• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Porositë që më dha ambasada shqiptare në Romë në ‘74-ën dhe takimet me Nesti Nasen në New York, ku personelin e misionit në OKB, unë e…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit

“Si e ruajta Mbretin Viktor Emanueli i III-të në Pallatin ‘Curinale’ dhe pse nuk pranova për të zbarkuar si diversant në Shqipëri në ’48-ën…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Todi Shytit, me origjinë nga fshati Krutje e poshtme e Lushnjes dhe një nga familjet më të varfra të Myzeqesë, gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, në prillin e ’39-ës, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste e Benito Musolinit, u caktua në efektivin prej 1000 forcash, që Qeveria Shqiptare e kryeministrit Shefqet Vërlaci, përzgjodhi nga të gjitha rrethet e vendit, për formimin e batalionit shqiptar të Gardës Mbretërore, i cili më pas nën urdhrat e komandantit të batalionit italo-shqiptar, kolonel Alfredo D`Andrea, (që kishte shërbyer si këshilltar për Ushtrinë Kombëtare Shqiptare pranë Ahmet Zogut, në kohën e Monarkisë), u dërguar në Itali, ku bëri shërbim si roje nderi pranë Pallatit ‘Curinale’ të Mbretit Viktor Emanueli i III-të, deri më datën 9 shtator të vitit 1943, kur në orët e para të mëngjesit, Mbreti, së bashku me kryeministrin, gjeneral-armate, Badoglio, u larguan nga Pallati ‘Curinale’ dhe shkuan në Brindisi. Dëshmia e Todi Shytit, i kthyer në Shqipëri në vitin 1993, pas një emigrimi të gjatë në SHBA-ve, ku ai ishte vendosur që në vitin 1948, ai tregon se si pas takimit me Nesti Nasen dhe ndihmës financiare, që i jepte misionit shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, atij i’u mundësua ardhja disa herë në Shqipëri që nga viti 1974, si dhe angazhimi i tij me Partinë Republikane në SHBA, ku për disa vjet financoi fushatat elektorale të asaj partie, për të cilat morri falenderimet nga presidentët Xhorxh Bush dhe Ronald Regan.

                                                                  Vijon nga numri i kaluar            

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Zoti Shyti, çfarë ndodhi me batalionin tuaj pas largimit të Mbretit Viktor Emanueli i III-të nga Pallati Mbretëror ku shërbenit edhe ju?

Javën e parë pas largimit të Mbretit Viktor Emanueli i III-të, batalioni ynë qëndroi aty se nuk kishte ku të shkonte, ndryshe nga italianët që shkuan nëpër shtëpitë e tyre. Që pas ikjes së Mbretit, në Romë zbarkuan trupat gjermane dhe qyteti kontrollohej pjesë-pjesë prej tyre. Unë që isha i caktuar në prapavija për t`ju sjellë ushqimin batalionit tonë aty tek kazermat “Granatieri Di Sardenja”, vazhdova ta kryej atë detyrë dhe atë javë, por për të shkuar tek qendra e furnizimit, m’u desh që të merrja leje tek gjermanët, të cilët e kontrollonin atë pjesë të qytetit.

Çfarë ndodhi më pas me batalionin tuaj?

Pas javës së parë ku ne qëndruam të vetëm aty në kazerma, pasi italianët ishin larguar, filloi dhe largimi jonë. Të gjithë shqiptarët efektiva të atij batalioni, filluan të ikin në drejtim të Jugosllavisë, ku mendonin se do e kishin më të lehtë për t`u kthyer në rrugë tokësore për në Shqipëri. Shumica e tyre u kthyen në shtëpitë e tyre, por pati dhe nga ata që vdiqën rrugëve, në atë udhëtim të gjatë mes bombardimeve të luftës.

Po ju nuk u kthyet në Shqipëri, pranë familjes suaj?

Siç thashë dhe më lart, unë isha betuar që nuk do të kthehesha më në Shqipëri, ku kisha kaluar një jetë në skamje. Pasi të gjithë shokët e mi shqiptarë morën rrugën e gjatë për t’u kthyer nëpër shtëpitë e tyre në Shqipëri, unë u vendosa tek shtëpia e të fejuarës sime, Xhinës, në Romë, që u bë dhe gruaja ime e ardhshme.

Kur dhe si e kishit krijuar atë lidhje me atë vajzë italiane?

Me Xhinën isha njohur aty nga fillimi i vitit 1943 kur unë isha i shtruar në një spital ushtarak dhe ajo vinte aty për të takuar vëllanë e saj, Osvaldon, që ishte i shtruar në një dhomë me mua. Ata më ftuan në shtëpinë e tyre dhe më pas ne lidhëm një miqësi të përjetshme, pasi unë u martova me Xhinën më 6 tetor të vitit 1943, pra vetëm pak ditë pasi ndodhën ngjarjet që sapo përmendëm më lart dhe batalioni ynë i shqiptarëve u detyrua të shpërbëhej.

Pas largimit nga ushtria, me çfarë pune u more në Itali?

Me hyrjen e trupave aleate në vitin 1944 në Romë, gjendja ekonomike filloi të rregullohej disi nga ndihmat që sillnin amerikanët. Në atë kohë jeta u bë shumë e vështirë, saqë nuk kishte punë për italianët dhe jo më për ne shqiptarët. Por mua më buzëqeshi fati, sepse u rregullova si përkthyes pranë ushtrisë amerikane, pasi kisha mësuar mirë anglishten. Po kështu unë arrita që të përfundoja dhe shkollën e mesme, pasi shkollën e kisha filluar nga e para në Romë që nga viti 1939, me një leje të jashtëzakonshme të komandës së batalionit të Gardës Mbretërore.

Sa kohë punuat aty si përkthyes?

Pas disa kohësh, unë ika nga ajo punë dhe fillova po si përkthyes i anglishtes pranë një shoqërie lundrimi në qytetin e Xhenovas. Teksa punoja me amerikanët, lexoja çdo ditë gazetat dhe një ditë pashë se kërkoheshin emigrantë për t` u punësuar në Amerikë. Sipas ligjit amerikan, Shqipëria kishte të drejtë që të dërgonte në SHBA-ve çdo vit nga 304 emigrantë. Unë mora formularët dhe i plotësova e më pas gjeta një njeri në SHBA-ve që më bëri garancinë. Pasi i rregullova këto, mora borxh disa dollarë tek disa miq të mi shqiptarë dhe më datën 27 shtator të vitit 1948, u nisa me vapor në drejtim të SHBA-së. Pas një viti mora aty dhe gruan time Xhina Ceccarellin.

Që nga mbarimi i luftës e deri në vitin 1948 kur ju u nisët për në SHBA-ve, a patët kontakte me emigracionin politik shqiptar, që ishte i shpërndarë nëpër kampet e ndryshme të Italisë?

Aty nga viti 1947 kur banoja së bashku me gruan time në qytetin e Xhenovas në Itali, më erdhi për vizitë në shtëpi një shqiptar i quajtur Musa Kranja. Musai ishte emigrant politik në Itali dhe jetonte në kampin e Rexhio-Emiljas së bashku me shumë shqiptarë të tjerë. Musai kishte marrë pjesë në Kryengritjen e Fierit për rrëzimin e Mbretit Zog në 1935-ën dhe ishte larguar nga Shqipëria pas dështimit të asaj kryengritje. Unë nuk kisha as njëlloj njohje me të, por e prita në shtëpi me zakonin e shqiptarit. Ai më tha: Zoti Todi, kam ardhur këtu për të bërë thirrje, që të vish me ne se do të zbarkojmë me parashuta në Shqipëri. Me ndihmën e aleatëve anglo-amerikanë ne do të rrëzojmë regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe meqenëse e njeh mirë zonën e Myzeqesë, ti do të komandosh një grup parashutistësh që do të desantojnë në atë zonë.

Si i’u përgjigjët ju asaj oferte që ju ai?

Mbasi e dëgjova deri në fund Musa Kranjën, ju drejtova: Zoti Musa, kur të mbarosh bukën, largohu menjëherë që këndej, se ajo qeveri që është në Shqipëri, është e popullit dhe populli e do atë. Unë nuk kam ndërmend të vi me ju në Shqipëri. Pas fjalëve të mija, Musai e la bukën menjëherë dhe u largua nga shtëpia. Vite më vonë, kam mësuar se Musai u vra në kufi me Greqinë, teksa ishte duke u futur në Shqipëri si diversant.

Po pas Musa Kranjës, a keni pasur rast më vonë të takoheshit me shqiptarë të tjerë?

Pas asaj dite, unë nuk kam pasur rastin të takohem me shqiptarë të tjerë të emigracionit politik. Unë në atë kohë por dhe më pas e doja qeverinë shqiptare të kryesuar prej gjeneral-kolonel Enver Hoxhës, sepse ajo kishte zhdukur bejlerët dhe agallarët që na kishin skllavëruar e shtypur ne në të kaluarën.

Me çfarë punësh u morët në fillim në SHBA?

Vajtja ime në SHBA-ve nuk ishte gjë e lehtë. Me të mbërritur atje unë u ndodha para vështirësish të shumta ngaqë nuk kisha as punë dhe as strehim. Me përpjekje dhe me vullnet të madh, si dhe me ndihmën e disa të njohurve të mi, arrita që të gjeja punë në një fabrikë, ku fitoja sa për të mbajtur frymën gjallë. Më pas gjeta punë dhe për gruan Xhinën. Me ndihmën e një miku tim shqiptar me origjinë nga Durrësi, të quajtur Miti Sidheri, i cili më dha borxh një shumë dollarësh, bleva një taksi të cilën e dërgova tek një shoqëri taksistësh. Nga ajo punë nisa të fitoja dollarë dhe lava borxhet. Më pas i mora para borxh me përqindje një Luksemburgasi që punonte në fabrikën ku isha unë dhe bleva edhe një taksi tjetër ku punësova një shofer për ta punuar atë. Për të përballuar borxhet që kisha, ashtu dhe qiranë e banesës, e lashë punën në fabrikë dhe e punoja vetë taksinë të cilën e hoqa nga shoqëria e taksistëve. Krahas punës si taksist, unë u regjistrova në Fakultetin Filologjik në një Universitet të New Yorkut, të cilin e mbarova pa u shkëputur nga puna për dhjetë vjet me radhë, duke u diplomuar në Drejtësi në vitin 1964. Kështu që nga ajo kohë unë punova si taksist për 35 vjet me radhë, duke mbajtur gruan dhe dy djemtë që na lindën më pas.

Kur keni ardhur në Shqipëri për herë të parë dhe si e realizuat atë gjë?

Që nga viti 1956 e deri në 1990-ën, pothuaj gati çdo vit unë vija për pushime në Itali ku rrinim dy muaj, meqenëse aty kishim dhe njerëzit e gruas. Unë kisha shumë dëshirë që të vija në Shqipëri për të parë familjen time dhe për këtë bërë kërkesën pranë ambasadës shqiptare në Romë. Gjatë takimit për marrjen e vizës në atë ambasadë, më porositën që të takohesha dhe t`i ndihmoja shokët e ambasadës shqiptare apo misionit diplomatik që ishin në New York, pranë Lidhjes së Kombeve.

U takuat me misionin diplomatik shqiptar në New York?

U takova me Nesti Nasen i cili më ndihmoi për marrjen e vizës për në Shqipëri. Para se të vija në Shqipëri, autoritetet e ambasadës më dhanë porositë e rastit, por dhe unë e dija se si duhet të flisja kur të vija në Shqipëri. Kështu kur erdha për herë të parë në Shqipëri në vitin 1974, unë ju thoja njerëzve të familjes dhe bashkëfshatarëve të mi në Krutje, se ata ishin njerëzit më të lirë dhe të lumtur në botë, sepse neve atje në Perëndim, na e pinin gjakun kapitalistët me anë të taksave të shumta. Pas vitit 1974, në Shqipëri erdha përsëri në 1978-ën së bashku me gruan. Më pas pothuaj çdo dy vjet vija në Shqipëri pa asnjë lloj pengese. Kjo gjë vinte pasi unë kisha qenë fshatar i varfër dhe nuk isha përzier asnjëherë me politikë dhe e doja qeverinë e Enver Hoxhës, pasi ajo punonte për popullin.

Çfarë marrëdhëniesh patët më pas me ambasadën shqiptare në New York?

Pas takimit të parë që unë pata me ambasadorin Rako Naço, Nesti Nasen dhe personelin tjetër, ju lashë atyre adresën dhe telefonin tim, që të më kërkonin për çfarëdolloj problemi që të kishin. Ata më telefonuan dhe unë i ndihmova për rregullimin e automjetit të ambasadës, me anë të disa miqve të mi. Unë u bëra miku i tyre dhe ata më telefononin sa herë kishin nevojë e unë ju gjendesha, duke i ndihmuar dhe financiarisht për problemet e ambasadës. Sa herë që vinin për vizitë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë në New York, unë i merrja me gjithë personelin e ambasadës dhe i qerasja në restorante e ëmbëltore të ndryshme. Kështu kam bërë me Rako Naçon, Nesti Nasen e Reiz Malilen. Po kështu që nga viti 1974 e deri në 1990-ën, çdo muaj maj unë e kisha bërë zakon dhe thërrisja në shtëpinë time për drekë, të gjithë personelin e ambasadës prej 7-8 vetash. Edhe ambasada shqiptare e New Yorkut, më vlerësonte pa masë për ndihmën që u jepja dhe ambasadori Rako Naço më thoshte shpesh: “Ti Todi Shyti je sa për 100 patriotë shqiptarë”. Kështu unë isha i pari që thirresha për çdo pritje që jepej aty me rastin e festave të ndryshme.

Me udhëheqjen e lartë shqiptare të Tiranës, a keni pasur lidhje?

Unë nuk kam pasur asnjë lloj lidhje me udhëheqjen e lartë shqiptare, përjashto Ministrat e Jashtëm që i takoja në New York. Me gjith këtë, pothuaj çdo vit unë i dërgoja telegrame urimi Enver Hoxhës me rastin e ditëlindjes. Po kështu i dërgova dhe telegram ngushëllimi kur vdiq Hysni Kapo, të cilit i ngrita dhe një këngë. Edhe kur vdiq Enver Hoxha i dërgova telegram ngushëllimi Nexhmijes. Për të gjitha telegramet që dërgoja, më thërriste ambasada jonë në New York dhe më falenderonte në emër të tyre.

Me politikanët amerikanë a keni pasur lidhje?

Ndonëse unë nuk isha përzier kurrë me politikë, në vitin 1970-të u bëra anëtar i Komitetit të ngushtë Republikan me qendër në Uashington i cili përbëhej prej 40 vetash. Mua më pëlqenin republikanët sepse isha kundër politikës ekonomike që ndiqnin demokratët. Pas anëtarësimit në atë Komitet, përveç pagesës të kuotizacionit, unë vazhdimisht në të gjitha fushatat elektorale jepja kontribute financiare në shuma të ndryshme dollarësh. Në vitin 1980-të, pata rastin të takoja gjatë një darke Presidentin Ronald Regan. Nisur nga kontributet financiare që jepja për republikanët, Presidentët Ronald Regan dhe Xhorxh Bush, më dërgonin letra falenderimi dhe unë ju ktheja përgjigje, duke mbajtur kështu një korrespondencë të rregullt me ta. Kur Regani e Bushi fituan fushatat elektorale dhe u ngjitën në fronin e Presidentëve të Amerikës, më ftuan në darkat ceremoniale që dhanë për rrethin e ngushtë, por unë nuk shkova, nga që isha i zënë me punë. Me republikanët amerikanë kam mbajtur lidhje dhe i kam financuar rregullisht deri nga viti 1995-së”.

Në Shqipëri keni ardhur për gjithmonë, apo do të ktheheni përsëri në SHBA-ve?

Pasi më vdiq gruaja Xhina në vitin 1990-të, unë vendosa që të shisja pasurinë që kisha në New York dhe të kthehesha përgjithmonë në Shqipëri, për t’u tretur këtu në atdheun tim. Kështu nga viti 1992, jam vendosur në Shqipëri, ndonëse herë pas here shkoj në SHBA-ve për të parë dy djemtë. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Eduard Llesh Marashi, njeriu me dy këmbë të preme që sfidoi regjimin komunist në burgjet e Enver Hoxhës

Next Post

Kalendari Historik 23 Maj

Artikuj të ngjashëm

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Intervista

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

June 6, 2025
“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
Next Post
Maj

Kalendari Historik 23 Maj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!