• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Memorie.al
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
“Gjatë regjimit komunist, të gjitha luftërat dhe trimëritë që kishte treguar në beteja kundër italianëve, xhaxhi im, Hysni Lepenica, ja ‘faturonin’ Hysni Kapos, pasi…”/ Dëshmia e nipit të nacionalistit të njohur vlonjat
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
“Të nesërmen e lirimit tim nga burgu shkova në Tiranë, por druhesha të shkoja në shtëpinë e motrës, pasi i shoqi, ishte zv/ministër i Industrisë e Minierave dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik nga Vlora

Nga Enver Memishaj

Memorie.al / Lufta kundër kulakëve në Shqipëri që zgjati për më shumë se 40 vjet, përbën një nga faqet më të errëta në historinë e shtetit shqiptar, që nga viti 1912. I vetmi që deri më sot ka marrë përgjegjësinë dhe ka studiuar këtë  masakër çnjerëzore, është studiuesi i pasionuar dhe serioz Xhafer Sadiku, në artikuj dhe libra të botuar. Komunizmi shqiptar ishte vetëm një kopja më e egër dhe më barbare se komunizmi rus. Për afro gjysëm shekulli me radhë, shteti dhe regjimi komunist u grabiti të ashtuquajturve kulakë pasurinë, të drejtat elementare njerëzore, lirinë dhe pjesës më të madhe të tyre edhe historinë. Kulakët apo “armiqtë e popullit”, mbetën në ndjekje të përhershme nëpërmjet përpunimeve agjenturore, kontrollit postar e telefonik, survejimi dhe “vërtetimi i fajit”, në kërkim të lirisë; arratisje, dëbime, internime.

“Titulli” kulak trashëgohej

Me titullin kulak nuk cilësohej vetëm kryefamiljari, por e tërë familja e tij, madje edhe gratë edhe fëmijët. Në vitin 1951, krahas masave të tjera shtrënguese kundër kulakëve, “u vendos trashëgimia e titullit kulak edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, jo vetëm kur vdiste kryefamiljari që mbante titullin, por edhe në rastet kur pjesëtarët e familjes ndaheshin”. (Apostol Kotani “Rreth politikës së P.P.Sh., për likuidimin e kulakëve si klasë”)

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970

Kështu p.sh. në Lepenicë të Vlorës, në listën e kulakëve rezulton të jetë edhe Veziko Çarçan Veshaj e shoqja e Veledin Veshit, që vdiq nga torturat në qelitë e Sigurimit të Shtetit. Po ashtu kulakë rezulton edhe Shyqyre Hazbi Hysaj, e shoqja e Hysni Lepenicës, që kishte ishte vrarë më 14 shtator 1943.

Por kulakë do të cilësoheshin edhe bijtë e këtyre grave heroina, Kujtimi dhe Leka, pra trashëgohej titulli kulak! Po kështu në Lepenicë në listën e kulakëve ose “armiqve të popullit”, janë edhe dy emra të njohur Nebi Sadedini dhe Hysen Sinani, nga Lepenica si dhe familjarët e tyre, gratë djemtë dhe vajzat. Në listën e kulakëve gabimisht shënohen me mbiemrin Memishaj, ndërsa nga kjo familje kulak ishte Shaqe Beqiri.

Nga tatimet e rënda, varfëria dhe burgosjet, pati vdekje të shumta nga familjet e kulakëve. Shumë familje u ndanë duke krijuar familje më të vogla, me iluzionin se do t’i shpëtonin luftës së klasave. Por komunistët nuk bënë lëshime. Kur vdiste kryefamiljari kulak, familja mbetej kulakë nën emrin e atij që mbetej i pari familjes!

Në dhjetor të vitit 1968, në rrethin e Vlorës kishte rreth 4.000 të rinj të lënë jashtë radhëve të organizatës së rinisë, pasi ishin fëmijë të familjeve të kulakëve. Lufta ndaj kulakëve përfshinte edhe ndalimin e martesave me familje kulake, izolimin e tyre në ceremonitë e varrimit. Kur ndërronin jetë këta ose anëtarë të familjes kulake, varroseshin vetëm nga familjarët e tyre. Jeta e familjeve të kulakëve ishte e kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët e tij. ( Xhafer Sadiku, “Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste 1948 – 1990”, “Vest Print”, Tiranë 2013)

Kulakët e Lepenicës

Kujtim Veshaj sapo ishte martuar dhe më 5 janar 1956, në moshën 20 vjeçare atë e shpallën “armik të populli”, kulak, së bashku me Lekë Hysajn, fëmijën e vetëm të Hysni Lepenicës dhe deri në vitin 1990, të dy këta mbetëm “armiq të popullit”, duke vuajtur dhunën, terrorin, përbuzjen, diskriminimin dhe mohimin e të drejtave elementare njerëzore.

Shpallja kulak e këtyre djemve të rinj, Kujtim Veshit dhe Lekë Hysajt, u bë në përmasa terrori. Në atë kohë Kujtimi ishte sekretar i rinisë së fshatit dhe u lajmërua fshati të mblidhej në oborrin e shtëpisë së Jaho Lames. Në krye kishte dalë Muharrem Rrapi nga Mallkeqi, instruktor i Komitetit të Partisë dhe Rexhep Osmëni, sekretar i organizatës bazë të partisë për Gjormin.

Ata i thanë fshatit se; “Kujtim Veshaj dhe Lekë Hysaj shpalleshin armiq të popullit, kulakë, dhe prej asaj dite askush nga fshatarët nuk duhet të kish me ta asnjë lidhje, as të jepte dhe as të merrte, as të hynte dhe as të dilte”. Disa burra që guxuan dhe thanë: “këta janë kalamaqër dhe me këta do matet fshati”?! Përgjigja si gjithnjë ishte: “E di Partia….”! Gratë e fshatit, që nuk u ishin tharë ende lotët nga djegia e fshatit në vitin 1943 prej Hysni Kapos, u larguan duke qarë për atë mynxyrë që po e godiste fshatin e tyre.

Po këtë vit u formua edhe Kooperativa Bujqësore, Kujtimin dhe Lekë Hysaj nuk i pranuan në kooperativë si “armiq të popullit”, megjithëse nuk u pranuan, tokën dhe bagëtinë ua muarën. Kujtimit dhe Lekës u muarën nga 70 dylym tokë bujqësore dhe u lanë vetëm nga 4 dylym tokë, jo pjellore. Në vitin 1985, u përsërit skema e arrestimit të Veledinit e vitit 1951, babait të Kujtimit, por kësaj here Kujtimin nuk e shpunë në burg si i ati, por e demaskuan publikisht përpara fshatit. “Ngrehu – i thanë Kujtimit, – po të japim fjalën për t’u mbrojtur, por vetëm një minut do të flasësh”!

– “Goja ime, – tha Kujtimi, – ka qenë e kyçur nga frika juaj, jo nga ndërgjegjja ime dhe prandaj nuk kam folur, pra nuk u kam asnjë borxh juve, ju më kini borxh mua”. Pas tij u ngrit Tefide Ngucaj, një grua trimëreshë dhe ju drejtua me zë të lartë presidiumit:- “Jazëk u qoftë që ja bëtë edhe këtë Kujtim Veshit”!, pastaj u shkreh në vaj dhe doli nga salla…!

Ajo klithmë e kësaj gruaje thoshte shumë…! Ajo ishte klithma e fshatit për drejtësi. E ndiej për detyrë ta falënderoj këtë grua, që nuk pyeti për familjen e saj, pasi mbi atë dashuri qëndronte liria dhe e vërteta. U jam mirënjohës fshatarëve të mi të cilët u ngritën të gjithë në këmbë në formë revolte dhe e mbrojtën Kujtim Veshin.

Nuk mjaftoi vetëm demaskimi, Partia duhet ta thellonte luftën e klasave, prandaj Kujtimin e hoqën nga sharrat ku punonte në mal të Lepenicës, djalin e tij e hoqën nga bari, Lavdoshin vëllain e tij e hoqën nga zdrukthëtaria, gruan dhe fëmijët e Kujtimit i shpinin në punët më të vështira.

Në vitin 1960 Partia do të bënte “inventarin” e kulakëve të Vlorës se mos kishte “humbur” ndonjë, apo mos ishte arratisur! Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit me shkresën nr. 1/359 datë 10.5.1960, i kërkon Komitetit të Qytetit listën emërore të kulakëve të qytetit. Komiteti Qytetit i përgjigjet me shkresat nr. 1/64 datë  20.5.1960 dhe nr. 1/80 datë 26.5.1960, duke renditur sipas lagjeve 84 kulakët e qytetit:

Lirim, 3 familje: Tofik Shehu, Kimet Robi, Nafije Agaj.

Karabash, 3 familje: Zija Kuçi, Filo Shaska, Sherif Mara.

Vrenes, 9 familje: Arif Çaushi, Hakim Braka, Mynyre Vranari, Abaz Mezini, Qazim Sora, Eqerem Sorra, Pullumb Kalo, Enver Mustafaraj, Xhemile Çala.

Tophana, 9 familje: Nuri Grabova, Gani Pehi, Kudret Kokoshi, Fetanete Haxhiu, Meleqe Haxhiu, Nikit Lamaj, Hilmi Murataj, Marigo Thomanasi, Sadik Boraj.

Skelë, 11 familje: Mustafa Canaj, Razip Murataj, Axhem Kapa, Zilini Kapaj, Pranvera Kokolari, Hysen Dudushi, Hajrije Muço, Serije Xhindi, Piro Xhindi, Nesije Xhindi, Besim Kokoshi.

Muradije, 11 familje: Refat Hoxha, Sihat Beqo, Qefsere Beqo, Petref Fallani, Muharrem Shehu, Baki Shehu, Veip Vranari, Xhemil Kuçi, Xhemil Beqo, Lilo Grabova, Liri Hoxha.

Lagjia e Re, 17 familje: Taifur Musa Shehu, Ëngjëll Taifur Shehu, Isak Mete Dulaj, Hetem Kadri Dulaj, Sabadire Meçorrapaj, Nazmije Beqir Shehu, Samine Leskaj, Shano Çobaj, Kujtim Muço Meçorrapaj, Miri Xhafer Meço, Myrdije Teki Meço, Avduraman Hysen Meço, Skënder Shaqo Shehu, Batije Muharrem Shehu, Qefalete Sabri Shehu, Marije Shaqo Shehu, Skënder Qerim Gumbardhi

Çole, 13 familje: Nga Tre-vëllazëri. 1. Skëndo Muhamet Myrtaj, 2. Mamude Sulo Myrtaj, 3. Përparim Skëndo Myrtaj, 4. Serije Skëndo Myrtaj, 5. Koçi Skëndo Myrtaj. Nga Panajaja: 1) Koçi Tahir Aliraj, 2) Mato Hysen Aliraj, 3) Tana Xhezo Aliraj, 4) Fatbardha Dushan Aliraj. Nga Oshtima: 1. Fiqiri Ymer Xhaferi, 2. Fevri Ymer Xhaferi, 3. Nadire Hasan Xhaferi, 4. Merushe Halil Xhaferi.

Kume, 4 familje: Enver Neim Xhaferi, Kajaçe Avdul Xhaferi, Shefiko Feim Xhaferi, Mbarime Qani Xhaferi.

Uji i Ftohtë, 4 familje: Brahim Hoxha, Tri Luzaj, Drita Hodo, Fatime Haxhi.

   *  *  *

Në fshatrat e Vlorës gjithashtu Komiteti Ekzekutiv i Rrethit kishte evidentuar një listë me emra kulakësh praj 84 familjesh, si më poshtë:

Kanina, 9 familje: 1. Qazim H. Bonjaku, 2. Sabri H. Bonjaku, 3. Cano A. Bonjaku, 4. Hyqmet D. Luzaj, 5. Qani I. Luzaj, 6. Qazim I. Luzi, 7. Ahmet L. Xhindi, 8. Brahim H. Vranari, 9. Hydo F. Hoxha.

Narta, 4 familje: 10. Nako Qirko, 11. Jani Andrea, 12. Vangjel Papa, 13. Vasil Papa.

Panaja, 1 familje: 14. Gano Hoxha Panaja.

Oshtima, 2 familje: 15. Vexhi S. Xhaferaj, 16. Beshir N. Xhaferaj.

Zvërnec, 1 familje: 17. Bexhet I. Shehu.

Çeprat 4 familje: 18. Xhevit Mersini, 19. Faik Isufi, 20. Refat Isufi, 21. Sehit Myftari.

Dukat, 18 familje: 22. Serri J. Jazaj, 23. Adem J. Jazaj, 24. Isuf J. Jazaj, 25. Axhem I. Çeloaliaj, Ahmet M. Mëhilli, 27. Zini I. Hamiti, 28. Haxhi I. Haskaj, 29. Muharrem K. Nelaj, Shyqyri M. Çeloaliaj, 31. Alim M. Çeloaliaj, 32. Xhezo M. Çeloaliaj, 33. Xhavit L. Hamiti, Azem S. Hamiti, 35. Qerem I. Hamiti, 36. Hamit G. Hamitaj, 37. Xervish I. Jazaj, 38. Isuf M. Koshena, 39. Qirie Notaj.

Radhimë, 1 familje: 40. Yzeir Llakatundi.

Lepenicë. 2 familje: 41. Leke H. Hysaj, 42. Kujtim V. Veshaj.

Gjormi, 4 familje: 43. Neki L. Gllucaj, 44. Hysen L. Gllucaj, 45. Ymer R. Hoxhaj, Zagoll Sefedini.

Matogjin, 2 familje: 47. Jaçe M. Leskaj, 48. Bado M. Leskaj.

Mavrovë, 4 familje: 49. Hajro Merkaj, 50. Hodo Nelaj, 51. Batjar Nelaj 52. Arif Bejtaj.

Hysoverdh, 1 familje: 53. Fejzi Agaj, Hysoverdh

Vajzë, 1 familje: 54. Merxhane Iliazi.

Velçë, 3 familje: 55. Nexhip Myslymi, 56. Rujo Sabriu, 57. Selman Beqiri.

Gumenicë 2 familje: 58. Zeno Shabani, 59. Qerim Numani

Lezhan 3 familje: 60. Sadik Çelo, 61. Shaban Beqiri, 62. Taip Beqiri.

Shkozë 1 familje: 63. Sabri Mane Shkozë.

Kuçi, 4 familoje: 64. Arshi Zekaj, 65. Bejtash Nuraj, 66. Metlli Ymeraj, 67. Hysen Karrocka.

Kallarat 2 familje: 68. Shate Qeramaj, 69. Tahir Qeremaj Kallarat.

Himara, 7 familje:  70. Katina Kaçelako, 71. Stefo Goro, 72. Kaliro Goro, 73. Milto Rexho, 74. Koço I. Llazari, 75. Grigor Bollano, 76. Kozma Kallushi.

Dhërmiu 6 familje: 77. Vangjel Dhima, 78. Milo Goreci, 79. Foto Martino, 80. Kleantho Gjikuria, 81. Stefo I. Duni, 82. Thanas Duni.

Trevëllazëri, 2 familje: 83. Sadil Lamaj, 84. Rexhep Lamaj Trevllazër. Memorie.al

(Të dhënat nga: AQSH, F. 1 V. 1960, D. 294, f. 1 – 6)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili.../ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Next Post

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje...”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

Artikuj të ngjashëm

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 18, 2025
“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970
Dossier

“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970

July 17, 2025
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Komandanti i parë i burgut Burrelit, ishte sadisti me gradën e togerit, me emrin e mallkuar Vangjel Rrëmbeci dhe, deri në vitin 1949, ai mori emrin ‘Burgu i shfarosjes’, pasi aty…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 17, 2025
“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos
Dossier

“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 17, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty…”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 16, 2025
“Deli Janaqi dhe masakra e Paramithisë: Kush urdhëroi copëtimet dhe plaçkitjet në emër të hakmarrjes?”
Dossier

“Ish- ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se; ‘çamët janë kriminelë lufte, se kanë bashkëpunuar me nazistët’, por a ishte bashkëpunëtorë më i madh i fashizmit, se sa vet Greqia…”?!/ Refleksionet e studiuesit të njohur

July 16, 2025
Next Post
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje...”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme