Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e dymbëdhjetë
Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetëra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.
Po kjo “praktikë”, pra masa ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.
Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).
Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë. Po kështu, përveç masave me internime dhe dëbime, komisioni qeveritar, jepte vendime edhe për sekuestrimin e pasurisë së të gjithë personave që arratiseshin nga Shqipëria.
Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!
Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban siglën “Tepër Sekret”, (por tashmë prej kohësh e deklasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, apo u janë sekuestrimet e pasuritë, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.
VENDIMI NR. 47 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM Grupi i III-të
DËBIMEVE Tiranë, më 5.X.1967
VENDIM Nr. 47
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 5.X.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Për arsye se zhvillojnë veprimtari armiqësore dhe paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, të internojë për 5 vjet kohë, personat e poshtë shënuar:
103. Adnandvuhdan Dilaver Tartari, i datë-lindjes 1945, punon në Laboratorin e Klinikës Dentare, vazhdon universitetin, i biri.
104. Rrezearin Dilaver Tartari, i datë-lindjes 1947, student i vitit të dytë i Fakultetit Ekonomik, beqar, i biri.
Të internohen në…
105. Llesh Shkurt Macaj, i datë-lindjes 1920, lindur në Perlat të Mirditës dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e pasur, me arsim fillor, shofer në degën e Farnave Tiranë, i martuar, me fëmijë.
106. Mrike Kol Macaj, e datë-lindjes 1920, lindur në Rrëshen dhe banuese në qytetin e Tiranës, pastruese në Pasurinë e Shtetit, e shoqja.
107. Ndoc Llesh Macaj, i datë-lindjes 1947, me arsim 7 vjeçar, i biri.
108. Dile Shkurt Macaj, e datë-lindjes 1930, beqare, e motra.
Të internohen në…
109. Pëllumb Bilal Nivica, i datë-lindjes 1931, lindur në katundin Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e pasur, me arsim të mesëm, me punë në fabrikën e Tullave.
110. Bilal Arif Nivica, i datë-lindjes 1881, pa punë, i ati.
111. Nafije Faslli Nivica, e datë-lindjes 1903, pa punë, e ëma.
112. Veli Nedin Haxhiu, i datë-lindjes 1927, lindur në katundin Verlen të Korçës dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e mesme, me arsim fillor, punëtor në Kombinatin “Josif Pashko”.
113. Shkëndije Nedin Haxhiu, e datë-lindjes 1929, me arsim fillor, punëtore në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, e shoqja.
114. Hysen Veli Haxhiu, i datë-lindjes 1948, punëtor në “21 Dhjetori”, i biri.
Të internohen në…
115. Petrit Maksut Zenelaj, i datë-lindjes 1939, lindur në Vlorë dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e mesme, me arsim të mesëm, llogaritar në N.SH.G., beqar.
116. Kama Shate Zenelaj, e datë-lindjes 1900, e ve, pa punë, e ëma.
117. Enver Maksut Zenelaj, i datë-lindjes 1933, llogaritar në gurore, me arsim të mesëm, i vëllai.
118. Ferzilete Maksut Zenelaj, e datë-lindjes 1947, rrobaqepëse, beqare, e motra.
119. Demir Maksut Zenelaj, i datë-lindjes 1941, punëtor në Gjeollogji, i vëllai.
120. Mustafa Maksut Zenelaj, i datë-lindjes 1924, punëtor në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, i vëllai.
121. Esat Riza Runa, i datë-lindjes 1936, lindur në katundin Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe banues në Tiranë, shtresë e pasur, i martuar me fëmijë, me arsim të mesëm, punëtor në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”.
122. Ervehe Bollo Runa, e datë-lindjes 1933, lindur në Gjirokastër dhe me banim në qytetin e Tiranës, punëtore në N.T.L.F.Z., e shoqja.
Të internohen në…
124. Qenan Myrteza Llohaj, i datë-lindjes 1934, lindur në Hoçisht të Korçës dhe me banim në qytetin e Tiranës, punëtor në N.I.SH. Tulla, me arsim fillor, i martuar, me fëmijë.
125. Emine Behar Llohaj, e datë-lindjes 1940, lindur në Vlorë dhe banuese në Tiranë, punëtore në N.I.SH. Tulla, me arsim fillor, e shoqja.
126. Qabire Sadik Llohaj, e datëlindjes 1910, shtëpiake, e ëma.
127. Agim Myrteza Llohaj, i datë-lindjes 1947, punëtor në N.I.SH. Tulla, me arsim 7 vjeçar, i vëllai.
128. Fevri Myrteza Llohaj, i datë-lindjes 1940, me profesion elektricist, me punë shofer, i vëllai.
129. Hatixhe Hazis Llohaj, e datë-lindjes 1944, me arsim fillor, shtëpiake, e shoqja.
Të internohen në…
130. Enver Beqir Hasa, i datëlindjes 1918, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, shtresë e mesme, punëtor në Komunale, i martuar.
131. Antoneta Jorgji Treska, e datë-lindjes 1927, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e shoqja, pa punë.
132. Qazim Irfan Bacaj, i datëlindjes 1913, lindur dhe banues në Tiranë, shtresë e pasur, me arsim të lartë, me punë në Uzinën Gjeologjike Tiranë, i martuar, me fëmijë.
133. Hatixhe Kapllan Bacaj, e datë-lindjes 1919, shtëpiake, e shoqja.
134. Agron Qazim Bacaj, i datë-lindjes 1947, nxënës shkolle, beqar, i biri.
Të internohen në…
135. Vangjel Josif Beçi, i datë-lindjes 1918, lindur në Përmet dhe banues në qytetin e Tiranës, me arsim fillor, me punë në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, i martuar, me fëmijë.
136. Savo Kozma Beçi, e datë-lindjes 1923, me arsim fillor, punëtore në Kombinatin “Josif Pashko”, e shoqja.
137. Pandeli Vangjel Beçi, i datë-lindjes 1945, lindur në Përmet, student në vitin e fundit të fakultetit të inxhinierisë, i biri.
Të internohen në…
138. Nuredin Rexhep Mullaj, i datë-lindjes 1933, lindur në katundin Floq të rrethit të Korçës dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e varfër me arsim 7 vjeçar, shofer në Komunale, i martuar.
139. Lumturi Izet Mullaj, e datë-lindjes 1938, me arsim 7 vjeçar, punëtore në çerdhe, e shoqja.
Të internohen në…
140. Vasil Harallamb Papa,i datë-lindjes 1933, lindur në Sarandë dhe banues në qytetin e Tiranës, me arsim të mesëm, me punë mekanik në Fabrikën e Tullave, shtresë e pasur, i martuar.
141. Marije Mihal Papa, e datë-lindjes 1938, me arsim të mesëm, me punë në laboratorin e Uzinës së Traktorëve, e shoqja.
142. Antigoni Mantho Papa, e datë-lindjes 1906, shtëpiake, e ëma.
143. Kaliopi Harallamb Papa, e datë-lindjes 1942, punëtore në Fabrikën e Këpucëve, e motra.
Të internohen në…
144. Hasan Sulejman Golemi, i datë-lindjes 1904, lindur në Berat dhe banues në qytetin e Tiranës, punëtor në Ndërmarrjen “21 Dhjetori”, me arsim fillor, i martuar, shtresë e pasur.
145. Fitnete Jahja Golemi, e datë-lindjes 1934, punëtore në N.I.L. Kimike, e shoqja.
146. Dife Hasan Golemi, e datë-lindjes 1950, shtëpiake, e bija.
147. Gjyze Ali Golemi, e datë-lindjes 1889, e ëma, shtëpiake.
Të internohen në…
148. Nizai Estref Çarçani, i datë-lindjes 1910, lindur në Gjirokastër dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e pasur, punëtor në Fabrikën e Tullave, i martuar.
149. Remzije Hamit Çarçani, e datë-lindjes 1920, rrobaqepëse, e shoqja.
150. Hektor Niazi Çarçani, i datë-lindjes 1941, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranës, me arsim 7 vjeçar, mekanik në Ofiçinën e Ministrisë së Tregtisë.
Të internohen në…
151. Vehibe Abdullah Çami, e datë-lindjes 1918, lindur në Shkodër dhe banuese në Tiranë, shtresë e pasur, punëtore në Fabrikën e Porcelanit.
152. Bardhyl Skënder Çami, i datë-lindjes 1936, me arsim fillor, invalid, pa punë.
153. Faruk Skënder Çami, i datë-lindjes 1939, me arsim 7 vjeçar, mekanik në Parkun e Kamionëve, i biri.
Të internohen në…
154. Xhemal Shefqet Mustafaraj, i datë-lindjes 1922, lindur në Golem të Tepelenës dhe banues në qytetin e Tiranës, punëtor në Fabrikën e Tullave, i martuar, shtresë e pasur.
155. Ervehe Zylfo Mustafaraj, e datë-lindjes 1927, shtëpiake, e shoqja.
156. Sulltane Xhemal Mustafaraj, e datë-lindjes 1949, beqare, shtëpiake, e bija.
Të internohen në…
157. Hamit Tahsim Rami, i datë-lindjes 1912, lindur në Sarandë dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e pasur, me arsim të mesëm, elektricist në ndërmarrjen e pajisjeve elektrike, i martuar.
158. Sanije Telha Rami, e datë-lindjes 1920, me arsim fillor, shtëpiake, e shoqja.
159. Tajar Hamit Rami, i datë-lindjes 1948, me arsim 7 vjeçar, beqar, punëtor në P.T.T. i biri.
160. Afërdita Hamit Rami, i datë-lindjes 1950, nxënëse, e bija.
Të internohen në…
161. Tefik Mustafa Xhindole, i datë-lindjes 1906, lindur në Lushnje dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e pasur, me arsim fillor, punëtor në Pasurinë e Shtetit, i martuar.
162. Lutfije Ferhat Xhindole, e datë-lindjes 1908, shtëpiake e shoqja.
163. Burhan Tafil Xhindole, e datë-lindjes 1935, me arsim të mesëm, elektricist, i biri.
164. Sabahudin Tafil Xhindole, i datë-lindjes 1937, me arsim të mesëm, këpucar, i biri.
165. Gramoz Tafil Xhindole, i datë-lindjes 1942, me arsim 7 vjeçar, marangoz, i biri.
166. Bujar Tafil Xhindole, i datë-lindjes 1944, me arsim 7 vjeçar, punëtor, i biri.
167. Ferdinand Tafil Xhindole, i datë-lindjes 1951, nxënës, i biri.
168. Agron Tafil Xhindole, i datë-lindjes 1946, me arsim të mesëm, teknik, e me punë në Ulzë, i biri.
Të internohen në…
169. Bejhane Beqo Çela, e datë-lindjes 1908, lindur në Shkodër dhe banuese në qytetin e Tiranës, shtresë e mesme, pa punë, e divorcuar.
170. Biznatina Selami Çela, e datë-lindjes 1934, beqare, punëtore, e bija.
Të internohen në…
171. Xhemal Xhafer Alliu, i datë-lindjes 1906, lindur në Krujë dhe banues në qytetin e Tiranës, shtresë e pasur, me arsim të mesëm, i martuar, pensionist.
172. Sulltane Qazim Alliu, e datë-lindjes 1919, shtëpiake, e shoqja.
173. Muharrem Xhemal Alliu, i datë-lindjes 1934, me arsim të mesëm, piktor në Ministrinë e Tregtisë, i biri.
174. Suzana Xhemal Alliu, e datë-lindjes 1951, shtëpiake e bija.
Të internohen në…
Internimi u fillon me 5.X.1967 dhe u mbarin me 5.X.1972. Memorie.al
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU …………………..
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS SË LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016