• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, December 2, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Përveç mbesë e Krajl Nikollës, Mbretit të Malit të Zi, ajo është edhe e bija e një armiku të përbetuar të popullit, i arratisur në…”/ Dëshmia e rrallë, si e “demaskuan” të internuarën, në Pluk të Lushnjes

“Përveç mbesë e Krajl Nikollës, Mbretit të Malit të Zi, ajo është edhe e bija e një armiku të përbetuar të popullit, i arratisur në…”/ Dëshmia e rrallë, si e “demaskuan” të internuarën, në Pluk të Lushnjes
Lekë Pervizi i flet botës anglisht, për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës
“Të birin e gjeneralit të arratisur në Greqi, e lidhën te një shtyllë para kapanoneve dhe aty do kalonin të gjithë të burgosurit e tjerë, për ta…“/ Dëshmitë tronditëse për kampin e kënetës së Maliqit
“Të birin e gjeneralit të arratisur në Greqi, e lidhën te një shtyllë para kapanoneve dhe aty do kalonin të gjithë të burgosurit e tjerë, për ta…“/ Dëshmitë tronditëse për kampin e kënetës së Maliqit
“Përveç mbesë e Krajl Nikollës, Mbretit të Malit të Zi, ajo është edhe e bija e një armiku të përbetuar të popullit, i arratisur në…”/ Dëshmia e rrallë, si e “demaskuan” të internuarën, në Pluk të Lushnjes
“Përveç mbesë e Krajl Nikollës, Mbretit të Malit të Zi, ajo është edhe e bija e një armiku të përbetuar të popullit, i arratisur në…”/ Dëshmia e rrallë, si e “demaskuan” të internuarën, në Pluk të Lushnjes
“Përveç mbesë e Krajl Nikollës, Mbretit të Malit të Zi, ajo është edhe e bija e një armiku të përbetuar të popullit, i arratisur në…”/ Dëshmia e rrallë, si e “demaskuan” të internuarën, në Pluk të Lushnjes
“Përveç mbesë e Krajl Nikollës, Mbretit të Malit të Zi, ajo është edhe e bija e një armiku të përbetuar të popullit, i arratisur në…”/ Dëshmia e rrallë, si e “demaskuan” të internuarën, në Pluk të Lushnjes
0
Shares
19.6k
VIEWS

Nga Lek Previzi

Memorie.al / Mbramje fundmaji, e ambël dhe e qetë. Nji mbramje e ngjashme me të tjerat për banalitetin e saj, ku jeta ndjek kursin e saj të pandryshueshëm dhe asgja nuk të bante me mendue në nji çrregullim të proçesit jetesor tё asaj dite. Natyra nuk tregonte asnji shenjë se, mund të parandiehej ndonji ngjarje jashtë rrjedhjёs jetёsore, të zakonshme të sektorit ku jetonim. Dukej sikur ajo ndiqte atё ritmin e saj e pashqetësueme, dhe as donte me ia dijtë, për njerzit që mendonin veç s’i me i ba keq njeni tjetrit.

Në sistemin komunist, i vetmi ndryshim që mund të ëndërrohej ishte rrëzimi i regjimit, që të merrte fund edhe ajo shtypja e tij e padurueshme. Njё pritje pothuaj e andërrueme e parealizueshme, sepse gjithçka ishte nën vëzhgim, bile edhe frymëmarrja e secilit njeri. Mbretëronte gjithkah terrori, qё ushtrohej i  përditshëm, në çdo aspekt t’ekzistencёs  së nënshtetasve shqiptarë.

Të ashtuquajturit “Armiq të popullit e të partisë”, ishin shënjestra ma e preferueme. Ata ishin të përcaktuem qysh herët si “reaksionarë”, ku përfshiheshin të internuar e të dëbuar, familjet e të pushkatuarve, të burgosurve dhe të arratisurve politikë jashtë shtetit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Dibër, Arif Hiqmeti nga Kumanova, vegla e kryeministri serb Pashiq, s’gjeti asnjë përkrahje, por mundi të bëjë vegël familjen Lleshi, Halit e Liman…”/ Historia e panjohur e “vitit të mbrapshtë” 1914

“Enverin nuk po e zinte gjumi nga disa zhurma dhe kur e pyeti rojen, ai i tha se; po punohet tek vila e shokut Mehmet, ‘Komandanti’ shpërtheu…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të njohur

Sektori Pluk i Fermës Bujqësore, “29 Nëntori”, ishte njëherit edhe kamp internimi për shumë familje të dënueme prej regjimit. Familja jonë ishte njëra prej tyre. Unë Leka, isha biri i t’arratisunit, Prenk Pervizit, i quajtur armik Numër Një i regjimit komunist. Ai kishte qenë gjeneral i Mbretnisë Shqiptare, dhe ishte arratisë jashtë shtetit, ku kishte gjetë azil politik në Belgjikë.

Kështu si familje, ne: nana e tij, gruaja dhe tre djemtë, ishim dënuar e internuar, mbasi ma së pari na kishin djegë shtëpitë e konfiskue krejt pasuritë. Prej 1945-ës, kishim pësue 36 vjet dënime dhe ishim pa asnjë shpresë shpëtimi: pra, të konsideruem të dënuar të përjetshëm.

At mbrëmje, unë dhe tre fëmijët, prej 15, 13 e 6 vjeç, ishin mbledhë në barakën e vogël të kuzhinës, duke pritë kthimin nga puna të Bebës, gruas sime dhe nanës së tre fëmijëve, me bisedue për gjana nga ma të ndryshmet. Dhe ja, ajo erdhi e buzëqeshur si gjithmonë, megjithëse e lodhur nga puna e rëndë e fushës.

-Kam ardhur ma herët sot, se bahet një mbledhje e brigadave, tha ajo, ndërsa fëmijët iu hodhën n’qafë gjithë qejf se ju erdhi e ama.

-Nuk di se ç’dreq mbledhje asht, vazhdoj ajo, po brigadieri me porositi të mos mungoja, sepse asht një mbledhje e rëndësishme. Unë iu përgjigja se ai e dinte mirë, se ne si t’interrnuem, nuk jemi të lejuem me marrë pjesë n’ato mbledhje, dhe ika.

-Ke bë mirë! i thashë.

Kur ja, ndërsa ajo po bëhej gati të hiqte rrobat e punës, dikush e thirri nga rruga. Ishte Riza Shefa, brigadieri i saj. Ajo doli ashtu gjysmë e veshur nga kuzhina.

-Dëgjo Beba, të thashë të mos mungosh në mbledhje, i foli brigadieri, tani erdha të tё urdhëroj që do të vish  patjetër!

Ajo s’pati kohë as me u ndërrue, veç hodhi diçka krahëve, për të mbulue rrobat e punës dhe doli. Mbas pak, unë me fëmijët u mblodhëm rreth tavolinës në kuzhinë, në pritje të kthimit të saj. Prit e prit, orët kalonin dhe ajo s’po kthehej. Dikur fillova edhe të shqetësohem me një parandjenjë të keqe. Çdo ketë ndodhë?! Kështu vendosa të shkoj me pa, kur ajo ja behu vetë te dera, duke qa e folё ashtu e pёrvajshme.

-Të mbledhim plaçkat, sepse do të na heqin prej këtu, e do të na përplasin kushedi se ku, larg e shumë ma keq.

Dukej aq e tronditur sa, e kishte humbë toruan fare. Unë dhe fëmijët mbetën të tronditur për ato që thoshte, derisa edhe fëmijët filluan me qa, mbas s’amës. Ma në fund, dikur u qetësue dhe nisi me na tregue ashtu e tronditur siç ishte për sa kishte ndodhë at natë në mbledhje. Salla e kinemasë ku bëhej mbledhja ishte e mbushur plot përplot. Shoqet ia kishin ruajtë vendin dhe ajo kishte shkue dhe ishte ulur në mes tyre.

Mbi skenë, një podium, një tavolinë e gjatë e me një mbulesë të kuqe. Mbas podiumit, ngrihej busti prej allçie i diktatorit Enver Hoxha. Në sfond, një parullë me shkronja të bardha: “Armiku më i rrezikshëm, është ai që harrohet”! Atmosferë solemne. Pritja ishte e madhe. Po i gjithë ky pompozitet, linte me kuptue se diçka e rëndësishme do ndodhte. Beba, aty midis shoqeve që e donin, po e ndiente veten pak si ndër gjemba.

Një parandjenjë e keqe e kishte pushtue, qoftë edhe për faktin se ajo nuk kishte marrë kurrë pjesë në kësi mbledhjesh. Ndërsa tash e kishin detyruar, të ishte patjetër aty…! Hej, dreq o punë! Po pse vallë?! Askush s’e dinte për çka ishte fjala. Parulla mbi skenë fliste për armikun e rrezikshëm, që na qenkej ai që harrohet. Beba, vuri re se aty përreth, nuk kishte të tjerë t’internuem. Po pse vetëm ajo?! Një të keqe e parandjeu!

Ndërkaq autoritetet e fermës, ishin rreshtue në tavolinën podiumit. Në qendër, sekretari i partisë së fermës, Filip Boçi; pastaj të tjerët: shefi i kuadrit, Rexhep Guga; përgjegjësi i sektorit Pluk, Diftir Myrto; Kryetari i Frontit Demokratik, Kadri Beqiri; Sekretari i partisë së sektorit, Fadil Kiptiu dhe Agronomi, Murat Mullaj. Mbasi Beba kishte zanë vend, dikush trokiti mbi tavolinën e podiumit, duke thirr: Qetësi, mbani qetësi!

Sekretari i partisë, Filip Boçi, u ngrit në këmbë. Një mesoburrë, flokë verdhë, sy qartë, me një fytyrë të rrumbullakët. Kur ai u bë gati me fol, në sallë ra qetësi e plotë.

-Shokë e shoqe, besoj se ju e keni kuptuar parullën në sfond: “Armiku më i rrezikshëm, është ai që harrohet”! Për këtë, jemi mbledhur sonte këtu, i gjithë populli i Plukut, për të folur ose më mirë të themi, për të qenë gjithmonë të gatshëm ndaj këtij rreziku.

Fjala e sekretarit po dëgjohej në heshtje të madhe. Pse parulla e jepte njё kuptim pёr atё mbledhje. Diçka kishte ndodhё qё, s’i shkonte pёr shtat partisё e pushtetit.

-Por ne duhet të jemi gjithashtu vigjilentë sepse armiku fshihet kudo, dhe është detyrë e jona jo vetëm ta zbulojmë atë, po edhe ta demaskojmë. Ne do të ndjekim gjithmonë mësimet e udhëheqësit tonë të dashur, të Partisë dhe Shtetit, shokut Enver Hoxha. Ai na ka mësuar se, armiku më i rrezikshëm, është ai që nuk e njohim dhe ai që harrohet.

-Rroftë shoku Enver Hoxha! Rroftë Partia! – thirri dikush me të madhe nga salla. Gjithë sa ishin u çuan në këmbë, duke bërtitë si të çmendur: “Parti – Enver, jemi gati kurdoherë”! Duke rrah shuplakёt, ritmikisht për disa minuta. Sekretari, bani shenjë me dorë dhe qetësia u rikthye. Ai vazhdoi të flasë:

-Siç ju thashë, ne duhet të jemi vigjilentë sepse, kundërshtarët tanë fshihen në njëmijë mënyra. Ata kërkojnë të futën mes nesh për të kurdisur komplotet e tyre. Ja, edhe një femër, këtu mes jush, Juliana Malaj, bën pjesë tek këta armiq të popullit…!

Salla, që e kishte ruajtë qetësinë deri atë çast, u përshkue nga një murmuritje e përgjithshme: Kush ishte kjo Juliana Malaj? Atëherë Beba e kuptoj se ajo mbledhje masakruese ishte organizuar enkas për të. U çua menjëherë në këmbë dhe foli me zë të naltë :

-Po, unë jam Juliana që ju thoni, por emri im asht Gjiliana Malaj!

Sekretari, që e njihte mirë, e ftoi që të dilte aty para popullit. Të gjithë sytë u përqendruan mbi të. Autoritetet e podiumit, nisën ta vështronin me si me çudi. Salla gumëzhinte me pas thirrje. Po kjo është -Beba…! Beba…! Beba! Ç’ne Juliana kjo?!

Beba, megjithëse e befasueme, e mbodhi vetёn dhe  u përpoq me ruajt gjakftohtësinë. Ajo shkoi dhe zuri vend para skenës afër podiumit, ku i thanë të qëndronte ashtu në këmbë.

-N’to çaste e pashё veten keq. Vendosa  tё mos shfaq asnjë shenj frike ndaj rrezikut që mё kanosej. Disa zana femrash u dëgjuan.

-Po ne të gjithë e njohim si Beba! Nga na ka dalë, ky emër Juliana?!

Atmosfera po nxehej. N’at çast një grua e moshueme, Nurie Bilimani, nanë e gjashtë fëmijëve, nga një familje komuniste e orëve të para, mori fjalën. Ajo kishte shumë influencë. Thuhej se gjatё Luftёs, kishte strehue Enver Hoxhёn.

– Dëgjoni! Asnjeri, nuk mund ta njohë më mirë se unë. Ajo është rritur me fëmijët e mi. Prej 26 vjet, ajo ka jetuar e punuar në fermën tonë.

-Ne e njohin si Beba, qysh kur familja e saj u vendos  në sektorin tonë, e sjellur nga Ministria e Brendshme, si e internuar. Të gjithë e thërrasin kështu, Beba. As unë, as fëmijët e mi, s’kemi dalluar sjellje e gjera të këqija nga ajo, apo familja e saj. Por në qoftë se autoritetet e Partisë e të sektorit, kanë vendosur që ta paraqesin këtu para popullit, e bëjnë se ato dinë disa gjëra në lidhje me të, që ne s’i dimë. Prandaj presim shpjegimet e duhura.

Si tha kёto fjalё ajo u ul. Ndёrhyrja e saj, solli qetësi. Sekretari, mundi ta vazhdojë ndërhyrjen e tij.

Ajo ishte internuar me t’amën në moshën katër muajshe, në kampin e Tepelenës dhe i mbeti emri Beba, si një bebe që i shpëtoi vdekjes masive të fëmijëve në atë kamp. Si e internueme, ajo ishte detyrue me punue në fushat e  bujqësisë qyshë në moshën 15 vjeçe, 26 vjet rresht.

-Ne jemi dakord me shoqen Nurie. Duhet të vijmë te faktet. Përveç origjinës malazeze dhe që rezulton si mbesë e Krajl Nikollës, Mbretit të Malit të Zi. Ajo është edhe e bija e një armiku të përbetuar të popullit e të partisë sonë, Nikoll Prek Malaj, i arratisur në Jugosllavi. E martuar me Lek Pervizi, një i internuar, që ju njihni. Ne e dimë se, emri i saj i vërtetë, është Juliana, e se Beba, i ka ngelё qyshё fёmi.

Por, ne nuk jemi mbledhur këtu për t’i bërë biografinë, por për ta demaskuar për disa gabime që marrin formën e agjitacionit e propagandës armiqësore kundër sistemit tonë socialist, partisë e qeverisë sonë. Nё sallё u pёrhap njё murmuritje mes njerёzve, pёr sa thoshte sekretari. Ato e njihnin shumё mirё Bebё, e po çuditёshin pёr sa dёgjonin.

-Tani Juliana ose Beba, të takon ty t’u përgjigjesh pyetjeve tona. Sipas informatave që kemi, ti ke përhapur fjalën se; fshatarët e kooperativave, hanë buke misri. A është e vërtetë? Përgjigju! e ngriti tonin sekretari i partisë.

Beba kishte mbet si e shushatur, duke e vështrue sekretarin drejt në sy. A ishte pyetje pёr tё bë ajo? Ai i kishte ulë sytë dhe vazhdoi  me një ton të thartë.

-Pra, ti nuk ke asgjë për të thënë? Dëgjo këtu, populli është

mbledhur për shkakun tënd, ai do të dijë, në qoftë se ke treguar gjëra të tilla dhe për çfarë arsye i ke bërë.

Beba e ndjeu veten të detyrueme me iu përgjigj. Bile mori zemër dhe foli:

-Kjo mё çudit fort. Shqiptarёt janё ushqye e ushqehёn me buk misri. Kjo s’asht diçka qё s’dihet ose, e ndaluar pёr t’u thanё. Më hëngër bukë misri, nuk do të thotë asnjë send, asht e natyrshme pёr çdo njeri. Megjithatëё, unë e ndjej me dhanё njё shpjegim.

Kam qenë e ftueme në dasmën e kushrinit tim, në fshatin Baks të kooperativës së Velipojës. U kam treguar shoqeve të punës, se axha im, kishte bë një festë të madhe. Tryezat ishin plot e përplot me sende të mira. Mish qingji të pjekun, byrekë, petulla me mjaltë, raki e venë sa të duash, ëmbëlsina e pemë. Një nga shoqet me pyeti, a kishte bukë misri.

-Po kishte iu përgjigja, por edhe bukë gruri. Po pse na qenka agjitacion? Shoqet e mia të punës janë këtu në sallë, le të më kundërshtojnë për sa thashë.

Ra heshtja. Sekretari, i hodhi një shikim të vëngërt Bebës. U detyrua të ndërhynte.

-Mirë! Le të çohet një nga shoqet e saj tё punёs e, të na tregojë në qoftë se Juliana tha të vërtetën, apo është tallur me ne. Askush nuk lëvizi. Atëherë sekretari, iu drejtue një punëtoreje komuniste, që punonte në brigadën e Bebës.

-Pa çohu ti shoqja Sanie dhe na trego! Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 27 Shkurt 2023

Next Post

“Kur po i vinin prangat Tahir Demit, kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, babai nxorri revolverin, të vriste kryetarin e Degës...”/ Dëshmia tronditëse nga Çikago e SHBA-ës

Artikuj të ngjashëm

“Në Dibër, Arif Hiqmeti nga Kumanova, vegla e kryeministri serb Pashiq, s’gjeti asnjë përkrahje, por mundi të bëjë vegël familjen Lleshi, Halit e Liman…”/ Historia e panjohur e “vitit të mbrapshtë” 1914
Dossier

“Në Dibër, Arif Hiqmeti nga Kumanova, vegla e kryeministri serb Pashiq, s’gjeti asnjë përkrahje, por mundi të bëjë vegël familjen Lleshi, Halit e Liman…”/ Historia e panjohur e “vitit të mbrapshtë” 1914

December 1, 2023
“Mirë se Enveri ishte i çmendur, por ty Nexhmije, si s’te vjen turp që nuk shpëtove shoqen tënde të ngushtë të shkollës e luftës dhe fëmijët e saj, që…”?!/ Letra e Silva Turdiut nga SHBA-ës
Dossier

“Enverin nuk po e zinte gjumi nga disa zhurma dhe kur e pyeti rojen, ai i tha se; po punohet tek vila e shokut Mehmet, ‘Komandanti’ shpërtheu…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të njohur

December 1, 2023
“Komandanti Bino Binaj, pasi qëlloi dhe vrau Vatën, i tha ushtarit Hysni Syla; futi një plumb kokës, ktij tjetrit, mos e lër të përpëlitet, por skafisti, Bashkimi,…”/ Ngjarja makabre në Velipojë, maj ’90-të
Dossier

“Pasi i sharruan me breshëritë e automatikëve në det, trupat e gjakosur të Sotirit dhe Jorgos, i tërhoqën zvarrë pas një makine në rrugët e Sarandës dhe…”/ Ngjarja që tronditi qytetin bregdetar në ’85-ën

December 1, 2023
“Ushtarët serbë të mbushur me morra, me rroba të shqyera dhe pa këpucë, i dorëzonin armët për një pulë apo gjel deti, dhe…”/ Dëshmia e gjeneralit Italian, Emilio Bertotti
Dossier

“Nacionalistët ekstremistë të Korçës, të egërsuar nga tradhtia e grekomanëve korçarë, deshën të digjnin qytetin, por ndërhyrja e Abdyl Ypit…”/ Historia e panjohur, e “vitit të mbrapshtë” 1914

December 1, 2023
“Ishte një moment i sikletshëm në Elbasan, kur nga grupi ynë filluan të këndojnë e të kërcejnë me ‘Tuca tuca’, të Raffaella Carrà-s, por një partiak…”/ Reportazhi i fotografit italian, në ’82-in
Dossier

“Kur u bë mbledhja te zyra e Urbanistikë-Projektimit, për të demaskuar Maks Velon, që s’kishte pranuar të jepte shtëpinë si qendër votimi, ai tha…”/ Kujtime nga koha e diktaturës

December 1, 2023
“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Dossier

“Që nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, nuk kam qenë asnjë ditë i lirë, por vetëm në kampe dhe burgje, ju lutem më ndihmoni që…”/ Letra për Enverin nga emigranti kosovar, në 1953-in

November 29, 2023
Next Post
“Kur po i vinin prangat Tahir Demit, kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, babai nxorri revolverin, të vriste kryetarin e Degës…”/ Dëshmia tronditëse nga Çikago e SHBA-ës

“Kur po i vinin prangat Tahir Demit, kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, babai nxorri revolverin, të vriste kryetarin e Degës...”/ Dëshmia tronditëse nga Çikago e SHBA-ës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2023 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme