• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Partizanët e ’45-ës, nuk u pritën me trëndafila në Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe s’kishte mbetur këmbë pushtuesi, por ‘reaksionarët’ antikomunistë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Prenkë Cali, kreshniku i Malësisë, i mençur dhe gojartë, i urtë e besnik, trim e atdhetar, prej të cilit Shqipnia ka edhe sot Vermoshin
“Kur e pa se trupi i tij po kalbej, ai vetë i kërkoi së ëmës, t’u thoshte që ta vrisnin, se nuk mundej më dhe ajo shkoi te kryetari i Degës, Zoi Themeli, i cili…”/ Historia tronditëse e klerikut të famshëm
“Si vuajtën në burgjet komuniste në Shqipëri dhe Jugosllavi, babai dhe dy vëllezërit e motra ime…”/ Dëshmia e së bijës së kryetarit të “Djelmnisë së Shalës”
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
“Nënkryetari i Seksionit të Sigurimit, merrte vajza të reja në zyrë, ku i’u bënte presion dhe më pas i përdhunonte…”/ Dëshmitë e studiuesit të njohur, për ata që masakruan Shkodrën
“Studiuesit e rinj, duhet ta çlirojnë historiografinë nga termat ‘tradhtarë të atdheut’, e paçavure të tjera të këtij lloji, që arbitrariteti komunist, projektoi…”/ Refleksione nga ish-i burgosuri politik

Nga Ndue Dedaj

Memorie.al/Prekë Cali, nuk kuptohet, ngaqë nuk ishte thjesht një burrë malësie, por një tribun i llojit të vet, që me një kushtrim mblidhte në log të kuvendit, a në vijën e kufirit “burrë për shtëpi”. Ndërkohë, prijësi i Vermoshit dhe i mbarë Kelmendit, është krejt i kuptueshëm, për ata që njohin kodin e maleve dhe arketipin e malësorit, që i është dashur gjithë jetën, të rrijë me pushkën ngrehur, që të mos ia sillnin kufirin e atdheut para hundës, shty sot e shty nesër, fqinjët sllavë. 

Ai nuk bën dallim nga pararendësit e tij: Oso Kuka, Mic Sokoli, Ali Pashë Gucia, Abdyl Frashëri, Çerçiz Topulli, Haxhi Zeka, Dedë Gjo Luli, Nora e Kelmendit, Mehmet Shpendi, Azem e Shotë Galica, Bajram Curri, Prengë Marka Prenga, Gjin Pjetri, Zefi i Vogël etj. Të gjithë të tjerët i pranojmë, u thurim këngë, u japim tituj nderi, ua lartësojmë shtatoret, sepse ata ishin atdhetarë “të papërlyer”. Kurse i fundit i tyre, Preka, që gjithë jetën kishte bërë të njëjtën gjë si ata, duke mbrojtur trojet amtare, në psikikën tonë, ka hyrë si “reaksionar”!

Ashtu si dhe Muharrem Bajraktari i Lumës e, figura të tjera nacionaliste, që e shkruan historinë pa pasur asnjëherë hasëm të vetët, por grabitqarët historikë të trojeve. “Reaksionarë”, është emri përgjithësues me të cilin u cilësuan kundërshtarët e pushtetit komunist, të dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Si ndodhi që malet legjendare të Gjeto Basho Mujit, befas të shndërroheshin në “reaksionare”, për nëntë vite radhazi, duke filluar nga vjeshta e ’44-ës e, deri në ’53-shin?! Ky është një problem kyç i historisë së Shqipërisë dhe pa e trajtuar atë siç duhet, nuk mund të mbërrihet tek e vërteta.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Prekë Cali, nuk ishte i vetmi prijës lokal që nuk iu shtrua komunizmit. Të gjitha krahinat e Shqipërisë, kishin prijësit e vet, edhe në kohën e Mbretërisë, të cilët bashkëpunonin me qeverinë për rend e qetësi. Gjomarkajt, kapidanët e Mirditës, ishin autoriteti kryesor në trevën e tyre, por me emër e ndikim dhe në malësitë e tjera përreth. Ata kishin rreth treqind vite në qeverisjen tradicionale dhe një shtet i mençur, nuk mund t’i zhbinte me farë e me fis, aq më tepër një shtet i dobët, që flakte ushtarakët e diplomuar në akademitë italiane dhe gradonte në forcat e armatosura, bujqit dhe barinjtë.

U përplas dhe qeveria e 1921-shit me Kapidanin e rebeluar të Mirditës dhe disa krerë të tjerë të krahinës dhe, për faj të njërës palë a të tjetrës, a të dyjave bashkë, plasi lufta e paprecedentë, mes qeverisë dhe një krahine të vendit, për gjashtë muaj (!) Edhe pas Luftës së Dytë, u ndoq thuajse e njëjta skemë, qeveria e re do të ecte nëpër llogoret e vjetra represive me popullin. Për fat të keq, pushteti i ri do të hynte me revansh në Veriun “reaksionar”.

I pari sakrilegj i fitimtarëve, do të ishte djegia e kullave (sarajeve) të Markagjonit në Orosh, selia e një krahine asnjëherë të nënshtruar. Fill pas kësaj, qeveria dërgoi në ato male një repart ushtarak ndëshkimor, të drejtuar nga një toger analfabet nga viset jugore, i mbiquajtur “Toger Baba”, që u bë tmerri i popullatës mirditore dhe asaj të Zadrimës, ku pasi e mbushi kupën e mizorive, u ekzekutua nga vetë regjimi aty nga ’47-a.

Kësisoj partizanët e ’45-ës, nuk u pritën me trëndafila në Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe nuk kishte mbetur këmbë pushtuesi. Por kishin mbetur “reaksionarët”, antikomunistët, mosdashësit e “pushtetit popullor”, që ndiqeshin, deri në kullat e tyre të largëta. Forcat e Ndjekjes, vazhdonin të çlironin vendin nga… shqiptarët!? Vepronin gjithandej repartet e Mbrojtjes së Popullit. Se nga kush duhej mbrojtur populli pas çlirimit, këtë e dinte vetëm regjimi i Tiranës, në luftë me të gjithë, të brendshëm e të jashtëm.

Çudia është se as sot, nuk trajtohet me rigorozitet ajo kundrarrjedhë historike, por vazhdon të përligjet si kinse strategji për të shtrirë kudo “autoritetin e shtetit”(!) Qeveria e sapokrijuar, që Partinë Komuniste vazhdonte ta fshihte pas Frontit, mund të dënonte sipas konventave ndërkombëtare kriminelët e Luftës, por jo të zbatonte dënimin kolektiv, për të gjithë kundërshtarët e pushtetit, me epiqendër Shqipërinë e Veriut, çka ndezi revoltën në popull dhe mbushi malet me të arratisur.

Për të kuptuar përplasjen fatale mes komunistëve dhe antikomunistëve, mjafton të ndalesh në kryengritjen e Postribës të vitit 1946, apo në ngjarjen e dyfishtë të gushtit 1949, në Mirditë, ku si ndëshkim për vrasjen e drejtuesit politik të rrethit, u ekzekutuan 14 burra dhe u internun dhjetëra familje në Tepelenë. Shtrohet pyetja; si është e mundur që çlirimtarët u sollën ashtu me popullin?! Pse ata nuk u treguan të arsyeshëm e të hynin në bisedime me “Prekë Calët” e “Markagjonët”, që në malet e tyre, ishin një institucion i mirëfilltë dokesor. Shkaku është ideologjik, klasor.

Komunistët ishin të frymëzuar nga internacionalja dhe sivëllezër të tyre të idealit, ishin të gjithë ata që aspironin për “botën e re”, pavarësisht kombë-sisë (ruse, serbe, malazeze, kineze, kubaneze) e në radhë të parë, jugosllavët e Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës, “arkitektët” e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, por dhe të Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Janë 9 vite luftë në male, me “reaksionin” e “bandat e diversantëve” dhe në qytete me elitën e vendit, ku u ekzekutua si një bandë kriminale “Grupi i Deputetëve”, në vitin 1946- ‘47, njerëz që kishin mbaruar universitetet europiane, si; Selaudin Toto, Shefqet Beja, Sheh Ibrahim Karbunara, Riza Dani, Sulo Klosi etj.

Si është e mundur që në ’45-ën, u pushkatua shkrimtari Ndre Zadeja, në ’46-ën, gjuhëtari Nikollë Gazulli, në ’48-ën, Ipeshkvi Frano Gjini, në ’51-shin, ihtologia Sabiha Kasimati, apo të vdesë në burg shkrimtari veteran, Vinçens Prenushi, shkencëtari me përmasa botërore, Stanislav Zuber, t’u vihen prangat personaliteteve krijuese, si: Ndoc Nikaj, Musine Kokalari, Petro Marko, Mitrush Kuteli, etj.

Sigurisht, që nuk mund të fajësohen për atë që ndodhi komunistët idealistë, që i korri dhe vetë ata “kosa” e konferencës së Partisë së Tiranës e 1956 – ës dhe vazhda e plenumeve të zeza e gjyqeve politike, deri në ’89-ën, kur, dhe pas rënies së Murit të Berlinit, do të vijonin vrasjet në kufi, përsëri në emër të vendosjes së “autoritetit të shtetit”. Është e nevojshme të nisë më në fund një analizë e periudhës së pasluftës, që historia të fillojë e të marrë frymë, pa urrejtjen e askujt.

Nuk kishte kuptim të mos përfillej personaliteti i krerëve të malësive, burra të besës dhe të Kanunit, të cilët u ndëshkuan nga “çlirimtarët”, pse ata nuk kishin rrokur pushkën në të njëjtin formacion me ta. Kemi rastin e Abaz Kupit, Pashk Currit, Mark Doçit e, të tjerë antifashistëve jokomunistë, që luftuan në vijën e parë kundër okupatorit. Vetëqeverisja kishte krijuar tipin e prijësit popullor, që pyetej jo vetëm në provincën e tij, po deri nga Fuqitë e Mëdha.

Po si ta besosh këtë përballë nofkës “bajraktar”, me të cilën Partia Komuniste (më pas Partia e Punës), i njollosi këta luftëtarë kombëtarë, në fjalime politike, monografi, filma, etj. Reaksionare ishte shpallur gjithçka, që nuk ishte bolshevike dhe nuk është e rastit, që lufta kundër shqiptarëve “reaksionarë” zgjati sa dy luftërat botërore, të marra së bashku. Në qoftë se Prekë Cali, do të ishte vrarë para se të “hynte Partia”, kishte për të qenë një atdhetar i kulluar. Mirëpo ai, guxoi e i doli para Mehmet Shehut dhe ky ishte një “gabim” fatal i tij.

Ai, mbase nuk e dinte, se komandanti i Brigadës së Parë, kishte masakruar 67 fshatarë të pafajshëm në Myzeqe. Prekë Cali kishte mundur të mbijetonte si “Mbret” i Kelmendit, duke pasur Shqipëria Mbret dhe i ndaluar ta ushtronte këtë atribut, ende pa u vendosur pushteti i Enver Hoxhës. Nuk kishte arsye që krerët e maleve, të mos ishin aleatë të një pushteti që do ta vlerësonte rezistencën historike të shqiptarëve ndaj pushtimeve; “pa dallim krahine, feje dhe ideje”, përfshi dhe atë antifashiste, por jo duke e shtrirë ndëshkimin ideologjik, mbi Klerin Katolik, fiset malësore, shtëpitë e para, krahinat, etj.

Për herë të parë shqiptarët u ndanë sipas devizës së luftës së klasave, në; “patriotë” dhe “reaksionarë”, një ndarje thellësisht artificiale. Një varg pyetjesh do të meritonin përgjigje përmes analizës së asaj çfarë ndodhi pas Luftës. A mund të flitet për autoritet të shtetit, kur goditja e grupeve armiqësore, brenda kupolës së regjimit, nis me Zef Malën e Grupeve Komuniste e, vazhdon dhe pas dyzet vitesh, me vetëvrasjen politike të ish-kryeministrit represiv?

A thua nuk është e rastit që rezistenca antikomuniste e pasluftës, zgjati thuajse një dhjetëvjeçar? Vlerat antifashiste i mbrojnë të gjithë shqiptarët, edhe nacionalistët, që luftuan vetë kundër fashizmit, por që nacionalçlirimtarët, ua mohuan këtë kontribut, duke mos i konsideruar dhe ata si çlirues.

Sa herë i qasemi kësaj teme, na vjen ndërmend një nacionalist i njohur, Ndue Zef Ndoci, i cili pas ‘90-ës na thoshte në kullën e tij në Spaç se, kishte luftuar me armë në dorë për çlirimin e Burrelit, njëlloj si partizanët, por që si shpërblim për antifashizmin e tij në ‘50-ën, ishte detyruar të arratisej me gjithë vëlla në Gjermani, kurse antifashistë të tjerë nacionalistë, kishin mbushur burgjet e diktaturës.

Shqiptarët vazhdojnë ta shohin historinë bardhezi. Nuk ka vullnet për të hedhur dritë, sidomos mbi periudhën e parë të pasluftës. Nuk mund të arrihet në përfundime shkencore, duke u fokusuar te ngjarjet kulmore rastësisht. Të mos ishte ajo puna e kullës së Prek Calit, nuk do të ishte kujtuar kush, për figurën e tij.

Mund të ishte Akademia e Shkencave, që ta udhëhiqte procesin studimor rivlerësues, por ajo është në krizë të thellë institucionale. Politika jo e jo. Tranzicioni ka treguar se qasjet kësodore, partitë i përdorin për interesat e veta elektorale, duke i kthyer në debate shterpë. Atëherë kush?! Universitetet, institucionet e pavarura akademike? Ndoshta. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kështu doktor, Isufi, ti nuk e di, por vëllai yt, Feriti, iku nga kjo jetë, me gropën që i la në trup, çizmja e Bedri Spahiut në qelitë e burgut të Tiranës...”/ Dëshmia e rrallë e ish-policit nga Korça për krimin makabër

Next Post

“Reparti gjerman, që dogji dhe masakroi Borovën, më 6 e 7 korrik 1943, drejtohej nga majori Runbald Klebe, kurse i biri i tij...”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv/komisarit partizan të Batalionit “Hakmarrje”

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Reparti gjerman, që dogji dhe masakroi Borovën, më 6 e 7 korrik 1943, drejtohej nga majori Runbald Klebe, kurse i biri i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv/komisarit partizan të Batalionit “Hakmarrje”

“Reparti gjerman, që dogji dhe masakroi Borovën, më 6 e 7 korrik 1943, drejtohej nga majori Runbald Klebe, kurse i biri i tij...”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv/komisarit partizan të Batalionit “Hakmarrje”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!