• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Noli mëndje cekët e shpuri vendin buzë varrit, Zogu, fisnik e me karakter, fati e kish shënjuar për Shqipërinë…”/ Shkrimi i Konicës në ’26-ën te gazeta “Dielli”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një shkrim të panjohur të shkruar nga Faik Konica në gazetën “Dielli” në Boston (datës 6 maj të vitit 1926) të Shoqatës Atdhetare Patriotike “Vatra”, ku në tre kolona, ai bën një analizë e përmend fakte dhe ngjarje historike, që kish kaluar Shqipëria që nga viti 1913 e deri në atë kohë (viti 1926), në të cilat kishin pasur dhe luajtur një rol kryesor edhe dy tre personazhet kryesore të politikës shqiptare të asaj kohe: Ahmet Zogu, Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi. Shkrimi i plotë Konicës ku ai vlerëson me superlativa kontributin dhe rolin e Ahmet Zogut deri në atë kohë, dhe në të kundërt, kritikon dhe ngre një sërë akuzash ndaj Fan Nolit dhe mikut e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Luigj Gurakuqit, duke nxjerrë në pah anët e tyre negative në luftën për pushtet.

              Shkrim i Faik Konicës në gazetën “Dielli” në 1926-ën

ZHVILLIMET E SHQIPËRISË të dy vjetet e fundit i kanë prurë disa dëme kombit, po i kanë bërë dhe një të mirë që s’mohoet: kanë ç’faqur cilët janë atdhetarët që duan të rojë Shteti, dhe cilët janë: vagabondët që duan Aventura mi kurrizin e Shtetit. Munt silido për mësimin e vetes të bëjë dy lista, dhe kuptimi do të dalë prej vetiu.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970

IDEALE DHE PALLAVRA

Ca djem, të cilët s’kanë kurajën të shënojnë emrat e tyre në artikuj që botojnë në të poshtrën e një mejhanexhiu maqedhonas në Rumani, mburren me kot se ata lëftojnë për ideale kur ne i paskemi hedhur idealet në shportë. Ata lëftojnë për pallavra dhe për orekset e dy a tre aventurierëve; ne vazhdojmë se luftuari për ideale, ndonëse në një formë të cilën shokët e mejhanexhive s’duken të zotrrit t’a kuptojnë…

HISTORIA E CA NDRYSHIMEVE

Kur vajta me 1913 në Shqipëri për të vëzhguar punët për s’afërmi, zbulova me hidhërim se shumica e madhe e popullit, jo vetëm nuk i shihte me sy të mirë idealet t’ona të një Shteti të përparuar, po s’pëlqente as lirinë, që po na jipej nga rastet dhe nga ballanca e fuqive t’Evropës. Është për çudi, që është gjë fare e vërtetë, se shumica e madhe e popullit të Shqipërisë, me thartësirr, dhe me sy të zgurdhulluar nga prapamejtime: siç dhe u duk pak më von nga kryengritjet që plasën njera pas tjetrrës.

Duke qenë punët ashtu, u kuptua shpejt se, që të mbetej Shqipëria si një Shtet më vete edhe populli të mbahej me zor i bashkuar dhe të hynte n’udhën e disiplinës, të punës e të përparimit, e vetma fuqi e duhur ish dora e hekurt, po shpëtimtare e një diktatori. Kujtuam ca kohë se diktatorin e duhur e gjetme në personën e Essad Pashë Toptanit. Dhe Essadi kish me të vërtet disa zotësira për të qeverisur: po mosha e tij e shkuar nuk i premtonte t’a ndryshojë mendjen e tij pas ndryshimeve të ra që u larguan të gjithë dhe e lanë të vetëm.

Me 1913, u poqa për herën e parë në Tiranë me Ahmed Bej Zogun. Vura re menjëherë fisnikërinë të bashkuar me force karakteri, që çfaqej nga sjellja dhe nga fjalët e djalit. U interesova. Pyeta. Dhe nga sa dëgjova s’më mbeti asnjë dyshim se fati e kish shënuar për të lojtur një rol me rëndësi në Shqipërin’ e re. Në pjekjet që pata më von me Mbretin Karol të Rumanisë, me kryeministrin rumun Tito Majoresco, me Princin Wilhelm të Wied-it, dhe me dipllomatë austriak dhe Italian, u përmenda emrin dhe posibilitetet e këtij të riu. Mbaj ment një bisedim që pata me Turkhan Pashanë në Durrës pasi plasi kryengritja e Shijakut dhe u rrzua Essadi. I tregoja Turhanit nevojën që të përdoret Zogu për të zgjidhur krizën.

–“Ahmed Beu është tepër i ri” m’u përgjigj Turkhan Pashai – “Vërtet” thash unë: “po William Pitt-i u bë kryemnistër i Inglisë kur qe njëzet e tre vjetsh, dhe ka qenë një nga më të mbëdhenjtë kryeministër i atij vendi”.-

-“Si fjaloseni kështu?” më thotë Turkhani: “munt të barabitim me Pitt-in një të ri të panjohur?”

–“Nuk bëj barabitje” u përgjigja unë: “desha vetëm, me këtë shembull për t’ju përment se atje ku ndodhet zotësia, vlera s’munt të jetë dhe s’duhet të jetë pengim. ”Me këtë mënyrë, vazhdova së përhapuri mendimin se do t’ish mirrë, ne dojim të kishim një Shqipëri të bashkuar dhe të lirë, t’a përkrahjim Zogun të merte një ditë fuqinë, se aty kish përveç zotësisë dhe katër të mira që i mungojin Essadit: kuptimin e ndodhjes së re në Shqipëri, pas ndarjes nga Turqia, ndienjën e kombësisë, të mos bërët ndryshime në mes Toskësh e Gegësh, dhe më në funt dëshirën për të parë Shqipërinë në shkallë Shteti t’organizuar.

Noli u-bashkua plotësisht me mua në besimin që Shqipëria s’munt të qëndrojë më këmbë pa një diktatori, dhe që Zogu duket njeri i duhur për këtë roll. Gjurmat e këtyre mendimeve munt t’i gjeni në shtyllat e “Diellit” në kohën e luftës dhe pastaj, ku Zogu lëvdohet si një hero, si një idealist, si një udhëheqës që munt të barabitet me Anglo-Saksonët, e të tjera. Disa nga këto lëvdata janë të shënuara nga Fan Noli vetë.

Kjo politikë vazhdoi gjer më 1921 dhe përtej. Më 1922, Fan Noli zuri të lidhet me grupin e Gurakuqit, dhe me njëherë mëndja e tij e cekët hyri me një udhë të ndryshme. Fan Noli filloj të na jepte lajme jo të pëlqyera për Zogun: që ky ish bashkuar me reaksionarët, që ish armik i një Shqipërie siç e duam ne, që e ka humbur tërë influencën, që s’ka asnjë zotësi, që ushtria anon me “liberalët”, që duhet t’afrohim popullin ca më tepër nga Zogu, e të tjera. Unë me shokët e Vatrës, siç e desh logjika, siç e desh disiplina e grupit t’onë në Shqipëri, pasqyruam te “Dielli” politikën e re të përfaqësonjësit t’onë në Shqipëri, përfaqësonjës i cili kohët e fundit nuk ish tjatër gjë veç se fonografi i Gurakuqit, gjer sa më në fund dolli sheshit dhe komitaxhi, duke shkelur tërë programin t’onë dhe gjithë idealet t’ona.

Fundi që një ç’katërim dhe një maskarallëk pa emër… Ç’munt të bëjim? Dy udhë qenë të hapura për në: vazhdimi i përkrahjes së maskarallëkut gjer sa të bëhej gjak dhe të prishej Shqipëria,- ose të kthyerit në politikën e parë të Vatrës, e cila ka qënë të vënët përpara të Zogut, si kryetari i duhur i Shqipërisë, Zumë udhën e dytë.

Le të shkurtojmë tani në tri fjalë ato që thamë:

  1. Fan Noli, unë, me Vatrën dhe me shokët, që më 1914 gjer më 1922, kush më shumë e kush më pakë kemi mbajtur mendimin se Shqipëria, që të shtrohet, të stabilizohet, e të hyjë në udhën e reformave e të qytetërimit, ka nevojë për një dorë të hekurt dhe se ajo dorë asht Ahmet Zogu.
  2. Fan Noli, nënë influencën e Gurakuqit, dhe më von nënë influencën e frymës bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqipëria munt të qëndrojë më këmbë pa Zogun dhe kundër Zogut. Ngjarjet i dhanë përgënjeshtrimin më të plotë dhe Shqipëria u shpu një qime afër varrit.
  3. Unë me shumicën e shokëve u kthyem ahere (ndonëse me çape të ngadalshme, se na vinte keq të ç’këputeshim fare nga Fan Noli) u kthyem ahere te program i vjetër i përmbledhur më sipër nënë numërin 1, kurse Fan Noli u fut thell e më thellë në rebelione kundër Shtetit e n’intriga revolucionare.

Munt t’a vazhdojmë bisedimin në një numër t’afërm. Po i kemi hedhur këtu miaft yshqim për mejtime djemurisë së kthiellt (se sa për mejhanexhitë, Maqedhonasit dhe të tjerë vagabonda që tallen fshehtazi me Shqipërinë, s’bajmë kabull as t’i dëgjojmë). Djemuria e kthiellt (thom “e kthiellt”) s’di ose harron, po duhet këtej e tutje t’a marë nër sy, se Presidenti Zogu nuk është heroi i ri i Vatrës, po ka qënë heroi i vjetër i kësaj organizate, i neveritur, më 1922-4 nga intrigat e Gurakuqit dhe nënë influencën e bolshevismës. Dhe në qoftë se ësht e zonja të mejtojë duke thelluar, djemuria e kthiellt le të gjykojë kush u largua nga udha – Fan Noli apo unë?/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sigurimi më tha se ‘Zeneli vrau veten me 7 plumba’ dhe kur shkoja në varreza e gjeja…” Dëshmia e bashkëshortes e “Lulit të vocërr” të Migjenit

Next Post

Kalendari Historik 09 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

July 18, 2025
“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970
Dossier

“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970

July 17, 2025
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Komandanti i parë i burgut Burrelit, ishte sadisti me gradën e togerit, me emrin e mallkuar Vangjel Rrëmbeci dhe, deri në vitin 1949, ai mori emrin ‘Burgu i shfarosjes’, pasi aty…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 17, 2025
“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty…”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 16, 2025
“Deli Janaqi dhe masakra e Paramithisë: Kush urdhëroi copëtimet dhe plaçkitjet në emër të hakmarrjes?”
Dossier

“Ish- ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se; ‘çamët janë kriminelë lufte, se kanë bashkëpunuar me nazistët’, por a ishte bashkëpunëtorë më i madh i fashizmit, se sa vet Greqia…”?!/ Refleksionet e studiuesit të njohur

July 16, 2025
Next Post

Kalendari Historik 09 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme