• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kampeve nën hijen e Tomorrit

“Pas thirrjeve të fëmijëve; e hodhën bustin e xhaxhit Enver, ne ndezëm televizorin dhe pamë lajmet te RTSH-ja, por Dedë Gjonmarkaj më tha; Simon, sot rrëzuan vetëm një metal, por…”/ Kujtimet e Simon Mirakajt

“Në Tepelenë, kur mësuesi më pyeti nëse unë e doja babën tim, që ishte në mal i arratisur dhe i thashë; po, e dua, ai kapi vizoren dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Simon Mirakaj
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Dedën, të birin e Gjon Markagjonit, Sigurimi i Shtetit e mbajti tre vjet në arkivol, duke i kërkuar…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
“Skena e tmerrshme e arrestimit të dytë të Fatbardh Abaz Kupit, kur atij i vunë prangat në duar aty në internim dhe…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të persekutuarit politik

Nga SIMON MIRAKAJ  

Pjesa e trembëdhjetë

                                            “Kampeve nën hijen e Tomorrit, 44 vite internim”           

                                                                        – Kujtime –

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                                                                            H Y R J E

Memorie.al / Këto kujtime i kam hedhur në letër pas një periudhe të gjatë hezitimi. Kjo mbase, sepse subjektet i kisha gjithnjë të freskëta në mendje, që më ndiqnin pa mëshirë gjatë viteve pas rënies së komunizmit. Por vjen një moment – kur koha bën të vetën – dhe pamjet e tmerrit dhe të pësimeve, erdhën duke m’u zbehur – thuajse pësimet kaluan në harresë.  Atëherë vendosa t’i ripërsëris ngjarjet më mbresëlënëse – fillimisht në mendje – derisa morën trajtën e këtyre rrëfimeve. Sado të zbehta që mund të duken këto rrëfime – krijojnë idenë e realitetit të ashpër dhe mjeran të kampeve.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Ne e kishim shtëpinë më afër, të gjithë erdhëm dhe u përqafuam me njeri tjetrin e pimë nga një gotë raki e secili shkoi pranë familjes.

Po tani…?! Tani drejt e te motra, pastaj në Gradisht, te Mojsi, Xhina, Leka e Nan Palja, që e kishim si nanën tonë. Nan Palja, kur na pa, thirri Klorën, vajzën e Pashuk Mirakajt, i cili ishte vra në arrati, më 1946-ën.

“O Klorë, erdhën djemt”! – vuri dorën në zemër. Ne e kapëm shpejt dhe e përqafuam. Ajo fshinte lotët duke pyetur?

“A u liruet”?

“Po u liruam”.

Tani mbas shumë vitesh, ka dalë një dokument i nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme, kur e shikon nuk mund t’iu shpëtosh emocioneve. Ai vërtetim, të kthen në ato vite të tmerrshme, ku puna e rëndë e pasiguria për jetën, të shfaqej çdo ditë.

Ne përveç apelit që ishim të detyruar me u paraqitë dy herë e tre herë në ditë, ne survejoheshim në çdo minut e sekondë, në çdo lëvizje, nga njerëzit e tyre. Çdo ditë i luteshim zotit, që të na jepte forcë, për mos me u korit. Ata në çdo mbledhje deklaronin se; “Do t’ua bënin jetën e mërzitshme armiqve, që kemi këtu”.

“Ma mirë me vdekë në kam, si burrat, sesa me jetue si zvarranik”. Kjo ishte lutja jonë, duhesh me përballue një shtet kriminal, që e kishim mbi krye, pasi ne na i jepnin dënimet, çdo pesë vjet.

Për të komunikuar dënimet, Dega e Brendshme, kishte caktuar një oficer të Degës. Një kohë na sollën një oficer kufiri, me mbiemrin Shambro – ishte nga Krutja.

Më vonë caktuan një oficer policie, Rexhep Çuko. Kur u kthyem nga puna atë ditë, na vjen përgjegjësi i apelit, Bakiu, që na thotë:

“Ejani te zyra e Këshillit se ka ardhë një oficer nga Dega e Lushnjes. U bëme gati e morëm rrugën për te zyra, ku qëndronte oficeri duke na pritur. Ne e dinim arsyen e ardhjes së tij, se ne kishim mbushur dënimin e tetë, të përsëritjes. Nuk na bënte shumë përshtypje, ne e dinim se ishim të dënuar të përjetshëm prej atyre kriminelëve, por besonim se ka dhe një Zot, që do na shpëtojë një ditë.

Sokoli më thotë, kur po i afroheshim zyrës:

“Ai do na kërkojë të firmosim se morëm njoftim për dënimin, por ne nuk do ta firmosim”.

Unë i them:

“Ta firmosim e mos t’i nxjerrim telashe vetes, sesi e firmosëm e sesi nuk e firmosëm, pesëshen e dënimit, e kemi”. Në këto momente hymë brenda.

Oficeri nxori një copë letre e, lexoi:

“Sokol Pal Bib Mirakaj dënimi ju përsëritet dhe pesë vjet. Simon Pal Bib Mirakaj, dënimi ju përsëritet dhe pesë vjet të tjera. Firmosni këtu që ju njoftova”.

“Nuk firmos” – tha Sokoli, – jo nuk firmosim”, i thashë dhe unë e, dolëm nga zyra.

Pra në qershor të vitit 1989, na ri-dënuan përsëri, me nga pesë vjet të tjera. Siç thashë, Zoti është i madh e, na shpëtoi prej këtyre kriminelëve, duke u liruar me 4 korrik të vitit 1989. U liruam mbas 44 vjetësh, të një rrugëtimi shumë të gjatë e, shumë të mundimshëm e, krejtësisht të pafajshëm.

Ne na quanin “armiq”, po ne ishim armiq të diktaturës të padrejtësisë që shkaktoi komunizmi për 50 vjet, ata ishin armiq të Lirisë e të Demokracisë. Çdo kohë ka heronjtë e vetë.

Ju lutëm më thoni:

“A keni ndigjuar të dënohet tjetri 44 vjet, pa bërë asgjë”?!

                                                                PJESA E DYTË

                                                   JETA NË PAS DIKTATURË

                    Deti ëndrra ime

Pak ditë kisha që kisha fituar lirinë, të drejtën për të lëvizur nëpër Shqipëri. Mëndja më rrinte aty, te një pyetje, kur do ta shikoj detin… kur?! E kisha parë detin në hartë – e dija që kemi një bregdet prej katërqind kilometra, por ujin e tij, nuk e kisha prekur kurrë, as se kisha parë pafundësinë e tij, kisha dëgjuar që ujin e ka të kripur, e kisha parë detin në film e, njerëzit që laheshin, shtriheshin në rërë.

Kisha lexuar novelën “Plaku dhe deti” të Heminguejt, kisha krijuar një imazh për detin e bukurinë e tij. Po unë kur do ta prekja ngrohtësinë e tij? Kur do shtrihesha në prehrin e tij?! Unë nuk dija as not! Isha larë vetëm nëpër kanale, me ujë deri tek gjuri. Apelit të policisë i kisha shpëtuar, tani vetëm një apel kisha, atë të punës. Gjumi më ishte vrarë, më ishte bërë refleks të ngrihesha që në orën pesë. Merrja planin e punës tek brigadieri, tani na shikonin me një sy tjetër. I them Sokolit vëllait:

“Do nisem për në Durrës, do shkoj në det”.

“Mirë shko, po kujdes, se ti nuk di as not mirë”.

“Po shkoj me e pa detin, me ju prezantu, e ta pyes, nëse më pranon…”!

“Të kujtohet operativi Kosta Sillo, kur i kërkonim leje, për të shkuar në Savër, na thoshte:

“Nuk ju pranon Savra…”!

“Merri leje brigadierit, mos harro”!

Sokoli më tha:

“Nuk na u ndanë lejet”!

Dola nga shtëpia e pashë brigadierin, që shpërndante planin e punës.

“Hë, – më tha…! – Nuk qenke për punë sot”, pasi më pa që nuk isha veshur si për punë, kisha veshur një palë pantallona doku dhe një këmishë me krahë të shkurtër.

“Jo, kam ardhur të kërkoj leje, për dy ditë….”!

“Çfarë thua Monçi, sa të duaç are”!

“Faleminderit! – e u largova. Dola në rrugë duke pritur për ndonjë mjet. Autobusi vinte në Gurëz, e ndalonte edhe përballë Gjazës, ku banoja. Nga ora tetë arriti, ishte një autobus me të ardhë keq të dukej se po jepte shpirt, u ngjita e zura vend në karrige. Më dukej se të gjithë, më shikonin mua. Në orën dhjetë arritëm në Lushnje, u drejtova tek stacioni i trenit, preva biletën dhe u ula në një stol duke pritur.

Trenin e kisha parë për herë të parë, kur punoja në kodrat e Dushkut, për të udhëtuar me tren, ishte hera e parë. Dëgjova zhurmën e sirenës, pashë njerëzit që nxitonin që të hipnin, kishte shumë njerëz, ndoshta shkonin në plazh: ishte korrik, vapë e madhe. Treni u nis unë rrija në korridor, në dritare, doja të shikoja.

Ja Rrogozhina! Zbritën disa, treni u nis përsëri.

“Po tani, – pyeta njërin aty afër, – ku ndalon”?

“Ndalon në Kavajë”.

“Cili stacion është më afër detit, ai i Golemit? Të lutem kur të jemi afër, a mund të më tregosh”?

“Patjetër”.

Nxora një cigare ‘DS’ (Durrës Special), ia ofrova dhe pasagjerit që do më ndihmonte, ai më tha:

“Faleminderit por nuk e ndez, po i afrohemi Golemit”.

“Ooo, ja deti” bërtita unë.

“Nuk ke qenë ndonjëherë në det”? – më pyeti pasagjeri që e kisha afër. Pa kthyer kokën, i thashë: “Jo”.

“Më fal, a mos keni dalë nga burgu”?

“Jo, nga internimi”, – i thashë unë.

“E po shyqyr që qenkeni liruar, edhe unë e kam pas xhaxhain në burg… e ndërkohë treni u ndal…!

“Zbrit, – më tha, – ky është Golemi, kujdes kur të kalosh rrugën nga makinat”.

“Mirupafshim”! – u përshëndetëm.

Po tani?! Kalova rrugën, pashë njerëz që drejtoheshin për nga deti dhe unë ecja mbrapa tyre. Mbas pesë minutash, arrita në plazh. Plazhi ishte plot, deti kaltërosh shtrihej përpara meje, pa fund. Eca mbi rërë e, në fund të saj, u ula duke e soditur. Hoqa atletet, tërhoqa pantallonat deri tek gjuri, e u futa në det.

M’u morën mendtë, dola e u ula përsëri, ndeza një cigare e ndiqja tymin e saj që zhdukej në ajrin e nxehtë. Shikoja njerëzit të shtrirë mbi peshqirë, të tjerë që laheshin. Një zë nga brenda u drejtohej plazhistave.

“Ej, e dini ju që unë e shikoj detin për herë të parë”?!

Fika cigaren e u futa përsëri në det, në breg të tij. Mbusha grushtet me ujë, lava fytyrën e, vura pak ujë në buzë, por ishte i kripur. U futa pak më thellë, deri ku uji vinte deri tek gjuri dhe ecja në ujë. Ndeja dy orë, duke soditur, u vesha e dola në rrugë, për te stacioni i trenit, për t’u kthyer andej nga kisha ardhur. Ëndrra për të parë detin, u bë realitet në moshën 44 vjeç!

Gjazë, 12 Korrik 1989.

Rrëzimi i bustit të diktatorit

       -20 shkurt 1991-

Kanë kaluar 33 vjet nga ajo ditë, ditë e cila zor se do të shuhet nga kujtesa jonë. Kishte pak kohë që në kishim fituar lirinë, më mirë me thane, na ishin zgjidhur vargonjtë nga duart e këmbët. Se i lirë nuk mund të jesh, kur nuk ke as pronë e, as shtëpi, ne na ishin marrë të dyja, na ishte marrë jeta. Kishim fituar diçka, nuk dilnim më në apel, nuk do kërkonim më leje operativit, për të shkuar në qytet apo, te motra e vëllezërit, që ishin në një kamp tjetër internimi.

Në punë shkonim çdo ditë, punonim deri në drekë, nuk mund të rrinim më shumë, nuk na rrihej, ditët nuk i ngjanin njëra tjetrës. Diktaturat po shembeshin, radio e dorës, na shoqëronte çdo ditë, duke na mbajt në korrent me ngjarjet, dëgjonim lajmet. Ishim në dijeni të ngjarjeve të rrokullisjes së komunizmit, që kishte shkaktuar aq shumë tragjedi.

Nga ora 13.30 minuta, u nisa me gjithë vëllain Sokolin, për te Deda, aty gjetëm vëllezërit Dine, Tomorrin e Sazanin, si dhe Pal Kaziun, Frida Sadedinin, që jetonte me Markagjonët.

Sapo u përshëndetëm, Frida nxori letrat, bëri gati tavolinën për poker. Luanim poker, për të vrarë kohën nga një herë, luanim me grosh, ½ lek kokrra, emocionet e lojës, ishin sikur po luaje me miliona. Në një tur, unë nuk u futa në lojë dhe po shikoja lojën, kur nga ora 14.30 minuta, dëgjoj fëmijët që bërtisnin: “E hodhën xhaxhin Enver”. Menjëherë dola, fëmijët bërtisnin me të madhe: “E hodhën bustin e xhaxhit Enver”.

Hyra brenda në dhomë: “Ndizeni radion të dëgjojmë lajmet, se kanë rrëzuar monumentin e diktatorit”. Gazetari i Radio-Televizionit Shqiptar, Alfons Gurashi, transmetonte momentet e rrëzimit, loja sigurisht u ndërpre, një gëzim i pa parë, emocione të papërsëritura. U larguam nga Deda, për në shtëpi. Po dëgjonim lajmet.

Në orën 18.00 hapëm televizorin, Alfons Gurashi apo dikush tjetër, kishte filmuar rrëzimin e monumentit, ne rrinim si të shtangur, duke parë grumbullin e njerëzve pranë monumentit që i hodhën litarin në qafë dhe e tërhoqën zvarrë. Në momentin që i hodhën litarin, ne i luteshim zotit:

“Zot shpëtoi ata njerëz”, – se kishim frikë, kur të binte, mos ziente njeri. Monumenti u mbulua nga njerëzit që kishin hipur sipër e, tërhiqej zvarrë nga makina. Ne e festuam me një darkë të shijshme, duke fshirë lotët nga gëzimi.

Mu kujtuan fjalët e të ndjerit Dedë, që në një shëtitje që po bënim bashkë, duke hequr llullën nga goja, më tha: “Simon ka rënë një metal, është tërheq zvarrë një monument metali e, jo komunizmi”.

Sot mbas 33 vjet në demokraci, pavarësisht disa arritjeve, thënia e tij, më duket profetike. Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur im atë, Prof. Luan Xheneti, pyeti Haki Toskën, për vrasjen e babait të tij, ai i tha: Nekiu, V. Hasani dhe Xh. Babameto, me urdhër të Enverit...”/ Historia e panjohur e ekzekutimit të tre nacionalistëve, në gusht 1943

Next Post

Kalendari Historik 24 Maj 2024

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Maj 2024

Kalendari Historik 24 Maj 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!