Nga Hajredin Bej Cakrani
Pjesa e parë
Memorie.al / Në Durrës takoj Abdi Benë (Toptanin) dhe më thotë javash, se nga fillimi i vjeshtërave nga ana e serbëve, kish ardhur një inglis dhe këta bajraktarë që e ruanin, ranë në pusi e u vranë, po dhe ky shpëtoi në qime e u plagos. Kjo gjë rrëfen se ky është ndonjë që rëndon e që j’u shkeli më kallo, si do që janë tok fitonjës e mund të gjezdisin nëpër njëri-jatrin. Po kur më erdhi më çiflig, më llafosi se Qeveria e Durrësit ka kërkuar në Conférencë de Paix mandatnë e Italisë, këjo është hataja më e madhe! Duajn ta ndajnë copa-copa qysh e kanë bërë në mënd dhe inglistë j’a kanë dhënë vetë llafnë për të marrë Vlornë si kaza të tyrej më atë kartë, që e thoshën hiderland. Pa syrin e kishin më të gjithë Shqipërinë.
Nashti nuk mund të hajë llafnë, por po e latë Qeverinë më këmbë e t’a firmosë mandatnë, j’u mori lumi për fare! Duhet doemos të rrëzohet qeveria jote, e një përfaqësi a nuk e di, se jam akoma tym, të mos e pranojë mandatnë e Italisë! Që ajo të shkruaj e vulos më emër t’onë, se as emëri, jo më vatanë nuk do të mbetet më! – Abdi Bej, po ka njeri më dynja më anë të Durrësit, je ti që mejtimin sefte për Kongresnë e dhe zotrote, tjatër se u hoqe prapa! Pa atje nevej po n’a del shpyrti nga hundët dhe ai si vuri buzën më gas dhe e ç’duku atças e shtyu muhabetnë më tutje. – Ndaj kam dërguar dhëndërrin, që është prefekt këtu Abdul Benë (Ypi) të vejë më Tiranë e të piqet me Reuf Benë (Fico). Të hapet ky llaf nëpër pari e të besuarë, po në vesh se nga kjo qeveri ç’nukë pret, ti e di vetë se je atje!
Si do që më qesëndisi për qeverinë, u bëra mal që më besoi një haber të këtillë! Se këjo dëftente që ai i dijë të gjitha ato që unë ziresha sahat e minut me këta të qeverisë e, sidomos me ata të délégation de la Conférence de la Paix -Do mbëlidhemi ne të kazave t’onë, do çojmë haber dhe më krujanë e matjanë, të hapemi më paritë e tyrej se dhe nashti që të llafos, është vonë më duket! Si do që inglistë si shih’ dot që nga puna e sinuarëve, po i mbushja mëndjen vetes, se qoftë dhe një njeri vetëm që desh e vranë më pusi, si zor të mund të bëjë një punë kaq të madhe! E pyeç Abdi Benë se ku është nashti inglizi. – Iku nga ju, a andej nga Berati me këtë punë,- më tha. Kaq duhej, që të vij e të pjek t’im vëlla Bektash Benë (Cakrani).
Ai më keq nga unë, u sos më Berat, po inglizi që Abdi Beu j’a thosh Eden, ish sosur më Gjirokastrë. Këjo punë shkurt, po të mos bëjim gjë nashti këtë dimër që të rrëzohim Qeverinë e Durrësit e, të bëjim një sagllam që të dil’ kondra atyrej që vëndos ajo, ishim si ata që iknin me sytë mbyllurë e gjezdisin buzë greminës! Po duket se të gjallë e të pa fat, nukë ka! Po halli ishte se ku mund të bëhej këjo mbëledhje, se për të liga Qeveri e Durrësit, ishte hazër! Nga ne ca kokërra mbetmë që kishim varur turitë qëkurë për ato që bënte, por ajo as që kishte qeder! Pa më të gjithë vëndë ishin italiantë dhe mund të vriteshe me ta atças t’a mirrnin vesh, me ç’pamë dhe më Vlorë.
Si do që të ngjasë duhej bërë Kongres me përfaqësonjës nga tërë kazatë, pa të bëje pastaj qeveri! Bektash Beu ishte i prerë për këto punë, po mua më tha se italiantë i ke më ç’do vënd, prandaj duhet një fuqi e madhe të rrethosh vëndë. – Jo një, po shumë j’u këtheva se më hyri në sinuar. – Duhet meso vend, të vijnë e të mblidhen të tërë atças, se vetëm kohë nuk ka! Mëndjet e të gjithëve janë për në Lushnje, qysh thoni?
– Atë që thashë Bektash Bej, kërceva unë nga vëndi, se si duajn’ të vijnë njerst atças, vijnë dhe të ligjtë e ushtërija dhe do mejtuar mirë! -Hajredin Bej (Cakrani), njerëzve po u çojnë haber që nashti, ti thua dale të pij kafenë unë! – Po edhe që të derdhet ushtërija e të lëftojim pa filluarë fare e, pa bërë asnjë punë, nuk është me vënd Bektash Bej! – Xhandërmarinë e Lushnjes e ka më dorë kapiten Meleq Be Frashëri, kështu që brënda u ujdis këjo punë më duket! – Ç’po thua Bektash Bej, po sikur janë nja katër anë që duhet të ziren se është fushë e i ligu të vjen nga s’e pret! Ti më fjalos për nja njëzet bujq e atë baltovinë që mezi shkon njeriu!
Mirë u vajti në mënd aty, si vënd i vogël e i qetë, po o do ruajtur ky vënd i hapët, o s’kemi gjë më vijë e fjalosemi kot havadan, pa kemi dhe kohë të tepërme! Sulo Beu u ngre dhe tha: -Nuk ngjet ajo e rrebelëve më Hajredin Bej, se i bie që të kemi vdekur të tërë e më këtë krah të Ardenicës që nashti t’i mbëledh dyqint a më shumë shpyrt! Bektashi e vështroi dhe i tha: – Nukë do rrimë karakoll, po fuqia më e madhe e italianëve si e dini, është e grumbulluar më Vlorë dhe për tri sahat i ke këtu, vetë do rrish me t’a! – Po dhe vetë rrij se s’është turp, po ja ku kemi Kamber Benë (Belishova) me të tjerë, pa flasim dhe Hysni Toskën dhe si ahere po qe dhe e ndezim përsi! Bektash Beu e pa një herë dhe tundi kokën.
Kamber Beu ish i zoti dhe tha; qoft’ e bërë, këtu më keni ditë natë, po sa llafosemi duhet të iknim fërtunë për të bërë fuqinë hazër. Po nga veriu që kemi dhe qeverinë tënde të Durrësit dhe italiantë me topa e mitroloza?! Më mirë të vete e të mirrem vesh për ndonjë fuqi të vijë që andej, pa dhe nga ana tjatër më dhanë llafnë e, sikur ka ardhur një fuqi me njers nga anët e Dumresë. Unë u nxiva dhe iu ktheva t’im vëllai Bektashit: – Ajo është qeveria ime, jote, e Sulo Beut, e të gjithë ne shqipëtarëve që i bëjmë punët më këmbë dhe po ne jemi që kur këto punë mish-mash, n’a çojnë në buzë, e kemi zgjidhjen, dyfeknë! Paska qënë nëmë e madhe ajo që nuk n’a u nda këmba-këmbës, se nuk zgjidhmë një gjë me njerzillëk si gjithë dynjaja, po një më dy e dyfeknë!
Im vëlla qeshi dhe tha: – Ajo dynja n’a i ka me hilè, ndaj ne i duhemi këtë ditë vatanit e, mos të të mbetet hatëri se shaka bëra! – Nuk më tregon dot mua arat, i thashë, se të kam mbajturë për dore kur hidhje këmbët, po s’bëmë një gjë si njerst! Se dynjaja ka mbeturë për këtë copë vënd baltovinë! Po n’a i shohin mëndjen e n’a vënë festen, ndaj kam inat! Po hajd’ të vemë më Lushnje e të mirremi vesh, se kë kanë cakëtuar ata ndonjë fuqi me njers për nga krahu i veriut, a u themi atyrej. – N’a more mëndë me fjalime, atë e kisha ndërmënd që qëparzaj, po ti s’të lë mëndje!
Kur vajtmë atje kishin ardhur nja njëqint e ca matjanë me në krye një djalë të ri fare, nja njëzetë, njëzetë e ca vjeç, nga dera e Zogollajve e, që e thoshin Amet Bej (Zogu). Këtë e kishja dëgjuar nga im vëlla, që se ç’kishin pasur ca krushqi qëkur dyert e matjanëve me Toptanaj. Dhe nashti ishin ungj e nip duket me Esat Pashnë (Toptani), e që më trubulloi më shumë se vetë Esat Pasha, që kish vitra që n’a dil’ më ëndërr. Po im vëlla Bektashi m’a këndoi mëndjen, duket dhe e pyet: – Amet Bej, sa ty unë kam djalnë dhe më vjen mirë e bëhem mal, kur shoh se si e ke marrë përpjekur këtë punë. Po nukë më thua se, qysh nuk e ndihe dajon kur erdh’ që të lëftoj rrebeltë, se andej nga anët tuaja u derdhë me ushtëri e, ju i vajtët pas, mbase me hak!
Ahmet Beu, që ish më i hollë në mëndje se ç’pamdehmë tha:- Vërtet kur u sos më anët t’onë unë isha çilimi nga kapedantë e tjerë që vëndosnë t’i bien pas, sido që kisha dhe ahere djem të ri me vete. E atijë i duhej fuqi e madhe për të shtypurë rrebeltë, po aty ai e ndjeu dhe t’i këtheje llafnë, as t’a shkoje nëpër mënd! Ndaj i thashë se duke qënë fuqi e madhe e unë si të vij, si të mos vij nukë bëhej gjë! – Dëgjo ore dajo, kur je nisur për këtë punë të madhe, unë i ngrë duart përpjetë dhe të them ishallah! Por po t’a mbaroç këtë punë të madhe, do të të them marshallah!
Ai u nxi nga inati, si do që e nuhati që mund’ të jetë a jo mëndje çilimiu, pa atij i madh e jo më unë s’ja këtheje dot llafnë! Ndaj unë nxitova më këmbë të t’im eti e si zot më vëndë t’a ujdisë: – Këtu je më konak tonë dhe qoftë vetëm për kafe, do n’a begenisësh! Ai duke e bluar mejtimin më kokë erdhi në Burgajet dhe bujti atë natë, po e hoqi dot atë mejtim për mua a jo, nuk e dij dhe sotë! – Më habit Ahmet Bej, si të gjithë i vajtnë pas me Xhelal Bej e të tërë dhe ti që kërthi ke pasur mëndje t’i këtheç llafnë, bëri t’a ujdisë Bektash Beu muhabetnë. – Ja, unë jam më i vogël se im vëlla dhjetë vjetë e kusur, po kur vjen puna për të lëftuar, nuk j’a këthejmë llafnë, se është më zanat të tij, pa dhe nuk mund’ të n’a dojë të keqen! – Bej, po më lëfton me llafe, që të të them atë që do ti! Ahere të të pyes, me sahanë pa kapak llafose, a jo?
Bektashi tundi kokën poshtë dhe Amet Beu tha: – Një mëndje më tha tek venë këta të tjerë, po unë çilimi do këthej llafnë, po t’a dish Bej, se prapa dajos që e shkon nëpër mënd zotrote mund të veja, pa dhe të bëja ndonjë pasuri. Po më e shuma po të bëheshe mes atyre çakenjëve që mban nga pas, ndonjë roje i tij i parë. Këjo do të thosh se për ç’do armik që ka ai me bollëk që tek lind e tek perëndon, t’a haja plumbin unë i pari, pa le të hidh’ mbi mua ca mexhite ai! Kështu, si do që t’u shkojë mëndja, se e kam a jo Esat Pashnë gjë, këtu jam për vatanë, si ç’kam qënë çilimi dhe më Vlorë e që zotrote Bej s’më mban mënd, m’u këthye mua. – Se s’ma do mëndja që zotrote Bej, që ke një jetë që lëfton e të kemi dëgjuar gjithënjë, thua se u prish nga mëndë ky e të vijë të vritet për Esat Pashnë! Tundi kokën dhe seç u tha me atë gjuhnë e tyrej ca matjanëve, që vetëm unjin kokën dhe ku ne dëgjuam vetëm, peqe!
Unë nukë e mbaj mënd vërtet se sa gegë erdh’, që nga Isa Begu (Boletini) e plotë dhe kur duall vjeshtë e tretë e, u bë qeveria më Vlorë erdh’ të tërë e jepnin dhe mëndje. Pa Amet Beu ahere po të ketë qënë sa çilimiqtë që bijin kafetë e nukë do e kemi vënë re, njëqind vjet! Nashti ja ku ish aty me gjithë ata njers që kish hazër e, aq i vëndosur të lëftoj e mbroj vatanë, që ish gjithë-gjithë ca njers që do të vijin nga gjithë kazatë e tijë. – Amet Bej, po është si the, po ai j’a preu: – Dëgjo Bej! Unë nukë erdha këtu se më mbushnë mëndjen, po m’u duk se vatani nashti që mund të ç’duket fare nga dynjaja më flit’ me atë gjuhnë e tijë. Dhe të mos dukesha unë nashti, do më zir’ turpi si mal e do më mbetej peng për jetë!
Se për këtë vatan mund të vritemi që sot a nesër, pa borxhin atijë kështu j’a kemi ç’lyer, ne të rinjtë them, pa ju që keni një jetë që lëftoni e keni bërë me kohë! Ai iku më krah të tij, ne më t’onën, po im vëlla Bektashi e dij’ që në lloi gjithë Kongresi do ish që të zgjidh’ një njeri që të ish i zot për vëndë! Pa dhe për ushtëri, se këto të dyja gjer nashti ç’do përfaqësi që bënte mbëledhje të mëdha thosh: Këto dyja leri mos i nga, se janë të Esat Pashsë! Dhe kurë e bëri dhe Princi këtë, lere mos i nga të tjertë! – Ky djalë, tha im vëlla, do n’a duhet më shumë se të gjithë më duket, këtu më Kongres!
Pa ata s’e kishin fare më të mejtimin këtë radhë se kë do vijin më qeverinë që do shpallin më këtë katrahurë që mund të ngjasë atças! Se s’dije nga të ruheshe, nga qeveria e Durrësit a nga ushtërija italiane që ish më ç’do vënd! Nga sërbtë po s’po lijin gurë pa luajtur e të mirr të gjithë Verinë. Pa dhe të vënë Esat Pashnë a ndonjë Princ të kazasë së tijë. Se jo vetëm ai, po gjithë ata të tjertë firmosën për të marrë kusurnë e kësaj cope vënd, si grekërit me avaznë e tyrej dhe që të merrje për detyrë ndonjë ministri bie llafi, të dukej më këtë kohë se vrit veten!
I kam thënë asokohe Bektash Beut: – Pse nuk merr ndonjë detyrë ministri, bie llafi se ty s’ta prishin?! – Hajredin Bej, ne jemi të një soji tjatër, me namuz, se më këtë vënd, po s’e ke njohur t’a them unë: – Gjëja më kollaj është të shaç a t’i hakërrohesh tjatrit, pse s’e bëri këtë a atë dhe ne nuk i durojmë dot këto gjëra! Po është se n’a kërkojnë mëndje, ashtu po! Ndaj ty s’të vë më këto punë, se të nxjerrin mëndë nga koka. Me ç’pësove nga Kongresi yt, ishallah të vejë mbarë ky nashti e, t’u nxjerrë dhëmbët nga vëndi atyrë çingive të Durrësit, që ti qofsh që i dëgjoje! – Këtu s’ma mbush dotë mëndjen Bektash Bej, shqipëtarë ke nga do të të këthehesh dhe njëri ka një të keqe, tjatri ka një të keqe tjatër, që s’ngjajnë, fjaloseshim ndanë zjarrit në atë ftomë jenari.
Pasi vinte tek Sulo Beu nga Lushnja, ai n’a llafoste për të rejat, sa të deleguar erdh’ e sa janë nisur. Im vëlla Sulo Beu, gjithënjë ka qënë zëmër gjërë, po këtë radhë i mbajti me para, bukë e të tëra, fuqinë t’onë më çifligjet e tij në Ardenicë, që po prit’ armiknë të vij’ nga Vlora! N’a e kaloi të tërëve, këtë herë! Kur muarrmë vesh se kishin vrarë të dhëndërrin e Abdi Beut, që ish prefekt në Durrës, Abdul Benë! Ai ish nga të partë që filloi këtë punë pas llafeve të inglizit dhe njëqindvjet e vranë çingitë e Durrësit, që n’a u bënë hije! Sa thosha me vete, qysh kam ndënjur atje dhe unë, po më vjen me ca njers e domosdo, me Turhan Pashnë (Përmeti) që, la riviere a pris. (e mori lumi-frëngj)
Një lloi ishin të gjithë kë do virin kryeministrë, kur të tërë për t’u tundur e kapardisur një çikë janë të vetmit! J’u qan syri për këtë, po kur dhe Turhan Pasha u bë allasoj si ata, mos prit më! Por jo, kjo ishte kohë tjatër dhe njëqind vjet më këtë rrezik, nuk kemi qënë as më ‘912. Më krye të fuqisë t’onë kishim lënë Kamber Benë me të tjerë, Hysni Toskën dhe të tërë e për ç’do të pa pritur të më bijin njeri dhe ika në Lushnje. Atje nukë kishin një konak të shtetit për të qënë, që të mbëlidh’ të gjithë nëpër ato baltëra. Vajtmë e poqëm Bektash Benë me Aqif Pashnë, që kish ardhur dhe që ishte më i vjetëri nga të gjithë e asokohe patriot më i madh s’bëhej, për të tërë.
Po nukë kishin ardhur shumë të deleguar dhe Kongresi nuk fillohej dotë! Mbi dhè njeri që e ndihi Ismail Benë (Qemali) pa asnjë mëdyshje e interes deri më fund nuk mund të ketë, veç atij! A nuk donte, a nuk e arriu, po që të merrje përsipër të pajtoje të dy njerst, që e kishin zënë pushtetin për gryke ahere, sa do të Mëdhenjtë të thoshin për këtë gjë, që ishte si të rrije ujë më havan! Po është se e ka patur në mëndje që me të rënë guvernat më Vlorë e Durrës, Elbasani po qëndër do bëhej dhe ky do prapste me Esat Pashë e me Ismail Be, për t’u bërë vetë zot, e ka gënjyer ajo njëqind vjet!
Po me Bektash Benë, si e kam thënë vështirë të bëjin këto gjëra, po një gjë që kishte ngjarë me t’im vëlla mund të nxirrte aqë telashe, sa mund të përmbyseshin të tëra atças! Ndaj me anë Aqif Pasha i tha se ishte me aqë rrezik ajo që kish marrë përsipër im vëlla, sa italiantë mund të vijin për tre sahat dhe puna më këtë kohë të ligë, vente e gjitha më lumë! -Të shohim ndonjë methodhë tjatër mos ndes se këjo që ti ke marrë ti përsipër. Se të përfaqësoç vlonjatësotë, ikën llafi dhe nukë mund të bëjmë këtej luftë e andej kuvëndë më një vënd, sikur s’e di dhe kohnë e ligë që n’a është shtruar më sofër! Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm















