• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Beteja e Kosovës më 15 qershor 1389, për nga rëndësia historike dhe vendi që ka zënë në kujtesën popullore, llogaritet…”/ Projekti ose “Naçertania” ish-kryeministrit serb, Ilia Garashanin

“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur
“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur
“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur
“Nga pikëpamja etnike, maqedonasit do të na afrohen shumë, vetëm kur të gjejnë në atdheun serb, mbështetjen e vërtetë etnike, që u ka munguar dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur
“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur
“Nga pikëpamja etnike, maqedonasit do të na afrohen shumë, vetëm kur të gjejnë në atdheun serb, mbështetjen e vërtetë etnike, që u ka munguar dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur
0
Shares
175
VIEWS

Nga Bashkim Trenova

Pjesa e shtatë

                                                 SHQIPTARËT SIPAS SERBËVE 

                                  (KRIZA LINDORE DHE LUFTËRAT BALLKANIKE)                                                                                                                                                                                                                              Memorie.al / “Serbët rrjedhin nga sllavët, një numër i madh tribushë që i dhanë jetë popujve sllavë. Mbi origjinat e historisë së sllavëve njohuritë janë modeste dhe jo aq të qarta. Emri i tyre del për herë të parë në shekullin VI pas J. K., kur shkrimtarë bizantinë fillojnë të flasin për sllavët….”! (Dushan Batakoviç, Milan St. Protiç, Nikola Samarxhiç, Aleksandër Fotiç. Histori e Popullit Serb. L’Age d’Homme. Lausanne. 2005. Fq. 3.)

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

                                                    Vijon nga numri i kaluar                                        

           NË VEND TË PROLOGUT – NJË PROJEKT,  DY MEMORANDUME DHE NJË ANALIZË

Projekti ose Naçertania e Ilia Garashaninit – politikan, kryeministër i Serbisë gjatë viteve 1852-1853 dhe 1861- 1886:

             MITE-MISTICIZËM, VIKTIMOMANI, RACIZËM DHE SERBONOSTALGJI

Dimitrije Bogdanoviç – historian dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve:

Historia e marrëdhënieve serbo-shqiptare bën pjesë në temat e ndaluara. Në vend të pamjeve raciste të këtyre marrëdhënieve, të karakterizuara nga tre shekuj sundimi shqiptar, na ofrohet formula e “përgjegjësisë së përbashkët”, sipas së cilës funksioni i një “shtypjeje serbomadhe” njëzetvjeçare ka të njëjtën peshë me shtypjen e ushtruar përgjatë dyqind vjetësh mbi popullin serb….Kosova është një simbol që zbulon procese më të thella, vendimtare për popullin serb, por jo për kombin shqiptar. Bëhet fjalë për të njëjtën gjë si në 1389, po në atë Kosovë, për një luftë vendimtare.

…Kosova është një vend serb që nga epoka e Migracioneve të Mëdha, që nga shekulli VII. Por këtij fakti historik, të mbështetur nga burime të shumta dhe nga dëshmi arkeologjike, gjuhësore dhe antropogjeografike, i kundërvihet sot teza – në të vërtetë raciste – e origjinës ilire të shqiptarëve, me qëllim për të vendosur një të drejtë parësore të popullit shqiptar mbi territoret e banuara nga serbët. Etnogjeneza e shqiptarëve është një nga problemet më të errëta të prehistorisë europiane……Nga ana tjetër, prehistoria e shqiptarëve vazhdon deri në shekullin XI, epokë në të cilën përmenden për herë të parë nga burimet historike. Deri në shekullin XIII shqiptarët nuk paraqesin një të dhënë historike të përcaktuar mirë: ishin një popull nomad blegtor, që jetonte në male, pa kontakte me detin dhe pa një identitet etnik të përcaktuar…Në përputhje me konceptet mesjetare të Shtetit, që nuk ka qenë kurrë nacional në kuptimin që i jepet sot kësaj fjale, perandori serb Dushan (1331-1353) mori titullin e “perandorit të serbëve, grekëve dhe shqiptarëve”. (1)

1- Boshko I. Bojovic.  Le drame yougoslave: Une épreuve manquée de l’Europe. (Drama jugosllave : Një përballje e munguar e Europës). Printemps, Nr. 6 /1993. Fq.124.

—

Beteja e Kosovës (15 qershor 1389), për nga rëndësia historike dhe vendi që ka zënë në kujtesën popullore, llogaritet midis përplasjeve më të mëdha të armatosura të historisë europiane, si beteja e Kulikovës (1380) apo ajo e Poitie-së (732), apo edhe më tej, në një të kaluar edhe më të largët, ajo e  Termopileve (480 para erës sonë). Qëndresa e fuqishme që serbët i bënë  dyndjes otomane u thye në fushën e betejës, por vdekja e princit Lazar zuri në ndërgjegjen  popullore vendin e simbolit të një martiri të vuajtur për “mbretërinë e qiejve”, për një fitore shpirtërore, një sakrificë kushtuar heroikisht qytetërimit të krishterë. Për popullin serb Kosova është vula e identitetit të tij, çelësi që lejon të kuptohet krejtësisht mesazhi i historisë së tij…

…Nën sundimin e Bizantit e deri në integrimin përfundimtar në shtetin serb të Njemaniçëve në fillim të shekullit XIII Kosova ishte etnikisht një vend serb….Grupet nomade të blegtorëve të etnisë shqiptare përbënin një përqindje të papërfillshme të popullsisë totale, rreth 2%, dhe kjo kryesisht në pjesët perëndimore të rajonit, në malet e zonës së sotme të kufirit shqiptaro-jugosllav. Kishte gjithashtu një numër të vogël artizanësh dhe tregtarësh shqiptarë nëpër qytete. (2)gjenocidi ndaj popullit serb pasqyrohet në dokumente të shumta, në ankesat e të krishterëve drejtuar administratës turke, ku denoncohen krimet e shqiptarëve…Tirania e shqiptarëve myslimanë shtrihej në të gjithë territorin, nga Sanxhaku në Maqedoni dhe nga Metohija në Moravë në jug. (1)

1 – Dimitrije Bogdanoviç. La question du Kosovo hier et aujourd’hui. (Çështja e Kosovës dje dhe sot). Revue des Etudes Slaves. 1984 (56-3). Fq. 387-388.

2 -Po aty. Fq. 389.

                                                          ***  

…Disponohet një dokumentacion autentik dhe i përpiktë lidhur me krimet e kryera kundër popullit serb në vilajetin e Kosovës. Bëhet fjalë vetëm për vrasje, grabitje, dhunim të kishave dhe varrezave, përdhunim dhe rrëmbim të grave dhe vajzave të reja, edhe të mitura gjithashtu, për sulme, plaçkitje dhe banditizëm…….Lëvizjet shqiptare të drejtuara kundër Turqisë-sidomos pas prerjes së lidhjeve me revolucionin e Turqve të rinj (1908-1912) – do të kërcënonin interesat jetike të popullit serb, madje vetë ekzistencën e tij…

…në 1912…në kufijtë jugorë të Serbisë lindi një shtet i ri, agresiv anti serb që në fillim…(2)

—

…burimet historike nuk i përmendin shqiptarët para shekullit të 11-të, origjina dhe zhvillimi i tyre deri në atë kohë  i përkasin kështu parahistorisë; dhe së dyti, gjuha e shqiptarëve zë një pozitë krejtësisht të veçantë  në familjen e madhe të gjuhëve indoeuropiane – nuk ka të afërm. Çështja e etnogjenezës së shqiptarëve i shmanget, për pasojë, jo vetëm metodave historiografike, por edhe gjuhësore.

…..

Për sa i përket ilirizmit në Ballkan, ai ka një histori më të vjetër dhe një hapësirë më të gjerë kulturore e kombëtare se ky i fundit; ilirianizmi shqiptar, emri ilir u përdor për popujt sllavo-jugorë dhe sllovenë e kroatë – që nga shekulli i 15-të [“natio illyrisa”), prandaj gjuha sllave quhej edhe “gjuhë ilire”.

1 – Dimitrije Bogdanoviç. La question du Kosovo hier et aujourd’hui. (Çështja e Kosovës dje dhe sot). Revue des Etudes Slaves. 1984 (56-3). Fq. 392.

2 – Po aty. Fq. 392-393.

                                                       …

“Ilirizmi” në Ballkan është kështu një argument historik fiktiv i largët – nga historiografia baroke te romantizmi kombëtar. “Ilirizmi” shqiptar, të paktën në pamje të parë, për disa arsye etnogjenetike, vjen mjaft vonë, madje në mënyrë anakronike, në shekullin tonë.

… Ardhja e sllavëve në Gadishullin Ballkanik dhe vendosja e tyre në një zonë të gjerë që shtrihet nga Adriatiku në Detin e Zi dhe nga Deti Egje në Danub, është shumë më e njohur se parahistoria e shqiptarëve.

Nuk është e qartë nëse serbët bien në kontakt me shqiptarët apo me paraardhësit etnikë të shqiptarëve, por diçka tjetër është e qartë: ky kontakt nuk ka pasur karakter konflikti. Serbët nuk ua morën tokën shqiptarëve, e lëre më shtetin, sepse është e sigurt se në kohën e emigrimit serb në Ballkan dhe shumë kohë më pas, nuk kishte asnjë shtet të popullit shqiptar dhe as grup shqiptarësh apo  paraardhës të shqiptarëve si faktor historik.

…Kosova dhe Metohija dhe zona të tjera në kufijtë lindorë dhe jugorë të Serbisë, përfshirë edhe Maqedoninë Bizantine, janë pjesë e shtetit serb të Nemanjiçit, një vend etnik serb. Rrjedhimisht, ato jo vetëm që u integruan menjëherë dhe plotësisht politikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht, por  menjëherë pas aneksimit u bënë edhe zona qendrore e gjithë jetës shpirtërore dhe kombëtare serbe në përgjithësi, një bazë e sigurt për vazhdimin e bashkimit  dhe kompletimit të territorit kombëtar serb.

…Rëndësia e qëndresës së Skënderbeut nuk është e vogël, por nuk ka pse të mbivlerësohet. Ajo përfaqëson një detaj të nderuar dhe heroik të qëndresës së përgjithshme ballkanike ndaj pushtuesit osman, në të cilën  kanë vend grekët, më pas vendet serbe, si dhe forcat jo ballkanike, që shfaqen për herë të parë tashmë me veprime më të fuqishme kundër Turqisë.

…Duke gjykuar nga të gjitha këto të dhëna gjuhësore dhe historike, Kosova ishte, në kuptimin më të gjerë të fjalës, një vend serb gjatë gjithë shekullit të 15-të, me një minoritet shqiptar [e madje edhe atë të krishterë] krejtësisht të papërfillshëm.

…Sipas rëndësisë së saj historike, Beteja e Kosovës është një nga përleshjet e mëdha të armatosura ashtu si Beteja e Kulikovës [1380], ose Beteja e Poitie-së [732], ose, në një të kaluar edhe më të largët, Beteja e Grykës së Termopileve [480. para e.re.]. Secila prej këtyre betejave lidhet me një traditë të pasur, letërsi gojore ose të shkruar, ide morale dhe mesazhe; secila prej tyre është e gdhendur disi në ndërgjegjen  kombëtare të popujve, që e udhëhoqën atë betejë dhe që ruajnë kujtimin e saj. Sigurisht, qëndresa e vendosur e Serbisë ndaj pushtimit osman u thye në fushën e betejës në aspektin ushtarak dhe fizik, por vdekja e Princit Llazar dhe humbja e ushtrisë së tij fitoi martirizimin për “mbretërinë e qiejve” në ndërgjegjen historike të popullit, për rrjedhojë, edhe triumfin shpirtëror në lidhje me idealin e qytetërimit të krishterë. … : heroizmi dhe triumfi moral i viktimës, duke refuzuar nënshtrimin. Për popullin serb Kosova është pra një konfirmim dhe një gjurmë e identitetit të tij, një çelës, që e lejon të kuptojë mesazhin e historisë së tij,…

…Paqja e Beogradit e vitit 1739 la në mëshirën e turqve popullin serb dhe, kësaj radhe, edhe popullin katolik shqiptar…. Rajonet serbe, nga të cilat po tërhiqej ushtria austriake, fillimisht u plaçkitën dhe u dogjën. Këtë e bënë turqit dhe shqiptarët myslimanë, armiqtë më të mëdhenj të të krishterëve… Sa serbë emigruan nga Serbia e vjetër dhe nga viset tjera me këtë rast në këtë “shpërngulje të dytë”, nën Arsenij IV Jovanoviqin, nuk dihet. Dihet vetëm se një sërë familjesh katolike shqiptare nga fisi Klimenti kanë mbërritur në Srem së bashku me popullin serb. Pasardhësit e tyre sot janë pjestarë të kombësisë kroate në fshatrat Nikinci, Hrtkovci dhe Jarak.

…Konflikti midis popullit shqiptar dhe atij serb, në fakt, nuk është domosdoshmërisht një konflikt kombëtar: këto dy grupe etnike jetuan së bashku pa ndonjë konflikt të përgjithshëm gjatë shumë shekujve të Mesjetës. Konflikti lindi me ndryshimet fetare dhe shoqërore nën rendin feudal turk dhe osman.

…Shqiptarët e islamizuar u bënë mjeti më i fuqishëm dhe mizor i islamizimit dhe pushtimit të parajsës së krishterë.

…Pasojë e islamizimit, si rregull, në të gjithë hapësirën e ekspansionit shqiptar në shekujt XVII dhe XVIII, e sidomos më vonë në shekullin XIX, është shqiptarizimi i popullsisë serbe. Duke pranuar  fenë islame, duke hyrë në komunitetin fisnor, ajo pranoi gjuhën dhe zakonet shqiptare dhe humbi kombësinë. Për më tepër, siç ndodh shpesh me të konvertuarit, akti i pranimit të islamit krijoi një armiqësi të re ndaj mjedisit të vjetër. Serbët e islamizuar dhe shqiptarët ishin atëherë pjesa më luftarake dhe më goditëse e kombit shqiptar…..

Në Kosovë në fillim të shekullit të 16-, apo më vonë në shekullin e 17-të, pothuajse nuk kishte shqiptarë, jo vetëm myslimanë por as të krishterë. Numri më i madh i shqiptarëve emigruan në Kosovë nga mesi i shekullit të 18-të deri në dhjetëvjeçarin e katërt të shekullit të kaluar. Një çekuilibër vendimtar do të ndodhë edhe më vonë, me ardhjen dhe vendosjen në këto rajone të refugjatëve shqiptarë [“muhaxhirëve”] nga pjesët e çliruara të Serbisë pas vitit 1878…

                                                               …

Vendosja e shqiptarëve në trojet serbe nga shekulli i 17-të e deri më sot ka lënë gjurmë të përgjakshme dhune në ndërgjegjen historike të popullit serb. Shumë legjenda për shtypjen masive dhe individuale, grabitjen, pogromin dhe dëbimin e serbëve nga vendi i tyre janë të lidhura me ardhjen dhe praninë e emigrantëve shqiptarë.

                                                           …

Detyra kryesore e kolonëve shqiptarë ishte të luftonin së bashku me ushtrinë turke kundër çdo rreziku të jashtëm dhe të brendshëm, të mbanin nën kontroll popullsinë sllavo-kristiane dhe të lehtësonin shfrytëzimin e kësaj popullsie ….(1)

—————————-

1 – Dimitrije Bogdanović : Knjiga o Kosovu. (Libër mbi Kosovën). Srpska Akademija nauka i umetnosti. – Posebna izdanja. – Knjiga DLXVI. – Primljeno na 7. skupu Odeljenja jezika i književnosti,  25. decembra 1984, na osnovu prikaza samog autora. — Beograd, 1986.                                                                                                                                            ****   

Dobrica Qosiç – akademik, politikan, shkrimtar dhe teoricien politik, president i Jugosllavisë në vitet 1992-1993, “babai i kombit” serb:

Njerëzimi teleshikues na përbuz sepse bindet, ditë pas dite, se kemi kryer spastrim etnik dhe krim kolektiv ndaj shqiptarëve. Ky popull primitiv, gjysmë i qytetëruar, dinak dhe mizor, i kriminalizuar nga trafiku i drogës, nga puna dhe pozita degraduese shoqërore në Europë dhe Amerikë, arriti të krijojë, me paratë e lagura me gjak, një lob pushteti dhe mbrojtës në vendet më të fuqishme dhe më të qytetëruara. Shqiptarët janë kthyer në një ndjenjë kolektive këto ditë. Në të njëjtën kohë ata arritën të mobilizonin Amerikën për objektivat e tyre kombëtare dhe të koordinoheshin me strategjinë imperialiste amerikane. Ata janë tani trupat tokësore të Amerikës për objektivat e saj ballkanike. (1)

                                                              —

Serbët janë hebrenjtë e fundit të shekullit të 20-të. Punëtorët, inxhinierët, mjekët, ekspertët tanë janë të ekspozuar ndaj përbuzjes dhe urrejtjes. Aq vuajtje u kemi shkaktuar “shqiptarëve të vegjël të varfër”  sa  meritojmë te shfarosemi nga bota demokratike dhe humane si bisha dhe t’i lejojmë ata të prishin çdo gjë që kemi ndërtuar në këtë shekull…A janë deklaruar kriminelët shqiptare viktima te shekullit ? A u shitën hebrenjtë e Amerikës te tregtarët shqiptarë të drogës? (2)

—

…Në Krushevac shpërthyen demonstratat kundër luftës. Nënat serbe nuk i japin “fëmijët” e tyre për lirinë, atdheun dhe Kosovën. A duhej  bërë, përveç të tjerave,  ky rebelim kapitullues në Krushevac? Aty, në Krushevac, ku Duka Llazar Hrebeljanoviç

—————————

1 – Dobrica Qosiç. Le Temps des serpents-Notes de l’écrivain 1999-2000. (Koha e gjarpërinjve-Shënime të shkrimtarit 1999-2000). Fq.58. Shih po ashtu -Discours de haine en Serbie. (Fjalime urrejtjeje në Serbi). Comité d’Helsinki. Pesçanik. 20. 04. 2010.

2 – Po aty.  Fq. 62.

udhëhoqi ushtrinë në Betejën e Kosovës gjashtë shekuj më parë? Çfarë ndodhi me Serbinë që pikërisht gratë e Krushevacit  janë ato që sot po rebelohen kundër mbrojtjes së Kosovës? Një paradoks i historisë, dialektika e saj negative, rënia dhe vdekja e Serbisë? (1)

—

….Serbia është bërë një fushë beteje e së shkuarës dhe e së ardhmes; jemi nën sulmin e barbarizmit arkaik të shqiptarëve dhe të barbarizmit teknologjik të amerikanëve dhe europianëve. Ne jemi të sulmuar njëkohësisht nga e kaluara e Ballkanit dhe e ardhmja e botës. Kjo aleancë e barbarisë arkaike të shqiptarëve dhe e

barbarisë tekno-elektronike të amerikanëve është aleanca e parë e këtyre përmasave në tokën europiane dhe ndoshta e para në planetin tonë. Dhe kjo aleancë është legjitimuar përmes luftës për “të drejtat e njeriut” dhe për “mbrojtjen e pakicave”. “Mbrojtja e minoriteteve”, “parandalimi i fatkeqësive humanitare” është bërë në kohën tonë mashtrimi më i madh dhe më monstruoz nga ana e “mbrojtësve” të mëdhenj, në fakt e skllavëruesve. (2)

                                                                     —

Për australianët, si dhe për mbarë botën perëndimore, ne serbët nuk jemi gjë tjetër veçse vrasës dhe kriminelë. Dhe shqiptarët, ky fis ballkanik, që gjatë gjithë ekzistencës së tij nuk ka krijuar asgjë me vlerë për kulturën dhe qytetërimin e botës, që ka bërë emër përmes kontrabandës së lëndëve narkotike, sot përfaqëson viktimën më të famshme në planet. (3)

———————

1 – Dobrica Qosiç. Le Temps des serpents-Notes de l’écrivain 1999-2000. (Koha e gjarpërinjve-Shënime të shkrimtarit). Fq.109. Shih po ashtu -Discours de haine en Serbie. (Fjalime urrrejtje në Serbi). Comité d’Helsinki. Pesçanik. 20. 04. 2010.

2 – Po aty. Fq. 118.

3 – Po aty. Fq. 150.

—

Pas “Marrëveshjes së Kumanovës” hordhi vrasësish, zjarrvënësish dhe grabitësish depërtuan nga Shqipëria, plaçkitën dhe vazhdojnë të hakmerren për shqiptarin si kafshë të egra. Kishat digjen dhe plaçkiten kudo ku të çmendurit serbë kanë dëmtuar apo rrënuar xhamitë e tyre. Hakmarrja është e shumëfishtë. Ekziston njëlloj sigurie nga KFOR-i për serbët, por ajo është e pamjaftueshme, duke pasur parasysh shkallën e plaçkitjes shqiptare, në të cilën marrin pjesë edhe fëmijët. Ata serbë që guxojnë të kthehen, vriten dhe masakrohen. Shqiptarët vrasin edhe pacientë të shtrirë në shtrat. Burrat dhe gratë serbe të vdekur nuk ka kush t’i varrosë. Kufomat  kalben në shtëpitë e djegura dhe në kanale. Nëse serbët, si popull paqësor dhe i nderuar, i kanë kursyer disa shqiptarë të Pejës, nuk ka serb të paqtë dhe të nderuar për shqiptarët. Për ta, të gjithë serbët janë armiq të gjakut dhe çdo gjë, që është serbe, duhet të zhduket. (1)

—

Masakrat dhe tortura, plaçkitja, djegia dhe vrasja e serbëve nga hordhitë e shqiptarëve janë shtazarake aziatike. Nuk e di nëse ka pasur kaq shumë masakra të këtij lloji në kohën e Turqisë. Pikërisht ndaj kësaj lloj “katastrofe humanitare” Perëndimi mbyll një sy. Gjykata e Hagës merret me “varret masive” të shqiptarëve të vrarë nga serbët. Ky Perëndim i korruptuar, cinik dhe bandit i lejoi shqiptarët të kryenin krime gjenocidale duke hapur kufirin me Shqipërinë. NATO, Amerika dhe Bashkimi Europian po simulojnë krijimin e “Kosovës multi-etnike” duke lejuar gjenocidin ndaj serbëve…(2)

1 – Dobrica Qosiç. Le Temps des serpents-Notes de l’écrivain 1999-2000. (Koha e gjarpërinjve – Shënime të shkrimtarit). Fq. 186. Shih po ashtu -Discours de haine en Serbie. (Fjalime urrrejtje në Serbi). Comité d’Helsinki. Pesçanik. 20. 04. 2010.

2 – Po aty. Fq. 188-189./Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Luajta 20 vjet dhe përfitova vetëm një banesë dhomë e kuzhinë e një frigorifer ‘Obodin’, pas presioneve se...”/ Historia e legjendës së futbollit beratas

Next Post

“Fatmiri, polici zemërmirë që më shoqëroi nga burgu i Tiranës pa më lidhur me pranga, kur mbërritëm në Spaç, më tha...”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës, i dënuar politik

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
“Fatmiri, polici zemërmirë që më shoqëroi nga burgu i Tiranës pa më lidhur me pranga, kur mbërritëm në Spaç, më tha…”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës, i dënuar politik

“Fatmiri, polici zemërmirë që më shoqëroi nga burgu i Tiranës pa më lidhur me pranga, kur mbërritëm në Spaç, më tha...”/ Dëshmia e ish-oficerit të Marinës, i dënuar politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!