• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin

“Edhe pse Doktor Hysenbegasi, i shpëtoi jetën djalit të vogël të Operativit të Sigurimit, me penicelinën e fundit që ja dha një i burgosur, ai…”/ Ngjarja e rrallë në Kampin e Vlashukut
“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin
“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin
“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin
“Në kampin e Vloçishtit ku ishte komandant, vëllai i Rita Markos, vdiqën nga uria apo u vranë nga ushtarët, 73 shokë të burgosur…”/ Dëshmia rrëqethese e ish-të dënuarit që u arratis…
“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin

Nga Memisha Gjonzeneli

Memorie.al / Ishte e dielë mbasdite. Më shqetësonte një dhembje në mes të shpatullës. Me që isha pushim, vendosa të shkoj tek Dr. Isuf Hysenbegasi. Me doktorin njiheshim familjarisht. Babai kishte qenë në burg bashkë me të. Sa herë që kishim ndonjë nevojë mjekësore, shkonim tek ai. Doktori na priste gjithmonë me buzeqeshje. Edhe sot e kujtoj buzeqëshjen e tij, e cila kishte aq shumë efekt, sa të hiqte gjysmën e sëmundjes. Babai më tregonte se doktori kishte shpëtuar kushedi sa jetë në burg. I gatshëm në çdo kohë, fjalëmbël dhe me “ilaçin” e përhershëm, buzeqeshjen e tij të veçantë. Atë e njihnin gjithë të burgosurit, të cilët me plot të drejtë thoshin: “Doktor Isufi është i yni”. Trokita tek dera, të cilën ma hapi e shoqja, një zonjë grua, që më njohu dhe më ftoi të hyja brenda.

-Doktori ka pak punë, po besoj se do të mbarojë shpejt, ju lutem uluni. Më pyeti në doja kafe. “Jo, të faleminderit”, -i thashë dhe u ula në karrige për ta pritur. Doktori po vonohej. U mërzita dhe u ngrita për të ikur, kur dëgjoj një zë nga mbrapa: -Ti, djali i Muhametit, ku vete? Do që të ikësh pa u përshëndetur, pale?!

U ula me turp dhe e përshëndeta: -Si je doktor?

Gjithashtu mund të lexoni

“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve

-Unë mirë jam, -tha ai, -po ti pse je munduar?

-Kam një si therje në shpatull. U kthye nga e shoqja dhe e pyeti: -I bërë kafe djalit? -Nuk donte, -ia ktheu ajo.

Pa mbaruar mirë fjalën, trokiti dera. Doktori e hapi vetë dhe tek pragu u shfaq një grua duke qarë: -Të lutem doktor, më shpëto burrin, e kam shumë të sëmurë, nuk përmendet, të lutem më ndihmo!

-Po ku e ke burrin? -e pyeti ai.

-Është në shtëpi, këtu afër, një bllok më tej.

Doktori futi në një çantë mjetet që mendoi se i duheshin dhe u ngrit. “Ti djali i Muhametit hajde nesër”, -më tha mua si të ndihej fajtor.

-Jo doktor, unë do të vij me ty, -i thashë dhe i mora çantën nga dora. Shtëpia nuk ishte shumë larg, në një pallat aty afër. Ata banonin në katin e dytë dhe kishin një apartament me tri dhoma gjumi, ku jetonin katër persona. Pra ishte një familje e privilegjuar për kohën. Derën na e hapi një djalë rreth të tridhjetave, i cili na shoqëroi për tek shtrati ku ndodhej i sëmuri.

-Të lutem, na ndihmo, -iu drejtua doktorit, -babai është shumë i sëmurë. Doktori i vuri dorën në ballë e më pas në gjoks. I sëmuri ishte ujë në djersë. E kontrolloi me stetoskop dhe i bëri një injeksion. Më pas mori një peshqir, e lagu me ujë të ftohtë dhe e fërkoi. I sëmuri kishte temperaturë të lartë dhe nuk po përmendej. Doktori nxori bllokun e recetave, shkëputi një letër prej tij, shkroi diçka në të dhe iu drejtua të birit:

-Si e ka emrin babai?

-Jani Gjembi.

-Ushtarak ka qenë?

-Po, -tha i biri, -po tani është në pension.

-Merre recetën dhe kthehu shpejt. Djali po ngurronte. Doktori e kuptoi shqetësimin, futi dorën në xhep, nxori 150 lekë dhe ia vuri në dorë. Djali doli me vrap për në farmaci. Doktori ishte bërë dyllë i verdhë. Hodhi sytë nga i sëmuri. Diçka belbëzoi me vete. Po i merreshin mendtë, dhoma po i vinte vërdallë. Unë iu afrova, e kapa për dore dhe e pyeta: -Doktor, je mirë?

Doktori nuk u ndje. Pas pak tha: -Jo, mirë jam. Ai po e merrte veten dhe u qetësua, por dukej se diçka po e mundonte përbrenda. Kaluan vetëm pak momente dhe doktori u qetësua plotësisht. Unë ia lëshova dorën. Ai e mori prapë peshqirin dhe ia vuri të sëmurit në ballë. Erdhi djali që pruri ilaçet. Hapi një penicilinë dhe ia injektoi në trup. Temperatura filloi t’i bjerë.

Po rrinim të katër pranë shtratit të të sëmurit, unë dhe doktori nga njëra anë, djali dhe gruaja nga ana tjetër. I sëmuri lëvizi pak, hapi sytë dhe pa doktor Isufin.

-Ku jam këtu? -pyeti. -Akoma tek qelia 7 jemi? S’e kemi mbaruar akoma?

Mbylli sërish sytë dhe humbi prapë ndjenjat. Doktorit iu rrëqeth trupi, sytë iu mbushën me lot. Donte vetëm të ikte sa më parë prej aty. Mblodhi çfarë kishte nxjerrë nga çanta, i futi brenda dhe ma dha mua. Kurrë nuk e kisha parë ashtu, me fytyrën dyllë të verdhë, dukej shumë i lodhur.

-Hajde, të ikim -më tha, dhe, para se të dilte nga dera, u kthye nga ata e i porositi: -Mos harroni, në çdo katër orë, nga dy kokrra. Mos u bëni merak, do të bëhet mirë.

Kur u nisëm për të ikur, shikojmë dy fotografi të vendosura në korniza e të varura në mur.

Në njërën kishte dalë i sëmuri, mbushur gjoksin me dekorata, ndërsa në tjetrën katër oficerë, edhe ata mbushur gjoksin me dekorata, dy prej të cilëve doktori i njihte shumë mirë, ishin kriminelë njësoj si Jani. Tek dera na ndaloi djali e na tha që të prisnim nënën që po sillte lekët, po doktori ia ktheu shpejt e shpejt:

-Do të vijmë prapë, mos u shqetësoni… -dhe u larguam.

-Doktor, -e pyeta, -ku i kanë marrë gjithë ato medalje këta oficerë…?! Nuk di të jetë bërë ndonjë luftë. Doktori më pa në sy dhe qeshi hidhur. Vështroi një herë anash mos kishte njeri pastaj, me zë të ulët, më tha:

-Dëgjo, bir, ai që të bënte më shumë tortura, merrte më shumë dekorata…! Ata që pe ti, i kishin marrë të gjitha. Së bashku me doktorin u kthyem në shtëpinë e tij. -Unë do të iki se u bë vonë, -i thashë. – Ulu aty! – ma ktheu si me urdhër. Pastaj i tha se shoqes, t’i bënte një kafe. U shtri mirë në kolltuk. Zonja ia solli kafenë. Dukej që ishte akoma i shqetësuar. E vuri filxhanin në buzë dhe e gjerbi kafenë gjatë. Hodhi sytë nga unë dhe më pa me vërejtje. Unë fillova të shqetësohem.

-Doktor, je mirë? – e pyeta.

-Po bëhem mirë, miku im, -tha dhe gjerbi prapë kafenë. La filxhanin mbi tavolinë dhe gjithë seriozitet m’u drejtua:

-Tani do të marrësh vesh gjithë historinë, që më ka shqetësuar aq shumë sot. Personi që sapo vizituam ka qenë hetuesi im. Për më shumë se një vit, ai nuk ka lënë torturë pa provuar mbi trupin tim.

O Zot, çfarë nuk më ka bërë ai përbindësh atje në qelinë numër 7. S’mund ta harroj kur më lidhi në tubin e nevojtores dhe më rrihte në mënyrë sistematike. Shpesh merrte edhe shokë me vete për t’i “argëtuar”. Edhe ata më rrihnin dhe largoheshin duke qeshur. Kaloi më shumë se një vit në atë qeli. Për çdo ditë më thoshte: -Këtu do t’i lesh kockat…! Nuk do të lë të dalësh i gjallë…! E pe, edhe sot iu duk sikur ishim tek qelia numër 7”!

Ja kjo ishte e gjitha çfarë pe e dëgjove sot…! Tani ndihëm më mirë, e ndava mërzinë me djalin e mikut tim.

-Dhe ju doktor…?! -Jo, bir, mos thuaj asgjë. E di çfarë të mundon, por duhet të kuptosh, se ne nuk jemi e nuk kemi për të qenë kurrë si ata. Mbaje vath në vesh këtë që po të them.

Unë gjithmonë e kisha adhuruar atë burrë të rrallë, por atë ditë adhurimi kaloi çdo përfytyrim. Për asnjë çast nuk iu shmang detyrës si mjek, po ashtu dhe si njeri. M’u mbushën sytë me lot nga fjalët e tij. M’u kujtua vetja kur ndodhesha në qeli.

Edhe pse isha fëmijë, xhelatët nuk donin t’ia dinin, po vazhdonin torturat. U ngrita në këmbë dhe shkova e përqafova. Ashtu me sytë e mbushur me lot, hapa derën dhe u ktheva në shtëpi, por pas mbeti kujtimi i paharruar i asaj nate dhe njeriu që e bëri të mundur atë, Doktor Isuf Hysenbegasi. Memorie.al

 CIKAGO – SHBA

Marrë nga gazetadiell.com

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kol Prela, rrinte në Kuvendin Popullor sa për formë, me dy karrige, nga ana tjetër, përkrahte Klerin Katolik, Paulin Palin dhe të tjerë qelbësira të Shkodrës...”/ Akt-akuza që çoi në plumb, deputetin rebel!

Next Post

Kalendari Historik 25 Gusht 2023

Artikuj të ngjashëm

“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja
Personazh

“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

June 28, 2025
“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve
Personazh

“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve

June 24, 2025
“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 17, 2025
“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje
Personazh

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

June 14, 2025
“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës   

June 12, 2025
“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës
Personazh

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës

June 11, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht 2023

Kalendari Historik 25 Gusht 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme