• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës

“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës
“Në Tiranë, është një memorial turk, me emrat e atyre që kundërshtuan grushtin e shtetit në Turqi, në 2016-ën, ndërkohë që mungon për vëllezërit tanë kosovarë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur!
“Vendi i dorëzimit të jetë piramida Nr.15 dhe dy grupet të qëndrojnë 400 /Dokumentet sekrete
“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës
“Kur u ktheva në Kosovë pas viteve ’90-të, njerzit s’më afroheshin e më shikonin me dyshim, si ish-i burgosur në Shqipëri, dhe…”/ Dëshmia e mjekut Jetullah Gashi
“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës

Nga Bajrush Xhemaili

Memorie.al / Kisha dëgjuar e lexuar aq shumë për profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por që asnjëherë nuk më kishte rënë ta takoja. Për herë të parë e takova në burgun “Dubrava” të Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej së largu nga shëtitoret e pavijoneve. Unë isha në Pavionin C-1 e ai në pavionin pranues. Edhe prej kësaj distance nuk e kishim vështirë (në që ishim këtej), ta dallonim: shtatë-lartë, shpatullgjerë, pak i kërrusur dhe pothuajse gjithherë me një mjegull tymi përreth, nga të pirët e shumtë të duhanit. Fati deshi që kur e sollën në pavijonin tonë, të gjendemi në një dhomë, derisa të lirohej ndonjë krevat në dhomat e mbushura përplot.  

Ky intelektual me diapazon të gjerë njohurish për fusha të ndryshe e me thellësi të rrallë gjykimi, në të parë, e linte përshtypjen e një njeriu të ngrysur e të tërhequr në vete dhe jo komunikues. Por, në vërtetë, në diskutimet e polemikat e gjata që i bënim në burg, ishte fort aktiv, i rreptë dhe i pa-kompromis.

Karakteristikë tjetër që dallohej lehtë ishte se e brente shumë gjendja familjare e ngarkuar me probleme të shumta, në veçanti dëshpërohej për pësimin e tre fëmijëve, për shkak të ndarjes me dy gratë që i kishte pasur. Përmasat e kësaj dhembjeje zmadhoheshin edhe më shumë, me rastin e vizitës që i bënte djali i tij, Andini.

Gjithashtu mund të lexoni

“U ndodha edhe unë një herë në një nga ato ziafete, ku romet e Tiranës loznin valle, edhe t‘iu thom të vërtetën, unë ato…”/ Zbulohet fjala e panjohur të Fan Nolit, me sekuencat filmike, Boston 1942

“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe

Kur kthehej në pavijon, pas çdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtërore dhe fizike të Andinit. I dukej i pa disponuar, se ngadalë po rritej dhe se çdo ditë e më shumë po bëhej më i hajthëm. Merakosej jashtëzakonisht shumë për të. Por mbi të gjitha, të tërhiqte vëmendjen shpirti i tij kryengritës. Karakteri i tij, nuk lejonte një soditje indiferente të të gjitha atyre padrejtësive që u behshin të burgosurve politikë, ashtu edhe atyre ordinerë, madje ai nuk të hezitojë që të bëjë edhe grevë urie për ta.

Puna erdhi deri aty sa eprorët e burgut, nuk mund ta duronin më këtë kryengritës të papërmirësueshëm. Prandaj edhe do ta transferojnë në burgun e Nishtit. Atje, pastaj, do të vazhdojë përsëri të mbajë burgun në mënyrën e tij, që s‘ishte e rëndomtë shikuar nga këndi i atyre që bëjnë plane djallëzore.

Letrat e shkruara nga ai, dërguar motrës së tij Myrvetes (tanimë të botuara dhe të njohura për publikun e gjerë), dhe qëndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtrat e eprorëve të burgut. Dhe, padyshim, edhe përgjegjësit e burgjeve në nivelet më të larta të shtetit serb. Për këtë arsye, edhe do ta transferojnë në burgun e Mitrovicës së Sremit.

50 ditë nën tortura e vetmi…!

Në burgun e Mitrovicës së Sremit, e priste një ndër drejtorët më mizorë që hasen nëpër burgje, kudo qofshin ato. Për torturat që u kishte bërë të burgosurve politikë kroatë, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës. Të njëjtat tortura shtazarake, organizonte edhe për ne shqiptarët të cilëve, na patën transferuar qysh më 30 prill të vitit 1998 dhe atyre që patën ardhur më vonë. Sidomos grupin në krye me Nait Hasanin, e këtyre torturave do t‘iu nënshtrohet edhe profesor Ukshini, për rreth pesëdhjetë ditë me radhë, sa edhe do ta mbajnë në vetmi.

Ai më vonë, kur do takoheshim në një dhomë të përbashkët, do të na rrëfejë për mizorinë që është bërë mbi të: “Nga të rënat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht m’u duk se më shkoi njëri krah, pastaj krahu tjetër, më vonë shpina, këmbët… Thjesht kisha ndjenjën, dhe isha bindur, se e kishin vendosur të më mbysnin, duke më torturuar”.

Dhe pas gjithë kësaj, atë nuk do ta sjellin më në dhomë të përbashkët me ne të burgosurit politikë shqiptarë, por do ta vendosin në një vend me të burgosur të tjerë, për vepra të ndryshme ordinere, me përkatësi të ndryshme kombëtare. Në të vërtetë, edhe pse ne ishim në një izolim të plotë, ai do ta kishte më lehtë në shoqëri me ne, se sa me ata të burgosur ku dominonin kriminelët serbë, por që kishin një tretman ku ishin më të lirë.

Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini

Ne ishim se bashku (gjithsej 44 të burgosur politikë shqiptarë), edhe dy ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, kur e sollën edhe profesor Ukshin në dhomën tonë, me ç‘rast na e dha lajmin e gëzuar të atij sulmi, aq të pritur nga shqiptarët. Aty do të na mbajnë deri më 26 prill 1999, kur na transferojnë për në burgun e Nishit, po aq famëkeq sa edhe i Mitrovicës së Sremit. Në Nish do të na presë “shpaliri” i përbërë pothuajse nga i gjithë potenciali i gardianëve të atij burgu.

“Shpaliri” është ajo metodë torturimi, ku gardianët janë të radhitur në dy radhë dhe i burgosuri duhet të kalojë përmes këtyre dy radhëve. Policët qëllojnë ku, si, dhe sa të duan, derisa të ngopen. Ishte një rrahje tamam shtazarake ku, përpos shqelmave dhe shufrave të gomës, që janë të rëndomta, gjatë të rrahurit, u përdorën edhe drunj të thjeshtë, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumë gjak e u thyen eshtra. Mjer ai që rrëzohej! Duhej që ndonjë i burgosur të rrezikojë veten edhe më shumë, për ta nxjerrë nga situata e tillë, ngaqë të rënat nuk pushonin. Shumë të burgosurve u binte të fikët.

Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Në atë rrëmujë, fillimisht nuk e vërejtën ata të cilët sillnin sa mundnin. Por kur njëri e dalloi se ishte profesori, i gëzuar bërtiti: “Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori”! Dhe yrysh në të edhe më me forcë se gjer atëherë. Profesori kur dëgjoi atë të thënë ironike, ashtu siç ishte i kërrusur në një pozicion mbrojtës, u drejtua dhe krenar e stoik eci përpara, duke i përballuar të gjithë ato të rëna! Atë natë do të na rrahin edhe disa herë me radhë dhe do të na ndajnë në dy dhoma të mëdha. Profesorin e vendosën në dhomën tjetër.

Pastaj do të na torturojnë edhe nga disa herë përgjatë dy ditëve e dy netëve të tjera, deri në mëngjesin e 29 prillit, kur edhe do të na urdhërojnë të bëheshim gati për transferim të ri. I burgosuri kurrë nuk e di, se kur e ku do të transferohet. Vazhdimisht e bren kureshtja që shoqërohet me frikë, se do ta ketë më keq se deri atëherë. Kjo enigmë, se çdo të bëhet me ne në ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bënte përpëlitjet e fundit, kishte një peshë tepër të madhe në kokat tona. Aq më tepër na brente fakti, se nuk kishte më shumë se tri netë që na kishin sjellur në Nish. Për ku vallë, na çojnë?!

Ashtu si në Mitrovicë të Sremit, edhe këtu, na lidhën me duar prapa secilin veç e veç dhe pastaj të gjithëve na lidhën me një zinxhir të gjatë, të cilin njëherit e përforconin për kërriga të autobusit. Transferimin nuk e bënë vetëm për ne që patëm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por për të gjithë ata të burgosur politikë, të cilët kishin qenë në burgun famëkeq të Nishit. U mbushën tre autobusë me të burgosur.

Profesor Ukshini ishte një karrige para meje, por nuk arritëm ta ndërrojmë qoftë edhe një fjalë gjatë rrugës, ngase jo vetëm që s‘lejohej të flisnim, por duhej që edhe kokën ta mbanim aq ulur, sa të mos mund të shihnim asgjë, përndryshe do të pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritëm në burgun “Dubrava”, tamam një ditë pa u mbushur një vit, që kur na kishin hequr nga ky burg.

E dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë

Kthimi në Dubravë, të gjithëve na befasoi. Të gjithë jepnim ndonjë version të mundshëm, se përse na kishin kthyer aty. Një e dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë. Para një viti, prej këtu na kishin shpërndarë në burgje të ndryshme nëpër Serbi, me arsyetim se në Dubravë nuk kishte siguri për ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, në pasigurinë më të madhe të mundshme, në kohën kur UÇK-ja ishte shumë më e fortë se një vit më parë, NATO-ja sulmonte pandërprerë nga ajri dhe m’u atëherë, kur ushtria serbe po bënte krimet më të mëdha në popullsinë shqiptare.

Në fakt ne e dinim se pas transferimit tonë nga Dubrava, në vend të të burgosurve i patën sjellur paramilitarët serbë dhe konkretisht “Tigrat” e Arkanit. Ndërsa, para se të ktheheshim në, ata i kishin hequr. Dhe në këtë drejtim, gjakatarët serbë llogaritë i kishin bërë me përpikëri. Duke parë se edhe bazës ushtarake serbe, më të fortës në Rrafshin e Dukagjinit, me qendër në drejtorinë e burgut të Dubravës, i kishte ardhur koha të bombardohej, na kishin sjellur neve që, në rast të bombardimit, të mos e pësonin paramilitäret, por të burgosurit. Këtë rrezik e ndjenim ne, por s‘kishim se ç‘të bënim, përpos të prisnim se çdo të ngjajë me ne.

Në këto rrethana, padyshim që ishim të tensionuar edhe pse gjendeshim në Kosovë. Profesor Ukshini kishte edhe një arsye më shumë, të ndjehej keq shpirtërisht, sepse kishte një enigmë më shumë: si të arrinte që pas lirimit të kthehej te familja, apo në një vend të sigurt, pse thjesht ku do të mund të vazhdonte jetën pas burgut?

Ai, si edhe ne të tjerët, nuk kishte mundësi të dinte asgjë për familjen dhe të afërmit e tij. Edhe nga ato pak informata që arrija t‘i merrja nga një i burgosur ordiner, i cili punonte në kuzhinë, nuk arrinim të formonim ndonjë pasqyrë sado sipërfaqësore për gjendjen e krijuar.

Nga ato letra të vogla, ma aq rrezik qarkullimi deri tek unë, mund të kuptonim se bëhej një luftë e rreptë, nga ajri e nga toka dhe se shumë shqiptarë ishin shpërngulur e shumë ishin të vrarë e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre që u besoja, po mu këto lajme e shqetësonin dhe e bënin edhe më nervoz profesorin.

“Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time, dhe pikë! Nga dita që u kthyem, i kishin mbetur vetëm edhe 18 ditë për t‘u liruar dhe çdo ditë që afrohej ishte më i shqetësuar. Si, dhe ku të shokonte?! Më në fund na tha: “Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time, dhe pikë”!

Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktë nuk dihet në burg, ngaqë orë nuk lejohet të mbahet, por gjithsesi duhet të këtë qenë ndërmjet orës 10 dhe 11, në paraditen e ditës së dielë (!!!), të datës së 16 majit 1999, do të thotë një ditë para afatit. Fakti se lirohej ditën e dielë, ishte për t‘u habitur.

Me asnjë normë nuk lejohet dhe as që ka ndodhur ndonjëherë, që të lirohet ndokush të dielave. Nëse dikujt i bie data e lirimit ditën e dielë, atëherë ai i burgosur, lirohet një ditë më parë. Një gjë e tillë më ka ndodhur edhe mua, kur jam liruar herën e parë nga burgu i Pozharavcit, ku në vend se të lirohem të dielën më 14 tetor 1990, jam liruar të shtunën, më 13 tetor.

Dikush hyri në dhomën tonë dhe lajmëroi se baca Ukë, po shkon në shtëpi dhe për ta nxjerrur nga burgu, paska ardhur mbikëqyrësi (“nadzorniku”) i pavijonit tonë, Branku, me mbikëqyrësin e Pavijonit C-1. Kjo do të thoshte një përcjellje e një niveli të lartë dhe jo e zakonshme. Në të vërtetë, gjykuar sipas fjalëve të një gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa që kishim ndejtur me vite në Dubravë, në lidhje me datën e mënyrën e lirimit të profesorit, është mbajtur mbledhje e veçantë dhe është debatuar gjatë, se ç‘të bëhet me të. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet e thëna e tij, kur 3-4 ditë para se t‘i vinte dita e daljes nga burgu, thotë: “E, profesor, e kemi vendosur të të lirojmë, le të dalë ku të dalë”.

“Dua t‘ju përshëndes vetëm me një: Mirupafshim!”

Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me të shpejtë vendosa të shkoj për t‘u përshëndetur me të, ngaqë kur arrijnë gardianët për ta marrë të burgosurin, nuk lejojnë që me të të përshëndetesh, ashtu siç ta do zemra. E dija edhe atë se gjatë të përshëndeturit do të bëhet kallaballëk. Dhomat i kishim një mur ndërmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymë në dhomën e tij. Kishte qenë në dhomë duke ecur dhe duke i dëgjuar komentimet e “cimerave” të tij.

Edhe unë, sapo hyra në dhomë, më shumë për t‘i dhënë kurajo, në dhomë, më shumë për t‘i thënë se; si duket është shenjë e mirë që kanë ardhur të dielën të ju lirojnë, pasi ky duhet të jetë insistim i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Në të vërtetë unë i thashë diçka çka kishim dëshirë të bëhej, e që edhe më parë e kishim thënë.

Sido që të ishte, kjo ndikoi pozitivisht në disponimin e tij në ato momente ankthi, për të gjithë ne. Dhe, menjëherë u përshëndetëm. Sapo deshi edhe dikush te përshëndetet me të, tha: “Jo, nuk dua të përshëndetem më me askënd, sepse nuk dua këtë ta marrë si ndarje, nga që së shpejti, do të vini edhe të gjithë ju, prandaj dua t‘ju përshëndes vetëm me një mirupafshim”.

Këtë e kuptua si përpjekje të tij, për të na dhënë kurajo. Ne, pastaj, dolëm nga dhoma dhe deri në nisje ishte vetëm me “cimerat” e dhomës së tij. Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i përcjellur nga dy mbikëqyrës, do të nisej drejt dyerve të daljes së burgut. Dhe ne nuk e kemi parë më.

Në të vërtetë, të burgosurit ordinerë që punonin jashtë, do të na tregonin se profesorin e kanë parë, edhe kur ka kaluar jashtë mureve të brendshme të burgut. Asgjë më shumë. Pas pak ditësh u përhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e paska përcjellur gjer në Itali dhe të gjithë u gëzuam pa masë, se më në fund paska shpëtuar nga kthetrat e regjimit kriminal, njeriu që aq shumë i nevojite Kosovës.

Madje, aq shumë e besuam këtë të pavërtetë, sa që kur më 19 maj NATO bombardoi burgun, çuditeshim si si profesori nuk paska arritur t‘i informojë qarqet e caktuara ndërkombëtare, se në burg tani jemi ne të burgosurit shqiptarë, e jo paramilitarët serbë. Ne nuk mund ta dinim se me të kaluar muret e burgut, profesorit do t‘i humbë çdo gjurmë dhe nuk do të dijë kush ndonjë gjë për të, aq sa të kuptohet se është gjallë.

Dhe, vërtet, ku mund të jetë Ukshin Hoti?

Kur na transferuan në burgun e Lipjanit (pas masakrës në Dubravë), një i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-të e pavijonit tonë, një ditë, diku kah 5 qershori e vitit 1999, vjen dhe më thotë në fshehtësi, prej të tjerëve: “Kam dëgjuar dy gardianë, duke i thënë njëri-tjetrit: Ou, atë e ka vrarë ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut”! Pastaj, ai shton se gardianët nuk e kanë vërejtur, ku ky i ka përgjuar. Andaj nuk mund të merret si provokim ndaj tij.

Videokaseta – përgjasimet dhe hamendjet

Pikërisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999, është gjetur një kufomë. Kjo edhe mund të jetë koincidencë. Por, vëllai dhe dhëndri i Ukshinit, këtë kufomë e kishin incizuar (filmuar) me kamerë. Ata erdhën te unë, në shtëpinë time, që gjatë shikimit të videokasetës, t‘iu thoja diçka, se mos mbaja mend ndonjë rrobë që ka pasur të veshur profesori. Dhe, për çudi, shumëçka përputhej me atë veshmbathje që kishte Ukshin Hoti në burg. Përsëri mund të jetë koincidencë, por këpucët që kam parë në videokasetë, ishin të ngjashme, për të mos thënë të njëjta, me të Ukshin Hotit.

Gjithashtu farmerkat kanë mundur të jenë të njëjtat. Ato më kujtonin rastin, që e dija fare mirë, kur një i burgosur ia pat dhuruar profesorit një palë, pak ditë para se të dilte nga burgu. Kufoma që e shihja në videokasetë, e kishte një xhemper karakteristik, ashtu siç e kishte dhe siç e mbante veshur edhe profesori.

E vetmja rrobë e cila nuk më kujtohet se u ngjante rrobave të tij, ishte një sako e lëkurës. Edhe gjatësia e kufomës ishte e përafërt, në mos edhe e njëjtë me të profesorit. I vëllai i Ukshin Hotit, Afrimi, më tha se e ka shqetësuar edhe një çështje në lidhje me kufomën: kufoma e të vëllait tjetër Ragipit, që tashmë e kishin gjetur më parë, e kishte kokën e masakruar.

Kjo koincidencë e kufomës po ashtu pa kokë, të gjetur e të filmuar 300 metra larg burgut, e shqetësonte pa masë. Vallë mos ishte ky një sinjal e veçantë!!! Me gjithë këto supozime, hamendje e koincidenca, që mbyllin shtigjet për të shpresuar, ka edhe zëra në mediumet tona informative, që na japin zemër se një ditë profesori do të kthehet në Kosovën që aq shumë e deshi dhe aq shumë bëri për të. Uroj që këto, të cilat thuhen e shkruhen nëpër mediume të ndryshme informative, në favor të kthimit të tij, të bëhen realitet sa më shpejt. Kosovës i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset...”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Next Post

“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por...”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Para se të më thërriste Sotir Peci të bënim gazetën ‘Kombi’, unë punoja në fabrikë dërrasash, kurse Konica, kishte xhaxhanë shumë të pasur, në oborrin e Sulltanit…”/ Fjalimi i panjohur i Fan Nolit
Personazh

“U ndodha edhe unë një herë në një nga ato ziafete, ku romet e Tiranës loznin valle, edhe t‘iu thom të vërtetën, unë ato…”/ Zbulohet fjala e panjohur të Fan Nolit, me sekuencat filmike, Boston 1942

August 5, 2025
“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe
Personazh

“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe

August 4, 2025
“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas
Personazh

“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas

August 3, 2025
“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!
Personazh

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

July 30, 2025
“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në…”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare
Personazh

“Pas gafës që bëri Dr. Loci, një mjek i paaftë dhe aventurier, Dr. Shiroka i tha; unë s’të lejoj të bësh eksperimente te shqiptarët, siç keni bërë në…”/ Historia e panjohur e legjendës së mjekësisë shqiptare

July 24, 2025
“Në librin e tij ‘Gjashtë muaj histori të Shqipërisë’, koloneli francez Dekon, pranoi propozimet e Sali Butkës për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës dhe…”/ Refleksionet e studjuesit dhe historianit të njohur
Personazh

“Kur mjekët italianë këmbëngulën që operimi i syrit të tij, s’mund të bëhej pa narkozë, ai u tha…”! / Historia e panjohur e Plakut të Butkës, që “uli në gjunjë” edhe gjeneralët e diplomatët francezë

July 20, 2025
Next Post
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por...”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme