• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pasi i torturuan çnjerëzisht, babain e tre të tjerët i varën kokëposhtë dhe roje i vunë gardianin K.V., të cilin e…”/ Misteri i “Pusit të kuq” në Degën e Brendshme të Sarandës, mbushur me kufoma

Nga Luljeta Progni

Memorie.al / Është një vend në qendër të Sarandës, ku një grua e moshuar shkon çdo 6 maj e, vendos një tufë me lule, qan e lutet. Për ata që nuk e njohin, duket sikur lulet, lotët e lutjet shkojnë drejt askujt e askundit. Rreth 100 metra përtej godinës që dikur ishte Dega e Brendshme e Sarandës, ndodhet një bunker, i cili është kthyer në muze për krimet e komunizmit. Përballë tij gjendet një pus, që në Sarandë e quajnë: “Pusi – varr”. Nuk ka asnjë pllakat apo shenjë që e dallon atë pus nga të tjera objekte, që gjenden në atë territor.

Zoica Nini është 73 vjeçe, ajo shkon çdo vit atje sepse janë aty eshtrat e babait të saj. Zoica ishte vetëm dy-muajshe kur regjimi komunist, vendosi ta vrasë e ta gjymtojë babain e saj, Foto Nini. Ai ishte vëllai i dy dëshmorë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, Kiço dhe Pavllo Nini. Eshtrat e dy vëllezërve dëshmorë të LANÇ-it, janë në varrezat e dëshmorëve dhe emrat e tyre janë në lapidarin e fshatit Nivicë-Bubar.

Ndërsa eshtrat e vëllait të tyre Foto Nini, janë në atë pus ku për fat të keq, janë hedhur kufomat e dhjetëra të pushkatuarve, si kundërshtarë të regjimit. Zoica nuk e ka parë kurrë babanë e saj dhe kurrë nuk e mësoi arsyen pse regjimi e vrau dhe e hodhi në atë pus varr. Zoica ka mësuar nga gjyshja e saj Marta Nini, se babai Foto Nini u vra mizorisht nga regjimi komunist, kur Zoica ishte vetëm dy muajshe.

Gjithashtu mund të lexoni

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

“Ma ka rrëfyer gjyshja Martë”

“Foto erdhi i lodhur nga stani në mal, ku qe çoban me pak dhi, që të mbanim frymën gjallë. Të puthi ty që ishe 2-muajshe dhe përkëdheli vëllain tënd, që ishte gjithashtu dy muajsh, i cili nuk pati jetë të gjatë, se u sëmur dhe vdiq pa mbushur vitin”, nis kështu rrëfimi i gjyshes që mban mend Zoica.

E ka dëgjuar me mijëra herë këtë rrëfim, sepse është rritur nga gjyshja Marta. Ajo ishte një plakë me brengë të madhe në zemër, sepse i kishin vrarë tre djemtë. Vazhdon rrëfimi i Zoicës…!

“Pasi na kishte puthur ne fëmijët, babai ishte shtrirë të çlodhej pak. Papritur, u dëgjuan zëra të fortë që thërrisnin:-O Foto Nini, o Foto Nini…! Gjyshja kishte dalë tek porta dhe ata e kishin pyetur për babain se a ndodhej në shtëpi. Gjyshja u tha se ndodhej brenda dhe qe shtrirë për t’u çlodhur. Ata i kërkuan t’i thoshte tim eti, që të dilte pak tek porta.

Babai doli dhe ata i thonë të shkonte pas tyre. Babai diçka nuhati dhe u kërkon që të vishet, por ata i thanë të shkonte ashtu siç qe, se do të kthehej shpejt. Zëri i tyre nuk i pëlqeu gjyshes. Kish hakërrim, mëri, tërbim, pabesi, dukeshin si hungërima hienash dhe vampirësh gjakpirës.

Zemra e nënës që ndjen shumë, parandjeu se diçka e keqe po i kurdisej të birit dhe zemra e saj qe e helmuar se dy djem i kish lënë në Luftën Nacional-Çlirimtare si dëshmorë e, plaga e shpirtit nuk i qe mbyllur, megjithëse për nënën nuk mbyllet kurrë. Kështu që vendosi t’u shkonte nga pas.

Pa kaluar as dy-tre metra nga porta, ata shpërthyen në ulërima, e kapën babain nga krahët, duke e zvarritur dhe goditur me shkelma, madje kishin mbledhur edhe shumë persona nga komuniteti egjiptian, që janë të shumtë në Sarandë, dhe e godisnin babanë me gurë e sende të tjera, me ç’të mundnin e ç’të gjenin, pa le më sharjet e fyerjet.

Trupi i babait u mbulua me gjak. Gjyshja bërtiste nga pas se çfarë u kish bërë djali e ç’kishin me të. Kështu vazhdoi gjatë gjithë rrugës, derisa e futën në Degën e Punëve të Brendshme. Aty gjyshja nuk e ndoqi dot më se nuk e lejonin brenda”, rrëfen Zoica.

Fundi tragjik i birit të vetëm

Mëngjesin e ditës tjetër, Marta do të merrte lajmin e tmerrshëm për birin e saj. Foto Nini, kishte ndërruar jetë në kushte mizore, i lidhur këmbë e duar dhe i kthyer me kokëposhtë i varur në një litar. Martës ia kishte rrëfyer një pastruese e Degës së Brendshme, kohë më vonë. Dudija ishte pastruesja, se ashtu i thërrisnin në Sarandë. Ajo i kishte kërkuar mijëra here, që mos të tregonte, se kështu mund të përfundonte në burg.

“Në mëngjes Dudia kish parë rrobat e tim eti në oborr, të hedhura e të mbuluara nga gjaku. Gardiani K.V., i bërtiste me të madhe që t’i merrte e t’i digjte diku në një cep, rrobat e atij qeni. Po ç’kish ndodhur atë natë të zezë?! Pasi i kishin torturuar çnjerëzisht babain dhe tre të arrestuar të tjerë, i varën kokëposhtë dhe roje i vunë gardianin K.V. Rojën e zuri gjumi dhe të katërt të arrestuarit e varur kokëposhtë, ca nga torturat e ca nga qarkullimi i gjakut, që u ra në tru, vdiqën.

Mëngjesi i 1 korrikut 1948, i gjeti të vdekur babain dhe tre të arrestuarit e tjerë; Ilia Gogoni, Spiro Marangoi nga Delvina dhe Gaqe Muzina. Babait i masakruan kufomën, duke i thyer këmbët dhe duart, lanë një kufomë pa gjymtyrë. Por histeria e gjakpirësve të pamëshirshëm, që vërsuleshin si hienat e uritura mbi “gjahun” e pafajshëm, nuk kish mbaruar këtu.

Të katër viktimat e masakruara, i hodhën në pusin e Degës së Punëve të Brendshme, pus që italianët e kishin bërë për të pasur ujë të pijshëm, por pushteti komunist, e mbushi me gjak, eshtra dhe fate të njerëzve të pafajshëm”, i rrëfen kështu fjalët gjyshes, Zoica Nini.

“Pusi i kuq”

“Tek ai pus qenë hedhur dhe më para e më pas babait, edhe të tjerë viktima dhe nuk dihet numri i tyre. Këto tregonte Duduja e mirë, duke e porositur gjyshen dhe nënën, të mos bënin zë. Por këto i tregon më pas në vitet e demokracisë, nga interesimi i të afërmve edhe vet ish-gardiani K.V.

Ky ishte 24-orëshi i fundit i babait tim, që iu pre jeta në mes në mënyrë kriminale dhe u zhduk në mënyrë misterioze trupi i tij i vdekur, nga pushteti komunist i sapo vendosur i Enver Hoxhës.

Zoica thotë se jeta e tyre kaloi nën një kalvar të dhimbshëm e të mundimshëm, mes një trajtimi të keq si reaksionar. Gjyshja deri sa vdiq, e mbushte pjatën e gjellës me lot. Qante të tre djemtë e sajë, dy dëshmorët dhe “armikun” e pafaj e të pa varr. Por ama i trajtonin si reaksionar, por kurrë nuk u thanë një fjalë për babain.

Zoica dhe kushërira e saj Vasillo, thonë se nuk kanë reshtur së kërkuari; së pari, arsyen e arrestimit dhe pastaj vrasjen dhe zhdukjen misterioze të Foto Ninit. Por askush nuk u jep një përgjigje të saktë, përveçse: “Nuk kemi dokumente, kjo edhe nga arkivi i Ministrisë së Brendshme”. Kjo odise kërkimi nis zyrtarisht që nga viti 1977 e deri sot, por ka vetëm heshtje”, .

Foto Nini u arrestua dhe u vra brenda natës, pa asnjë akuzë dhe pa asnjë proçes gjyqësor, në atë godinë të ndërtuar nga italianët dhe në vitet e para të çlirimit, u kthye në Degën e Punëve të Brendshme të Sarandës. U hodh në atë pus ku thotë se janë hedhur eshtra e shumë të tjerëve.

Dhe pikërisht për këtë, Zoica e ka një pyetje që i drejtohet pushtetarëve e ish-pushtetarëve të dy kohëve: “Pse heshtet për këtë pus-varr, cilat janë viktimat dhe pse u hidhen në atë pus kufomat e tyre”?!/ Memorie.al

(Rrëfimi i Zoica Ninit bashkë me fotografitë, janë marrë në atikullin me titull: “Pse heshtet për varrin masiv të viktimave të ish-Degës së Punëve të Brendshme të Sarandës, botuar në gazeta Telegraf, me autor Agron Mema).

Marrë nga Kujto.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 19 Prill 2024

Next Post

“Në prezencën e familjes së Enver Hoxhës, kur e hapëm varrin, në pjesën e barkut, gjetëm një copë letër dhe...”/ Dëshmia e rrallë e mjekut ligjor, se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Artikuj të ngjashëm

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 17, 2025
“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje
Personazh

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

June 14, 2025
“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës   

June 12, 2025
“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës
Personazh

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës

June 11, 2025
“Nikollë Marka Toma, duke i dëgjuar për vuajtjet e familjes së vet, i armatosur mirë, hyri në kufirin e Shqipërisë, në Selcë dhe shkoi te shtëpia e tij, ku…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit

June 9, 2025
“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

June 7, 2025
Next Post
“Në prezencën e familjes së Enver Hoxhës, kur e hapëm varrin, në pjesën e barkut, gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia e rrallë e mjekut ligjor, se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

“Në prezencën e familjes së Enver Hoxhës, kur e hapëm varrin, në pjesën e barkut, gjetëm një copë letër dhe...”/ Dëshmia e rrallë e mjekut ligjor, se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme