• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pergamenit iu hoqën vulat dhe para syve të historianëve, u shfaq një dokument i çuditshëm, një hartë e plotë dhe e saktë e Antarktidës, e realizuar nga…”/ Historia e panjohur e admiralit shqiptar, Pirro Rajca

Nga Prof. Memush Habilaj

Memorie.al / Në vitin 1929, në arkivat e Pallatit të Sulltanëve “Top Kapi” në Stamboll, u gjet një pergamen i vjetër, i mbështjellë në formë ruloni dhe krejt i mbuluar nga pluhuri. Pergamenit iu hoqën vulat e mbylljes dhe para syve të historianëve, u shfaq një dokument i çuditshëm, një hartë e plotë dhe e saktë e Antarktidës. Historiani turk, Et‘hem Halili, e studioi me kujdes hartën dhe deshifroi vulën e firmën e autorit të këtij dokumenti: Krye-admirali dhe komandanti i Flotës Luftarake të Perandorisë Turke, Pirro Rajs, viti 1513 ose 919, sipas kalendarit mysliman. Studimi i kujdesshëm i hartës tregoi se admirali kishte shfrytëzuar mbi 20 burime paraardhëse dokumentesh.

Në njërin nga mbishkrimet ai vërtetoi se e kishte kopjuar hartën, se ai e dinte shumë mirë që Toka është e rrumbullakët. Boshti i Tokës Jug-Veri, ishte i zhvendosur me 5 gradë nga koha e të dhënave fillestare dhe Poli i Veriut e Poli i Jugut, ndodheshin në pozicione të tjera nga ato të tanishmet.

Këto të dhëna shkenca mundi t‘i vërtetonte në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, por si mundi shqiptari Pirro Rajs, t‘i formulonte në shekullin e 16-të, në një kohë kur në Evropë nuk kishte lindur akoma Galileu, Xhiordano Bruno, Koperniku etj., dhe kisha nuk lejonte as idenë se Toka mund të ishte e rrumbullakët?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

Pirro Rajs (Rajca)

Pirro Rajs ishte një feudal shqiptar, i cili u vu në fund të shekullit të XV-të në shërbim të Sulltanit si studiues hartografik, ku shkëlqeu në këtë fushë dhe u mbiquajt “arnauti” (shqiptari). Për rezultate të shkëlqyera në lundrim, shumë shpejt mori titullin admiral dhe më vonë u emërua si kryekomandant i Flotës Luftarake perandorake.

Udhëhoqi flotën turke në shumë beteja fitimtare në Mesdhe, projektoi anije dhe përgatiti atlase që u përdorën gjatë 200 vjetëve nga lundruesit venecianë dhe norvegjezë, që në shekullin e XVI-të u përmblodhën në veprën madhore “Kutabi Barine” dhe që u përdor në të gjithë Evropën.

Zbulimi i hartës së Pirro Rajsit e futi shkencën në një debat të vështirë. Harta e admiralit shqiptar është shumë më e saktë se harta e shekullit të XX-të për Antarktidën. Në hartë janë shënuar me saktësi kufijtë, kontinentet, malet, qafat, gjiret, lumenjtë e lagunat, që sot janë të mbushura me akull, janë përshkruar me hollësi brigjet e Antarktidës Jugore.

Vetëm me studime intensive u arrit në vitin 1956, të vërtetohej se në Antarktidë, nën shtresën kolosale të akullit, dikur kanë rrjedhur lumenj dhe ka pasur lugina të gjelbëruara. Kufiri i plotë i kontinentit u saktësua pas studimesh të shumta (përfshi dhe ato satelitore) në vitin 1998. Punuan ekspedita të fuqishme amerikane, franceze, gjermane dhe belge, të pajisura me aparatura gjeofizike dhe sisteme kompjuterike të fjalës së fundit të shkencës.

Dhe përfundimi:

Harta e admiralit shqiptar, e firmosur në vitin 1513, ishte absolutisht e saktë. Si është e mundur? Shkencëtarët anglezë thanë: “Një rebus dinamik oriental”, francezët “Mistifikim” etj., por fakti mbeti i patundur. Me një studim të imët mbi origjinën e pergamenit dhe shkrimeve mbi hartë u vërtetua autenticiteti i saj. U arrit në përfundim se harta ka qenë e madhe dhe se kjo është vetëm një pjesë e saj, pjesa tjetër ka humbur.

Historiani gjeografik, Çarls Hepgud, ua dha një kopje të hartës studiuesve të specialistëve të aviozbulimit të SHBA-së, pa iu thënë se përse ishte fjala. Këta ekspertë punuan me përgjegjësi dhe arritën në këtë përfundim: harta është përgatitur nga specialistë shumë kohë më parë dhe për ta realizuar kishin përdorur metodat e gjeometrisë sferike.

Harta është përgatitur përpara se kontinenti i Antarktidës të mbulohej nga akulli. Njerëzit që e kanë përgatitur këtë hartë (dhe patjetër harta të tjera të globit që kanë humbur), duhet të kenë pasur njohuri të thella në gjeometri, matematikë, astronomi, topografi dhe dispononin mjetet e duhura për zbatimin e këtyre shkencave në praktikë. Dhe kjo duhet të ketë ndodhur 12000 vjet më parë. Nga llogaritjet e sotme del se 15-20 mijë vjet më parë, polet e tokës kanë qenë në një pozicion tjetër dhe Antarktida ka qenë një kontinent i gjelbëruar, ndërsa pjesët e tjera të globit tokësor, të mbuluara me akullin polar.

Qytetërimi njerëzor ishte në një nivel të lartë dhe dihej se toka ishte e rrumbullakët, dinin të matnin diametrin e saj dhe të kryenin llogaritje e projeksione ekuidistanciale. Në hartën e Pirro Rajsit është hequr drejtimi Jug-Veri, vija kalon nëpër Asuan-Delta e Nilit dhe rrafshnaltën e Gizës, ku më vonë egjiptianët ndërtuan me saktësi astronomike piramidat e famshme.

Shqiptari Pirro Rajs ka lënë sqarimet e tij në polet e hartës, ku shënon se ka kopjuar dokumente të vjetra të para 1500-2500 vjetëve, të trashëguara nga Biblioteka e Aleksandrisë. Këto dokumente kanë qenë të kopjuara nga dokumente akoma më të vjetra, që të çojnë deri në 12000 vjet më parë. Me shkatërrimin e Bibliotekës së Aleksandrisë, shumë shkencëtarë mundën të fshehin dhe të ruajnë harta e dokumente të rëndësishme, që ua linin trashëgim pasardhësve.

Shumë vonë është gjetur harta e Evropës Veriore, e cila datohet të paktën të jetë 9 mijëvjeçare. Hulumtimet astronomike dhe klimatike, si dhe legjendat që qarkullojnë në popujt e lagunës së Nilit, në rrafshinën e Judit, në malet e Andeve etj., dëshmojnë se në mijëvjeçarin XII-XI-të para erës së re, në tokë ndodhi një katastrofë globale, kataklizma, që quhet përmbytja e Noes, për shkak të ndryshimeve të theksuara të klimës, masat e akujve shkrinë dhe niveli i oqeaneve e deteve u rrit aq shumë sa përmbyti qendrat e banimit në ultësira.

Duke pasur parasysh këtë katastrofë natyrore, paraardhësit e hershëm të qytetërimit morën masa për ruajtjen, ndër të tjera dhe të dokumenteve shkencore, të cilat kopjoheshin dhe transmetoheshin brez pas brezi. Pas zbulimit të hartës së Pirro Rajs-it, kërkimet shpunë dhe në zbulimin e dy hartave të tjera te ngjashme. Harta e dytë, e përpiluar nga Orontus Finus, gjeograf dhe matematikan italo-francez, është e vitit 1531 dhe tregon Antarktidën të lirë nga akulli. Sipas analizës, del se kjo hartë bazohet në të dhëna akoma më të vjetra se të Pirro Rajs-it.

Harta e tretë e përgatitur nga akademiku Filip Buashe në shekullin e XVIII-të, është po aq e saktë sa harta e përgatitur në 1956 nga gjeofizikanët modernë dhe e saktësuar nga studimet satelitore. Këto vërtetojnë se kapitenët e qytetërimit super të lashtë, 12-15 mijëvjeçarë, kanë kryer zbulime po aq të mëdha e të lavdishme, sa edhe pasardhësit e tyre të kohëve moderne e, ishin po aq të zotë në njohjen e botës e shfrytëzimin e shkencave dhe u lanë trashëgim qytetërimeve pasardhëse (egjiptianëve, sumerianëve etj., njohuritë në lundrim, astronomi, matematikë, ndërtim, hartografi./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Klos vdiqën 5 persona nga një familje, në Patos 9 të vdekur e 5 të plagosur, në Prekal vdiqën 28 dhe 36 të plagosur, në Fushë-Bulqizë...’ / Raportet sekrete të Sigurimit, me aksidentet tragjike në vitet ’70 - ‘80

Next Post

“Pas internimit tim në Fushë-Arrëz në ’82-in, në vendin tim, u katapultua Vladimir Shpuza, nipi i Ramiz Alisë, i cili së bashku me gruan e tij, për gati dhjetë vjet...”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

Artikuj të ngjashëm

“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

March 27, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

March 26, 2026
“Kur panxhari bëhej bojë….”!/ Pashkët e fshehura të një fëmijërie nën diktaturë
Personazh

“Gjatë një vizite në vilën e tij në Tiranë, pak kohë pas vitit ’67 kur feja u ndalua me ligj, kur Haxhi Lleshi e pyeti Sheh Ymerin; si të thërret populli tani, ai…”/ Historia e panjohur e klerikut të Reçit të Dibrës

March 25, 2026
“Abat Prend Doçi, një intelektual i madh i kohës, ia kishte mbushur mendjen Fishtës, që të vazhdonte “Lahutën” e të këndonte si një rapsod homerian i maleve, pasi”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

March 23, 2026
“Vrasje, përdhunime, groposjet për së gjalli, prerjet e organeve të ndryshme trupore si hundë, vesh, etj,…”/ Çamëria, plaga e pambyllur e Shqipërisë
Personazh

“Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushton kёtij heroi librin voluminoz, ‘Ja vdekje ja liri’, por ai, i ndryshon emrin, nga Mehmet, nё ‘Mihal’…”/ Historia e heroit çam, që luftoi për pavarësinë e Greqisë

March 22, 2026
“Prania e pak njerëzve si Ismail Strazimiri në kongresin e Dibrës në vitin 1909, që ndonëse pakicë në opozitë, u shpëtoi erzin organizatorëve të tij, pasi ata ishin…”/ Historia e panjohur e atdhetarit dibran

March 21, 2026
Next Post
“Pas internimit tim në Fushë-Arrëz në ’82-in, në vendin tim, u katapultua Vladimir Shpuza, nipi i Ramiz Alisë, i cili së bashku me gruan e tij, për gati dhjetë vjet…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

“Pas internimit tim në Fushë-Arrëz në ’82-in, në vendin tim, u katapultua Vladimir Shpuza, nipi i Ramiz Alisë, i cili së bashku me gruan e tij, për gati dhjetë vjet...”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme