• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, February 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Njeriu që mbajti kombin me kokën nga Perëndimi

Kadare dhe pëlhura e imtë e fatit
Kadare dhe pëlhura e imtë e fatit
Kadare dhe pëlhura e imtë e fatit
Memorie.al
“Në apartamentet ku ishin akomoduar gratë e dy ‘bllokmenëve’, në Paris, bisedonin për Kadarenë, që kish kërkuar azil politik, ku njëra me pak xhelozi…”/ Kujtimet e panjohura të ish-diplomatit
“Zoti Kadare, jam i lumtur t’ju kem pranë në festimet e 200-vjetorit të Francës” / Letra e ’89-ës e Presidentit Mitterand, që kishte ftuar 35 kryetar shtetesh dhe “harruar” Ramiz Alinë

Nga Mero Baze

Shqipëria nuk është gati të përcjellë Ismail Kadarenë. Ajo është kapur si në kurth nga ikja e tij. Dhe këtu nuk është fjala si për ato urgjencat që ta gjejnë shtëpinë rrëmujë dhe ti nuk pret dot miq. Është më shumë se kaq.

Shqipëria është përkëdhelur nga fati që e kishte të gjallë dhe pjesë të saj për 88 vite, një nga kolosët e letërsisë botërore, dhe ishte familjarizuar me këtë fat, si me një gjë të zakonshme.

Ai ju bë fat shqiptarëve që donin të mbanin gjallë trurin nga konformizmi i realizmit socialist dhe akoma më shumë ju bë fat shoqërisë shqiptare që i kultivoi shijet e artit perëndimor dhe standardet e një kulture të përbotshme.

Gjithashtu mund të lexoni

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo

“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

Mbi të gjitha ai ju bë fat gjuhës shqipe, duke qenë babai modern i saj, duke e bërë atë një gjuhë të aftë për të shkruar një letërsi të madhe.

Duke qenë se gjuha për shqiptarët është kolona vertebrale rreth të cilit është ngjizur identiteti ynë kombëtar, me tre fe, me gegë e toskë dhe me një gjeografi të vështirë, Ismail Kadareja mbetet për këtë shkak dhe një ngjizës i identitetit tonë kombëtar pro perëndimor.

Kur them se Shqipëria nuk është gati për ikjen e tij, kam parasysh se ne ishim familjarizuar me idenë që njeriu që i dha vlerë Shqipërisë më shumë se kushdo shqiptar tjetër, e ka pasur atë për detyrë të caktuar nga Zoti dhe ne kishim detyrë ta gjykonim për jetën e tij tokësore.

Përbaltësit e lirisë, nuk e duronin dot që ai kishte bërë fjalë me shitësen e lagjes apo që ja kishte bërë me hile “shokut Enver” duke i shpëtuar ndëshkimit. Tani që nuk do ta shikojnë më në lagje, dhe që do të kenë përballë vetëm letërsinë e tij, ndoshta ndjehen të çliruar, meqë nuk kanë punë me librat por me njerëzit.

Tani që nuk do ta kemi më mes nesh, do ta kuptojmë se mungesa e tij, do të lërë pas një greminë, buzë së cilës qëndron letërsia e brishtë shqiptare, e cila pa Ismail Kadarenë është si një gur në rrokullimë.

Ai është prita dhe shpresa e vetme që kultura jonë kombëtare nuk do të gërryhet kurrë plotësisht. Veprat e tij janë digë ndaj çdo të keqeje që mund të na kërcënojë në të ardhmen e saj.

Ndaj Shqipëria nuk është sot gati ta përcjellë atë. Ajo është e papërgatitur, e paaftë dhe e pashpresë të mbushë boshllëkun që lë ai. Kur themi nuk jemi gati ta përcjellim atë, kam parasysh se nuk jemi gati të jemi të njëjtët dhe pa atë gjallë. Dhe këto do ta kuptojmë të gjithë shumë shpejt.

Ismail Kadareja është i fundmi që mbante në këmbë një sistem vlerash për kombin shqiptar, një sistem mbi të cilin nuk ngjiti dot, as balta e lirisë e as gjaku i diktaturës.

Ai kishte mbi shpinë peshën e kryqit për të na mbajtur ndonjëherë me zor me kokë nga Perëndimi.

Ky ishte misioni i tij dhe “diktatura” e njeriut që i tregoi botës se një gjuhë e vogël si shqipja, mund të bëjë letërsi të madhe dhe një vend si Shqipëria mund të prodhojë qytetarë të denjë të botës.

Dhe mbretërinë e tij nuk e rrëzon dot askush. Shqipëria do të mbahet mend në botë, mes të tjerash se në atë vend ka lindur dhe jetuar Ismail Kadareja./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shefi i UDB-së, Gojko Medenica, në gazetën Beogradit ‘Veçernje Novosti’, të 19 shkurtit 1965, me titull ‘Poraz pod Pastriko’, e denigronte Marije Shllakun...”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

Next Post

Kalendari Historik 03 Korrik 2024

Artikuj të ngjashëm

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo
Art & Kulture

February 8, 2026
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare
Art & Kulture

“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

February 9, 2026
“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë…”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës

February 7, 2026
“Kur Zajmi i dërgoi një kartolinë me një riprodhim të tij, titulluar ‘Diga e Drinit’, ku dukeshin disa punëtorë të hidrocentralit, Ibrahim Kodra iu përgjigj…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm shqiptar

“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë

February 4, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

Kalendari Historik 01 Korrik 2024

Kalendari Historik 03 Korrik 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme