• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, April 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Nga kamioni i mbushur plot me të burgosur politik, të ngjeshur me njëri tjetrin, dëgjova zërin e tim eti, i cili i tha shokut të tij, kolonel Sami Koka…”/ Kujtimet e Bardhyl Vuçiternës

“Nga kamioni i mbushur plot me të burgosur politik, të ngjeshur me njëri tjetrin, dëgjova zërin e tim eti, i cili i tha shokut të tij, kolonel Sami Koka…”/ Kujtimet e Bardhyl Vuçiternës
Tentoi vetëvrasjen duke prerë gishtat e këmbës me bel në Vloçisht, por e varrosën të gjallë…/ Historia tragjike e kolonelit të diplomuar në Akademinë e Torinos, që u dënua me 30 vite në Gjyqin Special

Nga Bardhyl Vuçiterna  

Memorie.al / Bardhyl Vuçiterna lindi në Berat në vitin 1942 dhe ai ishte i biri i nënkolonel Sulejman Vuçiternës me origjinë nga Kosova, ish-ushtarak i lartë i Monarkisë së Zogut, i cili u dënua në ‘Gjyqin Special’ të vitit 1945, me 30 vjet heqje lirie dhe vdiq nga torturat barbare gjatë vuajtjes së dënimit në kënetën e Maliqit. Bardhyl Vuçiterna, pasi mbaroi Teknikumin e Ndërtimit në Tiranë dhe u diplomua si gjeometër, punoi në rrethin e Durrësit. Më pas, ai kreu dhe studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës, duke ndjekur leksionet pa shkëputje nga puna dhe vazhdoi të punojë si teknik ndërtimi deri në vitin 1988, për arsye të gjendjes së vështirë ekonomike si rezultat i persekutimit familjar. Pas shembjes së regjimit komunist në fillimin e viteve ’90-të, Bardhyl Vuçiterna u vendos me banim në Leçe të Italisë dhe ai është autor i librit “Sulejman Vuçitërna”, që u botua në Tiranë në vitin 2000, pjesë nga i cili kemi përzgjedhur dhe po i publikojmë në këtë shkrim.

  NJË KUJTIM NGA FËMIJËRIA

– Fragment nga libri “Sulejman Vuçiterna” –

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1929-ën, kur erdhi Faik Konica në Tiranë, i propozoi që të kthehej bashkë me të në SHBA-ës, që të vendosej në Institutin ‘Rockfeller’ në Nju York, por…”/ Historia e panjohur e mjekut të Mbretit Zog

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

Në fillim të pranverës së vitit 1948, pak ditë mbasi ishim larguar nga Tirana, nga vendimi i qeverisë komuniste nr. 1. të datës 08.03.1948., jetonim në një barakë të keqe, në një lagje të humbur të Shkozetit në Durrës, si njerëz e familje e deklasuar dhe reaksionare, pasi kishim një nga prindërit, të burgosur, me damkën “kriminel lufte”.

Unë isha fëmijë në moshë, jo më shumë se 5 vjeç e gjysmë, në fillim të prillit të 1948-s e, si i tillë, po luaja me disa moshatarë të mi përpara “Ndërmarrjes Ura” në Shkozet (që në atë kohë kjo ndërmarrje kishte në vartësi, kampet e punës së të burgosurve politikë) dhe natyrisht loja më bënte të mos shihja asgjë përreth meje, që të më hiqte vëmendjen nga ky argëtim fëminor.

Përpara derës së kësaj ndërmarrjeje, kishte ndaluar një autokolonë kamionësh, të hapur e pa tenda, me të burgosur politikë, të ngjeshur mbas njëri-tjetrit, të lidhur dy e nga dy përdore, të cilët ruheshin nga një mori policësh sipër në kamionë dhe poshtë në rrugë.

Në një nga këta kamionë, ishte i lidhur dorë për dorë babai im, me bashkëvuajtësin e tij, zotin Sami Koka, ish-kolonel e i dënuar po nga “Gjyqi Special” i Tiranës i 1945-ës, me “30 vjet burg e punë të detyruar”, si “kriminel lufte e armik i popullit”, njëlloj si im atë.

Në një moment, babai më shikon mua, që isha duke luajtur me fëmijët e tjerë, aty pranë dhe i drejtohet bashkëvuajtësit të tij, gjithë gëzim, se shihte të birin, që nuk do ta shihte më kurrë, duke i thënë: “Shih, Sami, Bardhylin”!

Mua, që ndodhesha rastësisht aty pranë, më tërhoqi vëmendjen nga loja, përmendja e emrit tim. Lë për një çast lojën, e shoh nga erdhi ky zë. Ngela tepër i habitur, që ndodhesha para tim eti, në të tilla kushte, sepse babanë e mendoja në Burgun e Vjetër të Tiranës, kur kisha bërë takim me të, para 3 muajsh.

Nga shenja, që më bëri duke vënë gishtin tek goja, im atë më këshillonte të mos flisja me të, se komunikimi njerëzor, edhe pse në kushte privimi lirie, ishte i ndaluar, për këta njerëz “human”, të ardhur nga mali.

Për moshën që kisha, ndjeja frikë, kur shihja ata policë të shumtë, rreth asaj autokolone të burgosurish politikë. Ngela ashtu, duke parë babanë, pa folur me të. Vetë babai, me shenjën që më bëri, më tregonte kështu, se ishte i ndaluar bashkëbisedimi i personave të tjerë me të burgosurit politikë, qofshin këta edhe të mitur, si rasti im.

Kam ndenjur duke parë tim atë, nuk mbaj mend mirë sa kohë, derisa u nis autokolona në deklinacionit e vdekjes, për këta të pafajshëm, për në kampin e punës, së Vloçishtit.

Ndenja ashtu i shushatur, derisa u zhdukën siluetat e vdekjes. Kjo ishte dita e fundit që kam parë tim atë, sepse, pas disa muajve, na erdhi mandati i zi, ai i vdekjes mizore në kondita të shëmtuara e, që vetë Zotit do t’i dhimbsej…!

Ngjarje si këto, të dhimbshme, kanë ngelur të fiksuara mirë në kujtesën time, edhe sot mbas 56 vitesh; dita kur im atë u nda nga familja, duke përfunduar në burg, e më pas, duke vdekur, në moshë fare të re; plot ngjarje e episode të tjera të dhimbshme gjatë jetës sime e të familjes “Vuçitërna” në përgjithësi, më kanë bërë që të kryej detyrimin, ndoshta jo të përkryer, për aq sa i takon dhe e meriton të zërë figura e tim eti, në altarin e Kombit.

Duke i përfunduar këto episode ngjarjesh të pakëndshme të fëmijërisë sime, mendoj se plotësoj sadopak portretin e tim eti, për kohën kur ai jetoi, në ato kushte të privimit të lirisë, me njerëzit që e rrethonin, në ato ambiente burgu dhe kampi pune, duke i quajtur unë këto episode si më të trishtueshmet, që më kanë ngelur e, që nuk fshihen kurrë nga kujtesa ime. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shtëpia e madhe dhe fisnike e Qafajve të Fushë – Arrësit, që kishte flamurin e saj të shekullit XIX-të, nxorri disa burra në za e, patriotë të shquar...”/ Historia e panjohur e familjes që u masakrua nga komunistët

Next Post

“41 sekrete” / Ben Blushi publikon listën e personazheve që e kanë frymëzuar për të shkruar librin: Me kanë befasuar me të fshehtat e tyre...!

Artikuj të ngjashëm

“Në 1929-ën, kur erdhi Faik Konica në Tiranë, i propozoi që të kthehej bashkë me të në SHBA-ës, që të vendosej në Institutin ‘Rockfeller’ në Nju York, por…”/ Historia e panjohur e mjekut të Mbretit Zog
Personazh

April 28, 2026
“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm
Personazh

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

April 27, 2026
“Ahmet bej Zogu s’bënte shaka kur thoshte se do të bëhej Mbret, pasi ky djalosh 19 vjeçar, peng në një vend të huaj, që në Vjenë, veç një adjutanti, ai…”/  Libri i panjohur Jean-Luc Tourenne

“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

April 28, 2026
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Personazh

“Një ditë në burgun te shtëpia e Bishqemit në Elbasan, përplasin në tokë një njeri të gjakosur, i cili ishte…”/ Si vdiq nga torturat e Sigurimit, Dr. Shkencave Emin Haxhimusai, i diplomuar në Vjenë?

April 25, 2026
“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës

April 24, 2026
Next Post
“41 sekrete” / Ben Blushi publikon listën e personazheve që e kanë frymëzuar për të shkruar librin: Me kanë befasuar me të fshehtat e tyre…!

“41 sekrete” / Ben Blushi publikon listën e personazheve që e kanë frymëzuar për të shkruar librin: Me kanë befasuar me të fshehtat e tyre...!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme