• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, November 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Përse kryeministri i Shqipërisë, të mos e vendosë bustin e një antifashisti dhe komunisti europian, si Zai Fundo, në lulishten para PS-së…”?! / Refleksionet e gazetarit dhe politikanit të njohur

“Përse kryeministri i Shqipërisë, të mos e vendosë bustin e një antifashisti dhe komunisti europian, si Zai Fundo, në lulishten para PS-së…”?! / Refleksionet e gazetarit dhe politikanit të njohur
Nga studentët që mësonin në Perëndim, te KONARE-ja që financoi 20 të rinj në universitetet e Bashkimit Sovjetik/ Historia e panjohur se si hynë idetë komuniste në Shqipëri
“Përse kryeministri i Shqipërisë, të mos e vendosë bustin e një antifashisti dhe komunisti europian, si Zai Fundo, në lulishten para PS-së…”?! / Refleksionet e gazetarit dhe politikanit të njohur
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e tretë)
Memorie.al Sejfulla, Fundo, Shuteriqi
Lazar Fundo

Nga Luan Rama

Memorie.al / Ndërsa po ndiqja emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, një dokumentar kushtuar Zai Fundos (Llazar Fundo 1899-1944), komunistit më europeist ndër të gjithë ata të kohës e të brezit të vet, ndërmend më erdh një temë bisede nga më interesantet që e diskutonim shpesh me Todi Lubonjën (1923-2005), pothuaj sa herë që kisha rast të takohesha me të. Dhe takoheshim shpesh. Pasi ai u lirua nga internimi me rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri e, për aq kohë sa unë punova në gazetën “Zëri i Popullit”, vinte pothuaj përnatë. Gjithnjë me Lirinë, bashkëshorten e tij, që nuk e linte asnjëherë vetëm. Por edhe kur ndodhte që Todi të vinte vetëm, Liria do të dinte ku ta gjente…!

Në shumë raste aty në redaksi Todi bëhej bashkë edhe me Hamdi Sollakun, një tjetër ish-drejtues i gazetës dhe njeri i veçantë për fisnikërinë e vet dhe Andon Kuqalin, vëllain e dëshmorit të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare Gjikë Kuqali, të cilin Todi e thërriste me përkëdheli; Ndonkë.

Më shumë se sa për Gjikën me të cilin Todi kishte qenë edhe shok lufte, ai do të fliste për babain e tyre, për patriotin Kolë Kuqali, i cili vdiq nga torturat në hetuesinë komuniste në vitin 1947, edhe për paradoks të faktit, se dy djemtë e tjerë të tij vdiqën nga torturat, në kampet naziste në Mat’hauzen dhe në Prishtinë!

Gjithashtu mund të lexoni

“Prof. Repishti ishte i bindur, se koha e gjyqit për dënimin e krimeve të komunizmit do të vijë, sado që ta vonojnë qeveritarët e Shqipërisë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

Herahershëm vinte edhe Dritëroi, e në këto raste bisedat merrnin tjetër gjallëri, tjetër ngjyrë. Todi vinte aty prej dashamirësisë dhe respektit me të cilin e prisnim të gjithë ne të gazetës, duke filluar prej kryeredaktorit Thoma Gëllçi, që shpesh i drejtohej; “hajde kryeredaktor dhe na drejto gazetën”, e deri tek Kiço Bukaçi, stenografisti i gazetës që të njëjtën punë kishte bërë edhe kur Todi kishte qenë kryeredaktor.

Todi ka qenë njëri nga kryeredaktorët e gazetës. Ka drejtuar gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Mbahet mend për idetë novatore dhe të guximshme, për konceptimin modern të rolit të gazetës, që përpos vlerësimit si mjet të propagandës, ai e konsideronte edhe si një institucion të kulturës, si një shkollë, ku profesionalizmi duhej të ishte primar.

Por, Todi Lubonja ishte edhe ndër kryeredaktorët e gazetës më të rëndësishme të Shqipërisë së kohës së komunizmit, që vuajti burgjet e pushtetit të cilit iu dedikua me idealizëm. E famshme ka mbetur shprehja e tij në sallën e gjyqit. Ndërsa kryetari i trupit gjykues shpalli vendimin e dënimit, me 15 vjet burg, Todi Lubonja përgjigjet: “Rroftë socializmi shkencor”!

Unë Todi Lubonjën e pata parë për herë të parë në Torovicë të Lezhës, në pranverën e vitit 1989. Ai qe atje i internuar pasi kishte dalë nga burgu, ndërsa unë për të shkruar një reportazh për punët e kooperativës. Ma treguan me gisht; “Ai është armiku i Partisë Todi Lubonja”!

Mandej, për herë të dytë e kam parë dhe takuar në shtatorin e vitit 1990, në redaksinë e gazetës “Zëri i Popullit”. Kishte ardhur të merrte një vërtetim për vitet që kishte punuar në gazetë. Po përgatiste dokumentet që i duheshin për pensionin.

Komunist idealist dhe mendje-hapët siç qe Todi, gjithmonë këmbëngulte në idenë se Partia Socialiste, duhet t’i dalë zot traditës dhe historisë së të majtës demokratike dhe revolucionare në Shqipëri, historia e së cilës është shumë më e hershme nga ajo e grupeve komuniste.

Ajo zë fill që në vitet njëzetë, për të kulmuar me Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare dhe antifashizmin, si vlerë thelbësore e vetë Europës së pasluftës.

Partia Socialiste, thoshte me këmbëngulje Todi Lubonja, duhet të rivlerësojë të gjitha figurat historike të dënuara padrejtësisht nga Enver Hoxha. Ndër ta veçonte me simpati Zai Fundon. Kjo qe një temë e preferuar e tij dhe gjithnjë këmbëngulte me forcën e argumenteve që parashtronte.

Për t’u rikthyer, në fakt për t’u rivendosur në kohë, lexuesi duhet të kuptojë se, jemi kryesisht në vitet 1991-1997 të shekullit të kaluar, kohë kur debati mbi marksizmin dhe filozofinë komuniste, qe gjithmonë i pranishëm e, kur ndonjë bust i Marksit që gjendej në ndonjë zyrë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, shndërrohej menjëherë në çështje debati publik e, në akuzë-kundër-akuzë edhe mes drejtuesve të vetë Partisë Socialiste.

Zai Fundo dhe të tjerë si ai meritojnë rivlerësim dhe nderim shtetëror. Përpjekjet individuale të të afërmve të tij (veçanërisht këmbëngulja e Elvi Fundos) janë për t’u përshëndetur, por rivlerësimi nderues i figurave të dimensioneve të tilla, duhet të jetë detyrë dhe përgjegjësi e institucioneve shtetërore.

Ata vërtetë ranë viktimë e luftës së paprinciptë që ushqente ideologjia së cilës i besuan, por padyshim, kanë meritën e madhe që e orientuan Shqipërinë të zgjidhte antifashizmin, përkundër bashkëpunimit kuisling që zgjodhën kundërshtarët e tyre politikë, të cilët nuk i dënoi vetëm Shqipëria, por edhe Europa demokratike që lindi mbi antifashizmin.

Madje, Shqipëria u detyrua të bënte “Nurembergun” e vet, siç e bëri Europa më parë, që të mos i mohohej lufta kundër fashizmit dhe as gjaku i derdhur për lirinë e vendit.

Është një temë e gjerë dhe po aq e komplikuar. Trajtimi i saj ka nevojë për forume intelektuale dhe akademike. Historianët, por edhe politologët, studiues të çliruar më së pari prej paragjykimit dhe që vlerësimet e tyre i mbështesin mbi parimin e historizmit dhe objektivitetin shkencor, duhet të guxojnë e të hyjnë në këtë periudhë të historisë tonë.

Unë personalisht e konsideroj nderim të dyanshëm fjala vjen, nëse busti i Zai Fundos vendoset në lulishten para selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, me një ceremoni të denjë për emrin e atij komunisti antifashist, i cili edhe nga katakombet e Ventotenes, ku e kishin burgosur fashistët, ëndërronte e projektonte Europën e bashkuar e pa kufij.

Përderisa përshembull kryetari socialist i Bashkisë së Krujës, pati guximin të vendosë në qytetin që drejton, bustin e një kryeministri kuisling dhe fashist, përse kryeministri socialist i Shqipërisë, të mos e ketë guximin dhe të vendosë bustin e një antifashisti dhe komunisti europian nga Korça, si Zai Fundo, në lulishten para selisë së Partisë Socialiste?

35-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, që me siguri do të kremtohet në qershorin e vitit të ardhshëm, le të paraprihet edhe nga veprimtari të tilla. Zai Fundo nuk është vetëm një emër i madh, i pavlerësuar sa e meriton në historinë e Shqipërisë.

Bashkëkohës dhe bashkëveprimtar me Fan Nolin, me Luigj Gurakuqin, Halim Xhelon, Hasan Prishtinën, Tajar Zavalanin, por edhe mik me Gjergj Dimitrovin, me të cilin u bënë të famshëm botërisht në procesin e Laipzigut të akuzuar nga Hitleri për djegien e Rajhshtagut, Zai Fundo do t’ia dilte t’i shpëtonte edhe hakmarrjes së Stalinit.

Italianët krenohen dhe këndojnë këngë që në krye të shtetit të tyre kanë patur “Un partigiano come presidente” (një partizan president). Ndërsa shqiptarët duhet ta dinë se partizani president i Italisë, Sandro Pertini, qe shok burgu, lufte dhe ideali me Zai Fundon.

I internuar në ishullin e Ventotenes si antifashist, ai do të bëhej bashkë me ideologët italianë, Altiero Spinelli, Ernesto Rossi dhe Eugenio Colorni, me të cilët do të hartonte “Manifestin e Ventotenes”, i njohur si pararendës i Kongresit të Hagës dhe i Deklaratës së Shumanit prej nga ku lindi Europa e Bashkuar. Zai Fundi është fytyra e një epoke. Nderimi për të është nderim për antifashizmin shqiptar, është nderim për historinë europiane të Shqipërisë.

(Në foto: me Todi Lubonjën në redaksinë e gazetës “Zëri i Popullit”, nëntor 1995.)/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur në sallën e fakultetit tonë, Prof. Hasan Kaleshi shfaqi pakënaqësinë që i qe bërë figurës së rilindasit Abedin Dino, në historinë e Shqipërisë, ne studentët u...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Next Post

“Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës, nuk e kanë ndihmuar Kosovën, kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon dhe...”/ Dëshmia e plakut kosovar që erdhi në ’98-ën në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm

“Përse tre kriminelët më tipikë, Aranit Çela, Rrapi Mino e Zylyftar Ramizi, që pas ’92-it u dënuan me vdekje, gjetën strehim politik, pikërisht në Perëndim…”?! /Refleksione të historianit dhe diplomatit të njohur
Personazh

“Prof. Repishti ishte i bindur, se koha e gjyqit për dënimin e krimeve të komunizmit do të vijë, sado që ta vonojnë qeveritarët e Shqipërisë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

November 8, 2025
“Kur i dënuan me vdekje, Mexhiti i tha trupit gjykues, le të pushkatohej ai dhe të shpëtonte vëllai, se kishte tre fëmijë të vegjël, por Beqiri, reagoi…”/ Historia tragjike e familjes Capa, që e ktheu UDB-ja
Personazh

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

November 9, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Personazh

“Sami Repishti shkroi edhe për dy antifashistët vlonjat, Hamdi Gjoni dhe mësuesin Bego Gjonzeneli, që u burgosën e i torturuan komunistët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

November 6, 2025
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Personazh

“Ditën që do u liroja nga burgu, një bashkëvuajtës imi, nga Ana e Malit, më tha; edhe unë lirohem shpejt e, kam plan me u arratis, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit për njeriun “misterioz”!

November 5, 2025
“Në Liceun ‘Atë Gjergj Fishta’ kisha shokë klase Androkli Kostallarin, Vasil Katin etj., të lidhur me grupin komunist, kurse Injac Toni e Hamdi Sokoli me ‘Ballin Kombëtar’…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit
Personazh

“Në Liceun ‘Atë Gjergj Fishta’ kisha shokë klase Androkli Kostallarin, Vasil Katin etj., të lidhur me grupin komunist, kurse Injac Toni e Hamdi Sokoli me ‘Ballin Kombëtar’…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit

November 6, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Babai i tij, ish-oficer i Mbretit Zog dhe komandant i xhandarëve ballistë gjatë luftës, ka luftuar kundër partizanëve dhe pas çlirimit, si kriminel lufte, është vrarë nga…”/ Historia e panjohur e Musa Sinës

November 4, 2025
Next Post
“Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës, nuk e kanë ndihmuar Kosovën, kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon dhe…”/ Dëshmia e plakut kosovar që erdhi në ’98-ën në Shqipëri

“Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës, nuk e kanë ndihmuar Kosovën, kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon dhe...”/ Dëshmia e plakut kosovar që erdhi në ’98-ën në Shqipëri

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme