• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 20, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pasi e torturuan në burgun e Kalasë së Gjirokastrës, babanë e dënuan me vdekje dhe kur unë me motrën shkuam për ta takuar, oficeri i rojës na tha…”/ Dëshmia rrëqethëse e Arjan Putos

Memorie.al
Memorie.al pushkatimet
Memorie.al
Memorie.al pushkatimet
“Babanë e pushkatuan me 11 të tjerë në Gjirokastër dhe kur u hapën themelet e shkollës Industriale, njerëzit u tmerruan, se…”! / Dëshmia e të birit të sekretarit të Fan Nolit
Memorie.al
0
Shares
4.1k
VIEWS

Nga Arjan Puto

Memorie.al / Arjan Puto lindi në qytetin e Gjirokastrës, më 5 korrik 1935. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Korçë, ku familja e tij u shpërngul mbas pushkatimit të babait, Hazbi Puto, në vitin 1947, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve”, pasi u mbajt për disa muaj nën tortura në Burgun e Kalasë së Gjirokastrës. Si djalë i një të pushkatuari, atij iu ndalua e drejta për të vazhduar studimet e larta dhe vetëm në në vitin 1960, ai vazhdoi Fakultetin e Shkencave të Natyrës (dega Biologji) pa shkëputje nga puna. Pas kësaj, për afro 30 vjet punoi si korrektor letrar i teksteve shkollore në Stabilimentin “Mihal Duri” në Tiranë. Pas përmbysjes së komunizmit në fillimin e viteve ’90-të, ai ka botuar shumë artikuj dhe tregime në shtypin e kohës. Shkrimi që kemi përzgjedhur për botim, bën fjalë mbi arrestimin dhe pushkatimin e babait të tij, Hazbi Puto, në Burgun e Kalasë së Gjirokastrës në vitin 1947.

                                                  TAKIMI PARA PUSHKATIMIT

E mërkurë 11 qershor 1947. Një oficer i Degës së Brendshme ia behu te porta e shtëpisë. U tmerruam, por edhe shpresuam: mos vallë erdhi përgjigjja, për falje jete babait?! Jo, ai kërkoi një nga pjesëtarët e familjes, të shkonte me të. Më takoi mua, (atëherë 12 vjeç), të eci pas tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Përveç dajës sonë, Dr. Haki Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali

“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72

Babai jetonte orët e agonisë së tmerrshme, në qelinë e vdekjes. Ai priste zbatimin e vendimit, dhënë një muaj më parë.

Ngjitëm shkallët e gurta dhe më në fund, arritëm në një si ndarje dhome ku rrinte oficeri i rojës. Pas pak, nga një korridor i ngushtë, tepër i errët, shtyhej drejt meje një qenie e shfytyruar. Shtanga! Ky ishte babai im, Hazbi Puto, dënuar me vdekje, nga një “gjyq populli”, i akuzuar si agjent i anglo-amerikanëve.

Një vit tortura, i kishin ndërruar atij formë e ngjyrë. Në pjesët e dukshme të trupit, pashë gjurmë e shenja plagësh. Para syve më dolën përsëri ndërresat e gjakosura që merrnin çdo të shtunë. Në këmbë, në vend të këpucëve, mbante një palë nallane.

Në atë mjedis rrëqethës, tepër të frikshëm, ai gjeti kohë e më pyeti për të gjithë. Pa guxuar ta shoh drejt fytyrën e tij të përlotur e buzëshkrumb, me kokë mbështetur në gjoksin e tij, i’u përgjigja pyetjeve me gjysma fjalësh.

Për një çast e munda veten e i thashë: “Do të vish në shtëpi, mes nesh, nuk ke asnjë faj, ne kemi bërë lutje…”! Përgjigja ishte goditëse për mua: “Jo, nuk do t’ju shoh më…” dhe lotët e shpirtit të lënduar lagën shpejt kokën time.

Pas 5-7 minutash, papritur, takimin tonë fjalë pak e lot shumë, të dhimbshëm e të përmallshëm, e ndërpreu oficeri i pranishëm. Krahët e tij më shkëputën me forcë nga trupi i sfilitur i babait.

Koha harron e mjegullon shumë fatkeqësi, por jo ato që vrasin shpirtin e mendjen e një fëmije.

Duke zbritur shkallët e gurta të kalasë, u përballa me shefin e Degës së Brendshme (shefin e torturave). I’u shmanga asaj fytyre të urryer, por nuk munda. Daljen time ai e ndoqi me sy. Në rrugë eca si munda e ku munda dhe i përlotur arrita në shtëpi. I tronditur dhe i përmalluar, jetoja ende me përqafimet, me erën e trupit të tij dhe mbi të gjitha, me atë skenë vrasjeje shpirti që jetova.

Agimin e së nesërmes e prita në dritare. Diku, nga pullazi i shtëpisë, dëgjova zërin vajtimtar të qyqes. Nga ato që kisha dëgjuar për këtë shpend ndjellëkeqës, më shkonin nëpër mend lloj-lloj mendimesh. Si ra mirë dita, bashkë me motrën, morëm rrugën e Burgut të Kalasë. Ajo mbante në duar një enë të vogël me qumësht, ndërsa unë paketat e cigareve.

Si arritëm, oficeri i rojës me një buzëqeshje cinike, na tha: “Ç’kërkoni? Babai juaj s’është më këtu”. Filluam të përlotemi dhe të hutuar u kthyem mbrapsht. Këmbët na çuan përsëri në shtëpi. U mbylla në një dhomë e rashë përmbys në shtrat. Qava i heshtur deri sa ndjeva, që jastëku ish bërë për t’u shtrydhur nga lotët.

Afër drekës, një i afërt i familjes, i thyer në moshë, na erdhi në shtëpi. Përqafoi gjyshen, nënën tonë ende të re, e pastaj me radhë të gjithë pjesëtarët e familjes sonë të madhe patriarkale. Ai, duke iu marrë goja, shqiptoi atë lajm të kobshëm; babai nuk jetonte më, e kishin pushkatuar mbrëmë…!

Filluan vajet e të qarat. Çatia jonë mblodhi atë ditë dhimbjet e nënës, që mbeti pa djalë, të gruas pa burrë e të fëmijëve, ende të parritur, pa baba. Frika u kish hyrë njerëzve në palcë e ngurronin të vinin për ngushëllim njëherazi.

Në raste të tilla vdekjesh, Enveri (emër tmerri) prishi dhe zakonet tradicionale të popullit. Lufta e klasave, që i ngjante një persekucioni të egër racial, depërtonte si murtajë nga jeta personale, në atë familjare e pastaj më gjerë në rrethin farefisnor.

Kërkesës familjare për ulje dënimi, xhelati Enver i’u përgjigj, me zbatimin e tij: pesë-gjashtë orë pas atij takimi tragjik, babanë e pushkatuan. Vesa e mëngjesit që gdhiu, u përzje me gjakun e një njeriu të pafajshëm.

Tani lind pyetja: a kishte qëllim human takimi me babanë? Jo. Qëllimi ishte i qartë: bashkë me zhdukjen fizike të prindit, vritej moralisht e shpirtërisht, për gjithë jetën, edhe fëmija.

Njerëzit i kujtojnë ditët e fëmijërisë, si ditët e lumturisë më të madhe, si ditët më magjepsëse… por mua, si qindra e mijëra fëmijëve të tjerë, që jetuan në ferrin komunist enverian, na u mohua kjo e drejtë e natyrshme.

U rrita si u rrita, krijova edhe familje, por gëzimet e jetës nuk i shijova. Barta me vete në mendje dhe në shpirt, atë kujtim të tej dhimbshëm, takimin me babanë para pushkatimit. Edhe paketat e cigareve u ruajtën për shumë kohë, si dëshmi e kërkesës së tij të fundit.

Sot hodha në letër këtë ngjarje kaq të dhimbshme.

Tani pyes: pse e torturuan dhe pastaj e pushkatuan babanë tonë, krejt të pafajshëm? I vetmi “faj” i tij ishte nënshtetësia amerikane dhe punësimi në UNRRA, organizatën e OKB-së, që ndihmonte shtetet e shkatërruara mbas Luftës së Dytë Botërore. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Në një bisedë me Ramiz Alinë, vetëm pak ditë mbas pamjeve televizive që paraqisnin fundin tragjik të Çausheskut e bashkëshortes Elena, ai tha...”/ Dëshmitë e rralla të publicistit të njohur nga Franca

Next Post

Kalendari Historik 27 Tetor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Përveç dajës sonë, Dr. Haki Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali
Personazh

“Përveç dajës sonë, Dr. Haki Sharofi, i cili pa pyetur aspak për pasojat, na takoi para pallatit, kur po nisej makina për internim, edhe sopranoja e njohur…”/ Dëshmia nga SHBA-ës, e studiuesit Agron Alibali

March 19, 2023
“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72
Personazh

“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72

March 19, 2023
“Vuajta 32 vjet në burgjet komuniste, se shkrova gabim, ‘Rroftë Komiti Qendror’ dhe se pikturova shqiponjën pa yll në Revoltën e Spaçit”/ Historia tragjike e ish-drejtorit të Burgut Burrelit
Personazh

“Të merren masa shumë të rrepta që, pas arrestimit, Gjet Kadelin, të lidhur ta çojmë në shtëpi, për kontrollin e banesës së tij dhe…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, gusht 1972

March 18, 2023
“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit
Personazh

“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit

March 18, 2023
Ramizi në Byro: “Sigurimi në gjumë në ikjen e 9 vetave, por në esfelt shkofshin këta dhe 90 si këta! Me vagabondët s’mbahet Shqipëria…”/ Analiza e arratisjes së “Dukati”-t
Personazh

“Në vazhdim të bisedës, ai tha; për shpirt, udhëheqësin e partisë dhe kryeministrin, qysh nesër i vras, nuk i lë të gjallë dhe në vend të tyre…”/ Raporti sekret i B.p. të Sigurimit, “Çesma e Trojës”, Laç, 1973

March 16, 2023
“Qëndroi afër, mëso lëvizjet e tij dhe futu thellë nëse bluan në kokë, të bëjë atentat shokut Enver, nëse ka armë…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Krujës, për survejimin e Gjet Kadelit
Personazh

“Qëndroi afër, mëso lëvizjet e tij dhe futu thellë nëse bluan në kokë, të bëjë atentat shokut Enver, nëse ka armë…”/ Udhëzimi i kryetarit të Degës së Krujës, për survejimin e Gjet Kadelit

March 16, 2023
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2022

Kalendari Historik 27 Tetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!