• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Nga familja Agaj, Shaska, Luzi, Velaj, te Alemi, Xhindi, Çeprati, Bollano e Çeloaliaj…/ Zbulohet dokumenti sekret i Komisionit të Internim-Dëbimeve i vitit 1967, për fiset e njohura të Vlorës

“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorëzoi…”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit
Nga familja Agaj, Shaska, Luzi, Velaj, te Alemi, Xhindi, Çeprati, Bollano e Çeloaliaj…/ Zbulohet dokumenti sekret i Komisionit të Internim-Dëbimeve i vitit 1967, për fiset e njohura të Vlorës
“Një krijim interesant, antipod i ‘Epopeja e Ballit Kombëtar’ të Musarajt, mund të konsiderohet poema ‘Përqafimi i dy kundërshtarëve’ e Hekuran Zhitit…”/ Studimi i panjohur i Prof. Agim Vinca
Nga familja Agaj, Shaska, Luzi, Velaj, te Alemi, Xhindi, Çeprati, Bollano e Çeloaliaj…/ Zbulohet dokumenti sekret i Komisionit të Internim-Dëbimeve i vitit 1967, për fiset e njohura të Vlorës
“Nënës i shkoi jeta skëterrë, pa ngrënë, pa mbathur, punët më të vështira, duroi edhe torturat e xhelatit, Petrit Hakani, veç kurrë nuk i’u dorëzua…”/ Dëshmia rrëqethëse nga Çikago e, ish-të internuarit
Nga familja Agaj, Shaska, Luzi, Velaj, te Alemi, Xhindi, Çeprati, Bollano e Çeloaliaj…/ Zbulohet dokumenti sekret i Komisionit të Internim-Dëbimeve i vitit 1967, për fiset e njohura të Vlorës
“Në qelinë e burgut, isha lidhur së bashku me Tahir Hoxhën, babanë e prokurorit, Lufterit, i cili më tha: Më vjen keq more bir, që të dënuan kaq shumë’…”/ Historia tragjike e vlonajtit, që vuajti 37 vite burg
Nga familja Agaj, Shaska, Luzi, Velaj, te Alemi, Xhindi, Çeprati, Bollano e Çeloaliaj…/ Zbulohet dokumenti sekret i Komisionit të Internim-Dëbimeve i vitit 1967, për fiset e njohura të Vlorës
“Historitë e zonjave shkodrane që me strajca në krah, shkonin në këmbë në burgun e Burrelit, ku…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
Nga familja Agaj, Shaska, Luzi, Velaj, te Alemi, Xhindi, Çeprati, Bollano e Çeloaliaj…/ Zbulohet dokumenti sekret i Komisionit të Internim-Dëbimeve i vitit 1967, për fiset e njohura të Vlorës
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Nga familja Agaj, Shaska, Luzi, Velaj, te Alemi, Xhindi, Çeprati, Bollano e Çeloaliaj…/ Zbulohet dokumenti sekret i Komisionit të Internim-Dëbimeve i vitit 1967, për fiset e njohura të Vlorës

Nga Dashnor Kaloçi  

Pjesa e tetë

Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.

Po kjo “praktikë”, pra masa ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).

Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë. Po kështu, përveç masave me internime dhe dëbime, komisioni qeveritar, jepte vendime edhe për sekuestrimin e pasurisë së të gjithë personave që arratiseshin nga Shqipëria.

Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!

Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban siglën “Tepër Sekret”, (por tashmë prej kohësh e deklasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, apo u janë sekuestrimet e pasuritë, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.

                                                        Vijon nga numri kaluar

                                       VENDIMI NR. 31 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                              TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM     DËBIMEVE                                Tiranë, më 2.6.1967  

                     VENDIM Nr. 31

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 2.6.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

T’i zgjatet koha e internimit edhe për 5 vjet, për arsye se paraqet rrezikshmëri për arratisje:

1. Stasiani Margarit Kënuti, e datëlindjes 1029, nga katundi Dhivër i rrethit Sarandë, internuar me vendim Nr. 57, datë 16.6.1962.

Internimi i fillon me datën 2.6.1967 dhe i mbaron me datën 2.6.1972.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                    KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                                …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                 KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

DHORI PANARITI                                         ARANIT ÇELA

               VENDIMI NR. 32 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                              TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM     DËBIMEVE                           Tiranë, më 2.6.1967  

                     VENDIM Nr. 32

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 2.6.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studjoi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të internojë për 5 vjet kohë në katundin Nenshat të rrethit Shkodër, Halit Man Haxhin, i datëlindjes 1934, lindur dhe banues në katundin Vidhgar të rrethit Shkodër, shtresë e varfër, me profesion bujk, i pamartuar.

I lartpërmenduri paraqet rrezikshmëri për t’u arratisje. Flet keq kundër sistemit kooperativist.

Internimi i fillon me datën 14.6.1967 dhe i mbaron me datën 14.6.1972.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                    KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                           …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                 KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

DHORI PANARITI                                          ARANIT ÇELA 

               VENDIMI NR. 33 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                              TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM     DËBIMEVE                           Tiranë, më 14.6.1967  

                     VENDIM Nr. 33

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 14.6.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studjoi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të internojë për 5 vjet kohë në katundin Progonat të rrethit Tepelenë, sepse paraqesin rrezikshmëri shoqërore:

1. Halil Hamit Qendron, (Qenaj), i datë-lindjes 1934, lindur në katundin Progonat të rrethit Tepelenë, me banim në Tiranë, pa punë.

2. Godo Hamit Qendro, (Qenaj), i datë-lindjes 1923, lindur në katundin Progonat të rrethit Tepelenë, me banim në Tiranë, pa punë.

3. Darovije Muharrem Qendro (Qenaj), e datë-lindjes 1925, lindur në katundin Golem, banuese në Tiranë, e shoqja.

Internimi fillon me datën 14.6.1967 dhe mbaron me datën 14.6.1972.

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                    KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                           …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM               KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

DHORI PANARITI                                      ARANIT ÇELA

                  VENDIMI NR. 34 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                              TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM     DËBIMEVE                           Tiranë, më 21.VI.1967  

                     VENDIM Nr. 34

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 21.VI.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studjoi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

T’u heqë masën e internimit, sepse nuk paraqesin rrezikshëmri shoqërore:

1. Vjollca Fuat Xhaferri (Dibra), e datëlindjes 1931, lindur në Tiranë, me banim në Elbasan, internuar në vitin 1962, me vendim nr. 31, datë 27.6.1964, internimi i është kthyer në dëbim për 5 vjet kohë.

2. Pashke Kol Deda, e datëlindjes 1913, nga katundi Niksh i rrethit Shkodër, me banim në rrethin e Fierit, është dëbuar me vendim Nr. 51, datë 21.10.1963, për 5 vjet kohë.

3. Pashke Prel Vukaj, e datëlindjes 1929, nga katundi Vermosh i rrethit Shkodër, me banim në Fier, dëbuar me vendin nr. 31., datë 27.6.1964, për 5 vjet kohë.

4. Ali Sulejman Vladi, i datëlindjes 1927, lindur dhe banues në katundin Krej-Lurë, shtres e varfër, i martuar, internuar në Lushnje me vendim Nr. 22, datë 6.5.1967, për 5 vjet kohë.

5. Kosta Miho Fisheku, i datëlindjes 1919, lindur dhe banues në katundin Kareq të rrethit Sarandë, shtresë e mesme, i martuar me katër fëmijë, internuar për 5 vjet kohë, me vendim Nr. 8, datë 4.10.1962.

6. Jani Vasil Partali, i datëlindjes 1930, lindur dhe banues në katundin Leshnic të rrethit Sarandë, shtresë e mesme, i martuar me tre fëmijë, internuar në vitin 1959 në Borsh për 5 vjet kohë me vendim nr. 31, datë 27.6.1964, masa e internimit i kthehet në dëbim për 5 vjet kohë. 

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                  KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                              …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM               KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

DHORI PANARITI                                          ARANIT ÇELA

               VENDIMI NR. 35 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                              TEPËR SEKRET

KOMISIONI I INTERNIM     DËBIMEVE                           Tiranë, më 24.VI.1967  

                     VENDIM Nr. 35

Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 24.VI.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimet e paraqitura nga Ministria e Punëve të Brendshme,

                     VENDOSI:

Të internojë për rrezikshmëri shoqërore personat e poshtëshënuar:

1. Petrit Ahmet Velaj, i datë-lindjes 1934, lindur në katundin Kaninë dhe banues në qytetin e Vlorës, shtresë e pasur, me arsim të mesëm, me profesion hekur-kthyes, me punë në N.SH.N. e Vlorës, i martuar, pa fëmijë.

2. Rukije Refit Velaj, e datë-lindjes 1941, lindur në Kaninë, shtëpiake, e shoqja.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Kaninë të rrethit Vlorë. Internimi i fillon me datën 24.6.1967 dhe i mbaron me datën 24.6.1972.

3. Cane Reiz Agaj, i datë-lindjes 1935, lindur në katundin Hysoverdhë, banues në qytetin e Vlorës, shtresë e pasur, me arsim fillor, me profesion punëtor në kooperativën e metaleve, i martuar, ka dy fëmijë.

4. Beun Reiz Agaj, i datë-lindjes 1939, lindur në katundin Hysoverdhë dhe me banim në Vlorë, me arsim 7-vjeçar, me profesion punëtor në kooperativën e metaleve, beqar, i vëllai.

5. Avni Reiz Agaj, i datë-lindje 1941, me arsim 7-vjeçar, me profesion punëtor në Uzinën e Sodës Kaustike, beqar, i vëllai.

6. Stoli Faik Agaj, e datë-lindjes 1942, lindur në katundin Çeprat dhe banuese në Vlorë, me arsim fillor, shtëpiake, e shoqja.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Hysoverdhë të rrethit Vlorë. Internimi i fillon me datën 24.6.1967 dhe i mbaron me datën 24.6.1972.

7. Drita Refat Luzi, e datë-lindjes 1915, lindur dhe banuese në qytetin e Vlorës, shtresë e pasur, pa arsim, me profesjon shtëpiake, e martuar, me tre fëmijë.

8. Muhamet Isuf Luzi, i datëlindjes 1938, me arsim tre klasë të mesme, me profesion punëtor në Ndërmarrjen “Perlat Rexhepi” Vlorë, i biri i Dritës.

9. Leonora Isuf Luzi, e datë-lindjes 1937, lindur dhe banuese në Vlorë, me arsim fillor, me profesion shtëpiake, e bija.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Kaninë të rrethit Vlorë. Internimi i fillon me datën 24.6.1967 dhe i mbaron me datën 24.6.1972.

10. Fadil Hysni Xhindi, i datë-lindjes 1924, lindur dhe banues në qytetin e Vlorës, me profesion punëtor në Ndërmarrjen “Perlat Rexhepi” Vlorë, shtresë e pasur, i martuar, me katër fëmijë.

11. Garentina Sadik Xhindi, e datë-lindjes 1932, lindur në katundin Vajzë dhe banuese në qytetin e Vlorës, me arsim 7-vjeçar, punëtore e bija.

12. Alajdnin Mehmet Alemi, i datë-lindjes 1934, lindur në katundin Tragjas dhe banues në qytetin e Vlorës, me arsim të mesëm, me profesion elektricist në N.I.SH. Elektrike, shtresë e pasur, beqar.

13. Sute Mehmet Alemi, e datëlindjes 1933, me arsim të mesëm, pa punë, e motra.

14. Zonjusha Mehmet Alemi, e datë-lindjes 1941, lindur dhe banuese në Vlorë, me arsim të mesëm, punëtore në Ndërmarrjen e Ullishtave, e pa martuar, e motra.

15. Luan Mehmet Alemi, i datë-lindjes 1944, lindur dhe banues në Vlorë, me arsim të mesëm, me profesion elektricist dhe me punë në Gorishtë, beqar, i vëllaj.

16. Ervehe Mehmet Alemi, e datëlindjes 1939, lindur dhe banuese në qytetin e Vlorës, me arsim të mesëm, e pa martuar, shtëpiake, e motra.

17. Alem Mehmet Alemi, i datëlindjes 1931, lindur dhe banuese në Vlorë, me profesion murator, me punë në N.SH.N. “21 Dhjetori”, Tiranë.

18. Myrvete Haki Alemi, e datë-lindjes 1940, lindur në Ndroq të rrethit të Tiranës, dhe banues në qytetin e Vlorës, me arsim 7-vjeçar, është shtëpiake, e kunata.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Tragjas të rrethit Vlorë. Internimi i fillon me datën 24.6.1967 dhe i mbaron me datën 24.6.1972.

19. Enver Neim Xhaferri, i data-lindjes 1921, lindur në katundin Oshtimë, banues në qytetin e Vlorës, shtresë e pasur, me arsim fillor, me profesjon punëtor në Ndërmarrjen “Perlat Rexhepi”, i martuar, me 4 fëmijë.

20. Mbarime Qani Xheferri, e datë-lindjes 1933, lindur në Fier dhe banuese në Vlorë, me arsim fillor, punëtore në N.B.SH. Frutore Vlorë, e shoqja.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Oshtimë të rrethit Vlorë. Internimi i fillon me datën 24.6.1967 dhe i mbaron me datën 24.6.1972.

21. Lluka Jorgji Bollano, i datë-lindjes 1918, lindur në Himarë dhe banues në qytetin e Vlorës, me arsim të mesëm, shtresë e pasur, i martuar me dy fëmijë, punon në N.SH.N. “Perlat Rexhepi”.

22. Marika Vangjel Bollano, e datë-lindjes 1920, lindur në Delvinë dhe banuese në qytetin e Vlorës, me arsim të mesëm, pa punë, e shoqja.

23. Jorgo Lluka Bollano, i datë-lindjes 1949, lindur dhe banues në Vlorë, me arsim të mesëm, i pa martuar, punëtor pranë N.B.SH. Frutore, i biri.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Himarë të rrethit Vlorë. Internimi i fillon me datën 24.6.1967 dhe i mbaron me datën 24.6.1972.

24. Safa Axhem Çeloaliaj, e datë-lindjes 1934, lindur në katundin Dukat, banuese në qytetin e Vlorës, shtresë e pasur, pa arsim, i martuar, ka 3 fëmijë, punëtor N.B.SH. Frutore.

25. Suta Hilmi Çeloaliaj, e datë-lindjes 1934, lindur në katundin Kaninë, banuese në qytetin e Vlorës, pa arsim, punëtore në Ndërmarrjen Frutore, e shoqja.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Dukat të rrethit Vlorë. Internimi i fillon me datën 24.6.1967 dhe i mbaron me datën 24.6.1972.

26. Bexhet Xhaferr Çeprati, i datë-lindjes 1906, lindur në katundin Çeprat dhe banues në qytetin e Vlorës, shtresë e pasur, me arsim të mesëm, i martuar, me tre fëmijë, pa punë.

27. Irfane Boço Çeprati, e datëlindjes 1904, lindur Gjirokastër dhe banuese në qytetin e Vlorës, pa punë, e shoqja.

28. Violeta Bexhet Çeprati, e datë-lindjes 1944, me arsim Pedagogjik, sot pa punë, e fejuar në Lushnje, e bija.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Çeprat të rrethit Vlorë. Internimi i fillon me datën 24.6.1967 dhe i mbaron me datën 24.6.1972.

29. Xhelal Hate Shaska, i datë-lindjes 1899, lindur në Kocul, banues në Vlorë, shtresë e pasur, me arsim të lartë, me profesion nëpunës, sot pa punë, ka dy fëmijë, ka mbaruar arsimin e lartë në Itali. Në regjimet e kaluara, ka pasur funksione me rëndësi shtetërore. Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka qenë organizator dhe pjesëtar aktiv i organizatës së Ballit, mbas çlirimit u dënua me 15 vjet heqje lirie.

30. Hatixhe Seit Shaska, e datë-lindjes 1917, lindur dhe banuese në Vlorë, me arsim fillor, pa punë, e shoqja.

31. Fahri Xhelal Shaska, i datë-lindjes 1937, lindur dhe banues në Vlorë, me arsim të mesëm, punëtor në N.SH.N. “Perlat Rexhepi”, i martuar, i vëllai.

32. Shpresa Jaup Shaska, e datë-lindjes 1946, lindur dhe banues në Vlorë, me arsim të mesëm, sot pa punë, e reja.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Kocul të rrethit Vlorë. Internimi i fillon me datën 24.6.1967 dhe i mbaron me datën 24.6.1972.

33. Mina Spiro Para, i datë-lindjes 1914, lindur në Poliçan të rrethit Gjirokastrës, shtresë e pasur, me arsim të mesëm, i martuar, me dy fëmijë.

34. Kasiani Ilia Para, e datë-lindjes 1925, lindur në Poliçan dhe banuese në Vlorë, shtëpiake, e shoqja.

Të internohen për 5 vjet kohë në katundin Para të rrethit Vlorë. Internimi i fillon me datën 24.6.1967 dhe i mbaron me datën 24.6.1972. Memorie.al

ZV/KRYETARI I KOMISIONIT                     KRYETARI I KOMISIONIT

KADRI HAZBIU                                                …………………..

PROKURORI I PËRGJITHSHËM                 KRYETARI GJYKATËS SË LARTË

DHORI PANARITI                                                   ARANIT ÇELA

                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Next Post

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 29, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Kur Smajl Baruti me të motrën Olimbinë, po delshin prej shpisë së Asim Rusit, ku ishin mshehë, oficeri i Sigurimit, Shaban Sahiti, afrue me revole në dorë…”/ Historia e trishtë, e dy bijve të kolonel Ali Rizait

May 29, 2025
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

Nga familjet Macaj e Mirditës, Runa e Tepelenës dhe Xhindole e Lushnjes, te Beçi e Përmetit, Papa e Sarandës, e Alliu të Krujës… / Kush ishin familjet e njohura “reaksionare”, që u internuan në 1967-ën?

May 29, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shef Degës Brendshme, Hilmi Seiti, si ish-student i gjimnazit të Shkodrës, disa prej ish-bashkënxanësve të tij, do t’i gjente në burg…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 29, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 28, 2025
Next Post
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!