• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 29, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Një plak nga Malësia, që solli nipin këtu në shkollën shqipe, më tha; dy herë në SHBA-ës, jam ndier krenar, njëherë kur u formua batalioni ‘Atlantiku’ që u nis për në luftën e Kosovës dhe…” / Dëshmia e rrallë e Gjergj Dedvukajt

“Në 1969-ën, kur Pashko Dedvukaj me familjen arriti në SHBA-ës, nuk e kishte marrë djalin e madh, Gjergjin, i cili vazhdonte mësimet për prift, në Split…”! / Historia e panjohur e familjes nga Hoti
“Në 1969-ën, kur Pashko Dedvukaj me familjen arriti në SHBA-ës, nuk e kishte marrë djalin e madh, Gjergjin, i cili vazhdonte mësimet për prift, në Split…”! / Historia e panjohur e familjes nga Hoti
“Në 1969-ën, kur Pashko Dedvukaj me familjen arriti në SHBA-ës, nuk e kishte marrë djalin e madh, Gjergjin, i cili vazhdonte mësimet për prift, në Split…”! / Historia e panjohur e familjes nga Hoti
“Në 1969-ën, kur Pashko Dedvukaj me familjen arriti në SHBA-ës, nuk e kishte marrë djalin e madh, Gjergjin, i cili vazhdonte mësimet për prift, në Split…”! / Historia e panjohur e familjes nga Hoti
“Në 1969-ën, kur Pashko Dedvukaj me familjen arriti në SHBA-ës, nuk e kishte marrë djalin e madh, Gjergjin, i cili vazhdonte mësimet për prift, në Split…”! / Historia e panjohur e familjes nga Hoti
“Në 1969-ën, kur Pashko Dedvukaj me familjen arriti në SHBA-ës, nuk e kishte marrë djalin e madh, Gjergjin, i cili vazhdonte mësimet për prift, në Split…”! / Historia e panjohur e familjes nga Hoti

Nga Besim Muhadri,

Pjesa e dytë

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Shoqërisë Kulturo-Artistike “Bashkimi Kombëtar” të Nju Jorkut dhe 70-vjetorit të themeluesit të saj, Gjergj Dedvukajt

Memorie.al / Lokali i Gjergj Dedvukaj që ndodhet në “Arthure Avenue” të Bronxit (Nju Jork), njëkohësisht është edhe seli e aktiviteteve të shumta kombëtare. Seli dhe qendër e takimeve të shumta të grupeve, jo vetëm kulturore, por edhe të atyre politike. Atë e kanë vizituar personalitete të shquara të jetës politike dhe kulturore të Amerikës. Në mesin e atyre që kanë qenë në “Giovani’s” të Gjergj Dedvukajt, në “Arthure Avenue” të Bronxit, është edhe ish-presidenti  i SHBA-ës, Gjorgj W. Bush (Juniori). Po ashtu, në këtë restorant, ka qenë edhe ish sekretarja e shtetit, zonja Hilari Klinton, ish-prefekti i Nju Jorkut, Rudoloph Giuliani, e shumë e shumë personalitete të tjera. Të jetës politike amerikane, si senatorë e kongresmenë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1969-ën, kur Pashko Dedvukaj me familjen arriti në SHBA-ës, nuk e kishte marrë djalin e madh, Gjergjin, i cili vazhdonte mësimet për prift, në Split…”! / Historia e panjohur e familjes nga Hoti

“Ishte Esat Pash Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi ‘fytyrën’ e ‘Pazarit të vjetër’, duke i kërkuar tregtarëve tiranas që të përshtateshin me kohën, duke…”/ Historia e panjohur e Tiranës, ‘Qytetit të munguar’!  

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Shkuarja për herë të parë në Shqipëri e shumë anëtarëve, të cilët kishin lindur e rritur në Amerikë dhe pritja madhështore nga ana e nikoqirit të festivalit dhe në përgjithësi popullit gjirokastrit e më gjerë, ka mbetur e paharruar në kujtesën e të gjithëve e, në veçanti të atyre që kishin shkuar për herë të parë atje e që ishin lindur e rritur në Amerikë. Të pushtuar nga një entuziazëm i madh, kur kthehen në Amerikë gjejnë ftesën për pjesëmarrje në festivalin e Berlinit.

“Kishim vetëm një muaj kohë për përgatitje, – thotë Gjegj Dedvukaj. – U tregova anëtarëve se kishim një ftesë të tillë dhe se ishte e vështirë të përballohej edhe materialisht shkuarja në Gjermani, ku së paku na duheshin 50-60 mijë dollarë, aq sa na u desh që të shkonim në Gjirokastër, mirëpo që të gjithë pranuan që të mobilizoheshin dhe të bënin ç’është e mundur që të shkonim në Berlin. Na u desh të linim shumë gjëra personale, familjet, bizneset etj., dhe t’i përvisheshim punës e të shkonim atje. Mirëpo nuk u zhgënjyem, sepse u shpallëm më të mirët. Dhe kjo flet shumë”, – thotë Gjegj Dedvukaj

Ndërkaq, kur e pyet Gjergj Dedvukaj se a mendon se ka bërë mjaft për kulturën shqiptare, për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit të tij, ai, pa u menduar shumë, të përgjigjet: “Ndonëse kemi punuar pareshtur, prapë se prapë mendoj se është dashur të bëjmë më shumë. Me gjithë se nga gjiri i ansamblit tonë kanë dalë emra të njohur, madje që kanë hyrë edhe në Hollivud, siç është Albert Stanaj, mendoj se është dashur të bëhej edhe më shumë. Qëllimi ynë është vërtet ruajtja e vlerave tona etnokulturore, ruajtja nga asimilimi i etnisë shqiptare këtu në diasporë, por qëllim yni është edhe përtëritja e ansamblit me njerëz të ri, sepse vetëm kështu ne kemi arritur diçka.

Shpesh kam biseduar me shokët, si Shaban Lajçin, Tomë Gjergjin, Haki Krasniqin etj., se çka duhet të bëjmë më tutje. Kemi shumë kërkesa nga populli, nga komuniteti ynë, që në mesin e ansamblit tonë, të jetë qoftë djali apo vajza e atij apo e këtij. Kjo ka ardhur si rezultat i punës së palodhur dhe shumë sakrifikuese të të gjithë neve.

Koloriti i veshjeve kombëtare nga të gjitha krahinat e atdheut, interpretimet e ndryshme dhe mjaftë të suksesshme të anëtarëve tanë nëpër festivale që behën këtu në mesin e shqiptarëve të Amerikës, e veçanërisht në festivalin tradicional që organizon Kisha ‘Zoja e Shkodrës’ në Harsdale këtu në Nju Jork, ku marrin pjesë shumë grupe dhe solistë nga e gjitha diaspora shqiptare e Amerikës, festival që përcillet nga tremijë veta, ka bërë që të kemi kërkesa të shumta nga prindërit shqiptarë, që këtu të anëtarësohen bijtë dhe bijat e tyre.

Kjo edhe ka ndodhur, mirëpo problemi është te mungesa e vendit të duhur për zhvillimin e aktivitetit. Dhoma që kam në biznesin tim ‘Xhovani pica’, është e ngushtë dhe nuk lejon që të bëhen shumë aktivitete. Një ditë iu thash shokëve, ta hapim një shkollë shqipe, ku përveç mësimeve që do të bëhen për disa lëndë në gjuhën shqipe, do të bëhej edhe mësimi i këndimit, me luajtje me instrumente muzikore popullore shqiptare siç është çiftelia, vallëzimi etj. Dhe kjo ndodhi me të të vërtetë (sot kemi një grup prej 25-30 fëmijësh të moshave të ndryshme deri në 14 vjeçare, ku vallëzojnë, këndojnë dhe natyrisht edhe mësojnë.

Mësuesja e muzikës, Albina Gjergji (Zajmi), që është një mësuese e përgatitur mjaft mirë, e cila ka kryer shkollën e muzikës në Tiranë, është edhe këngëtare, këndon këngë operistike dhe u bie të gjitha veglave, madje edhe çiftelisë. Ajo është vërtet pedagoge e mirë dhe punon me takt pedagogjik dhe është shumë e pranueshme për fëmijët”. Gjergj Dedvuka, krahas aktiviteteve të shumta kulturore, prioritet ka edhe biznesin, nga i cili siguron ekzistencën e familjes.

Mirëpo të marrit me aktivitete kulturore dhe kombëtare shpesh, i shkakton marrje kohe dhe ngecje në biznes, sepse të merresh me të dyja është punë e vështirë e veçanërisht në Amerikë, ku jeta është shumë dinamike, mirëpo kur këtë vend, sikur edhe pjesën më të madhet globit, e ka përshirë kriza ekonomike. Me gjithë këto vështirësi, këto sfida, ai mundohet t’ia dalë disi dhe kurrë nuk është bërë “pishman” pse është marrë me aktivitete kombëtare dhe kulturore duke lënë anash biznesin.

Sipas tij, biznesi është një punë që duhet ta bëjë përditë për të jetuar, sepse kjo të mundëson edhe marrjen edhe me aktivitete kulturore. Si p.sh., në festivalin e vitit 1988 e ndonjë tjetër, Gjergj Dedvukaj të gjithë pjesëmarrësit i dërgon me financat e tij. “Sikur të kisha punuar me një rrogë të thjeshtë ta zëmë javore, thotë ai, kjo do të kishte qenë e pamundur, mirëpo marrja me biznes ma ka mundësuar këtë. Në atë kohë unë i kisha punët mirë me biznes dhe dëshiroja që çështja kombëtare të ecte përpara. Më vonë filloi të bie puna dhe gjërat erdhën dukë u vështirësuar. U desh të kërkonim mbështetje nga ndonjë donator, por edhe nga vetë anëtarët.

Përveç kësaj, na është dashur që të japim para të mëdha për senatorët dhe kongresistët amerikanë, të cilët duhet të flisnin për Kosovën. Kjo natyrisht se na ka kushtuar, por ka dhënë edh rezultate”. Nga kjo bisedë shihet se Gjergj Dedvukaj pos me folklorin, është marr edhe me Ligën Shqiptaro-Amerikane, që do të thotë me çështjen e Kosovës. Kjo natyrisht se është sakrificë dhe do angazhim të madh, mirëpo këtë ai e ka parë gjithmonë si obligim kombëtar, të cilin duhet ta kishte çdo shqiptar me vetëdije të plotë kombëtar.

“Jezu Krishti im, janë Skënderbeu dhe Adem Jashari”

Kthimi nga Gjirokastra dhe më pas nga Berlini, ku rrëmbyen çmimin e parë, në selinë e Gjergj Dedvukës, shkon për të bërë një reportazh gazetari dhe editori i gazetës shqiptaro-amerikane “Ylliria”, Vehbi Bajrami, i cili pasi përgatit reportazhin që do ta botonte në një nga numrat vijues të gazetës, ku do ta botonte në një nga faqet më meritore, siç është ajo e mesit ilustruar me fotografi kolor, e thërret në telefon Gjegjin dhe i thotë: “Dua të marrë opinionin tuaj në lidhje me titullin që dua t’iua vejë reportazhit”? – “Po çka të të them, o Vehbi, – i thotë Gjergji. – Ti je gazetar, gjeje vet titullin”. – “Jo, – i thotë Vehbiu, – dua të marr mendimin tënd se ashtu dua”.

Pasi që gazetari ishte këmbëngulës, më në fund Gjergj Dedvukaj i thotë: “Meqë po insiston, atëherë shkruaje kështu siç të them unë: “Nuk kam ba asgja, çka asht dasht me ba”. – “Po si kështu, ti ke bërë mjaft”, – i thotë Vehbiu. – “Jo, – i ia kthen Gjergji. – Unë ende nuk e kam përfunduar programin tim kombëtar. Unë nuk jam Adem Jashar, që kam shkrirë veten me 50 e më shumë anëtarë të familjes, me më vu lapidar, por kam punuar atë që kam mundur dhe që e kam ndie obligim ta punoj. E kam lanë edhe veten keq, ashtu edhe familjen dhe ka qenë rrezik t’i humbja edhe fëmijët, por për fat kjo nuk ka ndodhur”.

Gjergj Dedvukajn shpesh e kanë kritikuar pse nuk ka shkuar në kishë, sepse rrallë e fare shkon atje, por ai nuk ka pasur kohë t’i japë ndonjë përgjigje. Ai thotë se këtë e ka bërë për shkak të mungesës së kohës, por edhe për shkak të asaj se ai nuk ka ngarkesa fetare. “Unë, në radhë të parë e shoh kombin më të madh se fenë. Jezu Krishti im janë Skënderbeu e Adem Jashari”, – shprehet ai, i bindur plotësisht se ka të drejtë.

Shkolla shqipe e Bronxit dhe funksionimi i saj

Një nga dëshirat e mëdha të Gjergj Dedvukës, ka qenë ajo e hapjes së një shkolle laike shqipe në Nju Jork. Ai ka punuar edhe më parë në atë shkollën që kishte emrin “Naim Frashëri”, që punonte në kuadër të Klubit “Jusuf Gërvalla: Për dhjetë vite me radhë Gjergji ka qenë përgjegjës i asaj shkolle. Dhe kur flet për atë shkollë dhe atë kohë të funksionimit të saj, ai flet me nostalgji dhe me shumë krenari.

“I merrja katër fëmijët e mi e të shokëve dhe duke i bashkuar prej të gjitha anëve, i dërgoja në shkollë me një minibus. Më ka ndihmuar Bekë Bruçaj si mësues, pastaj Gjergj Domgjonaj. Dhe kështu kemi ecur, mirëpo nuk patëm mundësi ta mbanim shkollën, sepse pas mbylljes së Klubit ‘Jusuf Gërvalla. prindërit nuk i binin më fëmijët. Si përgjegjës i asaj shkolle natyrisht se nuk e ndieja veten mirë dhe pas mbylljes së saj kam qenë shumë i mërzitur dhe vazhdimisht më ka brejtur dëshira që ta hapnim prapë një shkollë shqipe, në të cilën do të mësonin fëmijët shqiptarë.

Këtu ka shkolla shqipe, natyrisht, por në kuadër të shoqatave e të krahinave të ndryshme shqiptare dhe të kishave e të xhamive, mirëpo mua gjithmonë më ka trokitur dëshira që të kishim një shkollë, e cila do të ishte e të gjithëve e jo vetëm e një krahu krahinor apo fetar, sepse kjo nuk i bën mirë kombit dhe komunitetit shqiptar që jeton dhe vepron në Nju Jork e kudo në Amerikë”.

Dhe më në fund vendos që një dëshirë të kamotshme ta bënte realitet. Në lokalin e tij, në dhomën që e ka të rezervuar për aktivitete kulturore e kombëtare, e cila i shëmbëllen edhe një muzeu etnografik ai fton Mustafë Qosjen, që ishte kryetar i fondit për Plavë e Guci, pastaj Ymer Ahmetajn, sekretar i atij fondi, të cilëve iu thotë: “Kam vendos me e hap një shkollë shqipe këtu, sepse i ka ardhur koha. E shoh se të dy jeni njerëz të duhur që mund të më ndihmoni dhe të bëhemi tre e, më pas dua të thërrasim nga një përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, në mënyrë që të bisedojmë”.

Kështu edhe ndodhi, pas një takimi, ku përveç dy të përmendurve më lart, ishin edhe shumë të tjerë, pothuajse nga të gjitha viset, si Dr. Hasan Ademaj, intelektual dhe humanist nga Gjakova, Shaban Lajçi nga Rugova e Pejës, aktor dhe aktivist i palodhur në fushën e kulturës dhe njëherësh edhe pjesëtar i “Bashkimit Kombëtar”, Zef Bala, biznesmen dhe  aktivist i shquar si dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët, pas takimeve të njëpasnjëshme, vendosën të thërrisnin edhe konsullin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, Driton Mishton dhe Arta Ramën.

Dhe pas disa takimeve u vendos që të hapej shkolla shqipe në Bronx, Me rastin e hapjes së kësaj shkolle, më 15 janar të vitit 2011, ishin prezentë edhe dy konsujt e lartpërmendur, të cilët prenë edhe shiritin. Me hapjen e kësaj shkolle sikur u realizua një pjesë e programit kombëtar të Shoqërisë kulturo- artistike “Bashkimi kombëtar”.

Shkolla filloi punën e saj me mjaft sukses dhe shoqërohej nga një entuziazëm nga të gjithë themeluesit dhe përkrahësit e saj. Mirëpo me kalimin e kohës, në sipërfaqe dalin edhe pengesa, të cilat i krijojnë shqetësime Gjergj Dedvukës, i cili jo pak shprehet i hidhëruar: “Populli ynë është aq i mirë, sa edhe i keq nganjëherë, – shprehet Gjergji. – Po e them këtë, sepse për 35 vite të aktivitetit tim, kam shumë përvoja. Jemi euforikë. Japim fjalë të mëdha, por kur vjen puna lodhemi shpejt. Bordi i shkollës ka 11 anëtarë, mirëpo gjysma e më shumë e këtyre anëtarëve të këtij bordi, nuk e kanë dhënë asnjë cent.

Madje nuk vinë as në takimet që duhet të jenë. Ata le që nuk kanë dhënë nga xhepi i vet, por as nuk kanë kërkuar nga ndonjë donatorë. Mësuesit duhet mbajtur. Madje disa le që nuk punojnë dhe nuk ndihmojnë, por edhe bëjnë propagandë nëpër kafe, në dëm të shkollës. Gjë nuk japin e pengojnë nga jashtë. Pesë ndihmojnë e, gjashtë shkatërrojnë. Kjo e vështirëson punën tonë, aktivitetin tonë”, – thotë Gjergj Dedvukaj.

I shqetësuar për pengesat që i behën projektit të tij, Gjergj Dedvukaj përmend për të mirë anëtarët e bordit të shkollës, Mustafë Qosjen, Sabri Gjonin, Dr. Hasan Ademajn, të cilët siç shprehet ai; “janë njerëz që ndihmojnë dhe kanë dëshirë të flaktë që gjërat të ecin përpara”. Sipas Gjergj Dedvukajt, njerëzit më të rrezikshëm janë ata që nuk punojnë, që nuk ndihmojnë, por vetëm shantazhojnë.

Këta njerëz ai i quan njerëz me tendenca të sëmura. Ai tregon se si pas hapjes së shkollës, kur lajmi ishte lansuar në gazetë, shkon njëri në lokalin e tij dhe i thotë: “E hapët shkollën, a”? – “Po”, i thotë Gjergji. -“Kam dashur ta hap unë”. – “Mirë, po pse nuk e hape”?- ia kthen Gjergji. Dhe këso tipash ka shumë në Nju Jork e, kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët. “Këta, – thotë Gjergj Dedvukaj, – asgjë nuk punojnë, vetëm kritikojnë gjithandej kafeneve e mejhaneve, ku rrinë e dehen shqiptarët, këtu në ‘Arthur Avenue’ të Bronxit”.

Megjithatë mësimi u zhvillua dhe me mjaft sukses. Për një kohë të shkurtër pati rezultate të theksuara. Mirëpo duhet punuar ende më komunitetin në mënyrë që ai të bindet që t’i dërgojë fëmijët në shkollë, ku do të mësonin gjuhën shqipe. Por në këtë drejtim ende ka mungesë mendësie dhe duhet punë, angazhim, por edhe përkrahje.

Kur u hap shkolla shqipe në Bronx, në janar të vitit 2011, një plak nga Malësia, i cili e dërgonte nipin e tij në shkollë i thotë Gjergj Dedvukës: “Gjergji, dy herë gjatë jetës sime këtu në Amerikë, e kam ndie veten mirë dhe krenar. Njëherë kur u formua batalioni ‘Atlantiku’ dhe u nis për në luftën e Kosovës dhe hera e dytë, tash hapja e kësaj shkolle. Vërtet ia keni qëllue”. Këto fjalë të këtij plaku, janë për t’u vlerësuar dhe flasin shumë.

Në këtë pikë shihet se Gjergj Dedvukaj është i zhgënjyer, por nuk dorëzohet. Ai ka edhe planet që dëshiron t’i realizojë përmes ansamblit “Bashkimin Kombëtar”. Në mesin e anëtarëve të këtij ansambli ka njerëz që kanë kryer shkolla të larta të muzikës, ka instrumentistë të talentuar të veglave popullore shqiptare, ka aktorë, deklamues shumë të talentuar të cilët me përvojën e tyre jetësore dhe profesionale, janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në fushat që kërkohet të japin. Ansambli në fjalë është komplet shkollë.

Madje njëri nga njohësit e folklorit shqiptar, Prof. Dr. Agron Fico, i cili për disa vite jetoi dhe veproi në Nju Jork, duke parë punën dhe aktivitetin e Gjergj Dedvukës dhe duke parë rezultatet e këtij Ansambli, në një shkrim të tij, të publikuar në një gazetë, Shoqërinë Kulturo-Artistike “Bashkimi Kombëtar” e quajti “Institut të folklorit”. Qëllimi i Gjergj Dedvukës dhe i shokëve të tij është që kur të shkojnë në festivale kombëtare, të vjetrit një ditë të ulen dhe t’i shikojnë të rinjtë në skenë, duke performuar talentin e tyre.

Kjo është jo vetëm dëshirë, por edhe detyrë e vazhdueshme e Gjergj Dedvukajt dhe e shokëve të tij, Shaban Lajçit e Tomë Gjergjit, që përherë i ka në krah dhe punojnë pa u lodhur. Një dëshirë që si duket do të mbetet vetëm dëshirë e Gjergjit dhe e shokëve të tij si edhe e shumë shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Nju Jork, është hapja e një qendre kulturore shqiptare, në të cilën shqiptarët mund t’i zhvillonin aktivitetet e tyre kulturore, sepse ambientet në lokalin e Gjergj Dedvukës janë të ngushta dhe nuk ofrojnë atë që duhet.

Gjergji thotë se ata që punojnë në kultivimin dhe ruajtjen e kulturës kombëtare, e kanë për obligim që të angazhohen maksimalisht në këtë drejtim. Bie fjala, thotë ai, ndonjë multimilioner shqiptarë (që këtu në Nju Jork ka mjaft), mund ta blejë një objekt të tillë dhe ta lëshojë për shfrytëzim për mërgatën shqiptare këtu, mirëpo nuk e bën, sepse nuk ia di vlerën kësaj pune.

Dedvukaj thotë se për mundësinë e hapjes së një qendreje kulturore shqiptare në Nju Jork, që nga viti 2005 ka marr premtime nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mirëpo deri më tani nuk është realizuar një premtim i tillë. Dhe kjo është duke i shkaktuar humbje të pakompensueshme shqiptarëve. Dikush mund të thotë se kjo nuk është ashtu, mirëpo a ka më humbje më të madhe se sa të asimilohesh si popull, kur i ke të gjitha mundësitë për të mos e bërë një gjë të tillë.

Kur ke mundësi të ruash etnitetin tënd, kulturën tënde, gjuhën tënde. Kërkesat për hapjen e një qendreje të tillë kanë qenë e vazhdueshme, sa herë që kanë ardhur delegacionet shqiptare, por edhe në konsullatën shqiptare dhe atë të Kosovës, por nuk ka ndodhur që të realizohet kjo kërkesë. Por duhet ta dimë se hapja e shtëpisë së kulturës këtu në Nju Jork, është shumë e nevojshme. Për këtë do të bindemi vetëm kur ta shohim funksionimin e saj. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Duke studiuar filozofin kobzi Egezia, ‘këshilltarin e vdekjes’, Mustafa Bajraktari filloi të humbte shpresat dhe një ditë, me copa çarçafi të bëra si litar, ai...”/ Historia e trishtë e filozofit autodidakt nga Tropoja

Next Post

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne...”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

Artikuj të ngjashëm

“Në 1969-ën, kur Pashko Dedvukaj me familjen arriti në SHBA-ës, nuk e kishte marrë djalin e madh, Gjergjin, i cili vazhdonte mësimet për prift, në Split…”! / Historia e panjohur e familjes nga Hoti
Art & Kulture

“Në 1969-ën, kur Pashko Dedvukaj me familjen arriti në SHBA-ës, nuk e kishte marrë djalin e madh, Gjergjin, i cili vazhdonte mësimet për prift, në Split…”! / Historia e panjohur e familjes nga Hoti

July 27, 2025
“Ishte Esat Pash Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi ‘fytyrën’ e ‘Pazarit të vjetër’, duke i kërkuar tregtarëve tiranas që të përshtateshin me kohën, duke…”/ Historia e panjohur e Tiranës, ‘Qytetit të munguar’!   
Art & Kulture

“Ishte Esat Pash Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi ‘fytyrën’ e ‘Pazarit të vjetër’, duke i kërkuar tregtarëve tiranas që të përshtateshin me kohën, duke…”/ Historia e panjohur e Tiranës, ‘Qytetit të munguar’!  

July 19, 2025
“Vallen e Osman Takës, e luajnë edhe grekët, serbët, maqedonasit, rumunët, bullgarët, madje shkolla koreografike e Janinës…”/ Dëshmia e artistit nga Konispoli, që përjetësoi vallen e famshme çame
Art & Kulture

“Vallen e Osman Takës, e luajnë edhe grekët, serbët, maqedonasit, rumunët, bullgarët, madje shkolla koreografike e Janinës…”/ Dëshmia e artistit nga Konispoli, që përjetësoi vallen e famshme çame

July 8, 2025
Zbulohet plani rregullues i Tiranës i vitit 1953, i arkitektit Gani Strazimiri dhe dy rusëve: Nga Sheshi “Skënderbej”, ‘Pallati i Qeverisë’, ‘Muzeu Nacional’, ‘Teatri i madh i dramës”, etj.
Art & Kulture

“Do ishte në nderin e qeverive shqiptare, që të ndiqnin projektin e arkitektëve italianë, për të na dhënë një bulevard dinjitoz, siç e ka…”/ Historia e panjohur e shtatë shkatërrimeve të qendrës së Tiranës

July 1, 2025
“Nga italiani Pietro Marubi që u vendos dhe punoi në Shkodër, te korçarët Gjon Mili dhe Kristaq Sotiri, të cilët…”/ Ana e panjohur e tre fotografëve të famshëm, që bën emër të madh edhe në botë
Art & Kulture

“Nga italiani Pietro Marubi që u vendos dhe punoi në Shkodër, te korçarët Gjon Mili dhe Kristaq Sotiri, të cilët…”/ Ana e panjohur e tre fotografëve të famshëm, që bën emër të madh edhe në botë

June 30, 2025
“As Besim Zekthi, mjeshtri i madh i kombit, që ka realizuar sa e sa maja koreografike, s’mundi ta ‘kopjojë’ dot stilin e veçantë të artistit kurveleshas, pasi…”! / Historia e panjohur e legjendës Alush Milori
Art & Kulture

“As Besim Zekthi, mjeshtri i madh i kombit, që ka realizuar sa e sa maja koreografike, s’mundi ta ‘kopjojë’ dot stilin e veçantë të artistit kurveleshas, pasi…”! / Historia e panjohur e legjendës Alush Milori

June 25, 2025
Next Post
Fotografi me pamje të Sarandës

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne...”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme