• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, February 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas luftës, Alizotit i propozuan të bëhej anëtar i P.K.SH.-së e ta dërgonin me punë në Tiranë, por ai s’e pranoi këtë kusht dhe në korrik 1947, u arrestua…”/ Historia e panjohur librarit të famshëm të Gjirokastrës

“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur
“Pas luftës, Alizotit i propozuan të bëhej anëtar i P.K.SH.-së e ta dërgonin me punë në Tiranë, por ai s’e pranoi këtë kusht dhe në korrik 1947, u arrestua…”/ Historia e panjohur librarit të famshëm të Gjirokastrës
“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur
“Pas luftës, Alizotit i propozuan të bëhej anëtar i P.K.SH.-së e ta dërgonin me punë në Tiranë, por ai s’e pranoi këtë kusht dhe në korrik 1947, u arrestua…”/ Historia e panjohur librarit të famshëm të Gjirokastrës
“Pas luftës, Alizotit i propozuan të bëhej anëtar i P.K.SH.-së e ta dërgonin me punë në Tiranë, por ai s’e pranoi këtë kusht dhe në korrik 1947, u arrestua…”/ Historia e panjohur librarit të famshëm të Gjirokastrës
“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur

Pjesa e dytë

                      Pjesë nga libri: ‘ALIZOT EMIRI – Njeriu, librári e gázet fisnike’

                                                      DY FJALË SI HYRJE

Memorie.al / Kur ne, fëmijët e Alizotit, tregonim në ambiente të gëzueshme shoqërore “historitë” e Zotes (Alizotit), na ka qëlluar të na pyesin shpeshherë: – “A i keni shkruar? Jo! Sa keq, do të humbasin…! Kush duhet ta bëjë”?  Dhe jemi ndjerë gjithnjë e me shumë fajtorë. Në qoftë se duhej bërë, ne duhej ta bënim. Po a mund t’i shkruanim ne?! “Jo çdo njeri, që di shkrim e këndim, mund të shkruajë libra”, – thoshte Zotia, sa herë kalonte nëpër duar libra të dobët. Kur po bisedonim me njëri – tjetrin, ne fëmijët e Zotes, për këtë “detyrim”- për Librin, natyrshëm e ndjenim veten përballë paaftësisë për ta kryer. Nuk ishte punë për ne! Me “metrin” e Zotes, ne ishim të paaftë ta shkruanim këtë libër. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, ishte një pëlhurë e kuqe, tre metro e gjatë dhe dy metro e gjerë, e cila u ble te një tregtar i quajtur Diamant dhe u qepnë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Zogut

“Pas dy orë kërkimesh në dëborë, në mënyrë të befasishme goditi orteku i dytë, i cili u shkëput nga faqja tjetër e malit të Meçekut dhe mori para…”/ Ana e panjohur e tragjedisë së Fekenit, 6 shkurt ‘81

A do të pranonte Alizoti si librar, të mbante në librarinë private këtë libër të shkruar nga ne, për shembull për një personazh të ngjashëm? Sigurisht që jo! Po qe se do ta detyronin ta lexonte, në përfundim do të ishte shprehur si gjirokastrit: “Gjëpo – gjëpora …, merr nga koshti e bjer brënda”! Po atëherë, kush mund të na i shkruante?  Qëllimi ishte i thjeshtë: Homazh për Alizotin, si libràr i shquar, si një personazh i njohur e i dashur në Gjirokastër në kohën e vet, por edhe si prind i jashtëzakonshëm. I dhamë kurajo vetes.

Ne kemi disa avantazhe: Jemi gjirokastritë, por dhe bashkëkohës me babanë! Për më tepër, në shumë nga ndodhitë e këndshme të Zotes, kemi qenë dëshmitarë ose “viktima”. Po për vlerat letrare çdo të bëjmë?! Fukarallëkun letrar do ta kompensojmë me dashurinë e fëmijës për prindin. Dakord! Pastaj, edhe për të shkruar, fare zero nuk jemi. Se tek e fundit, kemi kaluar nëpër klasat e shkollës së mesme “Asim Zeneli”, me emër në atë kohë, e, për më tepër, jemi nxënësit e Agim Shehut, poetit e pedagogut të talentuar të letërsisë.

Ore,… pa prisni…prisni, se për pak harruam, po jemi dhe fëmijët e Alizotit, diçka do ketë lënë tek ne dhe ai. Ka lënë mo…ka lënë, po ka lënë si librár e jo si shkrimtar! Përsëri hezitim! Që të gjithë këta faktorë, që na u dukën në përgjithësi pozitivë, nuk mjaftojnë të marrësh kurajon për të shkruar libër.

Debatonim:

Nuk na i ka borxh lexuesi të lexojë hartimet tona. Ore lexuesit mos ia qani hallin, se ai është aq i mençur sa të mos e blejë librin tonë, sado i hutuar të jetë nga botimet pa hesap të autorë ve, që vërtetë nuk kanë lexuar vetë asnjë libër, por po e kom pensojnë me shkrimet e tyre pa fund. A nuk jemi ne, që kemi thënë sa here; “O Zot, vur dorë, se na harrove përsëri! Na i hiq penën! Mos na lër të nxjerrim sytë!” Ta shkruajmë, apo të mos e shkruajmë … ?!! E zgjidhëm më në fund. Do ta bëjmë libër për familjen tonë, për nipër e mbesat e Alizotit. Nuk do ta shesim në librari.

Do ta shpërndajmë tek miqtë e Alizotit, tek familjet e tyre, në shenjë mirënjohje për dashurinë dhe respektin që kanë treguar ndaj babait tonë. Ata do të na falin për mungesën e vlerave letrare. E dinë se nuk jemi shkrimtarë. Për këtë gjetje do të binte dakord edhe Zotia. Do t’i shtohej prehja! Vendosëm ta shkruajë Shpëtimi e ta plotësoje Ibrahimi.

Portreti i Alizotit

Për të evidentuar portretin e Alizotit, ne kemi kompletuar këtë përmbledhje edhe me elemente biografie, si dhe me vlerësimet e shkruara nga shumë autorë në librat e tyre, si Dalan Shapllo, Elmaz Puto, Bajo Topulli, Baftjar Dobi, Sevo Tarifa, Vasil Dilo, të cilat i kemi shkëputur dhe vendosur këtu, bashkë me humorin e Zotes. Mirënjohje të përzemërt ndaj tyre!

Për Alizotin kanë shkruar me dashamirësi në librat e tyre edhe zotërinjtë Vasil Kati, Skënder Çiço, Petro Dudi, etj., të cilëve ju jemi gjithashtu mirënjohës. Falënderojmë me shumë respekt njerëzit e dijes e të letrave; Dritëro Agolli, Muzafer Xhaxhiu, Nasho Jorgaqi, Gaqo Veshi (Hyskë Borobojka), Agim Shehu, Jorgo Bulo, Adem Harxhi, Thanas Dino, Andon Lula, që e mirëpritën lajmin se fëmijët e Alizotit po plotësojnë një dëshirë të tyren dhe të shoqërisë, për ta përkujtuar Alizotin. Me sa dashuri e respekt na dhuruan ata mbresat e tyre nga njohja me Alizotin!

Do të theksonim kontributin e veçantë të Prof. Nasho Jorgaqit, i cili nuk na u nda që nga momenti, që ne i kërkuam mbresat nga njohja me Alizotin. Na vlerësoi për këtë inisiative, na çliroi nga pasiguritë, na inkurajoi, duke na nxitur vazhdimisht i merakosur, se mos e zvarrisnim punën e nisur. Lexoi materialin bruto, që ne përgatitëm dhe na solli këshilla prej ustai të moçëm, para se ta çonim për redaktim e botim.

Pjesëzat me humor

Ne mundëm të evidentojmë një pjesë shumë të vogël të ndodhive plot humor të Alizotit, vetëm ato ku kemi qenë të pranishëm dhe disa që i kemi dëgjuar rastësisht e fatmirësisht nga ritregimi i bërë nga të tjerë. Sa të vërteta janë ato që janë shkruar në këto grimca humori?

Duhet kuptuar se ato nuk janë të shkruara nga autori, vetë Zotia. Atij as i kish shkuar ndonjëherë nëpër mend se do shkruheshin një ditë thëniet gazmore të tij. Ai e kishte të natyrshëm humorin. Me humor sfidonte fukarallëkun dhe stresin e kohës. Ndihej më i pasur dhe më i qetë. Do duhej t’i rrinte nga mbrapa një sekretar, për t’i qëmtuar ato nga mëngjesi në darkë.

E sekretar nga mbrapa doemos që nuk donte, edhe po t’ia vinin me detyrim. Nuk ia mbante. Ishte koha kur njerëzit flisnin me vete nga hallet e shumta dhe e kthenin kokën pas, se mos i kish dëgjuar njeri. Pa lere kur doje të bëje dhe humor! Pra, këto histori janë sjellë nga kujtesa mbas rreth pesëdhjetë vjetësh, si dhe nga gojëdhënat. Nuk janë regjistrime!

Kemi bërë kujdes që ritregimi i tyre të jetë sa më afër realitetit në esencë, ndërsa në formë sigurisht që mund të ketë ndryshime të vogla, se edhe vetë Alizoti nuk e thoshte dy herë njëlloj të njëjtën histori. Veç ai kishte dhuntinë të ruante e bile ta shtonte dozën e humorit. E bënte në moment edhe më të këndshme historinë. Asnjëherë nuk të mërziste kur tregonte.

Dëshirojmë veçanërisht, që në këto kujtime, të mos lëndohet kurrkush. Ishte në natyrën e Alizotit, që të mos i lëndonte të tjerët. Humorin e tij e kontrollonte, që gjithmonë të ishte sa më dashamirës. Donte të qeshnin të gjithë. Përjashtuar ato raste kur humorin e përdorte për të goditur një ves. Në rast se dikush do të ndihet i lënduar, sigurisht, pa dashje e kemi lënduar ne, fëmijët. Ndaj që tani i kërkojmë falje!

A ka njeri gjë për të shtuar? Me sa kënaqësi do ta prisnim! Po a arritëm ne të sjellim të gjallë e të plotë portretin e Alizotit? Nuk ndihemi të qetë! Ne e dimë mirë, se nuk e bëjmë dot “vezën” e babait! Përderisa ne vazhdojmë të prezantohemi si fëmijët e Alizot Emirit, do të thotë se nuk i ngjajmë tamam atij. Duhet ta ulim Atë, që ta arrijmë Ne …! Jo! Punë që s’bëhet!

Nuk do të ishte aspak modesti po të thoshim se “mbetëm si rigoni në bythë të lisit”. Kjo është e vetmja fatkeqësi, që na la babai, se do ikim nga kjo botë si fëmijë, “fëmijët e Alizotit”, por ama, secili nga ne do të ketë edhe individualitetin e tij, moshën.

Me respekt për lexuesin,

Fëmijët e ALIZOT EMIRIT 

                                                               JETËSHKRIM I SHKURTËR

ALIZOT EMIRI – është lindur në Gjirokastër me 3 shkurt të vitit 1914, në një familje autoktone gjirokastrite. Për arsye ekonomike, ndërpreu shkollën dhe filloi të punonte qysh në moshë të vogël. Nga viti 1928 deri në ‘36, në moshën 14-22 vjeçare, ka punuar në Gjirokastër në Postë, në gazetën “Demokratia” e, shitës librash e gazetash. Në periudhën 1936-1938, për arsye ekonomike, Alizoti u detyrua të shkojë në Kuçovë e Tiranë, ku punoi si centralist e telegrafist.

Në vitin 1939, së bashku me vëllanë, Mufitin, që ishte student në Lice, hapën në Gjirokastër, në një ambient me qira, librarinë me emrin “Dante Alighieri” (më vonë e quajtur “Librari Internacional”), e cila funksionoi deri në vitin 1947-1958. Gjatë kësaj periudhe, ata sollën në librari literaturë në gjuhët italiane e franceze, për arsye se këto gjuhë njiheshin nga inteligjenca që kishte studiuar në Perëndim, si dhe nga rinia studentore, që i mësonte ato në liceun e Gjirokastrës.

Krijuan lidhje me shtëpi botuese italiane, si dhe agjensi të shpërndarjes së librit e gazetave, të cilat furnizonin periodikisht librarinë me letërsinë e kërkuar nga lexuesit. Në librari sillnin periodikë (gazeta e revista), botime letrare nga kryeveprat e letërsisë botërore, si dhe botime enciklopedike, si “Larousse”, “Enciclopedia italiana” etj.

Më vonë u lidhën me E.S.I.-n (Edition Social International) të Francës, nëpërmjet së cilës sigurohej sjellja në Gjirokastër e literaturës përparimtare në gjuhën frënge, si “Cahier de la Jeunesse”, “Clartè”, etj. Nëpërmjet xha Braçes, babait të tyre, që punonte në postë, arritën të shmangnin kontrollin e censurës së pakove me literaturë të ndaluar, që iu vinte nga jashtë.

Në librari-kartoleri kanë tregtuar gjithashtu pllaka gramafoni, të prodhuara në shtëpitë diskografike italiane, ku, përveç repertorit klasik, kishin sjellë dhe pjesë të repertorit të këngëve popullore shqiptare, të kënduara nga Tefta Tashko, si dhe këngët polifonike, të regjistruara nga Neço Muka.

Libraria e vëllezërve Emiri u kthye në një qendër të vërtetë kulturore, veçanërisht për rininë studentore të Gjirokastrës. Në këtë librari zhvilloheshin diskutime të zjarrta të rinisë atdhetare. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, vëllezërit Emiri, shprehën haptas urrejtjen dhe protestën kundër atij pushtimi. Mufiti, studenti i shkëlqyer i vitit të tretë i universitetit të Mjekësisë të Padovës në Itali, i ndërpreu studimet për t’u aktivizuar në Lëvizjen Antifashiste në Gjirokastër.

Vëllezërit Emiri nuk pranuan të futen në organizata fashiste, si dhe refuzuan të shesin në librarinë e tyre në Gjirokastër, gazetën fashiste “Popolo d’Italia”. (Për këtë arsye Konsulli i Sarandës, ua mbylli librarinë në Gjirokastër për 6 muaj). Pavarësisht nga kjo, shpërndarja e literaturës përparimtare nuk u ndërpre. Ajo shpërndahej ilegalisht nga Mufiti, tek shokët e tij me ide përparimtare.

Vëllezërit Emiri, kanë marrë pjesë në protestat e demonstratat antifashiste dhe qëndrimi i tyre antifashist ra në sy të pushtuesve. U arrestuan si disfatistë në mars të vitit 1942, mbas ceremonisë së përkujtimit të luftës së Mashkullorës, kur karabinieria fashiste gjeti të ngritur flamurin, në të cilin ishte qëndisur thirrja: “Sot në zëmrat tona, nesër në malet e Shqipërisë”! Alizotin e arrestuan në Gjirokastër, kurse Mufitin e arrestuan në Tiranë. U mbajtën dy muaj në burg dhe u dënuan nga gjyqi ushtarak fashist, me një vit kondicionel secili, për veprimtari subversive (kundër okupacionit).

Me 4 tetor 1943, Mufiti u vra në moshën 23 vjeçare nga forcat gjermane e bashkëpunëtorët e tyre, të cilët qëlluan me mortaja nga kalaja e Gjirokastrës mbi popullsinë, që po ngjitej në lagjet e sipërme për t’u mbrojtur. Alizoti e ka mbështetur aktivisht luftën kundër pushtuesve, duke qenë ndërlidhës i Zonës së Parë Operative, si dhe me ndihma të ndryshme financiare ose materiale, si makina shkrimi e letër shkrimi.

Mbas luftës Alizoti, në kujtim të vëllait të vrarë, jep disa herë ndihma për shkollat e qytetit, me mjete e artikuj shkollore, në ndihmë të nxënësve të varfër. Në fillim të vitit 1946, drejtues të pushtetit qendror, që ia njihnin Alizotit prirjet e veçanta për tregti, i patën propozuar të fillojë punë në strukturat shtetërore të Tregtisë në Tiranë, por më parë duhej të bëhej anëtar i Partisë Komuniste. Alizoti nuk e pranoi këtë kusht! Nuk donte të inkuadrohej në struktura partiake.

Më 22 korrik të vitit 1947, Alizoti u arrestua dhe mbas rreth 5 muaj hetuesie, më 10 dhjetor të atij viti, dënohet nga gjykata ushtarake Gjirokastër. U akuzua për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, si dhe për pjesëmarrje në një organizatë tradhtare për përmbysjen me dhunë të pushtetit. Alizoti ka qenë qytetar me horizont, njeri me ide përparimtare, i mendimit të lirë e për tregun e lirë. Ai u karakterizua nga shpirti i protestës ndaj padrejtësive, por kurrsesi njeri i dhunës.

Edhe mbrapa hekurave kundërshtoi padrejtësinë e dënimit. Pas kësaj, me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor, masa e dënimit iu ul nga 10, në 4 vjet. Pas daljes nga burgu, në fund të vitit 1951, Alizoti punoi fillimisht si radioteknik privat, më vonë si shitës në ndërmarrjen shtetërore Tregtare, pastaj hapi një aktivitet privat me dyqan kinkaleri-kartoleri. Mbas vitit 1956, kur aktivitetet private u ndaluan, ka punuar librar në Gjirokastër, deri sa doli në pension në vitin 1973.

Më 12 nëntor 1983, ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, pranë familjes në Gjirokastër. Populli i Gjirokastrës e nderoi Alizotin, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në kortezhin e përmortshëm të përcjelljes për në varreza. Në heshtje të plotë! Pa fjalë! Pa… “I paharruar kujtimi …”! Lufta e “klasave” i qëndroi mbi kokë Alizotit, “besnike”, edhe pas vdekjes së tij.  Eshtrat e tij prehen në varrezat e qytetit të Gjirokastrës, të atij qyteti, ku ai kaloi gjithë jetën dhe ku ka lënë një emër! Në qoftë se do të formulonim një C.V. për Alizotin, ajo do të ishte si më poshtë:

Arsimi e kultura

U arsimua si autodidakt e u kulturua nëpërmjet leximit të pandërprerë të librave, si dhe frekuentimit të ambienteve kulturore e artistike. Pra, kishte shkollën e madhe të jetës e të librave. Kishte një shkrim të bukur e estetik, një kaligrafi të veçantë.

Profesionet

Në kushtet e një fukarallëku të skajshëm, në një vend me nivel mjaft të ulët zhvillimi, i lindur e rritur në një familje të varfër, pa asnjë trashëgimi pasurore, Alizoti u përpoq për mbijetesën e familjes, duke filluar gjithçka thuajse nga zerua. Përvetësoi dhe ushtroi disa profesione:

Përdarës poste, shitës librash e gazetash, centralist, radioteknik, fotograf, tregtar kinkaleri – kartoleri, riparim stilografësh e çakmakësh, artizan prodhim zarfa e kutia, por mbi të gjitha “LIBRÀR”. Në morinë e profesioneve të ushtruara nga Alizoti, lexohet përpjekja e veçantë e tij për ta përballuar jetën me dinjitet në ato kushte të vështira.

Gjuhët e huaja

Zotëronte gjuhën italiane në nivel mjaft të mirë. Në italisht Alizoti kish lexuar kryeveprat e letërsisë italiane dhe asaj botërore, të cilat nuk ishin të përkthyera në shqip. Njihte në nivelin e komunikimit gjuhët frëngjisht, greqisht, gjermanisht./ Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, ishte një pëlhurë e kuqe, tre metro e gjatë dhe dy metro e gjerë, e cila u ble te një tregtar i quajtur Diamant dhe u qepnë...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Zogut

Artikuj të ngjashëm

“Stefan Kaçulini ishte i vetmi durrsak që priti Ismail Qemalin në Durrës dhe si përkrahës i Princ Vidit, Haxhi Qamili me Esat Toptanin, e…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme, Kaçulini
Dossier

“Flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, ishte një pëlhurë e kuqe, tre metro e gjatë dhe dy metro e gjerë, e cila u ble te një tregtar i quajtur Diamant dhe u qepnë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Zogut

February 5, 2026
“Tragjedia e Fekenit ku humbën jetën 11 shokët tanë dhe u plagosën shumë të tjerë, ndodhi se komandanti i shkollës, Rustem Peçi, dha urdhër që…”/ Dëshmia e rrallë e ish-studentit që mbeti i paralizuar
Dossier

“Pas dy orë kërkimesh në dëborë, në mënyrë të befasishme goditi orteku i dytë, i cili u shkëput nga faqja tjetër e malit të Meçekut dhe mori para…”/ Ana e panjohur e tragjedisë së Fekenit, 6 shkurt ‘81

February 5, 2026
“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur
Dossier

“Kultura e tij vinte natyrshëm edhe ngaqë ish pjesë e një rrethi shoqëror mjaft të ngritur, nga shkrimtarë dhe artistë, mjekë, gazetarë, politikanë, ku ai…”/ Refleksionet e regjisorit dhe publicistit të njohur

February 5, 2026
“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist
Dossier

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

February 4, 2026
“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut
Dossier

“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

February 3, 2026
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Dossier

“Pas vdekjes së Ismail Qemalit, popullsia çame e kolonive të Amerikës, zgjodhi Rasih bej Dinon, si përfaqësues të tyre në Konferencën e Paqes…”/ Historia e panjohur e atdhetarit nga Çamëria

February 4, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme