• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, May 21, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kampeve nën hijen e Tomorrit

“Kur e pyeta ish-oficerin e lartë të Sigurimit, I.S., që më ftoi për kafe, se ç’fëmijë kishte, ai më tha; kisha dy, por një ma mbytën dhe një ma çmendën, pasi…”/ Kujtimet e Simon Mirakaj

“Në Tepelenë, kur mësuesi më pyeti nëse unë e doja babën tim, që ishte në mal i arratisur dhe i thashë; po, e dua, ai kapi vizoren dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Simon Mirakaj
“Skic-programi socialdemokrat me platformën që armiku Mehmet Shehu do të….” / Zbulohet akt-akuza e Prokurorit Rrapi Mino në ‘83-in
Naim Staravecka, Halil Zenuni, Moisi Mirakaj, Genc Pervizi, Gazmir Kaloshi, Lek Previzi, Lek Mirakaj dhe Tomorr Dosti (anash në të djathtë të fotos me lopatë në dorë), gjatë ceremonisë së varrimit të një bashkëvua
“Djalin, nga një familje ‘armike e popullit’, e arrestuan, kurse të dashurën e tij, Leonorën, donin ta bënin agjente të Sigurimit…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik, për librin e Zef Pashuk Mirakaj
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj

Nga SIMON MIRAKAJ  

Pjesa e katërmbëdhjetë

                                               Kampeve nën hijen e Tomorrit, 44 vite internim           

                                                                               – Kujtime –

Gjithashtu mund të lexoni

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

                                                                                H Y R J E

Memorie.al / Këto kujtime i kam hedhur në letër pas një periudhe të gjatë hezitimi. Kjo mbase, sepse subjektet i kisha gjithnjë të freskëta në mendje, që më ndiqnin pa mëshirë gjatë viteve pas rënies së komunizmit. Por vjen një moment – kur koha bën të vetën – dhe pamjet e tmerrit dhe të pësimeve, erdhën duke m’u zbehur – thuajse pësimet kaluan në harresë.  Atëherë vendosa t’i ripërsëris ngjarjet më mbresëlënëse – fillimisht në mendje – derisa morën trajtën e këtyre rrëfimeve. Sado të zbehta që mund të duken këto rrëfime – krijojnë idenë e realitetit të ashpër dhe mjeran të kampeve.

                                                         Vijon nga numri i kaluar

Origjina

Në momentin që fillon të arsyetosh, para teje shtrohen edhe pyetje për botën që na rrethon, për drejtësinë e munguar apo padrejtësinë. Gjithmonë një pyetje qëndronte konstante. Si është e mundur, si mund të quhet një fëmijë armik , kjo ta shoqërojë atë për 45 vjet rresht?

Ne jemi me origjinë nga Iballja e Pukës. Në shkrimet e tij, Padër Paulin Margjokaj, te “Hylli i Dritës”, thotë se në Lidhjen e Prizrenit, ka marrë pjesë dhe Prel Memeti i Mirakajve, bashkë me Frrok Bajraktarin e Bugjonit.

Gjyshi jonë, Bibë Mirakaj, bashkë me Frrok Bajraktarin e Dom Gaspër Thaçin, kanë ngritur flamurin në fshatin Qelëz të Pukës, me 8 dhjetor të 1912. Ndërsa xhaxhai, Kol Bib Mirakaj dhe Pashuk Bibë Mirakaj, kanë drejtuar çetat kundër serbeve, duke mbrojtur kufijtë tanë. Në një nga këto beteja, plagoset në këmbë, Kol Bibë Mirakaj.

Një gjeneral , i cili në promovimin e librit rreth çetave që luftuan kundra serbeve, thotë se; ushtria serbe ishte shumë herë më e madhe se çetat që drejtonte Kol Biba e Pashuk Biba, por me trimërinë e tyre e, me patriotizmin e tyre, ata nuk i lanë që të avancojnë ushtritë Serbe në Shqipëri.

Në kohën e pushtimit fashist, Kol Bib Mirakaj, ishte zv/ministër i Brendshëm e më vonë, ministër i Brendshëm në qeverinë Maliq Bushatit. Arsyeja e bashkëpunimit, ka qenë bashkimi i trojeve shqiptare, i cili u realizua. Mbas kapitullimit të Italisë, u angazhuan në luftë pa kompromis kundra- komunizmit.

Babai në mal, drejtonte çetën e tij, ndërsa xhaxhai, Pashuk Biba, u vra në mal bashkë me djalin e xhaxhait, Ndoc Mirakaj, që ishte kthyer nga studimet në Itali i cili, ishte në vitin e tretë të inxhinierisë, për të luftuar kundra komunizmit.

Ne, familjet e të tre vëllezërve, u internuam. Internimi jonë fillon në Berat në ’45-ën, kur unë isha dy javësh. Dy ditë na kanë lënë në breg të lumit, të ruajtur nga ushtarë të armatosur, pastaj na kanë futur nëpër shtëpia të abandonuara.

Me prishjen me Jugosllavinë në vitin 1949, na dërgojnë në kampin famëkeq të Tepelenës, që nuk kishte dallim me kampet naziste. Për ditë vdisnin fëmijë nga uria, nga sëmundjet dhe në këtë kamp, kishte rreth 2500 të internuar, kryesisht gra, pleq e fëmijë.

Tre herë u ndërruan varrezat e, sot varret e tyre, janë të humbura. Oborri i kampit ishte i minuar nga lufta Italo-Greke. Shumë vdiqën nga këto mina, në vitin , mbas vdekjes së Stalinit, kampi Tepelenës u mbyll.

Ne u dërguam në Lushnje, në kampin e Savrës. Aty jeta ndryshoi pak, nuk kishte uri. Të internuarit filluan të punojnë, sigurisht në punë të rënda. Ne filluam shkollën, filloren e mbarova në Savër, ndërsa shtatëvjeçaren në Lushnje. Pa i mbushur të 15 vjeç, më thonë: “Ti dhe vëllai, duhet të paraqiteni në apel çdo ditë, në mëngjes dhe në darkë”.

Mbas mbarimit të shtatë vjeçares vazhduam gjimnazin, por gjithmonë duke bërë apelin në mëngjes e në darkë. Në Savër, kemi qëndruar deri në shkurt të vitit 1969. Lufta e klasave ishte ashpërsuar.

Më 1967-ën, ne ishim në Savër, por na izoluan e, nuk na lejuan më të dalim në qytet edhe pse ishte jo më shumë se katër kilometra larg qytetit, derisa në vitin 1969, na dërguan në Gjazë, në një fshat më në jug, larg qytetit.

Aty na prezantuan si; “armiq shumë të rrezikshëm”. Kur një nga njerëzit e Partisë, e pyeti shefin operativ të Sigurimit të Shtetit, Apostol Çepelin (që mbulonte të internuarit, se; sa të drejtë kanë këta, për të lëvizur, ai ju përgjigj qetësisht, se; “Këta kanë të drejtë të lëvizin 700 hektarë tokë, nëse e kalojnë, jepuni plumbin ballit”.

Na u shpall luftë e hapur ekonomike e politike. Porositeshin brigadierët, që ne të dërgoheshim në punët më pak të paguara e, më të rënda. Megjithatë, e keqja nuk na mposhti, ne lexonim e mësonim gjuhë të huaja edhe pse lodheshim shumë nga puna e rëndë, dëgjonim muzikë, dëgjonim lajme nga stacionet e huaja, por me shumë kujdes, duke u ruajtur shumë. Me rënien e Murit të Berlinit, ne u liruam. Kjo ndodhi në 4 korrik të vitit 1989.

Ne si familje, kemi 950 vjet burg, internim, e disa pushkatime. Prandaj e shtroja pyetjen, kur shikoja këta të ashtuquajtur njerëz: “Si është e mundur, që njeriu me ndërgjegje, të gjejë kënaqësi, duke e parë tjetrin duke vuajtur pa faj”?! Të gjithë ish-të përndjekurit politikë që dolën nga kampet e burgjet, nuk u hakmorën, se nuk e njohin hakmarrjen. Kjo plotëson thënien; “Njerëz fisnik”.

Gjithsecili sipas rrethanave, u mundua të ndërtonte jetën e vet, sigurisht nuk ndihej mirë, kur shikon sot që këta që shkaktuan këtë tragjedi, janë pjesë e administratës të lartë. Në vitin 1992, unë u regjistrova në Fakultetin Juridik (të Universitetit Shtetëror të Tiranës), pa shkëputje nga puna.

Kisha filluar punë në arkivin e Ministrisë së Rendit. Fakultetin e mbarova në vitin 1996 dhe më vonë mbarova dhe Akademinë Ushtarake në 1998, se lëndët e Juridikut, njiheshin, kështu dhashë disa provime, për të marrë diplomën e Akademisë të Rendit.

Në vitin 2002, fillova punë si Drejtor i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, ku shërbeva deri në tetor të vitit 2013.

Unë e kam thënë e po e përsëris, se; ish-të përndjekurit politikë, nuk kanë marrë e nuk kanë për të marrë atë që kanë dhënë, kanë dhënë jetë njerëzish, kanë humbur rininë, pasurinë, janë shkatërruar fizikisht e mendërisht. Jeta nuk ka çmim. Jetët e humbura, nuk kthehen më.

Idriz Seiti

Po shkoja një ditë drejt “Tajvanit”, për të pirë një kafe. Ishte një ditë e bukur dimri me diell, po shikoja të gjej një tavolinë përballë shatërvanit. Ndigjoj një zë që më thërret:

“O Mirak, eja…”, – kthej kokën, shikoj një të moshuar në tavolinë, ishte vetëm. E pashë nuk e njihja, ndoshta thashë me vete, më thërret, se nuk ka lekë, me pagu kafen.

Ju afrova.

“Ulu – më thotë me një zë urdhërues. – Nuk po më njeh”?

“Jo, më fal, nuk po të njoh…”!

-Jam I.S., (Idriz Seiti quhej), kur më tha emrin, të cilin e kisha hasur në dokumentet e arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si një ish-oficer madhor i ish Sigurimit të shtetit, desha të ngrihem, por e mbajta veten.

“Po ju si më njoftët”?!, e pyeta. “Ju kam parë në Tv”. –Kamerieri erdhi dhe porosita një kafe.

“Të lutem sa bëjnë këto”? – dhe i nxora lekët.

“Të thirra unë”! – tha Idriz Seiti.

“Faleminderit, por kafen do e paguaj unë”.

“Mirë faleminderit”.

Ishte i veshur mos më keq, me t’u dhimbtë.

“Edhe unë kam bërë burg z. Mirakaj, se mbas vrasjes se Mehmet Shehut, u arrestova si një mik i tij. Më dënuan 10 vjet, i bëra në Burrel”.

“Ju, mor zotëri, nuk ishit kundra diktatorit, se i shërbyet me një zell të madh por, ishte ai kundra jush”. – i them unë. “Po a mund të bëj një pyetje, si ka mundësi që nuk u bëtë burra një herë?! Por ju vuri Enver Hoxha kundra njeri tjetrit, (duke vrarë). E filluat me Zai Fundon, Mustafa Gjinishin e të tjerë. Ne e dinim se çfarë do ndodhte me Enver Hoxhën e tjerë”.

“E more zoti Mirakaj, ne nuk kemi qenë burra, por një tufë kriminelesh” dhe i dridhej buza.

“Unë emrin tuaj, e kam hasur në dokumenta, se kam punuar disa vite, në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ke qenë me pozitë të lartë në ish-Sigurimin e Shtetit, ke qenë Kryetar Dege të Brendshme, etj.”.

“Po, është e vërtetë”.

“Keni gjynahe në kurriz. Krimet që keni bërë ju, mbi njerëzit e pa fajshëm, nuk ka det që i lan”.

“Po ke të drejtë, unë kam ndjekur dhe babain tënd në mal, po ta kishim zënë, do e kishim vrarë”.

“A keni trashëgimtar (fëmijë)”? i them unë.

“Eh, kisha dy djem, njërin ma mbytën, tjetrin ma çmendën, po pe një burrë me çante të zezë në krah me libra, ai është im bir. – Ti, – m’u drejtua, – mbahesh mirë, ju keni vuajtur shumë”.

“Më vjen keq, po ju përgjigjem, pse unë mbahem mirë. Unë mbahem mirë, se i kam besuar Zotit, ju jeni në këtë gjendje, sepse i besuat djallit”.

“Do kisha dëshirë të rrija me ju, se jeni burrë i mirë, se unë ju njoh mirë, si familje, por po çohem, se nuk ndihem mirë. Po u bëra mirë, do shihemi prap, se dua të flas me ty, se di shumë gjëra”.

U ngrit. Mezi tërhiqte këmbët. E përcolla me sy, me keqardhje. Pantallonat i kishte lidhur me spango.

Takim tjetër, nuk u bë e mundur, mbasi për pak kohë, ai ndërroi jetë. Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 24 Maj 2024

Next Post

“Kryetari i Degës së Brendshme Pukë, urdhëroi që vend-roja nr.1, të përdorte armën, ndaj të dënuarve, M. Leka, K. Gjordeni dhe T. Ndoja, pasi...”/ Zbulohet dokumenti sekret i Revoltës së Qafë-Barit, 22 maj ‘84

Artikuj të ngjashëm

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Kujtime

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur dola në korridor me shku në W.C. dhe polici nuk e kishte mendjen, i djegur nga etja, futa kokën në kovë, por tetar Qaniu, pasi bërtiti; lëshoje, lëshoje, më qëlloi…”/ Dëshmitë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

May 19, 2025
Next Post
“Kryetari i Degës së Brendshme Pukë, urdhëroi që vend-roja nr.1, të përdorte armën, ndaj të dënuarve, M. Leka, K. Gjordeni dhe T. Ndoja, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Revoltës së Qafë-Barit, 22 maj ‘84

“Kryetari i Degës së Brendshme Pukë, urdhëroi që vend-roja nr.1, të përdorte armën, ndaj të dënuarve, M. Leka, K. Gjordeni dhe T. Ndoja, pasi...”/ Zbulohet dokumenti sekret i Revoltës së Qafë-Barit, 22 maj ‘84

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!