• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, June 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pas 5 majit 1942, anëtari i rinisë së ‘Ballit Kombëtar’, Bardhyl Pogoni, shkroi një poezi të gjatë himn, për vrasjen e Qemal Stafës dhe e botoi te gazeta…”/ Historia e panjohur e ballistit që emigroi në SHBA-ës

Kalendari Historik 05 Maj 2022
Memorie.al
“Pas 5 majit 1942, anëtari i rinisë së ‘Ballit Kombëtar’, Bardhyl Pogoni, shkroi një poezi të gjatë himn, për vrasjen e Qemal Stafës dhe e botoi te gazeta…”/ Historia e panjohur e ballistit që emigroi në SHBA-ës
Kalendari Historik 20 Mars 2022
“I pari Grup Komunist i Korçës, nuk është ai i Miha Lakos, se para tij, u formua një tjetër grup, me kryetar…”/ Dëshmitë e panjohura të themeluesit të PKSH-së, e ministrit që vuajti 15 vite burg në Burrel
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave

Nga Enver Memishaj

Memorie.al/ Vrasia e Qemal Stafës (1920–1942), djaloshit 22 vjeçar, më 5 maj 1942, veç të tjerave nxiti patriotët që sipas traditës t’i ngrinin atij këngë. Është e njohur kënga; “Afër një spitali”, që ngriti bejtexhiu Gaqo Trola nga Vunoi, e cila duke qenë këngë popullore, u njoh dhe u përhap shpejt. Këtë këngë e kanë quajtur si; kënga e parë që iu ngrit Luftës Antifashiste. (Shih: Vaso Tole, Irena Shabani “Panorama”, dt. 24.4.2003, etj.). Në vitin 1942, për çudinë tonë, paska pasur edhe fëmijë 9 vjeçar, që paskan ndier dhimbje të madhe për vrasjen e Qemal Stafës!!! “Sofokli Thomai, sot 80 vjeç, ishte nëntë vjeç kur bashkë me shokët e tij në Tiranë përjetoi dhimbjen e vrasjes së “Heroit të Popullit” Qemal Stafa…” (Shih: “Telegraf”, dt. 5.8.2013) 

Shembuj qesharak që mundohen të tregojnë historinë me “dhimbjet e fëmijëve 9 vjeçar për Qemal Stafën”, që as nuk e njihnin, as nuk e kishin dëgjuar dhe as e kuptonin se ç’kishte ndodhur…?! Unë dua të parashtroj një fakt historik. Bardhyl Pogoni, një intelektual i “Ballit Kombëtar”, dhe më pas profesor universiteti në SHBA-ës, shkroi e botoi një këngë, poezi, që u frymëzua nga rënia e Qemal Stafës. Pra ishin dy patriot, Gaqo Trola dhe Bardhyl Pogoni, që në të njëjtën kohë e ndien dhe e vlerësuan rënien e Qemal Stafës dhe dhimbjen e shprehën në këngët e tyre.

Kënga e Gaqo Trolës si këngë popullore, u përhap shpejt, ndërsa poezia e Bardhyl Pogonit, u njoh pak në atë kohë dhe më pas dihet se u mohua e harrua, sepse atë e kishte shkruar një “armik i popullit”! Nga ana historike, si shpjegohet që një intelektual i “Ballit Kombëtar”, himnizonte një komunist? Sot është pranuar se, deri më 1 tetor 1943, dy forcat antifashiste; “Balli Kombëtar” dhe Partia Komuniste, pavarësisht nga programet e tyre, nuk kishin kontradikta të thella por përkundrazi, vepronin në mirëkuptim dhe bashkëpunim me njëra tjetrën.

Gjithashtu mund të lexoni

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

Më 1 tetor të vitit 1943, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste, u dërgoi të gjithë Komiteteve Qarkore një letër, ku flitej për masat për forcimin e pushtetit të Këshillave Nacionalçlirimtare, dhe për qëndrimin armiqësor kundër “Ballit Kombëtar”. Kjo letër sanksiononte politikën e Partisë Komuniste, që nuk pranonte alternativë tjetër, pra i vetmi pushtet duhet të ishte ai i Këshillave Nacionalçlirimtare, më saktë i Partisë Komuniste. (Shih: Enver Hoxha, Vepra Vëll. 1, fq. 426)

Poezia e Bardhyl Pogonit, shkruar menjëherë pas rënies së komunistit Qemal Stafa, është një shembull kuptimplotë se nuk kishte armiqësi ndërmjet dy forcave politike, deri më 1 tetor 1943. Poezia është botuar së pari në organin e “Ballit Kombëtar”, “Kushtrimi i Lirisë”, gusht 1942, ribotuar në antologjinë “Mosha e Lirisë”, (Tiranë 1999, fq. 74-75).

Por Bardhyl Pogoni nuk është i vetmi që u këndon veprave antifashiste të komunistëve. Në dhjetor 1942, Dhimitër Kol Bala (1885 – 1945), bashkëfshatari Gaqo Troles, pushkatuar nga komunistët, në një poezi brilante për Luftën e Gjormit, krahas Hysni Lepenicës, ai flet edhe për komunistin Hysni Kapo Abazaj. (Shih: Enver Lepenica, “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar”, (Tiranë 2017, fq. 210).

E tillë ishte atmosfera në Shqipëri, deri më 1 tetor 1943, kur siç thotë populli, “pështynë jugosllavët dhe hapën vëllavrasjen në Shqipëri”. Nuk gjejmë asnjë komunist, t’i ketë kënduar rënies së një dëshmori të “Ballit Kombëtar”, e çka tregon politikën antikombëtare të kësaj partie. Folklorisi i shquar Fatos Mero Rrapaj, thotë se; “kënga e Gaqo Troles, ka pasur edhe vargjet: ‘Ngreu Qemal, se të kërkon Bazi i Canes”, e që më pas siç kuptohet, u hoqën nga komunistët.

Por edhe vetë Qemal Stafa, nuk ka qenë komunist enverist, përkundrazi, ai dinte me kulturën që kish, të vlerësonte Mid’hat Frashërin, e patriotë të tjerë, që ishin antikomunistë. Sa për shembull, po flasim për një letër që Qemal Stafa, nga Italia, i shkruan me nderime dhe veneracion, patriotit Lef Nosi (1877-1945, pushkatuar nga komunistët), letër që e ka bërë publike nipi Qemalit, Veli Stafa. (Shih: “Tirana Observër”, dt. 5.5.2013)

Veliu shkruan se; letrën Qemal Stafa, e nisi nga Firence, ku ai studionte në Fakultetin e Drejtësisë, më 1941. Nga letra vihet re se me çfarë respekti i drejtohet Qemal Stafa 20 vjeçar, firmëtarit të Pavarësisë Kombëtare, duke i shpjeguar Lef Nosit 66 vjeçar, rreth porosisë që ky i fundit, i ka dhënë Qemalit, për të gjetur tek bukinistët e Firences, materiale që kanë lidhje me historinë mesjetare të Shqipërisë.

Letra fillon me fjalët vlerësuese: “I nderuari Lef Nosi. Së pari dëshiroj t’ju tregoj gëzimin shpirtnuer që më ka shkaktuem njoftja e juej, gëzim që jam i sigurt, nuk do ta konsideroni si shfaqjen e një konvenience të zakonesh, por si një realitet…”! Letra përfundon: “Përherë në dispozicion të juej, përsa të ju nevojitet. Ju lutem të pranoni shprehjen e nderimit më të thellë. Qemal Stafa, Via Nicolini, 5 Casellai”.

Letërkëmbim midis dy intelektualëve që pavarësisht nga mosha, i lidhi shkenca dhe dashuria për atdheun, por të dy patën një fund tragjik: Qemali u vra nga fashistët, Lefi u pushkatuar nga komunistët, shokët e Qemalit.

Kush ishte Bardhyl Pogoni që i ngrinte himn, komunistit Qemal Stafa?

Bardhyl Pogoni kishte lindur nё Tiranё nё vitin 1925. Aty mbaroi shkollёn e mesme dhe mori pjesё aktive nё Lёvizjen Antifashiste. Babai i tij, Pertef Pogoni, kishte qenё zёvendёsministёr i Arsimit nё kohёn e Mirash Ivanaj. Autoritetet shqiptare profashiste, kishin dhёnё urdhёr pёr arrestimin e Bardhylit, mirёpo babai e kishte larguar nga Shqipёria, pёr t’i shpёtuar burgimit.

Ai qёndroi pёr njё kohё nё Austri dhe pasi u kthye nё atdhe, ku bashkua me forcat antifashiste tё “Ballit Kombёtar”. Mё vonё u bashkua me ato çetat e “Ballit”, që shkuan nё luftё pёr lirinё e Kosovёs. Bardhyl Pogoni u largua pёrgjithmonё nga Shqipёria, nё fund tё vitit 1945 dhe u vendos nё kampin e refugjatёve nё Itali, ku ishte Mid’hat Frashёri dhe shumё personalitete tё tjera politike tё Shqipёrisё. Ai studoi letёrsinё franceze, nё Universitetin e Bolonjёs.

Nё vitin 1950, migroi nё Shtetet e Bashkuara dhe filloi punё pranё seksionit shqip tё Radio-“Evropa e Lirё”. Nё vitin 1959, filloi punё nё Shkollёn Ushtarake tё Gjuhёve nё qytetin Bloomington, tё shtetit Indiana. Nё këtë universitet mbaroi studimet e larta dhe nё vitin 1967, mbrojti disertacionin e doktoratit (Ph.D) nё fushёn e gjuhёsisё. Nё vitin 1967, u emёrua profesor nё Universitetin Vestern Kentucky, ku qёndroi deri nё vitin 1972.

Prej vitit 1974 e deri nё vitin 1978, Bardhyl Pogoni u pranua si profesor i gjuhёs anglishte nё Tripoli tё Libisё dhe prej vitit 1978 e, deri nё vitin 1985, drejtoi Institutin e Studimeve Albanologjike nё Napoli tё Italisё. Gjatё karrierёs sё tij universitare, Bardhyl Pogoni botoi shkrime tё ndryshme pёr gjuhёn shqipe. Ai ruante shumё kujtime tё mira pёr Mid’hat Frashёrin dhe nё vitin 1949, kishte botuar nё Itali poemёn “Fytyrё e Kombit”, kushtuar Mid’hat Frashёrit:

“Iku e s’kthehet mё.
Qepallat i mbylli nё vetmi,
e mbeti Fytyr’e pa-zё,
me buzё qё s’flasin mё
me duar qё s’dridhen mё.
Ti ike, Shёrbestar i Kombit,
e s’kthehesh mё”!

Nё vitin 1976, profesor Bardhyl Pogoni botoi anglisht përmbledhjen e poezive me titull; “Contemporary Albanain Poems”, (Poezi bashkëkohore shqiptare), ku përfshihen: Migjeni, Lasgush Poradeci, Arshi Pipa, Martin Camaj dhe Ismail Kadare, shoqëruar me komentet e tij për jetёn dhe veprimtarinё e poetëve, botim i financuar nga Ekrem Bardha.

Veprimtaria dhe vepra e tij kulturore, ёshtё e shpёrndarё gjithandej, por Bardhyli nuk ishte i kujdesshёm pёr punёt e tij kulturore. Bardhyl Pogoni ishte intelektual i vёrtetё, por nuk punonte. Vdiq me 24 tetor tё vitit 1985, nё moshёn 60-vjeçare. Ai ishte martuar me një vajzë amerikane, Barbara Pogonin dhe me të la një djalë, Sam. (Shih më shumë: Gjekё Gjonlekaj “Tirana Observer”, dt. 30.11.2012)

MARTIRIT QEMAL STAFA

“Me plumb të vranë, kush të ra?

Oh, shpirt i grisur; yt vëlla,

Vëlla në gjak, në vatër e tokë, 

Por… vëlla i shitur këmbë e kokë.

Ti re përdhe si një rrufe,

Me sytë e tu gjë tjetër s`pe,

Veç flakë e zjarr, veç dritë hiri,

Veç komb të mbytur, në robëri…!

Dhe re përmbys e zemër plot,

Tek syt` e tu nuk pamë lot,

Por pam` shkëndija, pamë zjarr, 

Që nuk u fikën gjer në varr.

Qemal, Qemal, o trim, o djalë, 

Një vdekje e rrallë si shkrumb t`u fal, 

Një zjarr që ndez, një zjarr që vdes, 

Ta drodhi zemrën mes për mes.

…

Flamur e nxirë në gjak të shtrirë, 

Me duar lidhur me zinxhirë, 

E mbajmë lart nga dher` i zi

Ku ndizet gjaku për liri.

Agimi hesht mbi varr e gur, 

Ku ra një zemër, një flamur,

Ku ndizen eshtrat e një trimi, 

që vdiq me flakë dëshpërimi.

Flamuri ngrihet lart e ulet, 

Po kurrë armikut s`i përkulet.

Ashtu dhe ti, ashtu dhe ne, 

I mbajmë kryet përmbi dhe.

Agimi hesht mbi varr e gur,

Ku ra një zemër, një flamur”! 

            “Kushtrimi i Lirisë”.   

Poezia është botuar së pari në organin e ‘Ballit Kombëtar’, “Kushtrimi i Lirisë”, gusht 1942, ribotuar në antologjinë “Mosha e Lirisë”, Tiranë 1999, f. 74-75. Po botojmë gjithashtu edhe vjershën popullore kushtuar rënies së Qemal Stafës, nga Gaqo Trola nga Vunoi, pra nga fshati Dhimitër Balës, që i këndon Luftës së Gjormit. Gjendën edhe variante të tjera të kësaj kënge.

Gaqo Trola

BRENDA NË TIRANË

“Brenda në Tiranë,

Afër një spitali,

U vra Qemal Stafa, 

Në një ditë maji.

Dje më erdhi karta

Nga çeta e malit

Ngreu, – i thotë nëna, –

Të do partizani.

– Kam marrë tre plagë

Plumba italiani

Të më merret haka, 

Gjakun mos ua falni.

Ç`e morën nga prapa,

Spiunët e djallit,

Luftoi me patllake,

Gjersa i doli xhani.

Popullit shëndenë,

Qëndro si luani, 

–Nënë lamtumirë!-

I thotë Qemali”.

Botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë “Këngët partizane, trashëgimia shpirtërore e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare” (Tiranë 2014, fq. 250) Mbledhur, përgatitur dhe pajsur me një studim hyrës, nga akademik Vasil TOLE. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Feçori ishte ‘kodoshi’ fejesës së Silva Turdiut me Skënderin pasi, kur u prish ajo, ai s’lejoi të vinte nga jashtë, agjenti ynë ‘Gruri’, i cili do të...”/ Zbulohet dëshmia e rrallë e drejtorit të Zbulimit në hetuesi

Next Post

“Te ‘Libri sovjetik’, botimet tona ishin të vjetra, sikur kishin dalë nga shtypshkronja para një shekulli, kurse ato që vinin nga Moska...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik, Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 17, 2025
“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje
Personazh

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

June 14, 2025
“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës   
Personazh

“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës  

June 12, 2025
“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës
Personazh

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës

June 11, 2025
“Nikollë Marka Toma, duke i dëgjuar për vuajtjet e familjes së vet, i armatosur mirë, hyri në kufirin e Shqipërisë, në Selcë dhe shkoi te shtëpia e tij, ku…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit
Personazh

“Nikollë Marka Toma, duke i dëgjuar për vuajtjet e familjes së vet, i armatosur mirë, hyri në kufirin e Shqipërisë, në Selcë dhe shkoi te shtëpia e tij, ku…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit

June 9, 2025
“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

June 7, 2025
Next Post
“Kur organizoheshin mbrëmjet e vallëzimit në sallën e madhe të mensës, binte në sy zelli i kujdestar Tishit, të kërcente me malësoret trup mëdha e gjoks të gufuar, madje…”! / Kujtimet e ish-të internuarit politik

“Te ‘Libri sovjetik’, botimet tona ishin të vjetra, sikur kishin dalë nga shtypshkronja para një shekulli, kurse ato që vinin nga Moska...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik, Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme