• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, April 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pasi u ngritëm të dy në ajër, ai humbi kontrollin dhe avioni i tij u ngul…”/ Dëshmia e kolegut për pilotin vlonjat

“Pasi u ngritëm të dy në ajër, ai humbi kontrollin dhe avioni i tij u ngul…”/ Dëshmia e kolegut për pilotin vlonjat
“Pasi u ngritëm të dy në ajër, ai humbi kontrollin dhe avioni i tij u ngul…”/ Dëshmia e kolegut për pilotin vlonjat
“Pasi u ngritëm të dy në ajër, ai humbi kontrollin dhe avioni i tij u ngul…”/ Dëshmia e kolegut për pilotin vlonjat
“Pasi u ngritëm të dy në ajër, ai humbi kontrollin dhe avioni i tij u ngul…”/ Dëshmia e kolegut për pilotin vlonjat
“Pasi u ngritëm të dy në ajër, ai humbi kontrollin dhe avioni i tij u ngul…”/ Dëshmia e kolegut për pilotin vlonjat
“Pasi u ngritëm të dy në ajër, ai humbi kontrollin dhe avioni i tij u ngul…”/ Dëshmia e kolegut për pilotin vlonjat

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të aviatorit Bego Hoxha, me origjinë nga fshati Tërbaç i Vlorës, i cili humbi jetën tragjikisht më 7 mars të vitit 1974, teksa ishte duke kryer një stërvitje me avionin e tij, i cili humbi kontrollin në mes reve të dendura dhe ra duke u ngulur në tokë, në grykëderdhjen e lumit të Matit, ku trupi i tij u përzhit mes flakëve. Dëshmia e aviatorit veteran, Serafin Shegani, i cili ishte me të deri në momentet e fundit. Ai rrëfen se si humbi jetën shoku dhe kolegu i tij, si dhe nderimi që i bënë kolegët aviatorë që shkuan për ta përcjellë në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes.

“Në 7 mars të vitit 1974, u ngrita në ajër së bashku me kolegun tim, Bego Hoxhën, për të kryer kontrollin e kohës. Aerodromi, ishte i hapur dhe shumë shpejt avioni i tij fluturoi mbi re. Bego, i ulur të pilotonte avionin, ishte tepër i përpiktë në ajër, dhe me zgjuarsi përdorte mjetet radioteknike në përcaktimin e vend ndodhjes së avionit. Fluturimi po kryhej plotësisht mbi re dhe kushtet ishin të përshtatshme për plotësimin e detyrës. Filloi stërvitja normalisht dhe Bego kreu fluturimin me avionin luftarak pa asnjë shmangie. Me të njëjtin avion u ngrit për së dyti dhe fluturimi do të shkonte normalisht. Raportimi i tij i fundit ishte: “Shpova retë në grykë derdhjen e Matit”. Mbasi doli nga retë, ai u shkëput nga pilotimi i avionit me instrumente dhe nuk e llogariti që poshtë kishte copëza të shkëputura reshë. Ra në re, i pa përgatitur dhe humbi kontrollin e avionit duke u përplasur në tokë. Shkova menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pashë kolegun e shokun tim, Bego Hoxha, me trupin e  përzhitur nga flakët. Ai edhe gjatë atyre momenteve po e mbante kokën lart drejt reve”, kujton me mallëngjim veterani i Aviacionit Luftarak Shqiptar, Serafin Shegani,,lidhur me aksidentin tragjik të pilotit Bego Hoxha në fillimin e pranverës të vitit 1974. Kush ishte Bego Hoxha dhe si ndodhi aksidenti tragjik ajror që i mori jetën pilotit të talentuar 31 vjeçar nga Tërbaçi i Vlorës?!

Kush ishte Bego Isa Hoxha?

Gjithashtu mund të lexoni

“Thonë se me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofilë, kështu që nuk mbetet kush…”Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

“Kolaboracionizmi është i pashmangshëm dhe aq sa i komplikuar duket, po aq të thjeshtë e ka zgjidhjen, mjafton të shohim në ka qenë a, është…”? / Refleksione mbi librin e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Bego Hoxha, lindi në vitin 1943, në fshati Tërbaç të Vlorës, ku familja Hoxha, ishte një nga familjet më të njohura të asaj zone, pasi që gjatë Luftës, ajo u angazhua në radhët e formacioneve partizane. Xhaxhai i tij, ishte gjeneral-leitnat, Vehbi Hoxha, i cili u dekorua dhe si “Hero i Popullit”. Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare në vendlindje, ai erdhi në Tiranë ku kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbe” të cilën e mbaroi me rezultate të larta. Më pas, Begoja do të vijonte studimet për armën e Aviacionit, në Shkollën e Lartë të Aviacionit, e cila së bashku me atë Marinës, ishin të vendosura në periferi të qytetit të Vlorës. Edhe këtë shkollë ai e mbaroi me rezultate pozitive në vitin 1962, dhe më pas do të vijonte specializimin për “Pilot gjuajtës”, të cilën do ta përfundonte në vitin 1965. Ish kolegët e tij aviatorë, e kujtojnë atë si një djalë tepër të kulturuar, që përveç fluturimit, kishte si pasion librat, artin, shkencën, dhe muzikën. Ai kurrë nuk mjaftohej me pak dhe ishte vazhdimisht i etur për të mësuar për gjithçka.

Serafin Shegani: Bego, pilot profesionist dhe kurajoz

Një nga shokët dhe kolegët e Begos, aviatori veteran, Serafin Shegani, rrëfen dhe eksperiencat e pilotëve të Aviacionit Luftarak Shqiptar, profesionalizmin e tyre, dhe detyrat që ata kryenin, duke marrë mbi vete situata shpesh herë të rrezikshme, të cilat ishin në kufijtë e të pabesueshmes. Lidhur me këtë, ai shprehet: “Realizimi me sukses i detyrave i hapi rrugën përdorimit të teknologjisë së kohës, që do të arrinte kulmin në vitet 1970-‘80. Gjatë këtyre stërvitjeve, u arritën rezultate të larta, si në përpikërinë e qitjeve, ashtu dhe në kapjen e objektivave mbi dhe nën re, fluturimet e zhvilluara ditën dhe natën, etj. Shumëkush nuk e beson, që pavarësisht se avionët tanë ushtarakë nuk e kishin aparaturën me rreze infra të kuqe, për të qëlluar dhe bombarduar natën, pilotët tanë, në mënyrë intuitive, futeshin vizualisht në pikiatë dhe mbi zjarrin e dendur në poligon, qëllonin dhe bombardonin! Dhe kur pilotët izraelitë gjatë kohës së luftës me Egjiptin, kryenin maksimumi 8 fluturime në ditë, efektivët tanë të flotës ajrore, eksperimentuan po aq fluturime në ditë në kohë paqeje. Po ajo që është më e rëndësishme, është se në vitet ‘80, mbi 80 përqind e këtyre kuadrove, u përgatitën ushtarakisht në Shqipëri, duke marrë si traditë eksperiencën e mëparshme, atë atij brezi të lavdishëm që themeloi armën e Aviacionit Luftarak. Begoja ishte një ndër këta profesionistë dhe kurajoz që aviacioni ynë pati fatin e madh që ta kishte në radhët e tij”, kujton veterani i aviacionit ushtarak shqiptar Serafin Shegani.

Ngjarja tragjike…!

Si ndodhi ngjarja tragjike që i mori jetën pilotit 31 vjeçar Bego Isa Hoxha? Lidhur me këtë, Serafin Shegani në mes të tjerash kujton: “Atë fillim marsi të vitit 1974, në regjimentin e Flotës Ushtarake Ajrore, ishte duke u zhvilluar një stërvitje e zakonshme, e miratuar nga programi i Komandës së Përgjithshme, ku disa pilotë, do të testoheshin për të marrë klasën e dytë të kualifikimit. Midis këtyre pilotëve, ishte dhe Bego Hoxha, për të cilin ajo ditë do të rezultonte fatale”, kujton Serafini. Lidhur me këtë ai shton: “Në 7 mars të vitit 1974, unë u ngrita në ajër së bashku me Begon, për të kryer kontrollin e kohës. Aerodromi, ishte i hapur dhe shumë shpejt avioni i tij fluturoi mbi re. Bego, i ulur të pilotonte avionin, ishte tepër i përpiktë në ajër, dhe me zgjuarsi përdorte mjetet radioteknike në përcaktimin e vend ndodhjes së avionit. Fluturimi po kryhej plotësisht mbi re dhe kushtet ishin të përshtatshme për plotësimin e detyrës. Filloi stërvitja normalisht dhe Bego kreu fluturimin me avionin luftarak pa asnjë shmangie. Me të njëjtin avion u ngrit për së dyti dhe fluturimi do të shkonte normalisht. Raportimi i tij i fundit ishte: “Shpova retë në grykë derdhjen e Matit”. Mbasi doli nga retë ai u shkëput nga pilotimi i avionit me instrumenta dhe nuk e llogariti që poshtë kishte copëza të shkëputura reshë. Ra në re i papërgatitur dhe humbi kontrollin e avionit duke u përplasur në tokë. Shkova menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pashë kolegun dhe shokun tim, Bego Hoxha, me trupin  e përzhitur nga flakët. Ai edhe gjatë atyre momenteve po e mbante kokën lart drejt reve”, kujton me emocion Serafin Shegani, ngjarjen tragjike të 7 marsit të vitit 1974, ku humbi jetën kolegu i tij Bego Isa Hoxha.

Përcjellja e Begos për në Tërbaç

Si u vlerësua akti heroik i Bego Hoxhës nga kolegët e tij aviatorë dhe si u përcoll trupi i tij me nderime për në Tërbaç? Lidhur me këtë fakt, Serafin Shegani kujton: “Të gjithë shokët dhe kolegët e Begos, e gdhimë atë natë në shtëpinë e Isa Hoxhës, mes gjithë patriotëve që e kishin mbushur shtëpinë. Të nesërmen kishte filluar shiu dhe dukej sikur dhe koha derdhte lot për Begon, që ra në lule të rinisë, duke lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël. Shokët që në aerodrom kishin ardhur me lot në sy dhe ma kishin dhënë mua për të lexuar fjalën e lamtumirës përpara varrimit.

Sot ne shokët e Begos, jemi së bashku me fëmijët e tij dhe e ngremë Begon në krah, për t’a varrosur me nderime në Varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”. Bego, me në krye komandant Niko Hoxhën, veteranin e aviacionit që për vite të tëra nxori dhe edukoi me dhjetra breza aviatorësh, dhe që në moshën 40 vjeçare, duke fluturuar e qëlluar me avion, dha jetën në krye të detyrës. Për brinjë ka aviatorin e talentuar nga Mallakastra, Hazbi Seranin, që në stërvitje gjatë qitjes, i shpërtheu predha duke i marrë edhe jetën. Anash ka mallakastriotin tjetër, Luto Sadikun, që nuk arriti dot të ngrihej me “MIG – 21”, sepse i’u bllokua motori! Ka dibranët, Sabri Toçi e Armando Gjoka, të cilët dhanë jetën, duke u munduar që të nxjerrin avionin nga truela. Ka Idriz Hoxhën, Sefedin Tomçinin, e të 33 aviatorët që mbetën të pavdekshëm në përjetësi”, kujton me mallëngjim Serafin Shegani, për ish kolegun e tij Bego Hoxha dhe për pilotët e tjerë, që do të varroseshin me nderime në ceremoninë e zhvilluar tek Dëshmorët e Kombit./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Dënimi im në Burrel, pas urdhrit të Mehmet Shehut, që shkruante ‘të arrestohet menjëherë, është armik i poshtër’ dhe…”/ Dëshmia e ish-inxhinierit ushtarak

Next Post

Kalendari Historik 29 Tetor

Artikuj të ngjashëm

“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Personazh

“Thonë se me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofilë, kështu që nuk mbetet kush…”Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

April 17, 2026
“Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Arapi dhe Rexhep Mitrovica, u vunë në krye të Qeverisë së Regjencës, vetëm pasi kreu i legatës gjermane në Tiranë, iu tha se…”/ Ana e panjohur e “kolaboracionistëve”!
Personazh

“Kolaboracionizmi është i pashmangshëm dhe aq sa i komplikuar duket, po aq të thjeshtë e ka zgjidhjen, mjafton të shohim në ka qenë a, është…”? / Refleksione mbi librin e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 16, 2026
“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve
Personazh

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

April 16, 2026
“Në dimrin e vitit 1945, mora nji letër nga Padër Antoni Harapi, me anë të zotit të shtëpisë që e mbante të mshehun, ku më thoshte;…”/ Dëshmia në gjyq e Padër Mark Harapit, 12 dhjetor, 1946
Personazh

“Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion, pasi me këtë nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se ne…”/ Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

April 15, 2026
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
Personazh

“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

April 16, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
Next Post
Kalendari Historik  3 Tetor

Kalendari Historik 29 Tetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme