• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Presidenti Inonue, i tha Asaf Xhaxhulit: Zotni ministër, siç ju kam thënë, Turqia, kurrë s’do mungoj në përkrahjen e Shqipërisë dhe unë i propozova Mbretit Zog i I-rë…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

“Kur koloneli Emin Akyn, na tha se; Mbreti Zog, bashkë me familjen dhe Suitën, mbërriti fare mirë në Londër e u akomodua në Hotel ‘Ritze’, ministri Asaf Xhaxhuli…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
“Kur koloneli Emin Akyn, na tha se; Mbreti Zog, bashkë me familjen dhe Suitën, mbërriti fare mirë në Londër e u akomodua në Hotel ‘Ritze’, ministri Asaf Xhaxhuli…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Unë, mora një letër prej Legatës Mbretërore Shqiptare në Paris, nga Charge D’Afaire, Milto Noçka, ku më komunikonte një urdhër të Mbretit Zog i I-rë…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Gjatë audiencës me parinë e Vlorës, Mbreti Zog u tha; nuk kemi as armë, por këto që kemi, për trimat vlonjatë, kam dhënë urdhër që t’ju japin 1.200 copë dhe…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Mbreti Zog na tha; Turqia, Franca dhe Egjypti, s’e kanë njohur okupacionin italian, kurse ministrat tanë, Fico, Kurti, Dino e Shtylla, janë kthyer në Tiranë, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Mbreti Zog na tha; Turqia, Franca dhe Egjypti, s’e kanë njohur okupacionin italian, kurse ministrat tanë, Fico, Kurti, Dino e Shtylla, janë kthyer në Tiranë, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

Nga Hysen Selmani   

Pjesa e njëzetenjë

Memorie.al/ Shpesh herë, shtypi evropian dhe ai amerikan, ka trajtuar temën e kujtimeve të Mbretit Shqiptar, Zogu i I-rë, të cilat, ai i shkruante dhe i diktonte, gjatë periudhës së mërgimit të tij nga Shqipëria. Duke pasur parasysh, shënimet dhe sintezat që ndihmësi i tij, kolonel Hysen Selmani, përpiloi gjatë viteve në shërbim të tij, – gjithmonë, pranë Mbretit të Shqiptarëve, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, këto shënime, pak a shumë me pjesë të shkëputura, pa ndjekur rreptësisht kriteret e zakonshme të kujtimeve, dhe pa pasur formën e prerë, e përfundimtare të një redaktimi, janë të përgatitura nga vetë Hysen Selmani, i cili i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij, si në Shqipëri, ashtu dhe gjatë mërgimit, shërbimit ndaj Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve.

                                        Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Stamboll, 23 qershor 1940

Madhëria e Tij, Mbreti Zog I-rë, i dërgon në këtë datë ministrit Asaf Xhaxhuli, telegramin siç po e shënojmë këtu poshtë, cilëson adjutanti: “Excellencës tij Xhaxhulit, në Legatën Mbretërore Shqiptare Stamboll. Tepër i ndjeshëm për sentimentet patriotike, të gjithë juve dhe kolonisë shqiptare, që tregojnë vullnetin e gatshëm për lirinë e tyre.

Të gjithë shqiptarët, duhet të jenë të sigurt, se unë, do t’i bëj të gjitha për çlirimin e Atdheut, shumë të dashur. Kam besim absolut, në të gjithë juve dhe në koloninë shqiptare në Turqi, se do të mbushë misionin e saj historik, në tokën Hospitalier Turke, duke ndihmuar effortet tona, për qëllimin e shenjtë. Falenderime të gjithë kom-patriotëve tanë dhe juve”.

London, Ric Hotel, 23 qershor 1940 ZOG I-rë

Lartmadhëria e Tij, Mbreti Zog I-rë, i dërgoi Qeverisë Shqiptare në Stamboll, përgjigjen e telegramit, duke i falenderuar për urimet e mira, që i parashtronte dhe shtonte se, me një person të posaçëm, do të dërgonte gjithë udhëzimet. Tani për tani, duhet që ata të vazhdonin në programin e parë. Më pas, pyeti për kryeministrin Kotta, se nuk dinte asgjë për ta. Mbreti, prej një jave, e kërkonte adresën e tashmë dhe mundësisht edhe telefonin.

Ministri Asaf Xhaxhuli, dërgoi e shtypi me mijëra kopje të telegramit të Mbretit Zog dhe ua dërgoi të gjithave fletoreve, si edhe kolonisë shqiptare. Atë, gjithashtu ua dërguam edhe grupeve në Jugosllavi e Greqi. Ndërsa, Ministri Xhaxhuli, në fletoret turke, falenderonte edhe miqtë turq, që morën pjesë bashkë me vëllezërit e tyre shqiptarë, në Legatën Mbretërore Shqiptare, në ceremoninë që u zhvillua. Në këtë mënyrë, me dërgimin e kopjeve të telegramit të Mbretit, Grupeve në Jugosllavi e Greqi, po ju duhej që të qëndronin gjithmonë të gatshëm, e me moral të lartë.

“Se, sot,- kujton adjutanti, për telegramin – Aleatët e Mëdhenj tonët, janë në luftë kundër Fashizmit e, lufta është e fituar qind për qind, prej aleatësh. Koha pritet ditë në ditë, që të marrim pjesë, në veprimtarinë përbri aleatëve, se anglo-francezët, tani kanë edhe Amerikën për së shpejti, përbri tyre”.

Gjermania ka filluar bombardimet, me një furi të madhe në Londër dhe në të gjithë vendet britanike, saqë aeroplanët gjermanë, bëjnë mjaft dëme. Por, anglezët aspak nuk tuten, e janë të sigurt në fitoren e tyre. Disa Armata Franceze, që janë të vendosura në Siri, Algjeri, Marok e Senegal, merren vesh dhe bëjnë të njohur se, as këmbësoria dhe as marina, nuk i janë dorëzuar Gjermanisë. Por, do të luftojnë së bashku me britanikët, kundër Gjermanisë, deri në fitore, që janë krejt të sigurt. Se rezervat gjermane, brenda një viti, vijnë duke rënë, kurse anglo-sanksionet, shtohen në masë të lartë”.

Fait a Londrës le 8 Aout 1949

Mon cher et tres grand Ami,

J’ai ete tres touché des felicitations que Votre Majeste a bien voulu m’adresser pour ma personne et pour le people Tchecoslovaque. Je regretted de ne pouvoir les lui faire connaitre qu’ulterieurement. A la suite de l’aide politique que le Gouvernement de Sa Majeste Britannique vient de nous apporter la nation Tchecoslavaque est certes ecore plus inebranlable dans sa foi a la victire des Allies et en la liberation de tous les peoples.

Je suis tres sensible a ce que Votre Majeste veut bien associer mes efforts politiques a ceux des peoples de l’Europe sud-orientale et reconnaitre que la politique de l’Europe centrale prechant toujours l’harmonie avec celle de l’Europe sud-orientale que nous avons poursuivie a Prague, peut seule garantir la paix et l’heureuse existence des petits Etats. Je suis convaincu que tous les peoples qui desirent sincerement la liberte la reconquerront et joueront dans histoire le role qui leur incombe. Je suis d’autant plus convaincu que l’Albanie retrouvera sa liberte et sa place d’une nation independente sur la Peninsule Balkanique que l’usurpateur de sa Liberte n’a pu trover que des mensonges pour justifier le crime odieux qu’il a commis envers la fiere nation albanais en 1939.

A mon tour, je prie Votre Majeste, de vouloir bien agremer mes plus sinceres de meilleur avenir et de prosperite pour le vaillant people albanais ainsi que mes meilleurs voeux de bonheur personel pour son Roi.

Je saisis cette occasion pour Vous reiterer, mon Cher et tres grand Ami, l’expression de mon profound respect.

Dr.Edouard Benes

A Sa Majeste ZOG Ier Rou des Albanais, Londres.

Cher et Grand Ami. Son Excellence Dr.Edouard Benes, President de la Republique Tchecoslavaque.
A l’occasion de la fete nationale Tchecoslovaque je me fais un grand plaisir de Vous envoyer mes plus sinceres felicitations. Le glorieux people Tchecoslovaque se voit encore une fois oblige de feter sa fete nacionale sous des conditions tragiques et douleureuses.

Mois non seulement il continue sa grande resistence, mais encore plus il donne l’exemple aux nations opprimees sur le chemin qu’il faut suivre pour regagner le liberte de l’Europe.

Je suis sur que tous les Albanais, quie souffrent et luttent pour les memes ideaux de justice, s’unissent a moi pour former les voeux les plus sinceres pour ce people et pour le bonheur personel de son grand chef qui encore une fois le conduira a l’independence.

Veuillez agreer Cher et Grand Ami, l’expression de ma grande et inalterable amitie.

                      ZOG I-rë

Në këtë letërkëmbim të Zogut, me autoritetet e larta çeke, Çekosllovakia shprehet me nota korteziale dhe vlerëson marrëdhëniet e të dy vendeve. Nga pala çeke, vlerësohet roli i Mbretit, për lirinë e popullit të tij dhe puna, që është duke bërë ai, në këtë kohë të vështirë për t’i kthyer lirinë atdheut. Nga ana tjetër, Mbreti shqiptar, e vlerëson shumë këtë sens të qeverisë çeke dhe i uron fat, në këtë botë shumë të trazuar.

Por, është prag lufte dhe të dy autoritetet e larta, të dy vendeve, e kuptojnë se nuk kanë se çfarë të thonë më shumë.

Stamboll, 18 gusht 1940

Grupet, së bashku në Jugosllavi, na dërgojnë një raport urgjent me anën e Ambasadës Turke në Beograd. Ku na lajmërojmë, me siguri se tani, lajmëtarët u kthyen prej qendrave tona në Shqipëri dhe deklarojnë: “Ushtria italiane, është renduar kundër Greqisë në këtë vijë: Bilisht, Voskopojë, Vaskop, Selenicë, Borovë, Vithkuq, Klisyrë, Delvinë, Përmet, si edhe një Brigadë Milice, nën komandën e Hazis Çamit në Delvinë.

Kapiten Gani Ohri, komandant i një batarie mali, u urdhërua urgjent, për t’u nisur për Korçë, me batarin e tij 65/27 dhe është caktuar në Grupin e Artilerisë 6 në përkrahjen e batalionit të Ndrec Prengës në Voskop. Toger Ahmet Cami, që ishte lënë për sigurimin e materialeve në Librazhd, me një kompani, u urdhërua për të kaluar në Bilisht, në dispozicion të major Fuat Dibrës, me gjithë materialet e punimeve.

Tani është krejt e qartë se, Italia është vënë në shkallëzim mësymje, kundër Greqisë, por edhe Greqia, është në dijeni. Edhe ajo, po përgatitet në thellësirat e kufirit të saj, me shpejtësinë më të madhe. Janë diktuar punime, në Veri-Perëndim të Follorinës e, Gramos e Pindes. Gjithashtu, vërtetohet se ka edhe trupa, që janë qendërzuar në këto vende, sipas italianëve”.

Të gjitha qendrat në Shqipëri, sipas fjalëve të adjutantit – si komandantët e batalioneve, në afërsirat e kufirit grek, si edhe kreshnikët dhe mësuesit e rinia, kërkojnë me shpejtësi udhëzime se koha më nuk prêt: Kjo është ditë në ditë, lufta italo-greke. Kjo anon nga ana e italianëve, se flitet haptas, për mësymjen kundër Greqisë. Dhe, se batalionet shqiptare, ditën që ushtria italiane ka për të mësyer Greqinë, këta do t’i bijnë ushtrisë italiane. Dhe ka dy mënyra: a të bashkohen me ushtrinë greke, apo do të tërhiqen nëpër male. Dhe, lypim sa më shpejt udhëzime.

  1. Versace
  • Mustafa Gjinishi
  • Shaban Tirana
  • Kadri Vasili
  • Hasan Reci
  • Abedin Cici
  1. Dibër
  • Akif Lleshi
  • Shaqir Dema
  • Gani Serdari
  • Haxhi Lleshi
  • Himçe Kaba
  1. Valjeva
  • N/kolonel, Kucuk Ullagaj
  • Major, Murat Basha
  • Kapiten, Hamza Drini
  • Kapter, Shyqyri Baftjari
  • Kapter, Abdulla Ymeri

Këtë raport, shkurtimisht e tepër rezervat, ja parashtruam Madhërisë së Tij, Mbretit Zog I-rë në Londër, duke kërkuar, se si duhet të veprojmë, – thotë adjutanti.

Stamboll, 18 gusht 1940

Madhëria e Tij, Mbreti Zog, i dërgoi një telegram kolonel Husein Selmanit, në përgjigjen e raportit, si po e shënojmë. “Kolonel Husein Selmanit, Stamboll; Kam marrë raportet. Të gjitha i kuptova qëllimet që parashtroni, pritni instruksione me letër. Me Kryeministrin Kotta, a jeni në kontakt, adresën e tij ma dërgoni telegrafisht.

Ric Hotel, Londër 18 gusht 1940                                                     ZOG I

Kolonel Husein Selmani, menjëherë i parashtroi Madhërisë së Tij, Mbretit Zog, përgjigjen e telegramit: “Madhërisë Tij Mbretit Zog, Rice Hotel London.

Kryeministri Kotta, është në Hotel “Britania”, Athinë, jemi në kontakt. Asafi sot u nis për Ankara, sipas urdhrit dhe në lidhje me raportin e fundit, jemi në pritje të udhëzimeve, respekt”.

Stamboll 18, Gusht 1940                                 Husein Selmani

Qeveria Britanike, Madhërisë Tij, Mbretit Zog I-rë, i ka lënë në dispozicion, Ministrin Fuqiplotë që ishte në Shqipëri, Sir Andreu Ryan, si edhe gjeneral Jocelyn Percy, për të gjitha lehtësirat. Fatkeqësisht, e gjithë përpjekja e Mbretit Zog, për t’u njohur Qeveria Shqiptare në mërgim, prej Britanisë së Madhe dhe të pranohemi si Aleatë, akoma kjo nuk është arritur. Mbase, kjo është edhe ajo që e pengon Mbretin Zog, në dhënien e udhëzimeve, mbi veprimet tona të përgatitura kundër ushtrisë italiane. Por, kuptohet që mund të jetë edhe ndonjë pengim grek.

Mbreti Zog I-rë, me një kujdes të imtë, po ndjek e shikon ngjarjet, që po zhvillohen. Duket haptas se, Italia do të mësyje Greqinë, ndaj edhe kryeministri Kotta në Athinë, gjithnjë është në bisedime, me kryeministrin Grek, Metaksain. Deri më sot, asnjë përfundim, nuk është nënshkruar në një marrëveshje. Kjo na lë: “të dyshojmë mbi qëndrimin grek, se ku do të dalë me këto vonesa, e koha nuk prêt”.

“Greqia pretendon, shkruan Hysein Selmani – dhe ka filluar një mobilizim, gjoja të fshehtë, por agjentët gjermanë e italianë, i gjurmojnë vend në vend. Greqia, tani është e sigurt se Britania e Madhe, është në luftë me Italinë dhe thuhet se, kanë hyrë në Greqi, një sasi e madhe organizatorësh britanikë, të veshur në rrobe civile. Mjaft materiale lufte, e kanë gati në brigjet e Volosit, e gjithkund për ta shkarkuar në Greqi. Po sidoqoftë, Fllota Detare dhe ajo ajrore britanike në Mesdhe, është shumë më superior, se e Italisë. Saqë, nuk e lejon në asnjë mënyrë në afërsirat e ujërave greke. Dhe, kjo tani, ja rriti hundën Greqisë, që nuk merrej një vendim me Kryeministrin tone, Koço Kottën”.

Tani, në këto kohërat e fundit, flitet se edhe një pjesë e Aviacionit Britanik, i është dhënë Greqisë e, shumë pilotë grek, stërviten në Kretë, mbi këto makina.

Stamboll, 7 shtator 1940

Ministri ynë Asaf Xhaxhuli, u kthye i kënaqur nga Ankaraja, sepse Kryetari i Republikës, Shkëlqesia e Tij, Ismet Inonue, e ka pranuar menjëherë, si edhe me një vëmendje i ka dëgjuar të gjithë sa i ka parashtruar, mbi gjendjen në Shqipëri, gjithashtu edhe për qëndrimin e Mbretit Zog, në Britaninë e Madhe dhe po ashtu, edhe lëvizjet italiane, përreth kufirit grek.

Presidenti Inonue, i tha Ministrit tone, Asaf Xhaxhulit: “Zotni Ministër, siç ju kam thënë edhe më parë, Turqia, kurrë nuk ka për të munguar në përkrahjen e Shqipërisë, kur ishim në Yallove. Unë, Mbretit Zog i I-rë, i propozova që të rrinte këtu, se vendi më i përshtatshëm për Mbretin, është Turqia. Por, me këtë ndryshim të madh që solli atmosfera, bëri shumë mirë që sot ndodhet në Britaninë e Madhe. Pse, edhe nëse do të ishte këtu, në këto rrethana, lipsej të shkonte në Angli, se aty zgjidhet çdo gjë. I gjithë çelësi i politikës, aty zgjidhet.

Kam urdhëruar ambasadorin turk, në Angli, Dr. Tofik Ruzhdiun, që të jetë në kontakt të ngushtë, me Madhërinë e Tij, Mbretin Zog i I-rë. Dhe kam lajme të mira. Presidenti, shtoi se Turqia, në çdo rrethanë, do ta përkrahë Shqipërinë dhe tezën e saj. Jo vetëm se kemi interesat tona, por Turqia, nuk harron kurrë sakrificat e gjakut, që kanë derdhur shqiptarët, në interesin e shtetit turk. E, pra, për çdo ngjarje, të jeni të lidhur me Qeverinë Turke.

Përsa i përket Italisë, për okupimin e Greqisë, sot nuk është më ajo kohë, sikur Shqipëria ishte krejtësisht e izoluar. Po, sot Italia, është në luftë me Britaninë e Madhe dhe okupimi i Greqisë, nuk është i kollajshëm. Madje aspak, se Flota Detare dhe ajo Ajrore Britanike në Mediteranë, është shumë më superiore se ajo e Italisë. Por, mendja e madhe e Musolinit, nuk ka për të menduar gjatë e, do ta mësyje, por pa fitime dhe me një humbje tjetër për Italinë.

Nuk kuptoj gjë, – tha Presidenti Inonue – se ç’është arsyeja e Greqisë, tani që nuk merret vesh me ju, që në rast të një sulmi Italian, që edhe forcat shqiptare të bashkohen me grekët. Po, si aleatë, dhe kryeministri juaj në Athinë, me Metaksain, akoma nuk ka arritur asgjë. E ç’kupton çfarë pretendimesh kanë, por këtu është edhe faji i anglezëve, e grekët si gjithmonë, duan të përfitojnë nga rastet. Përsa i përket pakicave greke në Shqipëri, se nuk ka tjetër arsye.

Greqia, ka filluar tani të bëjë një mobilizim. Por, janë britanikët që po interesohen në mbrojtjen e Greqisë. Ata kanë marrë masa të mëdhaja e, nuk do të lejojnë që Greqia, të okupohet nga ushtria italiane, por sidoqoftë, duhet edhe ju të jeni të përgatitur brenda dhe merrni kontakte me britanikët. E, siç thoni, mos mungoni që me grekët, të arrini te një marrëveshje miqësore të sinqertë dhe aleatë në luftën eventuale kundër Italisë, që është armiku i përbashkët”.

Me këto fjalë, me shumë përzemërsi, ministri ynë, Asaf Xhaxhuli mori leje e doli. Ai shkoi direkt tek kryeministri turk, Shyqri Saraxhollu, i cili e priti shumë mirë ministrin tone, Xhaxhulin dhe në bisedime, e vuri në dijeni, mbi gjithë problemet, që i takonin çështjes shqiptare. Kryeministri turk, sipas dorëshkrimit të adjutantit, i dëgjoi me një interesim të veçantë dhe i tha: “Siç ju ka shpjeguar Presidenti, ne i ndjekim me një vëmendje të madhe çështjet shqiptare dhe ku flitet se Italia, ka vendosur të mësyje Greqinë. Kjo mund të jetë po sot për Italinë kundër Greqisë. Kjo është tepër vonë, se Flota Detare dhe Ajrore Britanike në Mesdhe, nuk ka për të lejuar italianët, që të përparojnë asnjë hap.

Vetëm se, ju duhet, me Greqinë të merreni vesh, që në rastin e mësymjes italiane kundër Greqisë, të jeni aleatë e të luftoni krah për krah me grekërit, kundër Italisë, që është armik i përbashkët. Ju thoni se, forcat tuaja, deri diku janë të gatshme në Shqipëri, që kështu të ndërlidhini qysh tani, me një program të rregullt me grekërit. Që ato batalionet tuaja, rreth kufirit grek, që ndodhen në radhët e ushtrisë italiane, po ashtu bandat brenda, të jenë të përgatitura, në programin se si duhet të veprojnë, në kohën e duhur dhe si të ndërlidhen me ushtrinë greke. Ose edhe një komandë e juaja, që në atë kohë do të ndodhet në Greqi. Memorie.al

                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 07 Maj 2023

Next Post

Në relacionin e Sigurimit mars 1987, ku thuhej se Agron Hazbiu, kishte folur për Enverin, Ramizin dhe Nexhmijen, Ramizi ka shkruar...! / Shënimi që do t’i merrte jetën, djalit të ish-ministrit

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Vëllai im Petriti, do fejohej me vajzën e Enverit, por Ramizi me Nexhmijen, e prishën atë, kishin frikë se pas vdekjes së udhëheqësit, babai, Kadriu,…”/ Raporti Sigurimit, me bisedën e Agron Hazbiut

Në relacionin e Sigurimit mars 1987, ku thuhej se Agron Hazbiu, kishte folur për Enverin, Ramizin dhe Nexhmijen, Ramizi ka shkruar...! / Shënimi që do t’i merrte jetën, djalit të ish-ministrit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!