• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kështu doktor, Isufi, ti nuk e di, por vëllai yt, Feriti, iku nga kjo jetë, me gropën që i la në trup, çizmja e Bedri Spahiut në qelitë e burgut të Tiranës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-policit nga Korça për krimin makabër

Bedri Spahiu
“Edhe pse Doktor Hysenbegasi, i shpëtoi jetën djalit të vogël të Operativit të Sigurimit, me penicelinën e fundit që ja dha një i burgosur, ai…”/ Ngjarja e rrallë në Kampin e Vlashukut
“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”

Memorie.al /17 shtatori i vitit 1947 do të ishte dita e fundit e jetës së juristit Ferit Hysenbegasi, i përfshirë në procesin e dytë të ashtuquajturit “Gjyqit të deputetëve”. Pas afro nëntë muajsh tortura të tmerrshme në hetuesi, ai kishte mbyllur sytë, pikërisht atë ditë, kur në gjoks, kishte marrë një goditje të fortë me çizme, nga Bedri Spahiu, i cili kishte shfryrë gjithë inatin e një procesi që nuk po shkonte, siç regjimi donte dhe kish parashikuar. Pas asaj goditjeje, Ferit Hysenbegasi, kishte mbyllur sytë përgjithmonë.

Në shtëpinë e tij në Tiranë, bashkëshortja Qanie me katër djemtë Ylviun, Fatosin, Bardhylin dhe Tanushin, nuk dinin asgjë për fundin e tij tragjik. Ata shpresonin se gjithçka do të sqarohej dhe Feriti do të kthehej në shtëpi, pasi ai kurrë nuk ishte përfshirë politikisht, në asnjë periudhë të karrierës së tij si jurist.

Por ai nuk u kthye më kurrë në familje, as i gjallë dhe as i vdekur. Sot e gjithë ditën familjarët kërkojnë të zbardhin misterin e aktit tragjik e të zbulojnë varrin e fshehtë ku regjimi e degdisi për të zhdukur çdo gjurmë.

Siç ka shpjeguar i biri, Bardhyli, në një rrëfim publik të tij në media, sinjalin e parë për rrethanat e vdekjes së babait e kishin marrë vetëm në fillim të viteve ’70-të, rreth 25 vjet pas vdekjes së tij nën tortura.

Gjithashtu mund të lexoni

“Qyteti modern e ka zanafillën e tij në shekullin e XV-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën hyqmin e Sulltan Mehmetit II-të, zhvilloj Korçën dhe…”/ Historia e panjohur e bamirësit të madh, dhëndrit të Sulltan Bajazitit

“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve

Bardhyli tregon: “Aty nga fillimi i viteve ’70-të, një burrë nga një fshat i Korçës, me një fëmijë të vogël të sëmurë për dore, nipin e tij, merr rrugën drejt Vlorës dhe troket në shtëpinë e doktor Isufit (vëllai i juristit Ferit Hysenbegasi). Im ungj, human i pakursyer, siç e njohën të gjithë, e viziton djalin me kujdes, teksa fshatarit po i rridhnin lot nga sytë.

E pyet; “Ç‘ke, pse qan, mos u shqetëso, do të ta shëroj djalin” dhe ai i thotë se në vërtetë, qante për një peng të vjetër. Në ‘47-ën ai kishte qenë polic dhe kishte qenë dëshmitar pikërisht në vdekjen e Ferit Hysenbegasit. Rrëfimi i tij për doktor Isufin ishte ky: “Isha polic në Tiranë në ‘47-ën, te burgu ku mbanin të arrestuarit në dhomat e paraburgimit. Atje ishte edhe vëllai yt, Feriti. E torturonin vazhdimisht.

Një ditë hetuesi po e merrte në pyetje e po e torturonte egërsisht, të varur me kokë poshtë. Kur hetuesi del nga qelia, Bedri Spahiu që po priste jashtë i thotë: ‘Hë mo, nxori gjë’?! ‘Jo’, i përgjigjet ai. Atëhere Bedriu i tërbuar, hyri vet në qeli dhe, duke bërtitur e sharë: ‘Po fol, mor qen’, dhe e godet në gjoks, me majën e çizmes, fort…! Për vdekje. Kështu doktor, ti nuk e di, por vëllai yt, iku nga kjo jetë me gropën që i la në trup, çizmja e Bedri Spahiut”.

Më tej, pas hetimeve të tjera të familjes, Bardhyli kujton, se si kishte marrë vesh edhe mënyrën e tjetërsimit dhe fshehjes së aktit të vrasjes në hetuesi, duke e kamufluar si “atak kardiak” përmes një raporti mjekësor.

Bardhyli tregon se në vitin ‘91, në kuadër të rehabilitimit të të përndjekurve politikë, ndërsa përpiqej të gjente dokumente për statusin e të atit, dhe pas zhgënjimit që haste në të gjithë zyrat e shtetit, sipas informacioneve të zbuluara në rrugë private, ai kishte gjetur emrin e një mjeku në Tiranë, doktor Petraq Progri, i cili kishte nënshkruar raportin mjekësor.

“Ky zotni burrë, i moshuar, kur mori vesh se i biri i kujt isha, më futi në shtëpi. I thashë se më duhej të vërtetoja që im atë, kishte vdekur në burg e, s‘po gjeja dokumente dhe se ‘kam dijeni që ju keni lëshuar një raport mjekësor’, më tha: ‘Dëgjo, mor bir, është e vërtetë. Në atë kohë unë isha mjek ushtarak.

Një mbas dite më thërret Mihallaq Ziçishti nga Ministria e Brendshme, e më thotë se kishin në burg një të burgosur të sëmurë, që duhej ta vizitoja. Vete atje, hyj në qeli dhe ç‘të shoh? Feriti i vdekur, i degraduar nga torturat. Më detyruan të lëshoj një raport mjekësor, ku të shënoja se ai kishte vdekur nga zemra”.

Ferit Hysenbegasin e arrestuan në prag të vitit të ri 1947, dy ditë pasi i kishin hedhur prangat të vëllait të tij, mjekut Isuf Hysenbegasi. Pas muajve të gjatë e me tortura nga kjo hetuesi, do të dilte i gjallë vetëm Isufi, i cili kaloi kalvarin e tij të gjatë të vuajtjeve dhe torturave, në kampet e tmerrshme të të burgosurve politikë.

Ndërkaq, familja nuk ishte lajmëruar për vdekjen e juristit Ferit Hysenbegasi. Të vërtetën do ta zbulonin pjesërisht, një ditë, kur rastësisht bashkëshortja e tij Qania, pasi kishte shkuar për t’i çuar ndërresa dhe ushqim në birucat e hetuesisë, kupton se atij i kishte ndodhur diçka.

I thanë se ai nuk ndodhej më aty. Pasi u bind për vdekjen e tij, ajo këmbëngul zyrë më zyrë, duke u përpjekur, që të merrte të paktën trupin e të shoqit, por Qania, me gjithë përpjekjet që bëri, nuk pati asnjë rezultat. Trupin e kishin zhdukur me qëllim, për të fshehur edhe krimin që kishte ndodhur në dhomën e hetuesisë.

Ferit Hysenbegasi ende sot rezulton pa varr. Ai lindi në Pogradec më 1911. Mbaroi studimet e larta për drejtësi në Beograd në vitin 1933 dhe ushtroi profesionin e gjykatësit në disa rrethe të vendit, si gjatë viteve të mbretërisë ashtu edhe gjatë viteve të Luftës. U arrestua në ditët e fundit të dhjetorit 1946 dhe, pas afro 9 muajve hetuesi, vdiq nën tortura pasi ishte qëlluar fort në gjoks nga Bedri Spahiu. Zyrtarisht vdekja e tij u raportua si atak kardiak, ndërsa trupi, pavarësisht kërkesave dhe insistimit të familjes, nuk iu kthye kurrë.

Të dhënat e këtij shkrimi, i referohen rrëfimeve të Bardhyl Hysenbegasit, djalit të juristit, Ferit Hysenbegasi./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ish-koloneli i UDB-së, Hashim Toplica, që vuante me ne dënimin në kampin e Repsit, që në vitin 1969, parashikoi ekzaktësisht rrëzimin e regjimit komunist...”/ “Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Shkëlqim Abazi

Next Post

“Partizanët e ’45-ës, nuk u pritën me trëndafila në Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe s’kishte mbetur këmbë pushtuesi, por ‘reaksionarët’ antikomunistë...”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Qyteti modern e ka zanafillën e tij në shekullin e XV-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën hyqmin e Sulltan Mehmetit II-të, zhvilloj Korçën dhe…”/ Historia e panjohur e bamirësit të madh, dhëndrit të Sulltan Bajazitit
Personazh

July 12, 2025
“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve
Personazh

“Bazna i tha, se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet, pa marrë sterlinat, përndryshe, do t’ua shiste sovjetikëve…”/ Historia e panjohur e agjentit shqiptar, që u dha gjermanëve planet e anglo-amerikanëve

July 11, 2025
“Ishte një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve e Valleve, i diplomuar shkëlqyer në Institutin e Regjisurës e Koreografisë ‘Lunacharsky’, por regjimi komunist e largoi…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit Kaceli

July 4, 2025
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit

July 2, 2025
“Thanas Dino nga Gjirokastra, më pyeste dhe më këshillonte: ‘shiko, se ai njeri është i pazhbirilueshëm, mos i beso, ai ka rezerva, thotë s’shkruaj…”! / Refleksionet e mikut të ngushtë të Kadaresë

“Pasi e detyruan të zhvishej, e varën për këmbësh, me kokëposhtë, së bashku me një prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat.…”/ Historia e panjohur e Qazim Dervishit, gjyqtari i parë ndërkombëtar i futbollit

“Partizanët e ’45-ës, nuk u pritën me trëndafila në Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe s’kishte mbetur këmbë pushtuesi, por ‘reaksionarët’ antikomunistë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Partizanët e ’45-ës, nuk u pritën me trëndafila në Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe s’kishte mbetur këmbë pushtuesi, por ‘reaksionarët’ antikomunistë...”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme