• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, August 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Plakun e urtë, Vehip Hoxha, i derës së Hoxhatëve të Gjirokastrës, arratisja e djalit të vetëm Asafit, vërtet e kish degdisur Myzeqesë, por s’kish mundur t’ia…”/ Kujtimet e publicistit të njohur

“Plakun e urtë, Vehip Hoxha, i derës së Hoxhatëve të Gjirokastrës, arratisja e djalit të vetëm Asafit, vërtet e kish degdisur Myzeqesë, por s’kish mundur t’ia…”/ Kujtimet e publicistit të njohur
“Akti i Bedri Spahiut, ku ai kërkon falje publike për ato që ka bërë, më ka lënë një përshtypje të madhe, por me gjithë peshën e rëndë të krimeve…”/ Intervista e rrallë, e shkrimtarit të famshëm të Monarkisë
Historia tragjike: “Nanë Lajde Arapin, s’e lanë të priste ngushëllime për të birin, sepse ai ishte ‘anmiku’ i Shqipnisë dhe…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Në Kampin e Semanit, Myrteza Bajraktari tha se: legata jugosllave e ka marrë vesh ngjarjen e plagosjes, pasi ajo nuk ruan lopët e dhitë, por…”! / Deponimet e bashkëpunëtorit “Paketa”!
“Si e mashtroi Sigurimi i Shtetit, ‘Babushin’ nga Margëlliçi i Çamërisë, i cili pasi u arratis në Greqi…”! / Rrëfimi i tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet komuniste
“Në Baldushk, rrinim edhe nga tre ditë pa ngrënë, por motra, pastruese të një lokal në ‘Brrakë’, mblidhte mbeturinat e…”! /Kujtimet e Ylli Tabakut, që vuajti 27 vite burg

Nga Jozef Radi

            – Në kujtim të Vehip Hoxhës, që vdiq në kampin e internimit në Savër të Lushnjes –

Memorie.al / Ka njerëz që veç ta fshikin paksa jetën tënde, po brenda asaj fshikje, është krejt magjia e së përjetshmes dhe ai mesazh i tyre, paksa i heshtur, pa e ditur as vetë pse, të merr dhe përcjell ngado që vërtitet jeta jote. Vërtet mund të harrosh shumëçka të rëndësishme të jetës tënde, po magjia që ai njeri, pothuaj i panjohur, ka lënë…tek ti, është aq e madhe dhe e pabesueshme, sa ti e ke jo të pamundur ta harrosh, po e ndjen të domosdoshme ta kujtosh, në at përmasë të veçantë, që edhe pse vështirë të kuptohet se ç’është; sepse ajo çka ke lexuar, mësuar e lëçitur në jetë, s’ta ka dhënë at çelësin e duhur të mbërritjes tek e vërteta e asaj vogëlsie, që ka lënë nji gjurmë të madhe, të dukshme e të pashlyeshme…!

E nisur diku prej fëmijërisë së hershme ajo sërish të ndjek ngado që ti vërtitesh: ndër kohëra, hapësira dhe njerëz… derisa gjen ditën e disi përdhunshëm, të thotë: “Ajo e vërteta që të përkiste ty duhet të jetë edhe e të tjerëve…!”

Gjithashtu mund të lexoni

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

Dhe ky personazh i jetës sime, nuk vjen prej asnjë fantazie, prej asnjë përralle, prej asnjë trimërie; ai thjesht ishte aty në jetën time, deri at mbas-dite, kur më mori përdore dhe me hijen e nji gjyshi të munguar dhe të nji mësuesi, që mosha s’ia kish shterur pasionin e parë, më tregoi se dashuria për çdo vogëlsi të jetës, bëhet pasuria më e madhe, e njeriu atë mund ta fitojë përditë, në shpërfillje të ashpërsisë së jetës, pa iu nënshtruar rrethanave, edhe kur ato shfaqen të përbindshme!

Ky plak i urtë përtej të shtatëdhjetave, quhej Vehip Hoxha, i derës së Hoxhatëve të Gjirokastrës, arratisja e djalit të vetëm Asafit, në fund të viteve ’50-të, vërtet e kish degdisur Myzeqesë, po s’kish mundur t’ia cënonte at pamjen e tij prej dendy, as veshjen gjithnji perfekte, si i posa dalë kutie, as sjelljen prej fisniku, as shikimin e mprehtë, që s’i shpëtonte asgjë, veçanërisht e bukura, as ecjen e hijshme e të ngadaltë, e pothuaj të përditshme, drejt qytetit; aq sa të krijonte idenë, se ishte nji krijesë jashtë realitetit komunist…dhe jo nji i dënuar rëndomtë, i gulageve shqiptare!

Vehip Hoxha kishte qenë ndër mësuesit e parë në Gjirokastër, drejtor banke në Korçë gjatë viteve ’30-të, nëpunës i lartë Banke për shumë kohë në Tiranë…burrë i emancipuar, baba i tenistes së parë shqiptare: Andan Hoxhës, dajko i Nedim dhe Vedat Kokonës, u detyrua forcërisht, edhe pse mbi të shtatëdhjetat, bashkë me tri vajzat: Andanin, Suzanën e Nerimanin dhe gruan, Zonjën Nalo, nga fisi i Bejove, të kalonin vite pafund, mes baltërave aspak mikpritëse të Myzeqesë…!

Aty ku përbaltesh jeta e shumë familjeve të nderuara shqiptare e, aty ku sapo kish mbirë fëminia ime dhe e shumë sivëllezërve të mi.

Ishte pamja e tij tejet serioze, që më shtynte ta shihja Xha Vehipin, si nji sfidant të regjimit, si nji shpërfillës të madh, si njeriu që edhe ndaj baltës së madhe myzeqare “vishte dy palë këpucë”!! bile nji shoku im, që mori përsipër t’ia pastronte palën e përbaltur, duke u tallur, provoi edhe shijen e bastunit të tij… që ende sot e ka të freskët!

Edhe pse ndër më të moshuarit, Xha Vehipi gjithë grave të kampit, u thoshte Zonja dhe gjithë burrave Zotëri…! Aq sa edhe unë, që s’kisha më shumë se 7-8 vjeç, një mbasdite u shfaqa si “zotëri” edhe pse përdore më ftonte në shtëpinë e vet, duke iu drejtuar gruas dhe vajzave: “Ky është djali i zotit Lazër dhe miku im i vogël, prej sot kët zotni, ju duhet ta nderoni dhe respektoni si burrë të madh”! Dhe toni e fjala e tij, ishte ligj!

Xha Vehipi, ishte sigurisht filatelisti më i zellshëm shqiptar…! albumet e tij të pullave postare, ishin të panumërt dhe koleksionet e tij, nga më të pasurat që kishte Shqipëria!

Filatelia, u bë afërsia e madhe mes nesh!

Unë do të përpiqem t’i jap gjithë bisedat si nji e vetme, mbasi ato ishin aq të bukura dhe të shtrira në vite… duke u rrekur të jap thelbin e tij prej mësuesi, njeriu dhe vizionari!

Duke më treguar albumet e tij të shumta më thoshte: “I sheh këto pulla poste, duket sikur s’kanë asnji rëndësi, duken si ca gjëra pavlerë, që shoqërojnë veç letrat dhe kartolinat! Jo, s’është kështu… çdo pullë ka një informacion të shkëlqyer!

Ja shikoje: së pari tregojnë shtetin nga vjen, së dyti tregojnë vitin kur është emetuar, së treti aty mund të gjesh nji ngjarje, nji personazh, nji lule, nji qytet, një kafshë, një sport, një olimpiadë… e ku e di unë, pra po të jesh i vëmendshëm, ti pa pyetur askënd, merr vesh shumë gjëra.

Fjala vjen, ti nga pullat mëson se Ingliterra, s’ka Mbret po Mbretëreshë, dhe s’ka pullë të Mbretërisë së saj, të pashoqëruar nga figura e Mbretëreshës…! E di si quhet Mbretëresha…? Ja s’e di! Queen Elisabeth! Ja pra e mësove dhe këtë…! Po do mësosh se figurën e Mbretëreshës, s’e kanë vetëm pullat e Mbretërisë, po edhe të gjithë kolonive, si fjala vjen; Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, e shumë koloni të vogla.

Mëson kryeqytetet e botës, mëson emrat e udhëheqsave, mëson gjeografinë, mëson historinë, mëson edhe politikë…! Mëson si t’i mbledhësh pullat, si t’i pastrosh, si t’i vendosësh nëpër albume, si t’i shkëmbesh ato që i ke me shumicë, me të tjera që ti s’i ke…! Si të bësh miq në Shqipëri, pse jo dhe nëpër botë.

Pullat së pari të pasurojnë me kulturë, me informacion, e shpenzon kohën e lire, për nji pasion tëndin, pse jo mund të bëhesh edhe i pasur, shpirtërisht e sigurt, po edhe me para sepse, po t’i mungojë një koleksionisti të njohur një pullë që e ke vetëm ti… ai ta paguan sa frëngu pulën…!

Pra, po të jesh i zoti e kupton se ajo pulla e parëndësishme, befas bëhet e madhe e të ndihmon në jetë, që çdo që gjë ta shohësh me interes…! Se ai që di të vlerësojë nji pullë, pra nji copë letre; ai di të vlerësojë një libër, di të vlerësojë nji ngjarje, nji grua, nji aeroplan, një personazh…! Atij që s’i hyn në sy ajo pulla e vogël, që kushton pak qindarka, atij s’i hyn në sy asgjë e kësaj bote!

Ai lind kot, jeton kot dhe vetëm vdes plot…! Kurse ai që jeton me interesa dhe mendon për diçka të rëndësishme, ai e jeton jetën me të vërtetë, dhe mos harro se ka mjaft prej atyre që edhe pse vdesin, u lenë vlerë emrit dhe vështirë se harrohen! Ja edhe ato pullat që ti i sheh me tallje, të mësojnë ta bësh bukur jetën tënde”!

Nuk e di se ç’ngjyra mund të ketë pasur fytyra ime fëminore, gjatë atyre shpjegimeve magjike të atij njeriu, i sigurt jam se drita e tij edhe mbas katër dekadash, ka mbetur e paprekur brenda meje, atë dritë s’mundi të ma shkulë askush! Sepse në jetë ndodh rrallë, të takosh personazhe të kësaj përmase, po më e rëndësishmja është, që nëse fati të ndihmon t’i takosh, të paktën ruaje me kujdes dhe shpërndaje imazhin e tyre, që mos të harrohen…!

Xha Vehipi, më përcillte nëpër oborrin e barakës, ku kishte dy trëndafilë të mëdhenj rozë dhe me gërshërë këpuste nji gonxhe e, më thoshte: “Merre se e meriton, më dëgjove me vëmendje dhe s’u mërzite, jam i bindur se ajo çka të thashë, do të shërbejë…”!
Dhe mbeti mësuesi më i madh i jetës sime!

Xha Vehipi vdiq papritur në vitin 1967! Grupit të internuarve që e shoqëruan në varrezat e qytetit at ditë, do t’i ngjitesha edhe unë, mbasi iu luta me lot ndër sy tim eti! Isha i vetmi fëmijë, që përcillja një mikun timin të Madh, një mësues të papërsëritshëm, që edhe pse i hedhur midis baltës, jetoi dhe vdiq si Zotni!

Xha Vehipi, është prej atyre që veç e kanë fshikur paksa jetën time, po brenda asaj fshikje, ka mbetur krejt magjia e së përjetshmes dhe ai mesazh i tij, paksa i heshtur, pa e ditur as vetë pse, më merr dhe më përcjell, ngado që vërtitet jeta ime…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Vajza që doja ishte rreth të 20-ave, por pas disa muajsh, mua më burgosën e kur dola nga burgu, ajo më erdhi në shtëpi dhe...”/ Intervista e rrallë e Jamarbër Markos dhe pengu i burgut Spaçit, për Enver Hoxhën

Next Post

“Dr. Vangjel Meksi, realizoi projektin e tij madhor, ku besimtarët dëgjonin fjalët e Zotit në shqip, ndërsa nxënësit shqiptarë në shkollat greke mësonin...”/ Historia e panjohur e rilindësit të parë shqiptar

Artikuj të ngjashëm

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
Personazh

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

August 12, 2026
“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos
Personazh

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

August 11, 2026
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

August 11, 2026
“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”
Personazh

“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit

August 12, 2026
“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra
Personazh

“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra

August 10, 2026
“Në Kongresin e dytë të ‘Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore’, që u mbajt në Paris më 1 qershor 1956, nga Rinia Shqiptare, ishte Kostë Xhajanka, i cili…”/ Historia e panjohur e mërgatës politike shqiptare
Personazh

“Figura e Abaz Kupit, s’duhet të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës…”/ Refleksione për patriotin e famshëm

August 9, 2026
Next Post
“Dr. Vangjel Meksi, realizoi projektin e tij madhor, ku besimtarët dëgjonin fjalët e Zotit në shqip, ndërsa nxënësit shqiptarë në shkollat greke mësonin…”/ Historia e panjohur e rilindësit të parë shqiptar

“Dr. Vangjel Meksi, realizoi projektin e tij madhor, ku besimtarët dëgjonin fjalët e Zotit në shqip, ndërsa nxënësit shqiptarë në shkollat greke mësonin...”/ Historia e panjohur e rilindësit të parë shqiptar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme