• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, June 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Profesor Ramadan Sokoli, i qaset nga metodologjitë e etno-muzikologëve të tjerë evropianë, në veçanti, të B. Bartokut, K. Brailout, Z. Kodali, S. Djudjev, etj., që…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur nga Kosova

“Profesor Ramadan Sokoli, i qaset nga metodologjitë e etno-muzikologëve të tjerë evropianë, në veçanti, të B. Bartokut, K. Brailout, Z. Kodali, S. Djudjev, etj., që…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur nga Kosova
“Kur i thashë Profesor Ramadan Sokolit, se; pse nuk e citon udhëheqësin kryesor të Partisë në hyrje të librit, siç ta ka kërkuar redaktori, ai më…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe studiuesit të njohur
“Në ’82-in, piktori dhe poeti i njohur i dërgon një letër Ramiz Alisë, ku i shkruan; Godina e Ministrisë së Brendshme të shkulet me themel dhe…”/ Dëshmitë e shkrimtarit të njohur nga SHBA-së
“Si u detyrova të shisja pianoforten për të pagur gjobën që më vuri Instituti i Folklorit…”/Dëshmia e rrallë e prof. Ramadan Sokolit
Memorie.al Ramadan Sokoli
Memorie.al Ramadan Sokoli

Nga Prof. Dr. Rexhep MUNISHI* 

Memorie.al / Për njerëzit që kanë dhënë kontribut të veçantë dhe rezultate të shënuara në fusha të caktuara shkencore, nuk mjaftohet së shkruari. Punët e tyre bëhen objekt hulumtimi e studimi, në forma të ndryshme. Një personalitet i rendit të parë të shkencave albanologjike, pa dyshim ishte Ramadan Sokoli. Nga vitet gjashtëdhjetë (në kohën kur isha student i Akademisë së Muzikës në Beograd), isha njohur dhe i kisha konsultuar dy vepra të Ramadan Sokolit: “Folklori muzikor shqiptar” dhe “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, më pas gradualisht vazhdova të njihesha edhe me tërë veprimtarinë tjetër të tij. Por takimi ynë i parë fizik, ndodhi në Tiranë, në shtator të vitit 1995, në banesën e tij të famshme, “bodrumin-muze”.

Unë kisha shkuar si anëtar i jurisë së Festivalit Folklorik Kombëtar, që atë vit u mbajt në Berat. Nga ai takim, lidhjet tona u bënë shumë të afërta, si profesionale e po ashtu edhe miqësore. Biografia e Ramadan Sokolit, është portretizuar (e bartur nga shkruesi në shkrues), me dhjetëra herë në shkrime të veçanta, prezantime dhe së fundi, u bë edhe një monografi e veçantë kushtuar jetës dhe veprës së tij.

Prandaj, me pak fjalë, mund të themi se pati një jetë jo shumë favorizuese, jo shumë të rehatshme, por mbi ato rrethana që iu krijuan, bëri punë të mëdha. Me një fjalë, një njeri i pazakonshëm, për nga durimi dhe përgjegjësia, për punën që e ka bërë dhe që e bëri, deri në çastet e fundit të jetës. Me këtë rast, po bëjmë një njohuri të shkurtër të biografisë së Ramadan Sokolit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj…”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja

Ai u lind më 14 qershor 1920, në qytetin e Shkodrës. I takon një familjeje të pasur, po gjithnjë patriotike, nga brezi në brez. Është nip i gjeneralit legjendar të Lidhjes së Prizrenit, Hodo beg Sokolit. Familja e tij, sikur ishte përbetuar që të mos i rrinte asnjë regjimi, të qetë. Në moshë ende të njomë, ai nisi të luajë në instrumente muzikore, kurse nga mosha 16-17-vjeçare edhe të kompozojë këngë të frymës popullore.

Që në rininë e hershme të Ramadanit, familjen e tij e internojnë në Itali dhe atje nga viti 1940-1943, në Firence, studion për kompozicion e flaut. Regjimit socialist, aspak nuk vjen i mirë për familjen Sokoli. Ia burgosin vëllezërit, por e burgosin edhe vetë Ramadanin, në vitet 1946-1950. Gjatë qëndrimit në burg, kishte fituar përvojë të madhe jetësore.

Aty kishte njohur njerëz të shtresave të ndryshme dhe kishte marrë edhe njohuri për kulturën popullore. Pas daljes nga burgu, jeta e Ramadan Sokolit në Shqipërinë e re socialiste, do të jetë e kufizuar dhe në ato rrethana që do t’i krijohen, me tërë qenien e tij shpirtërore e fizike, iu përkushtua punës e, vetëm punës.

Njohuritë që i kishte marrë për muzikë në Itali, si dhe interesimi shumë i madh për të mësuar edhe më shumë nga të gjitha fushat e muzikës dhe të dijes në përgjithësi, e orientojnë në rrugën e marrjes me hulumtime e studime, të trashëgimisë etnokulturore.

Në vitin 1952, nga Shkodra vjen në Tiranë, ku do ta kalojë jetën e tij të bujshme. Në dy-tre vende ku punësohet, e pushojnë nga puna pa arsyetime konkrete. Më në fund bëhet mësimdhënës, në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë ku intensifikohen interesimi dhe angazhimi, për tërë pasurinë etno-muzikore shqiptare.

Më pas jep mësim edhe në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), duke ligjëruar disa lëndë e në veçanti, folklorin muzikor dhe flautin. Një jetë e kaluar në një sistem totalitar, ku e kishte të kufizuar çdo lëvizje, është për habi se si arrin që ky njeri, të merret me tërë ato punë hulumtuese e studimore.

Brenda këtyre pak rreshtave të biografisë së tij, gjenden rreth një mijë njësi bibliografike, krijime muzikore, shkrime, studime, monografi, dhjetëra e dhjetëra pjesëmarrje në tribuna, sesione, kongrese shkencore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe nëpër qendra të ndryshme europiane.

Që në fillim duhet të themi se Ramadan Sokoli, me punën e tij në fushën e shkencave muzikore, në veçanti në etno-muzikologji, ka vënë veten në radhën e emrave etno-muzikologë europianë, që afirmuan vlerat e tyre nacionale etno-muzikore, siç ishin, p.sh.: Cjetko Rihtman, nga Bosnja, Vinko Zhganec, nga Kroacia, Stojan Gjugjeve, bullgar, Zivko Firfov, maqedonas, Zmaga Kumer, në Slloveni ose Claudie Marcel du Bois, franceze, etj.

Dhe tani jemi shumë të sigurt se për tërë botën intelektuale shqiptare dhe ata që kanë shfaqur interesime për kulturën dhe shkencat albanologjike, emri i Ramadan Sokolit, është bërë sinonim i arritjeve shkencore në fushën e studimeve muzikore shqiptare. Deri në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, si çdo gjë në Shqipëri, edhe puna e Ramadan Sokolit, po edhe vetë personaliteti i tij, ishin nën hije me kufizime natyrash të ndryshme.

Tani, pas 16-17 vitesh, që kur në revistën “Fjala” pata shkruar në disa vazhdime mbi veprimtarinë shkencore të Ramadan Sokolit dhe po ato shkrime më pas u botuan në disa vazhdime, në gazetën “Rilindja”, që atëherë dilte në Tiranë, sikur ndiej një krenari që iniciova aktualizimin e personalitetit dhe të veprimtarisë së tij.

Shpërthyen interesimet për të, nisën ta ftojnë në manifestime kulturore, të shkruajnë për të, po ajo që është më me rëndësi, u intensifikua jashtëzakonisht veprimtaria e tij profesionale e shkencore. Pasuan shumë shkrime, libra, u trajtuan shumë tema, shumë probleme të kulturës sonë, jo vetëm muzikore, por në përgjithësi albanologjike.

Është shumë korrekte nga kolegët etnomuzikologë shqiptarë, të cilët në çfarëdo rasti nuk ngurrojnë ta shënojnë faktin se me Ramadan Sokolin, nis etno-muzikologjia shqiptare. Në vijim, po shkëpusim disa mendime të sinqerta, të shprehura nga etnomuzikologë aktualë, pasardhës të tij.

Për të, Vasil Tole, kompozitor e etno-muzikolog, shkruan: “Deri në botimet e para të Prof. Sokolit rreth viteve ’50-të, etno-muzikologjia shqiptare, nuk ekzistonte. Ndër gjithë opusin e tij krijues, punimet në folklorin muzikor e, përkatësisht në etnomuzikologji, zënë kryet e vendit, vepra të cilat janë ndër të tjera edhe punimet themeluese të etno-muzikologjisë shqiptare në përgjithësi.

Në një lloj kuptimi, i gjithë kontributi etno-muzikologjik i Prof. Sokolit, është si një enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit të fenomenit të folklorit muzikor shqiptar, në kohë dhe hapësirë shumë të gjerë. Këtë e konstatojnë studiuesit, muziktarët, studentët dhe nxënësit e muzikës, për të cilët ai orientoi dhe futi në strukturën e shkollës, qysh në vitet ’50-të të shekullit të kaluar”.

Ngjashëm shprehet edhe studiuesi e kompozitori i njohur shqiptar, Sokol Shupo: “Ndërkaq, aktiviteti i Ramadan Sokolit shtrihet në të gjithë spektrin e kërkimeve folklorike. Ai merr pjesë në ekspeditat folkloristike të veçanta dhe të përbashkëta me të huaj (ekspedita shqiptaro-gjermane, në vitin 1957 dhe ekspedita shqiptaro-rumune, në vitin 1958), boton një sasi shumë të madhe materialesh e studimesh folklorike (qindra artikuj dhe 16 libra – tani numri i librave është më i madh – , R.M.) dhe aktivizohet intensivisht në jetën kulturore shqiptare, sidomos pas vitit 1982”.

Puna e tij ka patur mjaft jehonë edhe në botë dhe është vlerësuar shumë pozitivisht…! Kontributi i Ramadan Sokolit në zhvillimin e etno-muzikologjisë shqiptare, është shumë i madh….sepse botimet e tij të shumta, influencuan dukshëm në rritjen e sensibilitetit dhe të formimit të etno-muzikologëve të shkolluar vetëm në Shqipëri.

Fjala është për botimet, (R. M.), të cilat ishin një lloj “Bible” për këtë profesion. Së treti, sepse në krijuesit shqiptarë, njohja e sistemuar e lëndës folklorike shqiptare, krijon premise reale për t’u shprehur me një gjuhë të pasur, në element shqiptar.

Ne këtu shtojmë se, nuk është vetëm fakti i të parit që nisi etno-muzikologjinë ose, lënda folklorike ose, kontributi arsimor që këtë personalitet e bëjnë të shquar. Këto janë vetëm ndihmesa për të hapur një rrugë të karrierës së pasur të tij, në fushën e studimeve të muzikës.

Hulumtimet dhe studimet e tij në fushën e muzikës, i shtriu gjerë e thellë në tërë kompleksitetin që përfshin muzika në jetën e njeriut. Ramadan Sokoli për objekt studimi, e bëri këngën, vallen dhe veglën muzikore, me tërë spektrin që përfshijnë brendapërbrenda këto tre aktivitete të kulturës shpirtërore e materiale të njeriut, në kohë e hapësirë.

Të gjitha këto nuk i bëri shkel e shko dhe nuk i bëri sa për t’i bërë, por bëri punë shumë serioze të qëndrueshme e rezistuese, për cilëndo kohë dhe çfarëdo “trendi” modern të studimeve shkencore. Që në fillimet e viteve ’50-të të shekullit të kaluar, zgjohet interesimi (i cili nuk pushon në asnjë çast deri në fund të jetës), për ta njohur sa më afër e më mirë pasurinë etnomuzikore shqiptare.

Lëndën që e siguron nis po ashtu herët ta bëjë objekt studimi. Në opusin e tij studimor, nuk ka mbetur gjini, lloj e as mënyrë këndimi, pa e hulumtuar e studiuar me shumë profesionalizëm. Me përkushtim shumë serioz ka bërë studimet për ninullat, për këngët e buta (këngë lirike të dashurisë që i këndojnë burrat), këngët epike, këngët humoristike, vajtimet, këngët përmajekrahu (malësorçe), këngët patriotike, këngët rituale e shumë e shumë të tjera.

Është hulumtuesi e studiuesi i parë shqiptar që, me kompetencë shkencore, bën studimin e polifonisë shqiptare, ku përveç përkufizimeve hapësinore të kësaj mënyre këndimi, argumentueshëm hyn në gjenezën e saj, në tipat dhe në analizën melopoetike të këtij këndimi të jashtëzakonshëm e të veçantë shqiptar.

Pasurinë e veglave muzikore popullore shqiptare, bota shqiptare, po edhe ajo e huaj, e njohu përmes studimeve të Ramadan  Sokolit. Në metodologji dhe duke i konsultuar organologët e njohur botërorë, siç ishin: Kurt Sachs, Andre Chaefner, Hornbostel, e të tjerë.

Ramadan Sokoli arriti që organologjinë shqiptare, ta ngrejë në nivelin e studimeve europiane. Ai i grupoi ato sipas kritereve organologjike profesionale, hyri në prejardhjen e tyre, kohëzgjatjen e praktikimit, shtrirjen në hapësirat shqiptare, ergologjinë, rolin dhe funksionin sociokulturor të secilës vegël veç e veç dhe në formacione.

Krijoi një muze të vogël, sa ishte profesor i lëndës së folklorit në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Shkroi librin e parë mbi veglat muzikore popullore, kurse të ripunuar, e botuan bashkërisht me organologun Pirro Miso, libër i cili vitin që shkoi, doli edhe në gjuhën italiane. Lëndën e muzikës vokale ose të të kënduarit, studiuesi e vë në sistemin e analizës.

Kësaj çështjeje Sokoli i qaset nga metodologjitë e etno-muzikologëve të tjerë europianë e, në veçanti në modele të Bela Bartokut, Konstantin Brailout, Zoltan Kodali, Stojan Djudjev etj., natyrisht duke ofruar terminologji që korrespondojnë me gjuhën shqipe dhe duke i parë më funksionale e më adapte.

Pra, për disa komponentë morfologjikë të këngëve popullore, Ramadan Sokoli krijoi emërtime vetjake, që kuptimësojnë elementin për të cilin bëhet fjalë. Kur studiuesi i veprës së Ramadan Sokolit, sheh shtrirjen e tij në vlera të ndryshme të pasurisë së folklorit muzikor shqiptar, doemos duhet ta rendisë ndër studiues të suksesshëm të etno-muzikologjisë, etno-organologjisë dhe etno-koreologjisë.

Ramadan Sokoli, me lehtësi i konstaton dukuritë, mënyrat e të kënduarit, vallet popullore, veglat muzikore, ua përcakton shtrirjen në hapësirat shqiptare, me argumente shkencore, shtron çështjen e përkatësisë, ai vëren lidhjen e tyre me jetën kulturore të mjedisit ku ajo praktikohej dikur e sot.

Në planin analitik, është studiuesi i parë dhe i patejkalueshëm që i vë bazat e përkufizimeve teorike të komponentëve morfologjikë për këngën, vallen ose, melodinë instrumentale, që përcaktojnë karakteristikat e sistemit të tërësishëm muzikor shqiptar. Memorie.al

*-Etnomuzikolog

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kiçon, profesorin e muzikës, e dënuan 25 vite burg, i akuzuar për agjenturë, pasi dikush nga jugosllavët, në 1946-ën, i kishte kërkuar hartën e aerodromit të Korçës dhe...”/ Dëshmia e shqiptaro-maqedonasit

Next Post

“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj…”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!
Art & Kulture

“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj…”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!

May 31, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja

May 27, 2025
“Ç’farë më tha para vetëvrasjes Llazi Serbo dhe çfarë shkruante ai në letrën testament…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të ngushtë të aktorit të famshëm, që kishte idhull Bekim Fehmiun dhe e “imitoi” atë…!
Art & Kulture

“Ç’farë më tha para vetëvrasjes Llazi Serbo dhe çfarë shkruante ai në letrën testament…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të ngushtë të aktorit të famshëm, që kishte idhull Bekim Fehmiun dhe e “imitoi” atë…!

May 25, 2025
“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi
Art & Kulture

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

May 17, 2025
“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha
Art & Kulture

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

May 1, 2025
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

April 25, 2025
Next Post
“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!