• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Një nga personat e shpëtuar prej autoriteteve shqiptare në jahtin amerikan, ishte një femër belge, të cilën…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, për ngjarjen e rrallë në brigjet e Adriatikut, në qershor 1987

Hetues dhe Punetore Operative te Sigurimit te Shtetit duke biseduar mes tyre. Foto e viteve 70-80.bmp
“Një nga personat e shpëtuar prej autoriteteve shqiptare në jahtin amerikan, ishte një femër belge, të cilën…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, për ngjarjen e rrallë në brigjet e Adriatikut, në qershor 1987
Memorie.al

Nga HENRY KAMM

Memorie.al / Në largimin e ftohtë nga armiqësia e gjatë e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpëtoi (çliroi) një jaht privat, të një amerikani që kishte hyrë në ujërat territoriale të saj, gjatë një stuhie që kishte ndodhur në qershor 1987, duke i strehuar katër udhëtarët e tij për tri ditë me radhë dhe duke i lejuar ata më pas, që të vazhdojnë udhëtimin pasi ishte përmirësuar moti.

Në një mënyrë krejt të jashtëzakonshme, kur ekzistonte një atmosferë mosnjohjeje mes dy vendeve, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ambasada shqiptare këtu, kishte njoftuar ambasadën amerikane, për shpëtimin e tyre, si dhe marrjen e një shprese formale diplomatike të falënderimit, nga Shtetet e Bashkuara.

Të dyja ambasadat konfirmuan shpëtimin e tyre dhe shkëmbimin e shkresave zyrtare, për transferimin e personave të shpëtuar, por thanë se incidenti nuk kishte shënuar ndonjë shenjë domethënëse, në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

Megjithatë, një diplomat shqiptar tha se ai e dinte, por nuk kishte dërguar ndonjë shkresë tjetër, në drejtim të autoriteteve amerikane, ku të shprehej kërkesa për viza, nga delegacioni në Kombet e Bashkuara.

Një zbutje nga pozicionet

Një nga katër personat e shpëtuar, ishte një femër belge, por që pa asnjë njoftim, ishte dërguar tek ambasada e Belgjikës. Një diplomat perëndimor tha; se rasti i shpëtimit nuk ishte në pajtim me veprimet e shkuara, të autoriteteve shqiptare.

Më tej ai vijon, se dërgimi i një mesazhi njerëzor tek Shtetet e Bashkuara, i cili nuk ishte ndodhur, ndikoi në zbutjen e klimës së marrëdhënieve, krahasuar me pozicionet e mëparshme.

Shqipëria është ekstremisht vigjilente, për ruajtjen e vijës bregdetare të saj në Adriatik, e cila kufizohej në Veri, me Jugosllavinë, ndërsa në Jug, me Greqinë.

Në papërkulshmërinë e saj, qeveria e Tiranës, kishte mbajtur nën kontroll të gjithë shtetasit prej 2.9 milionësh, që të jepnin sinjale të vazhdueshme për spiunët e dyshimtë dhe kishte mosbesim për këdo, që i afrohej territorit të vendit.

Po në fundin e vitit 1987, një anije e rojave tregtare shqiptare, në vendin ku ndodhi shpëtimi, qëlloi dhe vrau dy pushues francezë, të cilët kishin ardhur nga ishulli grek i Korfuzit, në një ekskursion për zhytje në ujë, për të nxjerrë perla.

Diplomati thotë duke përshkruar incidentin e qershorit, se; “Koha e keqe bëri që velat ta çonin anijen drejt bregut dhe ata të kërkonin ndihmë. Ata ishin shpëtuar dhe iu ishin dhënë të gjitha ndihmat e nevojshme dhe më pas, kishin vazhduar qetësisht udhëtimin në det”.

“Ne nuk mund t’i linim ata të mbyteshin”, – vazhdonte diplomati. Çdokush mund të kishte bërë të njëjtën gjë. Unë jam i sigurt se edhe amerikanët, mund të kishin bërë të njëjtën gjë”. Një ambasador europian tha: “Ky është një rast i veçantë, kur shqiptarët bëjnë gjëra të zakonshme”.

Brenda në jaht ishte pronari amerikan, një çift amerikan dhe një femër me shtetësi belge. Ambasada Amerikane tha, se ndalimi dhe marrja e emrave të tyre, ishte bërë në mënyrë të rregullt.

Një diplomat shqiptar pohoi se incidenti i shpëtimit, nuk është një sinjal për ndryshimin e qëndrimit ndaj Shteteve të Bashkuara. Për këtë ngjarje, një zyrtar i vjetër amerikan, mendon se është shenjë afrimi dhe se Shtetet e Bashkuara, duhet të ndërmarrin hapat për një marrëdhënie normale me Shqipërinë.

Por ai thotë që di, se nuk ka iniciativë nga pala tjetër. Që nga vdekja e udhëheqësit kryesor komunist shqiptar, Enver Hoxha, në vitin 1985, edhe pasardhësi i tij, Ramiz Alia, e ka çuar vendin e tij në drejtim të ngadaltë, për hapjen e madhe me Europën Perëndimore.

Lidhjet e pakta kanë qenë krijuar me Gjermaninë Perëndimore, me shpresën se marrëdhëniet diplomatike, do të hapen shumë shpejt, edhe me Francën, Italinë dhe Greqinë, me të cilën marrëdhëniet tashmë ekzistojnë. Memorie.al

Artikulli është botuar në New York Times, më 13 shtator 1987.

Titulli është redaksional.

Përgatiti: Albert Gjoka.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin ...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

Next Post

Kalendari Historik 25 Shtator 2024

Artikuj të ngjashëm

“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 30, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 29, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

June 28, 2025
Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare
Dossier

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

June 28, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01Shtator 2024

Kalendari Historik 25 Shtator 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme