• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, April 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pasi e rrahën për vdekje, duke e shpërfytyruar, në grahmat e fundit të jetës ai kërkoi ujë për të pirë, por e mbyten të gjallë në gropën e nevojtores…”/ Historia tragjike e Dom Aleksandër Sirdanit

“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
“Gjaku i Dukagjinit: Si u shua zëri i një familjeje që nuk u përkul kurrë”…/ Nga burgjet e fretërve në varret pa emra – fjala e fundit e Zef Prelës
Fati tragjik i albanologëve, gjuhëtarëve dhe përkthyesve shqiptarë, në regjimin komunist: “Nga B. Palaj, D. Kurti, L. Shatoja e Gj. Shllaku, te P. Gjeçi, V. Volaj, M. Janina e I. Vrioni, të cilët…”!
“Sipas porosisë së Enverit, Kadri Hazbiu më dërgoi në Shkodër për të goditur Klerin Katolik, por në dosjet e tyre…”/ Dëshmia e ish-nënkolonelit të Sigurimit
“Nënkryetari i Seksionit të Sigurimit, merrte vajza të reja në zyrë, ku i’u bënte presion dhe më pas i përdhunonte…”/ Dëshmitë e studiuesit të njohur, për ata që masakruan Shkodrën
“Mark Çunin e lidhën me duar mbrapa dhe shefi i Degës, në mënyrë shtazarake e qëllonte me grushte e shkelme stomakut, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit nga Shkodra

Nga Sokol PAJA

Memorie.al / Regjimi komunist shqiptar ndaj klerit fetar dhe sidomos ndaj Klerit Katolik, kreu krime çnjerëzore, të padëgjuara më parë në histori. Mbytja për së gjalli në gropën e nevojtores së Dom Aleksandër Sirdanit prej kriminelëve komunistë, përbën një nga krimet më të shëmtuara të ndodhura përgjatë regjimit komunist në Shqipëri. Në kohën kur diktatura komuniste kishte mësyrë në Veri për nënshtrimin e kundërshtarëve të regjimit, klerit, familjeve të mëdha dhe çdo individi që nuk pajtohej me regjimin komunist, në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe, ndodh një terror mbi popullsinë civile dhe krim i shumëfishtë.

Përgjatë periudhës nga 28 korriku, deri më 29 gusht të vitit 1948, në kryeqendrën e Malësisë Madhe, u masakruan, u rrahën, u vranë dhe u torturuan 56 burra e gra, dhe u vranë pa gjyq katër burra me emër dhe ndikim të veçantë në Malësi: Taro Keqi, Nikë Mark Rexha, Dom Aleksander Sirdani dhe Dom Pjetër Çuni. Kjo masakër e dhunshme u krye prej komunistëve, në hetuesinë e Koplikut.

Fatin më të keq e pësoi Dom Aleksandër Sirdani, që i rrahur e torturuar për vdekje, u mbyt prej komunistëve në gropën septike, kur ende ishte gjallë. Dom Aleksander Sirdani është një ndër emrat më të spikatur të Klerit Katolik në vitet 30-të’. Prifti Jezuit ishte poet, folklorist, etnograf e publicist. Pas studimeve në kolegjin Saverian, vijon studimet në Austrí, në Insbruk. Meshën e parë i shuguruar si meshtar, e zhvilloi më 24 prill 1916.

Gjithashtu mund të lexoni

“Fyerja më e madhe iu bë kur në marsin e vitit 1975, dy muaj para mbarimit të vitit shkollor…”/ Historia e panjohur e Prof. Kol Ashtës, që kishte mbrojtur diplomën në 1942-in në Itali, me ‘Epikën’ e Fishtës

“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi

Dom Aleksander Sirdani shërbeu si famullitar në Famullinë e Shkrelit, në fshatrat Reç, Shkrel, Bogë, Dedaj, Bzhetë dhe fshatrat përreth. Përveç misionit të tij fetar si çdo prift katolik, Dom Aleksander Sirdani u kujdes edhe për kulturën dhe trashëgiminë etnografike të popullsisë ku shërbente si prift, duke shkruar për legjendat, mitet, përrallat, fjalët e urta, traditat deri tek besëtytnitë e lashta që haseshin në fshatrat e Malësisë së Madhe.

Vrasja e Dom Aleksander Sirdanit, ishte e përllogaritur prej komunistëve. Erdhi pikërisht në një kohë kur regjimi diktatorial po likuidonte krerët kryesore të fesë në Shqipëri dhe kur po ndryshonte statutin fetar të Klerit Katolik, duke e shkëputur përgjithmonë nga Vatikani dhe duke e vendosur nën diktatin e regjimit komunist shqiptar.

Pasi shkatërruan kuvendet fetare, mbyllën shtypshkronjat, shkollat fetare, konfiskuan qendrat e botimeve fetare dhe letrare, pasi arrestuan udhëheqësit kryesorë dhe strukturat drejtuese të fesë në Shqipëri, komunistët kaluan në ekzekutimin e priftërinjve, nëpër fshatrat e largët në veri të Shqipërisë. Synimi i komunistëve ishte i qartë: zhdukje totale të institucioneve fetare dhe ideologjisë fetare.

Dhuna, terrori, përndjekja dhe vrasjet e pamëshirshme, ishin panorama që shoqëroi qeverisjen dhe qasjen e komunistëve shqiptarë, ndaj kundërshtarëve të tyre. Me datë 26 korrik 1948, Dom Dom Aleksander Sirdani pasi çoi meshën e së dielës në famullinë e tij në Bogë, ku kritikoi ashpër komunistët dhe reprezaljet e tyre sidomos në Veriun e Shqipërisë, një ditë më vonë arrestohet dhe dhunohet përgjatë gjithë rrugës, nga Boga deri në Hetuesi në Koplik, ku mbërriti i copëtuar prej dhunës shtazarake.

Dëshmitari i vdekjes së tij, At Anton Luli, ka dëshmuar se pasi komunistët e rrahën për vdekje, duke e shpërfytyruar, në grahmat e fundit të jetës, kishte kërkuar ujë për të pirë, ndërkohë që komunistët në shenjë hakmarrje primitive, e mbyten të gjallë në gropën septike të hetuesisë. Veprat kryesore letrare të Dom Aleksander Sirdanit ishin: “Shqyptari i vogël”, “Kallxime popullore”, “Fjalë ari”, “Legjenda e gjethes së purrinit”, “Frati i ri” etj.

Dom Aleksander Sirdani në vitet ’30-të, ishte një zë shumë i fuqishëm në shtypin fetar të kohës, si “Leka” dhe “Hylli i Dritës”. Pas një procesi të gjatë kanonik, Dom Aleksandër Sirdani së bashku me martirë të tjerë të fesë katolike në Shqipëri, u shpall i lum nga Vatikani më 5 nëntor 2016. Vrasja shtazarake e Dom Aleksander Sirdanit, është një ngjarje e dhimbshme e tmerrit dhe ferrit që përjetoi mbi kurriz kleri fetar në Shqipëri për gjysmë shekulli.

Komunistët bënë hakmarrjen dhe reprezalje më të tmerrshme, sidomos mbi Klerin Katolik, pasi ishin klerikë të shkolluar në universitetet më të mira në Perëndim, ndërsa komunistët ishin injorantë përballë tyre, se ideologjia fetare nuk përputhej me ideologjinë komuniste, se komunistët ishin armiq të betuar të religjiozëve të shuguruar. Vrasja e Dom Aleksander Sirdanit, përbën një faqe turpi shtazarake ndaj një patrioti, kleriku, letrari e shqiptari të madh. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Spiunllëku i fundit i bërë nga ambientet e Hotel ‘Vollgës’, është filmimi i shkuljes së bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991, që u bë shkak edhe për arrestimin e...”/ Historia e panjohur e hotelit të famshëm

Next Post

“Shqipëria komuniste është i vetmi vend në Europë, e cila ka pushkatuar tre rekordmenë të saj, në sportin e atletikës së lehtë; Biçaku, Guraziu dhe A. Këllezi...”/ Refleksionet e gazetarit të njohur sportiv

Artikuj të ngjashëm

“Fyerja më e madhe iu bë kur në marsin e vitit 1975, dy muaj para mbarimit të vitit shkollor…”/ Historia e panjohur e Prof. Kol Ashtës, që kishte mbrojtur diplomën në 1942-in në Itali, me ‘Epikën’ e Fishtës
Personazh

March 29, 2026
“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi
Personazh

“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi

March 29, 2026
“Penda e Koliqit shkruente se; Mustafa Kruja ushtroi, pa lakime, normat mâ fisnike të burrnís shqiptare, ai deshi ma fort Shqipninë se popullaritetin e vet, pasi…/ “Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

March 28, 2026
“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia

“Pergamenit iu hoqën vulat dhe para syve të historianëve, u shfaq një dokument i çuditshëm, një hartë e plotë dhe e saktë e Antarktidës, e realizuar nga…”/ Historia e panjohur e admiralit shqiptar, Pirro Rajca

March 25, 2026
Next Post
“Ndërsa prisnim të vinte baba në shtëpi, na erdhi një pusullë, ku shkruhej; ‘Pjerin Guraziu, është pushkatuar si armik i popullit dhe i Partisë’…”/ Dëshmia e trishtë e ish-kryebashkiakut të Shkodrës

“Shqipëria komuniste është i vetmi vend në Europë, e cila ka pushkatuar tre rekordmenë të saj, në sportin e atletikës së lehtë; Biçaku, Guraziu dhe A. Këllezi...”/ Refleksionet e gazetarit të njohur sportiv

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme