• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, August 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat…”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!

“Kur mësoi se ku i’a kishin varrosur vëllanë e pushkatuar, natën vonë, shkoi aty dhe filloj duke gërmuar dheun me thonj, por…”/ Historia tronditëse e vajzës së parë të shkollës së Fultz-it

Nga Marsida T. Najdeni

Memorie.al / Sa herë që vjen nandori, m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë feministë sime në shtëpi, si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit”, qofshin këta vendali ose jo. Ç’rëndësi nga ishin, ata ishin njerëz të gjakut tim, që s’meritonin torturat komuniste dhe plumbin gjakatar. Edhe përse? Vetëm se nuk besonin n’atë frymë politike pasojat e së cilës i vuajmë ende dhe sot! Fryma e re që zaptoi Tironën me vrasje, pushkatime, tortura, burgosje, vjedhje, turli-lloj harbutërinash, që ai qytet bujar as i kishte pa e, as i kishte dëgjuar ndonjëherë më parë, t’ia bënte bashkombasi vet at’ gjam’. Ahhhh… po, mbase kurrë…?!  

Kurt Pasha i Beratit më 1787, kishte dasht ta fuste me përdhunë Tiranën nën urdhrat e tija, gjë që tironasit ishin vetëmbrojt me nder e me gjak, ku edhe lindi vllaznia shekullore me komunitetin e nderum llacifac tironas. Se serb e austriak gjene t’paktën, s’flisnin shqip. Nejse, se humba fillin. Asikohe ishte Osmanlija, Austria, ‘Talia etj., bënin ligjin si pushtues, por m’1944 e, për 44 vjet kush e bëri vëlla vrasjen?

Kush vazhdon ende ta bëj? Njerëzit që për një shtëpi, që ia dhuronte Partia në Tiranë, mbasi ia kishin grabit vendaliut, futën plumba ndër shqiptarët e studiuar jashtë! Nuk kursyen gazetarët, shkrimtarët, klerikët, pa fol për femra e fëmijë. A ta ken bo gjumin rehat m’shpiat e huja t’atyne që vran?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Shërbëtorët dhe prifti dëgjuan të qarën e fëmijës që kishin varrosur atë ditë, por s’guxonte asnjëri të shkonte te varrezat…”! / Ngjarja e tmerrshme e 21 prillit 1906 në Rubik, në ditarin e priftit austriak

“Para një muaji erdhi një grua, një vejushë e mjerë, të cilës ia kishin vrarë burrin për gjakmarrje, e cila kishte gjashtë fëmijë dhe…”/ Kujtimet e panjohura të priftit austriak, që shërbeu në Rubik në vitet 1905-1906

Me përdhunën që futën në Tiranë, sollën dhe mentalitetin inferior. A thua se jeta s’kishte ekzistu më parë se 1944?! Bota ecën me kalendar, para e mbas Krishtit, kurse tek ne jo, para 1944-ës, s’kishte gjë. Me ta lindi çdo gjë, lindi njeriu i ri, veçse lindi mbrapsht. Ne bëmë 130 % rritje, matematikë analfabetësh. Ne e bëmë femrën shqiptare edhe traktoriste, edhe kamioniste, edhe hyzmeqare akoma më shumë… ehu!

Por, një komunitet që mori një përdhunë propaganduese, ishte ai i femrave tironase vendalie. Partia u lodh duke i paraqitur si të prapambetme. Sikur femrat e këtij qyteti, s’dishin gjë përveç ferexhesë, si duket nuk i kishin pas pa fotot e Marubit, t’femrave katolike t’Shkodër, lokes me ferexhe. Kush dreqin e merr vesht?! Kështu propaganda kuqe, hidhte baltë mbi prapambetjen e femrës tironase.

Edhe ime gjyshe, që e kishte mbaru shkollën aty, deri m’1998, s’tregoi nga frika komuniste, ku kishte pas studiuar. Aq shumë ishin tromaksur, nga bashkombasi keqdashës. Ama, Partia trumbetonte prapambetje, ndër këta femra vendalie të kryeqytetit! Sikur ishin të padalme, të pa veshme, të pa mësueme me qen femra, sigurisht me çarçaf mëndafshi s’kish’ flejt kush prej tyre që shanin, e pra hallat e time mëje, ishin rritur ashtu.

Njëra përfundoi duke shitur qymyr, prej urrejtjes inferiore. Halla e tim eti, fliste 3 gjuhë të huaja, etj. Nuk dua të flas për femrat e fisit tim, por po sjell për kujtesën kolektive disa femra tironase vendalie, në fotot e para komunizmit. Do habiteni nga prapambetja.

Vera Mulleti ishte vetëm 9 vjeçe, kur do ta dëbonin nga shtëpia e fëmijërisë, përse ishte e bija e avokatit Haki Mulleti. U internua në rrethin e Kavajës. Histori që ma ka treguar e bija, znj. Mira Dine, e cila më ka treguar gjatë për vuajtjet e familjes. Tironsja Nevrez Këlliçi me bashkëshortin, 1937. Zotni Akil Sakiqi do t’pushkatohej. Familjes Këlliçi, do t’i merrej gjithë pasuria. Tironsja Emine Farka, e diplomuar tek Harry Fultz dalë me bashkëshortin.

Zotni Deliallisi do të dënohej me 18 vjet burg. I vëllai, gazetari Xhemal Farka, do t’i pushkatohej më 1948. Tironsja Ganimet Toptani, e diplomuar në Vienë, Austri. Mban titullin e lartë mbas vdekjes “Fisnike e drejtë” nga shteti Izraelit, bashkë me bashkëshortin, për ndihmesën karshi hebrenjve në Tiranë. Do të kryente 3 vjet burg, i shoqi Atifi 5 vjet burg, do t’i merrej gjithë pasuria, e tundshme dhe e patundshme.

Tironsja Safije Basha, dalë në ambientet e familjes Basha të Tiranës. Bashkëshortja e piktorit të madh Sadik Kaceli, e ëma e piktorit Buron Kaceli. Gocat tironse të familjes Beshiri, të shkolluara në Itali. Vini re “prapambetjen” e Sybhijes me kollare dhe xhaketë. Foto e viteve ’30-të. Familjes Beshiri do t’i konfiskohej gjithë pasuria.

Tironsja Sadete Lleshi më 1937, babain Muharremin ia pushkatuan komunistët në nëntorin e ’44-ës. Po ashtu dhe vëllanë, Sulejmanin. E ëma e autorit të librit “Tirana e përgjakur” z. Bedri Alimehmeti. Tironsja Dylbere Liku më 1933 ditën e dasmës. Bashkëshortin Muharrem Likun ia pushkatuan. Tre krushqi tironase, familjet Maçi – Petrela – Kondi. Mësues, mjekë, inxhinierë gjithë bashkë. E veçantë ulur e para majtas “Mësuesja e Kombit”, Servete Maçi. (Foto nga e mbesa Znj. Zanusha Jashari).

Tironsja gjyshja ime, Qerime (Struga) Tufina, shkolluar në Institutin “Nana Mretneshë” në Tiranë. Vëllain që i mbeti me studime në Itali, nuk e pa për 44 vjet. “Daj Xhemoli”, ishte kthyer si legjendë e përrallave fëmijërore. Tironsja Safete (Tafaj) Bërmema, njihej në qytet për shijen e saj të hollë në veshje. Këtë foto e kam pa për herë të parë, më 2013, nga z. Ed Bërmema, i cili e kujtonte me nostalgji. Gjyshërit e shoqes sime Isida Kalaja, nga e majta P dhe O Kalaja, ulur Z. Toptani.

Tironsja Ballkiz Nallbani, është e motra e tenistit të parë shqiptarë, Sali Nallbani. Ai është padyshim babai i këtij sporti borgjez, siç njihej asokohe. E gjithë familja Nallbani, u aktivizua thellësisht ne këtë sport, duke ngritur dy fusha tenisi në Tironë, qysh në fund vitesh ‘20-të e, fillim vitesh 30-të. Por, më shume nga të gjithë ethet, e kapën Ballkizen, e cila i vuri qëllim vetes, duke ecur fort në hapat e të vëllait. Deri në mes vitesh ‘40-të, Saliu dhe Ballkizja, morën pjesë në shumë evenimente tenistike, brenda e jashtë vendit.

Tironsja Qemoran Toptani, ose Doktoreshë Lona, ajo njihet si kirurgia e parë femër shqiptare. E bija e patriotit Fuat Toptanit, do të degdisej 10 vjet në Peshkopi, por prej nevojës që kishin, e rikthehen në Tiranë. E diplomuar në Austri dhe Itali. (Foton e pashë nga z. Olsi Ferrazini). Tironsja Meleqe Preza, mbasi mbaroi shkollën “Nana Mretneshë” në Tiranë, vazhdoi studimet në Romë, të cilat nuk i përfundoi për shkak të luftës.

Me “çlirimin” e Shqipërisë, do të shërbente si mësuese, por Partia shumë shpejt do ta hiqte, duke e degdisur punëtore krahu tek fabrika e pllakave dhe tullave, meqë kishte një vëlla të arratisur. Mbas 1990, shkoi në Australi, pranë familjes.

Im gjysh ka qenë fotograf amator, kjo foto shkruan; “Kujtim me shoqet, ekskursion jashtë Tirane”, vetëm se emrat nuk u lexohen. Kush ka informacion mbi zonjat, e mirëpres. Urie (Tomini) Bakiu, deri momentet e fundit të jetës, mbeti heroinë, edhe pse i shoqi, intelektuali Ali Bakiu, bëri burgje mbas burgjesh, ajo nuk e la veten t’i binte sqima dhe qytetaria kurrë. (Këtë foto ma ka treguar i biri, studiuesi, Gazmend Bakiu). / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga italiani Pietro Marubi që u vendos dhe punoi në Shkodër, te korçarët Gjon Mili dhe Kristaq Sotiri, të cilët...”/ Ana e panjohur e tre fotografëve të famshëm, që bën emër të madh edhe në botë

Next Post

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

Artikuj të ngjashëm

“Shërbëtorët dhe prifti dëgjuan të qarën e fëmijës që kishin varrosur atë ditë, por s’guxonte asnjëri të shkonte te varrezat…”! / Ngjarja e tmerrshme e 21 prillit 1906 në Rubik, në ditarin e priftit austriak
Personazh

August 14, 2025
“Para një muaji erdhi një grua, një vejushë e mjerë, të cilës ia kishin vrarë burrin për gjakmarrje, e cila kishte gjashtë fëmijë dhe…”/ Kujtimet e panjohura të priftit austriak, që shërbeu në Rubik në vitet 1905-1906
Personazh

“Para një muaji erdhi një grua, një vejushë e mjerë, të cilës ia kishin vrarë burrin për gjakmarrje, e cila kishte gjashtë fëmijë dhe…”/ Kujtimet e panjohura të priftit austriak, që shërbeu në Rubik në vitet 1905-1906

August 15, 2025
“Thoma Bolena nga Vlora me fisin dhe fëmijët e vet, emigruan në Francë, ku Anna punoi si shërbëtore e Karlit V-të, më pas u bë gruaja e dytë e Henrikut VIII-të të Anglisë…”/ Historianët dhe studiuesit në kërkim të origjinës së Anna Bolenës

August 13, 2025
“Zef Haxhia ka qenë antari Komitetit Qendror te ‘Demokristjanes’, ka trathetue besimin e popullit, si përfaqësues në Kuvendin Popullor, duke…”/ Historia e panjohur e ish-deputetit të Shkodrës

August 11, 2025
“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës

August 9, 2025
“Para se të më thërriste Sotir Peci të bënim gazetën ‘Kombi’, unë punoja në fabrikë dërrasash, kurse Konica, kishte xhaxhanë shumë të pasur, në oborrin e Sulltanit…”/ Fjalimi i panjohur i Fan Nolit
Personazh

“U ndodha edhe unë një herë në një nga ato ziafete, ku romet e Tiranës loznin valle, edhe t‘iu thom të vërtetën, unë ato…”/ Zbulohet fjala e panjohur të Fan Nolit, me sekuencat filmike, Boston 1942

August 5, 2025
Next Post
Memorie.al

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme