• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, October 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Një devijim i vijës së Partis, ësht bërë në Brigadën t’onë, në katundin Sinë, ku u dogjën pa asnjë arsye shtëpit e katundit, vetëm për hakmarrje…”/ Raporti i zv/komisarit, Manush Myftiu, gusht 1944

“Për ‘Vangjon’, thonë se u vra, se u takua me Hysni Lepenicën, po me Hysninë, u poq edhe Enver Hoxha në Dushkarak dhe i tha…”/ Misteri i vrasjes së komandantit të “Çetës Plakë” të Vlorës, 27 gusht ’43!
“Të gjithë u tmerruam, kur pamë se për të marrë Enverin dhe Spiro Moisiun në Dibër, u sakrifikua jeta e 200 shqiptarëve…”/ Trakti i ish-partizanit të Brigadës së Parë, të Mehmet Shehut, për krimet monstruoze!
“Pasi s’e zbatoi urdhërin e Enverit, Mehmeti priste ta arrestonin dhe na tha ne…”/ Dëshmia e kolonelit, besnikut të ish-kryeministrit Shehu
“Si na i pushkatoi 10 burra në fshatin Xhan, ‘motra’ e partizanit Çelo Sinani ‘Hero i Popullit’, ku vrau dhe vëllain tim…”/ Dëshmia e rrallë për ngjarjen e 28 nëntorit 1944
“Një devijim i vijës së Partis, ësht bërë në Brigadën t’onë, në katundin Sinë, ku u dogjën pa asnjë arsye shtëpit e katundit, vetëm për hakmarrje…”/ Raporti i zv/komisarit, Manush Myftiu, gusht 1944
“Një devijim i vijës së Partis, ësht bërë në Brigadën t’onë, në katundin Sinë, ku u dogjën pa asnjë arsye shtëpit e katundit, vetëm për hakmarrje…”/ Raporti i zv/komisarit, Manush Myftiu, gusht 1944

Memorie.al / “Ne muarëm me një herë masa dhe për “reprezalje” dogjëm lagjen dhe pushkatuam 15 veta, që zumë nëpër shtëpia, ose rrugëve të katundit. Natyrisht kjo u bë vetëm këtu, dhe për arsye të pabesisë e të tradhtisë së tyre…! Një gabim ose më mirë devijim i vijës së Partisë, është bërë për herë të parë në Brigadën t’onë, që kur kemi kaluar në Veri, në katundin Sinë, ku u dogjën pa asnjë arsye shtëpitë e katundit, vetëm për hakmarrje të shokëve të vrar…”, shkruan në raportin e tij, Manush Myftiu, për Komitetin Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, në gushtin e vitit 1944. 

Manush Myftiu, i cili ishte zv/komisar i Brigadës së Pestë Sulmuese, në raportet e shumta që i dërgonte Shtabit të Përgjithshëm, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare partizane, të komanduar nga Spiro Moisiu dhe Enver Hoxha, në verën e 1944-ës, ku ai në mes të tjerash ka dëshmuar një varg krimesh të kryera nga komunistët, pasi brigadat partizane kaluan Shkumbinin dhe hynë për të mposhtur me armë gjithë Veriun e Shqipërisë.

Raporti i datës 5 gusht 1944, flet për kalimin e kësaj brigade në rrethet e Matit e Dibrës, ku ata veç ekzekutimeve të shumta, kishin djegur edhe fshatra të tërë, në shenjë hakmarrjeje pse mbështesnin forcat e Legalitetit.

Gjatë marshimit dhe inkursionit të tyre në Mat, Manush Myftiu, veçon pushkatimet e bëra nga forcat partizane të asaj brigade, në fshatin Kurdari. Lidhur me këtë ngjarje, midis të tjerash në raport-informacionin e tij, ai shkruan: “Populli i Matit, nuk na priti me luftë, veçse në Gurë, u përpoqëm me forca zogiste, të komanduara nga Hafuz Hasa e Sal Llani, dhe në Lis, me xhandarë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për shpenzime udhëtimi dhe dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga K.Q. i PPSH-së, me pushime, mjekime etj., të akordohet shuma…”/ Urdhri i Ramiz Alisë, mars ‘87

“Për trimërinë dhe guximin e treguar në ‘vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë’, kryekrimineli Millosheviç, u dha ‘Urdhrin e Trimërisë’ …”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Gjatë një përpjekje prej gati dy ditë, me forca gjermane që vinin nga Gryka për në Lis, Kurdaria, sidomos lagja ‘Skënderaj’, na goditi mbas shpine, pasi na kish lajmëruar më parë, se po të luftonim me gjermanët, do të na godisnin. Ne muarëm me një herë masa dhe për ‘reprezalje’, dogjëm lagjen dhe pushkatuam 15 veta, që zumë nëpër shtëpia ose, rrugëve të katundit. Natyrisht kjo u bë vetëm këtu, dhe për arsye të pabesisë e të tradhtisë së tyre. Krerët qen Allamanajt…”!

Më tej, në raportin e tij, Manush Myftiu përmend edhe një ngjarje të rëndë, ndodhur në Dibër, në fshatin Sinë, ku për hakmarrje, pse dikush kishte shtënë mbi partizanët, kishin djegur e plaçkitur gjithë fshatin.

Lidhur me këtë ngjarje, midis të tjerash ai shkruan: “…Një gabim ose më mirë devijim i vijës së Partisë është bërë për herë të parë në Brigadën t’onë që kur kemi kaluar në Veri në katundin Sinë, ku u dogjën pa asnjë arsye shtëpitë e katundit vetëm për hakmarrje të shokëve të vrar…”, sqaron në raportin e tij, zv/komisari Brigadës së V-të Sulmuese, Manush Myftiu.

Djegien e fshatit Sinë, e ka dëshmuar edhe vetë Kadri Hazbiu, në hetuesi, gjatë procesit të tij në tetor 1982. Dëshmia e tij në hetuesi më 26 tetor ’82, është zbardhur e plotë në librin e studiuesit Kastriot Dervishi, “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, ku Hazbiu citohet të këtë thënë në hetuesi:

“Duke hyrë në fshatin Sinë, nga një shtëpi qëlluan dhe vranë një shok tonin, si dhe u plagos zv/komandanti i batalionit. Në këto rrethana, unë kam urdhëruar të paralizohet personi që shtinte kundër nesh, duke i vënë flakën kasolles. Sipas këtij urdhri, iu vu zjarri kasolles dhe nga kjo arsye, personi që ishte brenda doli jashtë e, u vra nga partizanët.

Shokët e tjerë të batalionit, duke parë që po digjej kjo kasolle, pa ndonjë urdhër, i vunë zjarr shtëpive të tjera të fshatit. Për këtë çështje, unë jam thirrur nga komanda e brigadës dhe kam dhënë shpjegimet e sipërme, për djegien e fshatit. Veprimi u quajt i gabuar dhe aksidental, por ndonjë masë për mua, nuk u mor, pasi po atë ditë, Brigada IV-të, dogji fshatin Fushë Alie, pa pasur ndonjë shkak, mbasi në fshat hyri pa luftë…”!

Persona përgjegjës për djegien e Sinës, të përmendur nga Kadri Hazbiu ishin; Shefqet Peçi, Hysni Kapo, Hito Çako, Manush Myftiu, Et’hem Gjinushi, Delo Balili, etj. Në të njëjtin libër, për djegien e Sinës, studiuesi Kastriot Dervishi, veçon edhe këtë përshkrim, nxjerrë nga dëshmia e Delo Balilit:

“Në fshat bëhej një masakër e vërtetë, vriteshin njerëz, rrëmbeheshin bagëti, ushqime, bile edhe plaçka e qilima, me pretekstin se këto, i kishte marrë Halil Alia në Vlorë, një vit më parë”! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas tridhjet e tre vitesh, kur u takova me bashkëvuajtësin tim, Dashnor Kazazin, një nga protagonistët e revoltës së Spaçit, ai më tregoi të vërtetën, se ç’ndodhi aty...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Next Post

“Arshiu tha në hetuesi, se deklarimet e S. Kokalarit, S. Konjarit e R. Tabakut, janë të pavërteta dhe se ai nuk kishte qenë pjesë e asnjë...”/ Historia e panjohur e profesorit që u arratis me të motrën. në 1956-ën

Artikuj të ngjashëm

“Për shpenzime udhëtimi dhe dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga K.Q. i PPSH-së, me pushime, mjekime etj., të akordohet shuma…”/ Urdhri i Ramiz Alisë, mars ‘87
Dossier

“Për shpenzime udhëtimi dhe dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga K.Q. i PPSH-së, me pushime, mjekime etj., të akordohet shuma…”/ Urdhri i Ramiz Alisë, mars ‘87

October 13, 2026
“Për trimërinë dhe guximin e treguar në ‘vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë’, kryekrimineli Millosheviç, u dha ‘Urdhrin e Trimërisë’ …”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

“Për trimërinë dhe guximin e treguar në ‘vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë’, kryekrimineli Millosheviç, u dha ‘Urdhrin e Trimërisë’ …”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 12, 2026
“Tirana është prishur me Bashkimin Sovjetik në 1961-in dhe Stalini tashmë dënohet si diktator në BRSS, ndërsa në Shqipëri ai është ende pjesë e …”/ Gazeta “New York Times”, qershor, 1988

Zbulohen dokumentet “tepër sekrete” të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së: Si akordoi Ramiz Alia dhe Foto Çami rreth 5 milionë dollar, në vitet 1986-1991…?! Emrat që përfituan dhe ata që firmosën

“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas
Dossier

“Artikulli i ‘Zëri i Popullit’ i shkruar nga Fiqirete Shehu, bashkëshorte e ministrit të Mbrojtjes Mehmet Shehu, ku thuhet se Beqir Balluku është nxitur nga Bashkimi Sovjetik…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 12, 2026
“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99
Dossier

Kush e projektoi planin e operacionit “Patkoi” dhe sa forca militare dhe paramilitare serbe morën pjesë në realizimin e asaj masakre shfarosëse ndaj shqiptarëve?

October 12, 2026
Next Post
“Arshiu tha në hetuesi, se deklarimet e S. Kokalarit, S. Konjarit e R. Tabakut, janë të pavërteta dhe se ai nuk kishte qenë pjesë e asnjë…”/ Historia e panjohur e profesorit që u arratis me të motrën. në 1956-ën

“Arshiu tha në hetuesi, se deklarimet e S. Kokalarit, S. Konjarit e R. Tabakut, janë të pavërteta dhe se ai nuk kishte qenë pjesë e asnjë...”/ Historia e panjohur e profesorit që u arratis me të motrën. në 1956-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme