Nga Bashkim Trenova
Pjesa e tetë
SHQIPTARËT SIPAS SERBËVE
(KRIZA LINDORE DHE LUFTËRAT BALLKANIKE)
Memorie.al/ “Serbët rrjedhin nga sllavët, një numër i madh tribushë që i dhanë jetë popujve sllavë. Mbi origjinat e historisë së sllavëve njohuritë janë modeste dhe jo aq të qarta. Emri i tyre del për herë të parë në shekullin VI pas J. K., kur shkrimtarë bizantinë fillojnë të flasin për sllavët….”! (Dushan Batakoviç, Milan St. Protiç, Nikola Samarxhiç, Aleksandër Fotiç. Histori e Popullit Serb. L’Age d’Homme. Lausanne. 2005. Fq. 3.)
NË VEND TË PROLOGUT – NJË PROJEKT, DY MEMORANDUME DHE NJË ANALIZË
Projekti ose Naçertania e Ilia Garashaninit – politikan, kryeministër i Serbisë gjatë viteve 1852-1853 dhe 1861- 1886:
MITE-MISTICIZËM, VIKTIMOMANI, RACIZËM DHE SERBONOSTALGJI
Amerikën dhe Bashkimin Europian në luftën e tij kundër popullit ballkanik më demokratik, më të qytetëruar dhe më të ndërgjegjshëm – popullit Serb. Çfarë misioni demokratik i hegjemonisë së progresit botëror, çfarë fitoreje për ideologjinë amerikane! Kjo aleancë me Shqipërinë dhe bandat barbare e grabitëse të Hashim Thaçit në luftën kundër Serbisë, pastaj Rusisë, pastaj Europës, veçanërisht Gjermanisë, përfaqëson një mjerim moral, një fatkeqësi të vërtetë të qytetërimit demokratik amerikan, por edhe një triumf të imperializmit amerikan – pushtimin e Kosovës dhe dominimin e Ballkanit si pikënisje për një pushtim të Kaukazit, të Rusisë, të naftës “së përgjakshme”.
Ashtu si në Mesjetë me depërtimin turk në Europë, tani me amerikanët, osmanët modernë, Ballkani bëhet trampolinë për pushtimin e Europës, për ta vënë Europën në varësinë e plotë të Amerikës, zotit të ri të botës. (1)
—
Një milion libra serbë u dogjën në bibliotekat komunale të Kosovës dhe Metohisë. Askush nuk shkruan dhe as flet për këtë. Por, kur digjen shtëpitë, kishat dhe manastiret, çfarë përfaqëson djegia e librave? Cinizëm arnaut. Jo, pogrom islamik dhe fetar i çdo gjëje të krishterë dhe serbe.
****
Djordje Borozan – akademik, dekan i studimeve humaniste, i specializuar për historinë e diplomacisë dhe shkrimet akademike:
Vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të përhapjes në historiografitë kombëtare më me ndikim në botë, të letërsisë që merret me “çështjen e Kosovës”, e cila, duke mos trajtuar në mënyrë kritike idetë ekzistuese historiografike dhe duke iu drejtuar analogjive, stereotipave dhe deklaratave përgjithësuese, errëson të vërtetën, u përshtatet propozimeve politike dhe shfaq tërheqjen e saj obsesive për këtë subjekt, duke mjegulluar kufirin midis fakteve dhe interpretimit të tyre.
1-Dobrica Qosiç. Le Temps des serpents-Notes de l’écrivain 1999-2000. (Koha e gjarpërinjve-Shënime të shkrimtarit). Fq. 211. Shih po ashtu – Discours de haine en Serbie. (Fjalime urrrejtje në Serbi). Comité d’Helsinki. Pesçanik. 20. 04. 2010.
2 – Po aty. Fq. 213-214.
Shqiptarët në fakt kanë ndërmarrë masa shtypëse në shërbim të regjimit turk dhe hynë në shekullin e 20-të të mbushur me një urrejtje të thellë fetare dhe politike. Terrori i tyre i përhershëm, shantazhet dhe krimet kundër popullatës serbe të vilajetit të Kosovës, janë ushtruar veçanërisht ndërmjet viteve 1878 dhe 1912.
Gjatë Krizës Lindore të viteve 1875-1878, lindi lëvizja anti-serbe shqiptare e përdorur për të mbrojtur territoret e Turqisë të humbura në luftërat me Serbinë dhe Malin e Zi. Që në fillimet e mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, shqiptarët, të pakënaqur me përfundimin e ngjarjeve të luftës, përfituan nga Konferenca e Paqes në Paris në 1919-1920 dhe, përmes rebelimeve dhe qëndresës kaçake, kërkuan të tërheqin vëmendjen e diplomatëve dhe të politikanëve të mbledhur në Versajë, me synimin që Kosova dhe Metohia t’i bashkohen Shqipërisë.
Për këtë u organizua lëvizja e kaçakëve. Ajo synonte të kryente veprimtari të përhershme terroriste kundër autoriteteve civile dhe ushtarake dhe të bënte të pamundur zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të një shteti i cili, në këtë fushë, përballej me një seri të gjatë rreziqesh për shkak të pasigurisë lidhur me situatat në Shqipëri dhe përcaktimin përfundimtar të kufijve të saj…!
Falë zhdukjes graduale të popullatës serbe, malazeze dhe të popullsive të tjera joshqiptare nga viset e Kosovës dhe Metohisë gjatë gjithë periudhës së luftës, u krijuan parakushtet për vendosjen e një “kufiri të ri të Shqipërisë”. Vrasjet, arrestimet, përndjekjet dhe format e tjera të shtypjes ndaj popullsisë serbe e malazeze, të shoqëruara paralelisht me një imigracion të pakontrolluar të shqiptarëve nga Shqipëria, ndryshuan hartën demografike të zonës, që i bashkëngjitet protektoratit të “Shqipërisë së Madhe”.
Shqiptarizimi i Kosovës dhe Metohisë – një proces i gjatë – ka trazuar vazhdimisht homogjenitetin etnik të popullatës serbe dhe malazeze gjatë gjithë shekullit të sotëm, ka dëmtuar kuptimin e synimeve të shtetit jugosllav, ka penguar zbatimin e normave kushtetuese dhe juridike, ka nxitur shpërnguljen e popullsisë joshqiptare përmes cenimit sistematik të pronës së saj individuale dhe të sigurisë së saj politike, forcoi me këmbëngulje lëvizjen separatiste dhe ka kërkuar vazhdimisht ri përcaktimin e federatës jugosllave. (1)
****
Djordje Jankoviç – arkeolog, doktor i shkencave dhe profesor në Fakultetin e Filozofisë pranë Universitetit të Beogradit:
Për hir të së vërtetës, më duhet të theksoj se në mesin e intelektualëve serbë është përhapur mendimi se legjenda e Kosovës, legjendat e Shën Princit Llazar dhe Millosh Obiliçit, madje edhe Shën Sava, janë prodhime të elitës serbe të shekullit të 19-të, veçanërisht të kishës dhe se kjo elitë synonte të krijonte kështu kushtet për zgjimin dhe çlirimin e kombit si parakusht për bashkimin e kombit dhe të vendit.
Disa gërmime arkeologjike më thelbësore të kryera në Shqipëri, janë mjaft plotësuese. Ato tregojnë se paraardhësit e shqiptarëve u vendosën midis Drinit dhe bregut të Adriatikut në Mesjetë.
Le të diskutojmë, në mënyrë mjaft të përmbledhur, duke marrë parasysh hapësirën në dispozicion, të dhënat arkeologjike që vërtetojnë prejardhjen e mundshme të Sqiptarëve, përkatësisht të shqiptarëve. Që në fillim, mund të thuhet se nuk ka lidhje thelbësore ndërmjet popullsisë së Kosovës dhe Metohisë në shekujt V.
1 – Djordje Borozan. Réponse au livre de Noel Malkolm Kosovo-Une brève histoire. Discussion scientifique sur le livre de Noel Malcolm “Kosovo. A Short History”. (Përgjigje librit të Noel Malkolmit “Kosova-Një histori e shkurtër”). (Macmillan, Londres 1998, 492). 8 .10. 1999. Institut d’Histoire de l’Académie Serbe des Sciences et des Arts. Collection d’œuvres.Volume 18. Belgrade 2000. dhe VII dhe Sqiptarëve. Duke vazhduar diskutimin e tij për origjinën e njerëzve, që ai i quan shqiptarë, Malcolm vëren se ata në të kaluarën nuk e përshkruanin kurrë veten duke përdorur këtë emër, por, si përjashtim, në shekullin e 15-të, në Itali ata përshkruhen si arbëreshë (f. 29).
Kalimthi, në një shënim, ai përmend hipotezën lidhur me Albaninë në Ballkan dhe Albaninë në Kaukaz, por e hedh poshtë atë, sepse nuk gjen asnjë lidhje midis dy zonave. Ky pretendim është i pabazë, pasi të dy Albanitë ishin afër kufijve të të njëjtit shtet, Bizantit. Albania e vendosur në Azerbajxhanin e sotëm, e përmendur me këtë emër nga Ptolemeu, është njohur në Mesjetën e mesme dhe të vonë me emrat “Albania”, “Agwank”, “Aluank”, “Arran”. Një hartë e vitit 1482 tregon një shpërngulje të fiseve të ndryshme. Ka shumë mundësi që arbërorët më pas të shkonin në Bizant, gjë që u mundësoi atyre të vendoseshin në zonat në veri të rrugës Selanik-Durrës, duke forcuar kufirin e Bizantit me Serbinë.
Është vetëm çështje kohe kur gjetjet arkeologjike individuale nga Shqipëria do të lidhen me këta të ardhur të fundit nga Azia. Është e qartë se paraardhësit e shqiptarëve, një komb i formuar në kohën tonë, janë fise të ndryshme me origjinë aziatike, të cilët, duke mbërritur midis shekujve VII dhe XI në viset malore të Shqipërisë së sotme, u përzien me sllavët, që banonin në këtë hapësirë të valëzuar dhe me popullsinë latinisht folëse dhe pjesërisht greqishtfolëse, që jetonte në qytetet bregdetare.
Prandaj, pretendimi filologjik se shqiptarët e sotëm janë me origjinë autoktone është i pabazuar. Është e qartë se në mesin e dhjetëra objekteve arkeologjike dhe qindra objekteve në rajonin e Kosovës dhe të Metohisë, që datojnë nga koha para Nemanjiçëve, të identifikuara dhe që shprehin pozitivisht karakteristika serbe ose përgjithësisht sllave, nuk ka asnjë gjetje të vetme që mund t’u përkasë paraardhësve të shqiptarëve të Mesjetës. (1)
1 – Djordje Jankoviç. Réponse au livre de Noel Malkolm Kosovo-Une brève histoire. Discussion scientifique sur le livre de Noel Malcolm “Kosovo. A Short History”. (Macmillan, Londres 1998, 492). 8 .10. 1999. Institut d’Histoire de l’Académie serbe des sciences et des arts. Collection d’œuvres .Volume 18. Belgrade 2000.
****
Dorde M. Srbuloviç – historian:
Serbët jetojnë me mite…! E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtu: nuk bëhet fjalë vetëm për një hakmarrje të thjeshtë: Kumanova për Kosovën, është edhe kjo, por jo vetëm kaq. Kjo është Toka e Shenjtë, që është profanuar dhe po shenjtërohet, duke iu drejtuar adhurimit, duke u bërë sërish një pasqyrë tokësore e Serbisë Qiellore…pse shpërtheu lufta?
Për dhjetëra vite me radhë turqit, të ndihmuar nga arbanasit dhe bashibuzukë arbanas, ushtruan dhunë të tmerrshme kundër popullsisë së krishterë të Serbisë së Vjetër dhe Jugore. Në pjesën evropiane të Turqisë kishte rreth 6 milionë banorë, duke përfshirë 3,5 milionë të krishterë: kryesisht serbë, pastaj grekë dhe bullgarë. Europa qëndroi indiferente ndaj vuajtjeve të tyre. Kundërshtimet, ankesat, lutjet dhe përgjërimet e shteteve ballkanike që shtetet europiane të ndikojnë për të përmirësuar kushtet elementare të jetesës së popullsisë së krishterë dhe ortodokse nuk dhanë frytet e tyre. Përkundrazi, nën maskën e një “zgjidhjeje paqësore” të problemit, turqit morën një mesazh të pamaskuar për të vazhduar dhunën…!
Asnjëherë në historinë e popullit tonë nuk ka ndodhur një bashkim i tillë: kurora, kisha, ushtria, popuj, partitë politike, analfabetë dhe dijetarë, të gjithë të bashkuar, dhe kurrë nuk ka pasur kaq shumë entuziazëm për luftë. Nuk ishte problem se si të mobilizohej populli, por si t’u shpjegohej të pa mobilizuarve se ata nuk duhej të shkonin në luftë, sepse nuk kishte pajisje dhe armatim të mjaftueshëm për të gjithë. Kështu ata ndiqnin ushtrinë në këmbë si civilë. Ishte turpi më i madh për ta që të ktheheshin në shtëpi, në fshatrat dhe qytetet e tyre, ku do t’i qeshnin, sepse atje kishin mbetur vetëm gratë, fëmijët dhe pleqtë. (1)
1 – Dorde M.Srbuloviç: Srbi i Srbija sto godina posle Kumanovo. (Les serbes et la Serbie cent ans après Kumanova – Serbët dhe Serbia njëqind vjet pas Kumanovës.) Nemanja. 28. 10. 2012. Fq.1.
****
Dushan T. Batakoviç – profesor i historisë në Universitetin e Beogradit, ambasador:
Kosova, me rajonet fqinje, ishte qendra e ortodoksisë serbe dhe pika kyçe më solide. Serbët rrjedhin nga sllavët, një numër i madh tribushë, që i dhanë jetë popujve sllavë. Mbi origjinat e historisë së sllavëve njohuritë janë modeste dhe jo aq të qarta. Emri i tyre del për herë të parë në shekullin VI pas J.K., kur shkrimtarë bizantinë, fillojnë të flasin për sllavët dhe aleatët e tyre, antet. (1)
—
Gjatë Migrimit të Madh të vitit 1690 populli serb pësoi një goditje të fuqishme në rajonet nën otomanët. Në fakt, janë elementët më të aftë dhe më të guximshëm të popullsisë ata që braktisën gjatë kësaj epoke vendet e vjetra serbe për tu vendosur në trojet në anën tjetër të Savës dhe të Danubit. (2)
—
Gjatë periudhës që nga Kriza Lindore e vitit 1876, Serbia e Vjetër u bë pre e një anarkie të madhe tribale. E gjithë kjo hapësirë u ishte dhënë, jashtë ligjit, bejlerëve shqiptarë, që u vinin taksa të reja të krishterëve, ndërkohë që banda të shumta, krejtësisht të lira, plaçkitnin fshatrat e krishtera. Serbët kishin vështirësi të organizoheshin sepse peshkopët ortodoksë të rajonit ishin grekë, ndërkohë shqiptarët, numri i të cilëve nuk pushonte së rrituri si pasojë e vërshimit të tribuve malësore në fshatrat e Metohisë dhe të Kosovës, ushtronin një shtypje gjithnjë e më të fortë. Shumë serbë, përballë taksave tepër të rënda, të valëve të dhunës dhe mungesës së ndihmës nga Beogradi, largoheshin për t’u strehuar në principatën e lirë të Serbisë.
1 – Dushan Batakoviç, Milan St.Protiç, Nikola Samarxhiç, Aleksandër Fotiç. Histoire du peuple serbe. (Histori e popullit serb). L’Age d’Homme. Lausanne. 2005. Fq. 3.
2 – Po aty. Fq. 165.
Përmbysja në raportin statistikë midis serbëve dhe shqiptarëve, si pasojë e lëvizjeve migratore të vazhdueshme, ishte e dukshme në qytete. Një përmbysje e re demografike ndodhi gjatë Krizës Lindore, kur 30.000 shqiptarë do të braktisnin Serbinë Jugore për t’u vendosur në Kosovë dhe Metohi, ndërsa një numër së paku i barabartë serbësh u zhvendos për në Serbi. (1)
—
Pas Lidhjes Shqiptare, themeluar në 1878 në Prizren, një numër i madh serbësh do vdisnin gjatë fushatave të ndërmarra nga bandat shqiptare.Vuajtjet e serbëve do të vazhdonin gjatë gjithë mbretërimit të sulltan Abdylhamidit II (1876-1909), i cili mbështetej tek panislamizmi dhe përkrahte shqiptarët myslimanë në kurriz të serbëve të krishterë.
Përveç ndihmës së sulltanit, shqiptarët mund të llogarisnin në favor të tyre kundër serbëve përkrahjen e Vjenës, që kërkonte të përdorte lëvizjen shqiptare si llogore për tu futur më thellë në Ballkan. Deri më 1900, sipas statistikave serbe, rreth 60.000 serbë u detyruan të shkojnë si refugjatë në Serbi, dhe kjo tendencë do të vazhdojë edhe pas ndërhyrjes së fuqive të mëdha midis viteve 1903 dhe 1908.
Martirizimi i serbëve në Kosovë, si pasojë e kryengritjeve të reja të shqiptarëve, do të vazhdojë deri në 1912, kur ushtarët serbë dhe malazezë u pritën si çlirimtarë. Në total, gjatë periudhës 1830-1912, numri i serbëve që jetonin në Kosovë, u përgjysmua, ndërsa ai i shqiptarëve u dyfishua. (2)
Në Kongresin Themelues të Partisë Komuniste të Serbisë në 1945, detyra kryesore e komunistëve serbë ishte të udhëhiqnin “luftën kundër hegjemonisë serbomadhe”.
1 – Dushan Batakoviç, Milan St.Protiç, Nikola Samarxhiç, Aleksandër Fotiç. Histoire du peuple serbe. (Histori e popullit serb). L’Age d’Homme. 2005. Lausanne. Fq.210.
2 – Po aty. Fq. 211.
Organizimi i kufijve të Serbisë u bë në rajonin e Rashës (Sanxhakut), me ndryshime të vogla, sipas modelit të 1878, gjë që ishte e barabartë me anulimin e arritjeve të të gjitha luftërave të mëparshme çlirimtare. Duke shkëputur Maqedoninë, u asgjësua një pjesë e madhe e rezultateve të luftërave ballkanike. (1)
Periudha, që pason migrimin e madh të vitit 1690, shënon fillimin e kolonizimit të vërtetë shqiptar të rajoneve të boshatisura të Kosovës dhe Metohisë. Çrregullimet e brendshme në Perandorinë otomane dhe largimi i një pjese të serbëve drejt veriut, favorizuan kolonizimin e rajonit nga tributë e mëdha të blegtorëve shqiptarë, që do të pushtonin vendburimet e vjetra minerare në fushën e Kosovës dhe do të bëheshin pronarë të zotërimeve të mëdha. (2)
—
Fundi i shekullit XVII, i karakterizuar nga një rritje e intolerancës fetare në Perandorinë otomane, shënon fillimin e islamizimit të pjesshëm të serbëve të Kosovës. Kjo gjë është pranuar ose si një e keqe e pashmangshme, ose për arsye fitimprurëse. Brezat e parë të serbëve të islamizuar do të ruajnë gjuhën e tyre dhe do të nderojnë zakonet e lashta (slava, festa e shenjtit të familjes dhe festat e Pashkëve), në mënyrë të fshehtë.
Pas disa brezave, të rrethuar nga kolonë shqiptarë, serbët do të veshin kostumet shqiptare, do të vendosen jashtë një rrethi të ngushtë familjar,do të flasin shqip. Do të krijohej kështu një formë e veçantë përshtatjeje, ku për të mbijetuar, përvetësoheshin të gjitha karakteristikat e jashtme të grupit dominues.
Thënë thjesht, shqiptarizimi i serbëve të islamizuar niste me martesat e tyre me gra që rridhnin nga familje shqiptare, për pasojë bëhej integrimi në komunitetin e tyre fisnor. Serbët ortodoksë i kanë quajtur për një kohë të gjatë arnautashi vëllezërit e tyre të shqiptarizuar, që kanë humbur kujtesën lidhur me origjinën e tyre. Deri në fundin e shekullit XIX, arnautashët i kanë ruajtur emrat e familjeve të tyre, veçanërisht në Metohi, në rajonin e Pejës…(1)
1 – Dushan Batakoviç, Milan St.Protiç, Nikola Samarxhiç, Aleksandër Fotiç. Histoire du peuple serbe. (Histori e popullit serb). L’Age d’Homme. Lausanne. 2005. Fq. 344.
2 – Dushan Batakoviç. Kosovo: La spirale de la haine, les faits, les acteurs, l’histoire. (Kosova: spiralja e urrejtjes – faktet, aktorët, historia). L’Age d’Homme. Lausanne. 1993. Fq. 23.
—
Në fillim të vitit 1878, pararoja e ushtrisë serbe hyri me shpejtësi në fushë. Nga rajonet e çliruara të Serbisë së Jugut, rreth 30.000 shqiptarë u larguan për t’u vendosur në Kosovë. Pasuan kështu reprezaljet; të ardhurit e rinj filluan të hakmerreshin ndaj serbëve të krahinës për humbjen e zotërimeve të tyre në Serbi. Disa dhjetëra mijëra prej këtyre të fundit do të emigronin, për pasojë, drejt territoreve të çliruara dhe nën kontrollin serb.
“Sulltani i Përgjakshëm” shihte në lëvizjet kristiane të Ballkanit dhe të Azisë së Vogël burimin e të gjitha të këqijave të perandorisë. Grushti i hekurt i goditjeve të tij në Europë ishin shqiptarët…! Si rojtarë të Perandorisë kundër kryengritjeve kristiane, shqiptarët gëzonin privilegje të dukshme, ata nuk paguanin taksa, nuk kryenin shërbimin ushtarak dhe nuk u bindeshin autoriteteve turke lokale. (2)
—
Shqipëria – “Thembra e Akilit” e Serbisë, sikurse e cilësonte kryeministri serb Nikolla Pashiç,…dhunonte shpesh kufijtë serbë, duke u orvatur të organizojë kryengritje në Kosovë dhe në Maqedoni. Njësitë e ushtrisë serbe duhej të ndërhynin në shumë raste kundër kryengritësve, gjë që shtypi vjenez përpiqej ta paraqiste përpara opinionit europian si masakrim të civilëve të pafajshëm. (1)
1 – Dushan Batakoviç. Kosovo: La spirale de la haine, les faits, les acteurs, l’histoire. (Kosova: spiralja e urrejtjes – faktet, aktorët, historia). L’Age d’Homme. Lausanne. 1993. Fq. 24.
2 – Po aty. Fq. 26-27.
Problemi i Kosovës duket, para së gjithash, si problem i modernizimit të vonuar dhe të papërfunduar në një ambient dominues bujqësor dhe gjysmë-urban, të mbyllur në traditat e tij patriarkale dhe tribale dhe domosdoshmërisht nacionaliste. (2)
—
Traktati i Sistovës (1791) parashikonte amnistinë e serbëve, por shqiptarët myslimanë, qoftë si kryengritës, qoftë si ushtarë në njësitë e armatosura të pashallarëve në Kosovë, vazhduan të plaçkitnin popullsinë e krishterë. Autoritetet lokale nuk i kishin mjetet për t’i ndaluar. Vala e intolerancës fetare, e cila, pas armiqësive midis perandorive ruse dhe osmane, preku edhe Serbinë, çoi në dekristianizim dhe islamizim. Shtypja e Patriarkanës së Pejës (1766), zotërimet e pasura tokësore të së cilës ishin lakmuar prej kohësh nga bejlerët shqiptarë, nxiti një valë të fundit islamizimi tek serbët e Kosovës dhe të Metohisë. (3)
Përpara një krize të rëndë, regjimi xhon-turk bëri të ditur organizimin e zgjedhjeve të reja. Beogradi priste që turqit e rinj të fitonin zgjedhjet dhe dërgoi udhëzime për serbët e Kosovës që ata të mbështesnin qeverinë osmane…. Shqiptarët, kundërshtarë të egër të regjimit xhon-turk, të nxitur nga shefat e tyre, i përtërinë sulmet kundër serbëve. (4) Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016