• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, March 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Penda e Koliqit shkruente se; Mustafa Kruja ushtroi, pa lakime, normat mâ fisnike të burrnís shqiptare, ai deshi ma fort Shqipninë se popullaritetin e vet, pasi…/ “Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
“Akademikët e historianët tanë, si Xhelal Gjeçovi me shokë, vazhdojnë dhe ecin mbi binarët e shtrembër që vetë kanë shtruar gjatë diktaturës…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
“Shihni në ksulat e çetnikvet, të këtyne idealistëve palaço, shqipen dy krenare me nji hyll të kuq në mest. E kanë bâ gati edhe flamurin e asaj republike të kuqe…”! / Fjalimi i kryeministrit Merlika, në 1942-in
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës

Nga Prof. Dr. Ardian Ndreca

Pjesa e tretë

                                                     – Ndjesia historike e shqiptarëve –

Memorie.al / Nuk âsht fort e lehtë, sot, kur në Shqipní hapen vorre e groposen kujtime, me paraqitë nji figurë aq të “përfolun” si atë të Mustafa Krujës. Ai bân pjesë në atë rradhë burrash, si Lef Nosi, Dom Lazër Shantoja, Kol Tromara, Mark Gjomarkaj për të cilët nuk flitet gati aspak, edhe pse zânë nji vend nderit në altarin e kombit tonë. Sot në Shqipní zotnon prirja me rehabilitue ata figura të cilat deri dje regjimi komunist i kishte dënue. Shumë e drejtë. Por mâ të parët qi po na dalin atdhetarë e patriotë të përndjekun, janë taman ata qi u eliminuen në luftën e mbrendshme midis rrymave komuniste në fuqí. E shkrivanat e sotshëm përpiqen me ngjallë keqardhje në public, tue tregue shortin e padrejtë qi i tokoi për hise Koçi Xoxeve e Mehmet Shehave, tue hesht qëllimshëm faktin se me mija e mija vorre njerzish të vlerët e të pafajshëm, u mbollën në çdo kând të vendit shì prej dorës së tyne.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi

“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

                                                               Vijon nga numri kaluar

Mustafa: prindi i dashtun

Kur e pyeta njiherë djalin e Mustafës: “Baba, a ka kenë i rrebtë me jú”? – ai aty për aty u mundue me më gjetë sinonime për me përçanësue ketë anë të karakterit të prindit të vet. Përfundoi me nji fjalë të huej: “severo”, por qi shqip nuk jepet me skajin “i rrebtë”. I pakënaqun prej skjarimeve qi më dha, mâ në fund shtoi: ”i shtréngutë, por i drejtë”.

N’ata fjalë pashë respektin e nderimin qi biri ushqente për atin e vet, ndjenja të cilat vetëm shembulli vetjak mundet me përcjellë prej nji brezi te tjetri. M’u kujtuen fjalët qi ka shkrue Ernest Koliqi për Mustafën: “Para se me qénë qytetar, njeriu âsht bír e prind. Unë kam pasun fatin t’a njof t’rn e Mustafës, – nji burrë i thjeshtë nga Kruja, i squet e i urtë, – të cilin i biri, i arrijtun në rrjeshtin mâ të naltë të personaliteteve të botës shqiptare, e rrethonte me nji nderim dashunuer qi më mbushte me habí. Më dukej se ai donte me i a dhurue t’et të gjithë respektin qi bota ushqente për të.

Po âmbëlsija pa llasë me të cilën drejtonte familjen? Po njerzija, e rrallë ndër né Shqiptarët, qi përdorte me bashkëshorten e me fmij? Mustafën, qi shum kush e pershkruen si burrë të vrashtë, në rreth të familjes, unë e njof të durueshem e të butë, tue u ndéjun sipër me orë djelmve qi kryejshin detyrët shkollore të ditës. Kur i qortonte, flitte në mënyrë qi mos me i a cenue personalitetin në formim”.

Atë qi Mustafa donte për të ardhmen e fëmijve të vet, atë mundohej me e realizue edhe për të ardhmen e Shqipnís, jeta e tij private përfshihet vetëm në nji suazë, në “suazën morale” (Koliqi). Në familjen e tij, dishmon Koliqi qi e njohti prej s’afërmi në Zara, thithej “nji frymë e shëndoshtë e këndellse njerzore, levitte n’at atmosferë shpirti i thellë i dokeve t’ona, të cilat, kur interpretohen prej nji zot shtëpije méndendritun edhe ushtrohen me rithëm të mbajtun por edhe t’âmbël njiherit, i apin zhvillimit të jetesës së perditëshme nji hijeshí të pashoqe”.

Për té atdheu e familja nuk ekzistojnë njena pa tjetrën, e të dyja kanë nji bosht moral të vetëm. Familja âsht atdheu i parë i fëmijës, e aty njeriu fillon me mësue me dashtë Atdheun e vet, kjo âsht vazhdimësia qi Mustafa përpiqej me i transmetue pa prâ bijve të vet.

Edhe vetë ikja e tij prej Shqipnís, âsht e lidhun me nji çasë tragjike qi preku votrën e tij. Në shtator të vjetit 1944, ai detyrohet me u nisë për në Vjenë, ku djali i tij mâ i vogël, Besimi, qi studjonte në kryeqytetin danubjan, ishte i sëmundë randë. Mjekët ishin të mendimit, qi pranía e babës do t’a ndihmonte djalin me e shkapërcye rrezikun. Mjerisht, djali, me 21 nanduer 1944, jep shpirt, mbas pak ditësh në Shqipní do të jepte shpirt edhe vetë lirija e atdheut, tue e lanë burrin pesëdheteshtatëvjeç, pa atme e, pa familje! Por âsht mâ mirë me lanë me folë vetë Mustafën, i cili i ka përshkrue ato çasa në nji shkrim qi âsht ndër mâ të ndiemit e letërsisë së ré shqipe:

“Ngjati kalvari nândëdhetetetë dit”!

Por Ti, o bec i njomë, ngushullim i ditëve mâ të vështiravet të tatë-shkretës, Ti edhe gjatë kalvarit, edhe me atë kryq të rândë mbë shpinë, veçë mjaltë derdhe për goje, me kédo. U bâne mâ éngjëll se ishe, fytyra e Jote, shtrimë n’atë shtrat hekuri të ftohët, s’ishte mâ fytyrë njeriu, qi mbas pak javësh do t’u bânte hî, ajo ishte fytyra e nji hyu t’amshuem. As shtriga qi s’Të pat lânë grimë mushknije pa të bréjtun, atë s’kishte guxuem me T’a prekun. Ti, o djalosh i pashoq, as nëpër torturat e atij trupi të tretun si qeriu përditë nga pak, s’i harrove asnji herë të dashunit e tú, s’T’u hoq kurrë kujdesi për ta, nuk shkonte ditë qi s’i përméndshe.

Për thikat e shtatit t’And, s’Të bâni ndonji herë goja of, për tjerët po. Mâ të mbrapmet fjalë qi Të duelen prej goje qenë “familjet t’ona” e “Shqipnija”. Ti pyete për to e, Yt atë T’u përgjegj me nji rrénë të mëshrirshme. Të tha: “Në Shqipní, për det’e për ajër, kanë zhbarkuem Anglo-Amerikanët; prandej atëdheu i ynë, populli shqiptar, familjet t’ona, miq e dashamirë t’anë kanë shpëtuem” – e vazhdon:

“Në mërgim leve, në mërgim u rrite e në mërgim e dhae edhe mâ të mbrapmen frymë të jetës s’ate djaloshare, o bir i im. Në vént t’And, qi deshe aqë fort, vetëm pesë vjet të lanë me rruem, pesë vjet qi do të kishin qénë mâ t’âmblat të moshës s’Ate, por qi anmiku t’i bâni mâ t’idhëtat. Pate për parim jete, me u bâmë njeri për me i shërbyem familjes, kombit e njerzisë; me jetuem jo për vete por për tjerët. Por Ti na lé i ri, tepër i ri, o birth i im. Deshe me u bâmë njeri, por Ti kishe lemë njeri e njeri vdiqe; kalove në të pasosmen për t’u bâmë i përsosun. Ti nuk vdiqe, u ngjalle; vdekun kemi na tjerët, o birth i im, jo ti: kanë vdekun zémrat t’ona, biro”!

Lavruesi i Gjuhës shqipe

“Shpend Bardhi”, ishte pseudonimi me të cilin Mustafa Kruja do të botonte studimet e tija gjuhsore në revistat “Hylli i Dritës” t’Etënvet Françeskanë e “Leka” t’Etënvet Jezuitë. Ndoshta ai mâ shumë se kurrgjâ tjetër, âsht kenë gjuhëtar, e filologjija âsht lamija në t’cilën ka bashkue vullnetin e tij të çeliktë, me inteligjencën e mprehtë e kujtesën e çmeritëshme.

I bindun se trajtat e mesme të gjuhës shqipe, pra e folmja e Elbasanit, janë ato trajta qi paraqesin në mënyrën mâ organike zhvillimin e dy dialekteve drejt nji unjisimi të ardhshëm, ai u përpoq me kërkime skrupuloze, me kristalizue në rregulla gramatikore palcin origjinal të shqipes e, tue zblue ligjët e gjuhës ashtu siç jetojnë në të folmen e popullit.

Poliglot e shkencëtar, ai shkriu tanë forcat e veta tue punue për fjalorin e shqipes. Epistolari i tij, deri në fund të jetës, âsht mjet komunikimi për njohjen e gjuhës të asaj treve apo, t’atij katundi prej kah âsht personi me të cilin mban korrespondencë. Vende-vende letra bâhet nji pyetsor i vërtetë, ku ai interesohet deri edhe për mâ të voglat nuanca të përdorimin të fjalëve të gjuhës amtare.

Fjalori për të cilin folëm mâ nalt, ka kenë prej “2400 faqesh formati të madh, me 30.000 fjalë të spjegueme shqip” (K. Gurakuqi); kjo pasuní fjalësh ka kenë e “pajisun me çanësime të përpikta, gjithënji në shqipe, dhe me frazeologjí, skâje, thânje nga goja e popullit dhe shprehje letrare të nxjerruna nga auktorët e motshëm. Zémërbardhësisht dorëshkrimin e çmueshëm i a dhuroi në Tiranë Institutit të Studimeve Shqiptare, i cili i dha fillim botimit. Ngjarjet e ndaluen shtypin. Ajo lândë e pashoqe mbet në duer të komunistave”.

Âsht e dijtun se ajo lândë fort e çmueshme u shfrytëzue prej nëpunësve të Tiranës, pa u citue asnji herë burimi e, pa i u dhanë merita autorit të asaj pune kolosale. Mustafa ka lânë nji vëllim gati për t’u botue, qi mban titullin “Kritiqizëm gjuhësore”, e qi përfshin të gjitha studimet gjuhsore të botueme e të pabotueme sa ishte gjallë autori.

Ka përkthye gjithashtu volumin e parë të L. von Thallóczy-it, “Illyrisch-albanische Forschungen”, ka shkrue për Aleksandrin e Madh dhe historinë e Maqedonisë së lashtë, ka lânë nji studim për pelasgjit, nji kronologjí balkanike, nji studim rreth origjinës e emnit tonë, nji tjetër rreth Fjalorit të Frangut të Bardhë, e shumë përkthime mjeshtrore. Tash së fundi ka pá dritën e botimit nji përmbledhje e tija shumë e interesantshme, me titullin “Anthologjí historike” (Sejko, Elbasan 2001).

Simbas Koliqit, stili epistolar i Mustafës, “âsht i shkathët e i déndun”, nuk mungon “tingulli shpotar”, “gjuha gufon e pastër dh’e pasun”, frazeologjija âsht e natyrshme “e perdorun me zotsí mjeshtrore”, letrat e tija kanë “vesk gjuhsuer”; proza e tij âsht “parashtruese”, gjuha bâhet kështu “vegël arsyetimi”, ku zbërthehet struktura logjike e ndërtohen “trajtat e perpikta descartiane”, stili mbetet shkencor e “gjeometrik” – por gjithkund ndihet nji “frymë e kulluet shqiptare por edhe qartësí kristalore çanësuese”.

Por, siç shihet edhe prej fragmentit kushtue djalit të vet të vdekun, stili i Mustafës nuk âsht vetëm i shtërnguet e shkencor, ai din me kenë edhe lirik e i lëmuet, simbas subjektit qi trajton. E edhe nji herë lexojmë se çka kujtonte Mjeshtri tjetër i letrave shqipe, Ernest Koliqi:

“Kur shkruente mbi ndoj argument qi i a prekte shpirtin, styli i tij ngjyrohej e përflakej, por pa rrëshqitë në llasë të nji brydhësije (tendresse), qi nuk përkonte me natyrën burrnore të tij. Shprehet me nji zbunim të përmbajtun, skofiar (delikat) e të ngrohët, por jo butlosh. Të shifet në shkrimin kushtue qytetit të Krujës, si e âmbëlson mashkullisht fjalën kur cekë sende qi ka për zémër”.

Gjuha shqipe për të cilën punoi Mustafa Kruja tanë jetën, (“Në shërbim të njâj gjuhe kombëtare” – ishte titulli i nji kolane ku ai botonte të tijat Qukrrime gjuhsore), nuk u unjisue simbas ligjëve të shkencës gjuhësore, por me urdhnat e disave qi gjuhët dijtën vetëm me i pré. E prej vedit ato qi mbetën, “pendat e standartizueme e të mpîta” (Karl Gurakuqi), bashkë me keqeshkrojat e tyne jashta Shqipnís, dijtën vetëm me hosannue e me çue në qiell ketë regres të turpshëm.

Unjisimi ase bashkimi âsht vetëm nji vlerë abstrakte nëse kriteret në bazë të cilave kryehet nuk kanë karakter shkencor por politik. Historija s’po prânë tue na diftue se shtete të përbâme prej popujsh të bashkuem me dhunë kundra dëshirave të tyne, shpërbâhen. Kjo ndodh jo pse bashkimi në vetvete âsht i keq, por pse ai lloj bashkimi âsht artificial e, kundër natyrës së popujve. E njejta gjâ ndodh edhe me gjuhën, por këtu reagimet janë mâ të plogëta, mbasi ndjeshmënía jonë, kur bâhet fjalë për të mirat shpirtnore të kombit, ulë kryet në mënyrë të çuditshme – tue u fikë në topitjen e arsyes së plogësht.

Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur

Në vjetin 1951, prej podit të “Shéjzave”, qi në gjysën e dytë të njizetit qindvjetë, kje nji ndër t’paktat zâne me autoritet në universin e letrave shqipe, lëshohej nji britmë e thekun:

“Gjindja gjakut arbnuer ndodhet në nji pikë të jetës së vet, qi shkakton rrënqethje n’ata të cilët ndiejnë dishka për vendlindje e për shqiptarizëm. Si komb kemi rá gjallë e ngusht dhe gjendjen e mjerë t’onë, nuk ka mundësí t’a zgjidhi robi: sot vetëm Zoti e ká në dorë. Si individa kemi rá edhe mâ ngusht sepse, nuk dijmë ç’drejtim t’u apim ndiesíve e mendimeve qi na vlojnë në zémër e në shqise; as nuk njofim kénd në shekull qi të na thotë nji fjalë ndriçuese”! (“Shéjzat”, 1959, fq. 81).

Fatmirsisht mbas gati nji gjysë shekulli, Shqipnija âsht lirue prej komunizmit, por pa mujtë me u çlirue prej pasojave qi kjo sëmundë, e cila ekzaltoi të metat e shqiptarit e mbyti vlerat e tij, i ka lanë njeriut të lodhun shqiptar. Atëherë nuk mbetet veçse me shikjue me nji sy tjetër, mâ të kthjellët, edhe Mustafën me shokë. Ata u përpoqen me n’a shmangë pesëdhetvjet vuejtje. A kanë bâ gabime? Shkrimi i Shéjt thotë qi edhe i drejti gabon shtatë herë në ditë. E tue kthye kryet mbrapa, për me mësue prej gabimeve e me dënue fajet:

“Jemi të shtërnguem t’u thomi Shqiptarve, kushdo qofshin e çfardo parimesh t’ushqejnë, se asnji prej tyne s’ka dalun fitues – si Shqiptar – nga Lufta e Dytë Botnore, pasojat e së cilës rrenuen punën e patrjotave të Rilindjes. Jemi të gjithë të mundun. Kushdo qi mendon ndryshej, gënjen veten. Të mundun, jo të rroposun. (…) Jemi fillikat vetëm, para nji problemi viganuer. Me akull të mendes, pa mashtrime romantike, lypet të shikojmë realitetin. Babelja shqiptare ka për suazë Babelen botnore. Ngjarje të paprituna munden me na dâmtue edhe mâ tepër, por munden edhe me na çelë nji shteg shpëtimi. Duhet të rrijmë gatí me përfitue nga këthesat e historís”.

Tue rilexue këta rreshta cilido mundet me nxjerr përfundimet e veta, pasojat janë reale, shkaku i tyne âsht mungesa e vetëdijes historike. E burrit të Krujës, njeriut të matun e të squet qi mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlonë, në Konferencën e Paqes në Paris, në lëvizjen fanoliane të 1924-shit e, në ngjarjet e Luftës së Dytë, si shumë të tjerëve, Shqipnija i fali nji jetë: syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekun. Mustafa Kruja vdiq në Niagara Falls (USA) me 27 dhetuer 1958, tue pasë kalue pjesën mâ të madhe të jetës, në mërgim.

“Ai, – ka shkrue penda e Koliqit – ushqei besim në fuqín e punës, ushqei besim në fuqín qytetnuese të kulturës, tue luftue paragjikimet dhe tue lirue trút e bashkatdhetarve nga mjegulla e padijes, ushtroi, pa lakime, normat mâ fisnike të burrnís shqiptare”; – “Mustafa, – përfundon Koliqi:

“Dijti të flîjoje n’altar të Shqipnís, të mirat mâ të shtréjta njerzore dhe shqiptare: nâmin dhe popullaritetin. Potera e prozhmuesave nuk i a mbuloi kurr zânin e ndërgjegjes, qi e shtynte me marrë qendrime shpesh në kundërshtim me andjen e turmave. Deshti mâ fort Shqipnín, se popularitetin e vet. E ky shembull âsht shum i rrallë si në Shqipní, ashtu në botë”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 29 Mars 2026

Next Post

“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte...”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare

Artikuj të ngjashëm

“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi
Personazh

“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi

March 29, 2026
“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

March 29, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

March 28, 2026
“Pergamenit iu hoqën vulat dhe para syve të historianëve, u shfaq një dokument i çuditshëm, një hartë e plotë dhe e saktë e Antarktidës, e realizuar nga…”/ Historia e panjohur e admiralit shqiptar, Pirro Rajca
Personazh

“Pergamenit iu hoqën vulat dhe para syve të historianëve, u shfaq një dokument i çuditshëm, një hartë e plotë dhe e saktë e Antarktidës, e realizuar nga…”/ Historia e panjohur e admiralit shqiptar, Pirro Rajca

March 25, 2026
“Kur panxhari bëhej bojë….”!/ Pashkët e fshehura të një fëmijërie nën diktaturë
Personazh

“Gjatë një vizite në vilën e tij në Tiranë, pak kohë pas vitit ’67 kur feja u ndalua me ligj, kur Haxhi Lleshi e pyeti Sheh Ymerin; si të thërret populli tani, ai…”/ Historia e panjohur e klerikut të Reçit të Dibrës

March 25, 2026
“Abat Prend Doçi, një intelektual i madh i kohës, ia kishte mbushur mendjen Fishtës, që të vazhdonte “Lahutën” e të këndonte si një rapsod homerian i maleve, pasi”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur
Personazh

“Abat Prend Doçi, një intelektual i madh i kohës, ia kishte mbushur mendjen Fishtës, që të vazhdonte “Lahutën” e të këndonte si një rapsod homerian i maleve, pasi”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

March 23, 2026
Next Post
“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare

“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte...”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme