• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, March 26, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Pritjet e reagimit dhe reagimi i Serbisë kundër bombardimeve të NATO-s

Skender Jashari
Shtypja dhe shkatërrimi i mbrojtjes ajrore serbe gjatë bombardimit dhe raketimit të NATO-s
Pritjet e reagimit dhe reagimi i Serbisë kundër bombardimeve të NATO-s
0
Shares
103
VIEWS

Skender Jashari

Memorie.al/Në përgjithësi, pritej që Serbia të dorëzohej në ditët e para të bombardimeve, gjegjësisht 2 ditë në goditjen e caqeve në mbarë Jugosllavinë,[1] apo 3 ditë,[2] e jo më shumë se 12 ditë,[3] sepse kështu kishte ndodhur në rastet e Luftërave në ish-Jugosllavi, sidomos disa herë në rastin e luftës në Bosnje. Pritjet e Inteligjencës Amerikane, ishin  që Serbia do intensifikonte spastrimin etnik dhe luftën kundër Shqipëtarëve, me rastin e fillimit të kampanjës ajrore dhe raketore kundër Jugosllavisë. Që në shkurt 1999, drejtori i Inteligjencës Qendrore amerikane, George Tenet, parashikoi që forcat serbe “ mund të përgjegjen” ndaj kampanjës së bombardimit duke “dyfishuar përpjekjet” për detyrimin e Shqipëtarëve të Kosovës që të largohen nga Kosova dhe për ta thyer Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.[4]

Por qytetarët në vende të ndryshme të BE-së, ishin të tronditur me tmerret që Serbia kryente kundër popullatës civile shqipëtare, për këtë shkak kishte edhe mbështetje të theksuar intervenimi i NATO-s.

Figure 1. Opinioni publik i Europianëve për intervenimin e NATO-s, në Kosovë.[5]

Gjithashtu mund të lexoni

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Populli britanik dhe francez dhe drejtuesit e tyre politik, ishin në favor të intervenimit në Kosovë.[6] Mbështetja e madhe që gëzonte në publikun britanik, për intervenimin e NATO-s kundër Jugosllavisë e fuqizonte tej mase kryeministrin britanik.[7] E sidomos kryeministri britanik Tony Blair, shfaqej shumë hapur për ndërhyrje të NATO-s, duke besuar se veprimet e Millosheviqit ishin të ngjajshme me gjenocidin e kryer nga nazistët gjatë Luftës së II Botërore.[8] Madje Tony Blair, ishte në favor të përfshirjes edhe të forcavce tokësore më shumë sesa çdo anëtarë tjetër i NATO-s.[9] Kryeministri italian, Masimo D’Alema dhe ministri i mbrojtjes, sugjeronin që Italia të siguronte trupa tokësore për ndërhyrje nëse kërkohej.[10] Po ashtu Gjermania, mbështeste intervenimin ajror, por që publikisht kundërshtonte përdorimin e forcave tokësore.[11]

Derisa në SHBA, publiku në fillim të muajit prill 1999 mbështeste ndërhyrjen tokësore me 46%,  në javët e fundit të bombardimit(në qershor), kjo mbështetetje ra në 26%, kjo për faktin që publiku amerikan e shihte progresin që arrihej në gjunjëzimin e Jugosllavisë përmes bombardimeve ajërore.[12] Derisa presidenti amerikan ngurronte në fillim e opsionit tokësor, Madeleine Albright argumentonte për “kërcënim serioz me invazion tokësor”[13]

Kundërshtimi i madh grek vinte më shumë nga sentimenti anti-amerikan, sesa nga lidhjet e këtij vendi me Serbinë, siç theksonte gazetari grek, që reaksioni grek ndaj Kosovës, ishte 80% shkaku i ndjenjës anti-amerikane tek grekët dhe vetëm 20% e solidaritetit grek me popullin serb.[14] Kurse në Spanjë, shkaku i problemeve të brendshme me Kataloninë, reflektohej edhe opinioni i qytetarëve të këtij vendi.

Kalkulimet e gabuara të Serbisë, ishin si në rastin e fillimit të kampanjës ajrore dhe raketore të NATO-s, e veçmas për të vazhduar konfrontimin me NATO-n, ishte fatal edhe për faktin që në vazhdimësi do rritej intenziteti i bombardimeve dhe raketimeve por edhe shtohej bindja e faktorit ndërkombëtar që Serbia s’mund ta mbante më nën okupim këtë territor. Fushata fillestare e bombardimit të Jugosllavisë në ditët e para, cilësohej thjesht një tokenizëm, pa goditur asnjë shënjestër që do ndikonte  në qeverinë Jugosllave a në ndalimin e spastrimit etnik, derisa Serbia ishte e përfshirë në luftë të përgjithshme.[15]

Derisa NATO me sulme ajrore godiste Serbinë, Serbia në veçanti luftonte kundër UÇK-së dhe Shqipëtarëve nën ish-jugosllavi me forca të rregullta dhe paramilitare. Derisa gjenerali serb Pavkoviq, kishte deklaruar që të gjitha njësitë vullnetare paramilitare dhe speciale veprojnë nën komandën e tyre dhe se janë të shpërndarë nëpër njësitë policore dhe ushtarake të tyre.[16] Në ditën e dytë të bombardimeve, komandanti i forcave ajrore të NATO-s, deklaroi që Serbia kishte liruar 300 të burgosur ordiner, që i ishin bashkuar grupeve paramilitare, që të kryenin sulme kundër Shqipëtarëve të Kosovës, pasiqë grupet e tilla nuk mund të shënjestrohen nga sulmet ajrore të NATO-s.[17]

Me rastin e fillimit të fazës së II të Operacionit të Forcave Aleate, më 27 mars 1999, gjenerali Klark në intervistë, deklaron që nuk ka asgjë që fuqia ajrore mund ta ndalojë që forcat paramilitare të ndalohen nga kryerja e akteve brutale.[18] Njësitë paramilitare nën komandën e Arkanit, terrorizuan qytetin e Mitrovicës dhe Hoçën e Madhe,[19] të ndihmuar edhe nga trupat e “Frenki-t” që bredhnin nëpër rrugët e Kosovës në grupe prej rreth 20 pjestarësh, për t’i detyruar Shqipëtarët të iknin.[20] Paramilitarët dhe forcat e MUP-it, veshnin edhe maska karnevalesh të dukeshin si vampirë ose shamia të zeza dhe ekzekutonin civilë në fshatra që të gjeneronin klimën e terrorit. Derisa forcat paramilitare aplikonin taktika të tilla si përdhunime dhe plaçkitje me qëllim të detyronin popullatën të iknin, e që kishte edhe të burgosur të liruar, e që nxitja monetare përmes plaçkës së luftës ishte i vetmi burim i të ardhurave për ta.[21]

Derisa Armata e III Serbe nën komandën e Nebojsha Pavkoviqit, që ishte boshti kurrizor i deportimit të civilëve formonte kordonin rreth qyteteve,  duke ua hapur shtegun për ikje të civilëve Shqipëtar kah kufijt.[22] Forcat e rregullta kishin së paku 1.000 armë të rënda( tanke, artileri, blinda dhe helikopter) që i përdornin me qëllim të detyrimit të popullatës.[23] Derisa forcat e rregullta rrethonin qytetet dhe i lejonin vetëm shqipëtarët të iknin, kurse paramilitarët futeshin pastaj brenda qyteteve i plaçkitnin dhe krijonin klimë terrori.[24]

CIA vlerësonte që Millosheviqi kishte qëllim që pavarësisht intervenimit të NATO-s, të fillonte “operacionin patkoi” për të eliminuar përfundimisht UÇK-ën në pranverën e vitit 1999.[25] Derisa bombardimet e NATO-s, duket se e shpejtuan veprimin e Millosheviqit.[26] Qëllimi i “Operacionit patkoi” ishte që të “shterrej deti duke detyruar forcërisht popullatën lokale të largohej, e ku rrebelët notonin”.[27] Si rrjedhojë UÇK-së, do t’i mungonte strehimi nga popullata dhe do të bien viktimë e sulmit drejtëpërdrejt, pasiqë do të ekspozohen si peshqit jashtë ujit.[28]

Në fund të fundit, mund të vërehet me lehtësi, sesa vendim i dëmshëm për shtetin serb ishte  futja në një konflikt kundër Shqipëtarëve, të cilët aspiruam të drejtat dhe liritë e garantuara tashme, përfshirë edhe të drejtën për të jetuar të lirë dhe për të kërkuar lirinë, e që në Europë mendohej që epoka e kolonizimeve kishte mbaruar me Luftën e I botërore. Serbia nuk u përpjek vetëm në luftimin e UÇK-së, ajo kishte plane dhe synime për spastrim etnik dhe gjenocid kundër civilëve Shqipëtar. Kjo bëri që në arenën ndërkombëtare ajo të izolohej, aq sa edhe Rusia të mos e mbështeste në këtë fushatë gjenocidale, kurse nga ana tjetër bota mbarë e mbështeti mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, pra të qytetarëve të Kosovës. Derisa bota përparimtare Euro-Atlantike, e kryesuar me SHBA-në, vendosën të intervenonin dhe të mbronin të drejtat dhe liritë fundamentale të njeriut, pra të qytetarëve të Kosovës. Kurse spastrimi etnik dhe gjenocidal i Serbisë kundër popullatës civile, bëri që të detyronin mijëra qytetarë që të rreshtoheshin në radhët e UÇK-së.

 

[1] Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, 31 janar 2000, faqe 23-24.

[2] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 20.

[3] “NATO Was Closer to Ground War in Kosovo Than is Widely Believed,” Steven Erlanger, New York Times, 6 nëntor, 1999, faqe  A-6.

[4] “Statement of the Director of Central Intelligence George J. Tenet Before the Senate Armed Services Committee Hearing on Current and Projected National Security Threats (as prepared for delivery),” George Tenet, Central Intelligence Agency Speeches & Testimony Archive, 2shkurt 1999, https://www.cia.gov/newsinformation/speeches-testimony/1999/ps020299.html  (qasur 14 nëntor 2013); NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 24; https://www.airforcemag.com/PDF/MagazineArchive/Documents/1999/November%201999/1199airpower.pdf, faqe 31.

[5] Winning Ugly:NATO’s War to save Kosovo, Daalder and O’Hanlon, Washington, DC: Brookings Institution Press, 2000, faqe 161.

[6] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf , faqe 60.

[7] “Tony’s War? Blair, Kosovo and the Interventionist Impulse in British Foreign Policy,” Oliver Daddow, International Affairs, 85, no. 3, (maj 2009), faqe 547.

[8] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 60.

[9] “How it was Fought: Transcript of Interview with British Prime Minister Tony Blair, Tony Blair,” PBS Frontline, 22 shkurt 2000, http://www.pbs.org/wgbh/pages/frontline/shows/kosovo/  (qasur 8 Djetor 2013); http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 90.

[10]  Winning Ugly: NATO’s War to Save Kosovo. Daalder and O’Hanlon, Washington, DC: Brookings Institution Press, 2000, faqe 142;http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 61.

[11] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 61-62; Winning Ugly: NATO’s War to Save Kosovo. Daalder and O’Hanlon, Washington, DC: Brookings Institution Press, 2000, faqe 163.

[12] https://abcnews.go.com/images/pdf/788a1Kosovo.pdf; American Public Support for U.S. Military Operations from Mogadishu to Baghdad, Eric Larson and Bogdan Savych, Santa Monica: RAND, 2005, faqe 78; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 85.

[13] Winning Ugly: NATO’s War to Save Kosovo, Ivo H. Daalder and Michael E. O’Hanlon, Washington, DC: Brookings Institution Press, 2000, faqe 132; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 86.

[14] “Anti-Americanism in Greece: the case of Kosovo, 1999,” The 2nd LSE PhD Symposium on Modern Greece: Current Social Science Research of Greece, Anna-Elisabeth Tsakona, Peterhouse, University of Cambridge, UK, 2002, faqe 2; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 62.

[15] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 17.

[16] Po aty, faqe 223-224.

[17] David Wilby, “Transcript of Press Conference by NATO Spokesman Jamie Shea and Air Commodore David Wilby,” NATO HQ, ora 15:00, 26 mars 1999, http://www.nato.int/kosovo/all-frce.htm  (qasur 16 prill 2014).

[18] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 97; “U.S. Rescues Pilot of Downed Jet,” Thomas W. Lippman and John F Harris, The Washington Post, 28 mars 1999, A1.

[19] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 102.

[20] Po aty faqe 102-103.

[21] Human Rights Watch, Kosovo: Rape as a Weapon of Ethnic Cleansing, 1 mars 2000, D1203, http://www.refworld.org/docid/3ae6a87a0.html ( qasur 14 January 2014).

[22] Winning Ugly: NATO’s War to Save Kosovo, Ivo H. Daalder and Michael E. O’Hanlon, Washington, DC: Brookings Institution Press, 2000, faqe 114; PBS Frontline interview of Commander Nebojsa Pavkovic at:

http://www.pbs.org/wgbh/pages/frontline/shows/kosovo/interviews/pavkovic.html.

[23] Winning Ugly: NATO’s War to Save Kosovo, Ivo H. Daalder and Michael E. O’Hanlon, Washington, DC: Brookings Institution Press, 2000, faqe 110.

[24] “The Anatomy of a Purge: Milosevic’s Intimate Understanding of His Enemies Facilitates His Campaign of Terror Against the Kosovars,” R Jeffrey Smith and William Drozdiak, Washington Post Foreign Service, 11 prill 1999, A1.

[25] Po aty; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 93.

[26] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 93.

[27] Winning Ugly: NATO’s War to Save Kosovo, Ivo H. Daalder and Michael E. O’Hanlon, Washington, DC: Brookings Institution Press, 2000, faqe 114; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 233.

[28] NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, Benjamin S. Lambeth, Santa Monica, CA: RAND, 2001, faqe 24.

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ata qi udhtojnë jashtë viseve të Mbretnisë ottomane, janë të lirë në marrjen e pasaportës, por ata qi janë në kërkim policor...”/ Si jepeshin nënshtetësitë dhe leje-kalimet në Shqipëri, që nga viti 1838

Next Post

Kalendari Historik 28 Prill

Artikuj të ngjashëm

“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Next Post
Prill

Kalendari Historik 28 Prill

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!