• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pavli Terka, një arumun i pasur që zotëronte shtëpitë e një lagjeje të madhe pranë portit, si dhe një nga hotelet e qytetit, ishte njeriu që…”/ Historia e panjohur e arumunëve të Durrësit

“Pavli Terka, një arumun i pasur që zotëronte shtëpitë e një lagjeje të madhe pranë portit, si dhe një nga hotelet e qytetit, ishte njeriu që…”/ Historia e panjohur e arumunëve të Durrësit
“Pavli Terka, një arumun i pasur që zotëronte shtëpitë e një lagjeje të madhe pranë portit, si dhe një nga hotelet e qytetit, ishte njeriu që…”/ Historia e panjohur e arumunëve të Durrësit
Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij
“Pavli Terka, një arumun i pasur që zotëronte shtëpitë e një lagjeje të madhe pranë portit, si dhe një nga hotelet e qytetit, ishte njeriu që…”/ Historia e panjohur e arumunëve të Durrësit

Nga Gëzim Kabashi

Memorie.al / Një zonë kodrinore në kurorën bregdetare të Durrësit, ku ndodheshin stanet, bagëtitë dhe më pas banesat e komunitetit arumun të qytetit, vazhdon të ruajë edhe sot emrin lagjja “Stan” si shenjë e komunitetit që jetonte aty. Në fillim të shekullit të kaluar, arumunët ishin një komunitet mjaft i njohur në Durrës. Me traditë të hershme në pritjen e përcjelljen e të huajve, qyteti i vlerësonte ata si njerëz punëtorë. Arumunët ishin blegtorë, sipërmarrës e zanatçinj, që të gjithë të integruar në jetën e qytetit dhe të disa fshatrave bregdetarë pranë tij. Por për vite me radhë kur vendi ishte nën diktaturë, pjesëtarët e komunitetit – një pjesë tregtarë të mëdhenj – e fshehën identitetin e tyre për t’i shpëtuar persekutimit.

“Prindërit merakoseshin se mos flisnim në rrugë apo me shokët mbi faktin që gjyshin tonë komunistët e eliminuan fizikisht nga që ishte tregtar i madh, apo nga ana tjetër që një nga kushërinjtë tanë, Nako Spiru, figurë e rëndësishme e luftës, pati një fund tragjik në vitin 1947”, – kujton Petri Spiru, pjesë e komunitetit arumun të qytetit bregdetar. Spiru thotë se e mësoi historinë e familjes vetëm pas viteve ’90-të.

Anëtarë të tjerë të këtij komuniteti po ashtu mësuan për origjinën e tyre vetëm pas viteve ’90-të. “Të parët e mi kanë ardhur në Durrës nga Berati rreth 150 vjet më parë”, – tregon Endri Jorgoni, duke nënvizuar se një pjesë e të dhënave për arumunët janë publikuar në revistën “Arumunët – vllehët”, e cila që nga fillimi i viteve ’90-të, u botua në rreth 50 numra, si në Tiranë edhe në Durrës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

Sipas Censusit të publikuar në vitin 2012, në Shqipëri jetojnë rreth 8200 vlleh ose 0.3% e totalit të popullsisë. Ata u njohën zyrtarisht si pakicë kombëtare në vitin 2017. Së fundmi, historiani Hajredin Isufi, është përpjekur të zbulojë historinë e komunitetit të vogël që është pjesë e historisë së qytetit bregdetar.

Isufi thotë se për ta ka mungesë të të dhënave të shkruara dhe se bazë për historinë është një libër i vitit 1912, i shkruar nga studiuesi arumun C. N. Burileanu “I Romeni di Albania” (Rumunët e Shqipërisë), botuar në Bolognia. Autori i librit e ka vizituar Shqipërinë në vitet 1904, 1905, si dhe në periudhën 1906-1907 dhe sipas të dhënave të tij në këtë kohë në qytetin e Durrësit jetonin 2.000 banorë, nga të cilët 100 ishin arumunë.

Përveç qytetit, arumunët jetonin në fshatrat Shën Vlash, Sukth, Pjezës, Rreth dhe Rrushkull në fillim të shekullit të kaluar. Burileanu shkruan se gjeti rreth 239 familje arumune gjithsej.
Studiuesi saktëson se në Rrushkull kishte më pak arumunë, 11 familje, ndërsa shumica, rreth 100 ishin vendosur në fshatin Pjezës. Sipas Burileanus, familja arumune Shallvari zotëronte një çiflig në Rrushkull; njëlloj edhe në fshatin Jubë, kishin pronat e tyre edhe Jorgo Goga, Vasil Spiru dhe Kristaq Spiru, që të gjithë arumunë.

Arumunët e Durrësit u specializuan në disa profesione pak të preferuara nga banorët e qytetit, si bakërpunues, kovaç, orëndreqës, rrobaqepës, qëndistarë apo leshpunues. Studiuesi Isufi na tregon se kur autori Burileanu e vizitoi Durrësin, arumunët ishin një komunitet kompakt dhe jetonin në harmoni me bashkëqytetarët e tyre durrsakë.

Autori veçon Pavli Terkën, një arumun e pasur që zotëronte shtëpitë e një lagjeje të madhe pranë portit, si dhe një nga hotelet e qytetit. – “Njeri shumë i kulturuar dhe me ndikim të madh në jetën e komunitetit qytetar mes banorëve myslimanë, ortodoksë e katolikë, Pavli Terka në atë kohë drejtonte komunitetin e arumunëve në Durrës”, – shkruhet në libër.

Emrat kryesorë mes arumunëve të kohës përfshinin po ashtu Anastasia Moisiun, Miltiadh Shallvari, Spiro Golgota, ndërsa të njohura ishin edhe familjet Hodbari, Goga, Leka, Lazaridi, Mima, Papa, Anastasi, Sallabanda, Truja, Bakalli, Koja, Janku, Dovana, e mjaft të tjera.

“Mjaft prej tyre bëhen mbrojtës të alfabetit shqip me germa latine, duke iu kundërvënë presionit grek që këmbëngulte për të shkruar alfabetin shqip me alfabetin helen”, – thotë studiuesi Hajredin Isufi, sipas të cilit: “ata gjetën argumentin e tyre në fjalët e patriotit Pavli Terka; ‘ne nuk mund të veçohemi nga bashkëqytetarët e tjerë, pavarësisht nga feja’”.

Të njëjtin qëndrim mbajtën arumunët e Durrësit, por edhe ata të Kavajës edhe në fillim të viteve 1900, kur në qytet për interesa të vendeve të mëdha kishin hapur shkollat e tyre Greqia dhe Austro-Hungaria. Studiuesi Hajredin Isufi në intervistën e tij, shquan përsëri qëndrimin e bashkëqytetarit arumun Pavli Terka, i cili në vlerësim të veprimtarisë së tij zgjidhet nënkryetar i Klubit “Bashkimi” në Durrës.

“Mihal Rama, një arumun tjetër i Durrësit në fillim të shekullit të kaluar njihej si publicist mjaft i zoti dhe kishte botuar artikuj me inicialet M. R. në të gjitha gazetat e kohës”, – thotë Isufi. Studiuesi Isufi i ka lënë një vend të veçantë arumunëve në librin e tij “Feja dhe Flamuri”, kushtuar klerikut patriot Dom Nikoll Kaçorri.

Isufi thotë se arumunët në Durrës, në 10-vjeçarin e parë të shekullit të XX-të, kanë qenë në harmoni dhe bashkëpunim të plotë me komunitetet e tjerë të qytetit. Duke nisur nga luftërat ballkanike; në mbrojtjen e alfabetit latin; në përhapjen e arsimit kombëtar, si dhe në ngritjen e flamurit kombëtar për pavarësi. “Nuk ka ngjarje historike në Durrës dhe në rrethinat e tij, ku të mos jenë përfshirë arumunët”, – shprehet Isufi.

Një pjesë e pasardhësve të arumunëve vazhdojnë të jetojnë në qytetin antik mes bashkëqytetarëve, dhe nuk dallohen e as nuk bëjnë përpjekje për ta veçuar veten. Megjithatë një interes për historinë e komunitetit është zgjuar së fundmi. Endri Jorgoni, i cili në fillim të viteve 2000, ka përfunduar studimet në Kluzh, thotë se kohët e fundit ka nisur të përkthejë nga rumanishtja librin historik “Ditari i Dumitru Berciu – Instituti rumun i Shqipërisë”.

“Nuk jam përkthyes, por e ndjej si detyrim që t’ia bëj të njohur familjes sime dhe komunitetit të arumunëve në Durrës”, – përfundon Endri Jorgoni. Memorie.al

Marrë nga BIRN”

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi më përjashtuan me ceremoni nga rinia para shkollës, u futa në klasë, ku Ferit Mandia, personifikimi i shpirtit ma të keq dhe i shëmtimit si njeri, drejtoi gishtin nga unë...”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

Next Post

“Në Titograd një zheskan më pyeste për detyrat që më kishte dhënë Sigurimi, por kur i thashë se; mua m’u mbyt e gjithë familja në liqen, ai...”/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtos, për “problemet” me UDB-në

Artikuj të ngjashëm

“Trakti fliste kundër vendimit të gjyqit, ku ishte dënuar vëllai im, me shokë të tjerë, të cilët kishin sharë Partinë Komuniste dhe…”/ Dëshmitë e 15 vjeçares, para hetuesit Maqo Pecani, në ’47-ën
Dossier

“Në ’76-ën, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi, internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire (Jegenin), e të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas…”! / Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

May 23, 2025
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“T’i konfiskohet pasuria Jorgji Filip Ziut, banues në Durrës, pasi duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 23, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
Next Post
“Në Titograd një zheskan më pyeste për detyrat që më kishte dhënë Sigurimi, por kur i thashë se; mua m’u mbyt e gjithë familja në liqen, ai…”/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtos, për “problemet” me UDB-në

“Në Titograd një zheskan më pyeste për detyrat që më kishte dhënë Sigurimi, por kur i thashë se; mua m’u mbyt e gjithë familja në liqen, ai...”/ Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtos, për “problemet” me UDB-në

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!