shtresë e mesme, familja e tij njihet me qëndrim të mirë. Në vitin 1972, është implikuar në procesin e Mark Demës dhe Terezina Demës, për të cilin thonë se; kemi folur me Mërkurin, duke shprehur se këtu nuk ka liri, këtu njerëzit shfrytëzohen, tjetër kush punon e, tjetër kush merr lëvdata. Ky pushtet nuk bëri mirë që prishi kishat e xhamitë, sepse në vendet e qytetëruara, feja është e lirë. Kjo qeveri ndjek politikën kineze. Populli ynë vuan shumë, pasi ka mungesa në ushqime, rrogat janë të vogla. Arti e kultura, janë ngritur në vendet e perëndimit, këtu ka nivel të ulët, etj. Ndaj tij nuk është marrë ndonjë masë, se u ….
  8. Remzi Shaban Tufina, lindur në 1937, banues në Tiranë, në lagjen nr 2, rruga “Hoxhë Vokrri”, me punë teknik në Televizion. Rrjedh nga një familje shtresë e pasur tregtarësh. Në Tiranë kanë pasur dyqan orësh. Mbas çlirimit, janë prekur nga reformat e pushtetit popullor, e janë tatuar rëndë.

                       DREJTORI

                NUSRET DAUTAJ

KONCEPT

PIRRO KATRO

DAKTIL N.M.

KOPJE 3 

DOKUMENTI SEKRET I HARTUAR NGA ZV/DREJTORI I DREJTORISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË TIRANËS, ZEF LOKA, DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, ME LISTËN E PUNONJËSVE TË RADIO-TELEVIZIONIT SHQIPTAR, TË CILËT KANË PROBLEME BIOGRAFIKE DHE ZHVILLOJNË VEPRIMTARI ARMIQËSORE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                    S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                  Ekzemplar Nr. 3

DREJTORIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                             E përkohshme 5 vjet

Nr. 2336                                                                                              Tiranë, më 1.VI.1978

                                                  I N F O R M A C I O N

                           MBI PERSONAT ME PËRBËRJE DHE QËNDRIM TË KEQ

                                 POLITIK, QË PUNOJNË NË RADIO-TELEVIZION

 KOMITETIT TË PARTISË SË RRETHIT

        SHOKUT SIMON STEFANI

 MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

         Drejtorisë I-rë (Degës së III)

                     T I R A N Ë

Radio Televizioni, është një objekt me rëndësi të madhe politike dhe ideologjike. Nga ana jonë është mbajtur parasysh vazhdimisht, ruajtja e pastërtisë morale-politike të punonjësve të këtij institucioni.

Për këtë çështje, kemi informuar edhe herë të tjera Komitetin e Partisë së rrethit e mbi këtë bazë, janë marrë edhe masa spastrimi. Por nga verifikimi i fundit, rezulton se ka akoma shumë elementë, të cilët mendojmë se në të ardhmen, duhet të largohen nga ky institucion. Të tillë janë:

  1. Janka Trilonov Selimi, lindur në 1925 në Bullgari, me kombësi dhe shtetësi bullgare, e martuar me Skënder Selimin, e padënuar, e paorganizuar në parti, me punë përkthyese në emisionin në gjuhën bullgare në Radio-Tirana, me banim në lagjen 8. E përmendura ka frekuentuar ambasadën bullgare, ka mbajtur lidhje të ngushta me Maria Hafizin dhe Kalina Fortuzin, e para e larguar në Bullgari, tjetra nën kontrollin tonë. I shoqi i saj, mban qëndrim jo të mirë. Aktualisht, vetë Janka, ndiqet nga ana jonë, si agjente e Zbulimit Bullgar.
  1. Vjesllava Vlladisllav Hidri, lindur në Poloni në vitin 1936, me kombësi dhe shtetësi polake, martuar me Ymer Hidrin, me arsim të lartë, me specialitet inxhiniere kimiste, me profesion përkthyese e emisioneve të Radio-Tiranës në gjuhën polake, e padënuar, e paorganizuar në parti, me banim në lagjen 6. E përmendura, ka filluar punë në Radio-Tirana në vitin 1969. Nga ana jonë ndiqet aktualisht si agjente e Zbulimit Polak, zhvillon aktivitet armiqësore edhe në formën e agjitacionit e propagandës me gojë, si dhe me përkthimet e emisioneve nga shqip, në polonisht, bën “gabim” të cilat sjellin ndryshimin e fjalëve, e ndryshimin e kuptimin e shprehjeve.
  1. Robert Julia Zhvarc, lindur në Sarajevë të Jugosllavisë në vitin 1932, me arsim të lartë, me kombësi gjermane e shtetësi shqiptare, i padënuar ndonjëherë, i paorganizuar në parti, me punë në Radion e Jashtme të Radio-Tiranës, me banim në lagjen 2. I përmenduri rrjedh nga një familje zanatçi individuale, i ati i tij është me origjinë çifute. Roberti është në ndjekje nga organet tona, sepse zhvillon aktivitet armiqësor aktual, si agjitacion e propaganda e njëkohësisht në ngarkim të tij kemi materiale të dyshimta që të jetë vënë në shërbim të Zbulimit Gjerman.
  1. Vera Vasllav Kazazi, lindur në Çekosllovaki në vitin 1931, me kombësi dhe shtetësi çeke, e martuar me Enver Kazazin, (anëtar partie), me arsim të lartë, e padënuar, e paorganizuar në parti, me punë përkthyese në Radio-Tirana, në Radion e Jashtme në emisionet në gjuhën çekishte, me banim në lagjen 6. Vera është lidhje e çekes, Danila Kërtusha, me banim në Durrës, si dhe ka marrë kontakte me një punonjëse të ambasadës çeke, shpreh pakënaqësi për jetën.
  1. Maria Rydle Rroku, lindur në Çekosllovaki në vitin 1930, me kombësi dhe shtetësi çeke, me arsim të lartë, me punë përkthyese në Radion Tirana, në Radion e Jashtme, për emisionet në gjuhën çeke, e paorganizuar, e padënuar ndonjëherë, e martuar me Çesk Rrokun, me banim në lagjen 10. E përmendura, shpreh pakënaqësi për jetën.
  2. Julia Nikolla Bardhi, lindur në Rumani në vitin 1926, me kombësi rumune dhe shtetësi shqiptare, e martuar, e paorganizuar në parti, e padënuar ndonjëherë, me punë përkthyese në emisionet në gjuhën rumune në Radio-Tirana. Julia ka frekuentuar rregullisht ambasadën rumune, (aktualisht e ka ndërprerë).
  3. Dobrrila Vuksan Shoshkiq, lindur në Ulqin të Malit të Zi më 1928, me kombësi jugosllave dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, shtresë e varfër, i paorganizuar, me profesion ekonomist, me punë përkthyes në gjuhën serbo-kroatishte, në Radio-Tirana, me banim në lagjen 9. I sipërpërmenduri rrjedh nga shtresë e varfër, ka ardhur në vendin tonë si emigrant politik në vitin 1949. Në ngarkim të tij, nuk kemi materiale.
  1. Vasil Todi Lato, lindur më 1937 në Korçë, me banim në lagjen 9, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i organizuar në parti (A.P.), i padënuar ndonjëherë, me arsim të lartë, me specialitet inxhinier elektrik, me punë redaktor i emisioneve në gjuhën çeke në Radio-Tirana. Vasili është implikuar nga tradhtarët Kiço Ngjela dhe Vasil Kati, se ka qenë për zgjerimin e marrëdhënieve me vendet revizioniste, sidomos me Çekosllovakinë dhe Jugosllavinë. Për të realizuar këtë ide, ai kur ka qenë drejtor i Eksport-Alb, firmave jugosllave u ka shitur krom me çmim më të ulët nga të tregut të devizës së lirë. Kemi edhe materiale të tjera, ku implikohet si agjent i mundshëm i Zbulimit Sovjetik. Është në ndjekje nga ana jonë.
  1. Prokop Dhimitër Nishku, lindur në Tiranë më 1934, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të lartë tri klasë, i martuar, i padënuar ndonjëherë, i paorganizuar në parti, me profesion instrumentist në orkestrën e Radio-Televizionit, me banim në lagjen 2. Prokopi rrjedh nga një familje zanatçi individual, familja e vet, para dhe gjatë okupacionit, ka mbajtur qëndrim të mirë. I lartpërmenduri ndiqet nga ana jonë, si agjent i mundshëm i Zbulimit Sovjetik, mbasi kemi materiale në ngarkim të tij.
  1. Cin Lazër Simoni, lindur në Shkodër më 1930, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i paorganizuar, i padënuar ndonjëherë, i martuar, me profesion instrumentist (violinist), me arsim të mesëm, me punë në orkestrën simfonike të Radio-Televizorit, me banim në lagjen 2. Rrjedh nga një familje, tregtar i mesëm. I ati i tij, para dhe pas okupacionit, është marrë me tregti, ka patur dyqanin manifakture dhe përkrahjen e atyre regjimeve. Në çlirim, i janë shtetëzuar nga pushteti popullor. Vetë i ati është dënuar për mos denoncim ari. Qëndrimi aktual, është indiferent.
  1. Gjon Lazër Simoni, lindur në Shkodër më 1936, me arsim të lartë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i paorganizuar, i padënuar ndonjëherë, i martuar, me profesion kompozitor, me punë në Radio-Televizion, shef i redaksisë së muzikës. Gjoni rrjedh nga një familje tregtari i mesëm. I ati i tij, ka pasur dyqan manifakture dhe është marrë me tregti, para dhe gjatë okupacionit, për këtë ka pasur përkrahjen e regjimeve të atëhershme. Pasuria u është shtetëzuar në çlirim. I ati është dënuar për mos denoncim ari. Aktualisht mban qëndrim indiferent. (Ky është vëllai i Cin Simonit. (Nr.10)
  1. Adnan Selim Çiftja, lindur në Tiranë në vitin 1943, me arsim të mesëm, me profesion teknik në Televizion, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i paorganizuar në parti, i padënuar ndonjëherë, me banim në lagjen 9. Familja e tij ka qenë pro regjimit të Zogut dhe okupacionit, megjithëse i ati ka qenë llogaritar tek të pasurit. Xhaxhai i tij, Ali Çiftja, në kohën e Zogut dhe gjatë okupacionit, ka qenë ushtarak me gradën e kapiten. Mbas çlirimit është dënuar për aktivitet armiqësor me 15 vjet burg dhe ka vdekur mbas dënimit. Aktualisht vetë Adnani, mban qëndrim indiferent.
  1. Marketin Pashko Shoshi, lindur në 1943 në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me profesion teknik në Televizion, i paorganizuar, i padënuar ndonjëherë, me banim në lagjen 10. I ati i Marketinit, është nga Podgorica e Jugosllavisë. Ka qenë anëtar i Partisë Fashiste Italiane. Gjatë okupacionit, ka qenë besnik i pushtuesve, gjatë kësaj kohe me punë ka qenë në Bankën e Shtetit. Në kohën e Zogut, ka pas kontakte me elementë fashistë. Marketini ka një teze në Itali të martuar, burri i një teze tjetër, është pushkatuar si armik, një burrë tezeje tjetër që aktualisht është me banim në Elbasan, ka qenë oficer kuesture në Shkodër, mbas çlirimit është dënuar 10 vjet, mbas 6 vjet u arratis dhe është kthyer prapë me amnisti. Vetë Marketini, mban qëndrim indiferent. Memorie.al

ZËVENDËS DREJTORI I PUNËVE TË BRENDSHME

                                  ZEF LOKA

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 17 Korrik 2023

Next Post

“Mbledhja e Lurës më 27 gusht ‘43, ku morën pjesë Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine, Hysni Dema, Miftar Kaloshi dhe...”/ Historia e panjohur e “parlamenteve” të Dibrës

Artikuj të ngjashëm

“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Dossier

“Nga të dhënat që kemi në organet tona, kjo masë izraelitësh, nën kryesinë e Isak Kohenit në Vlorë dhe Zhak Vitulit në Tiranë,..”/ Dokumentet e Sigurimit për survejimin e 237 izraelitëve, që ndodheshin në Shqipëri

June 19, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Ndryshe nga rregullat që kishim vendosur në grupin tonë, unë pranova të takohesha me Pjetër Arbnorin, që na e solli Tanush Kaso, por ai ishte dhe me një…”/ Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

June 18, 2025
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Dossier

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

June 17, 2025
“Pasi kemi ecur orë të tëra në këmbë, të lodhur e të dërmuar, forcat serbe na ndalën te stacioni trenit në Prishtinë, ku u ulëm në tokë dhe ata filluan të…”/ Historia tragjike e familjes shqiptare nga Prishtina
Dossier

“Gazetari serb Mifi L., publikoi dëshmi mbi djegin e kufomave të shqiptarëve në shkritoren e aluminit të Surdulicës, por edhe të tjera në Serbi e Kosovë, ku…”/ Libri i politikanit të njohur, që akuzon Serbinë.

June 16, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Lenini i internuar në Siberi nga Cari, me gruan dilte për gjah me çifte dhe qentë e gjuetisë, Qemal Stafa u la nga Mbreti Zog te varrimi vëllait, kurse mua më vdiqën…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit, me 22 vite burg  

June 16, 2025
“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora
Dossier

“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora

June 16, 2025
Next Post
“Mbledhja e Lurës më 27 gusht ‘43, ku morën pjesë Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine, Hysni Dema, Miftar Kaloshi dhe…”/ Historia e panjohur e “parlamenteve” të Dibrës

“Mbledhja e Lurës më 27 gusht ‘43, ku morën pjesë Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine, Hysni Dema, Miftar Kaloshi dhe...”/ Historia e panjohur e “parlamenteve” të Dibrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme