• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Nga aktorët, këngëtarët, instrumentistët, letrarët e piktorët, te futbollistët, basketbollistët, mundësit dhe qitësit të cilët…”/ Kush ishin ata që gjallëruan jetën e qytetit të Laçit për tre dekada?    

Nga Ymer Hysaj

Memorie.al / Pas viteve ‘70-të Laçi, kishte marrë fizionominë e një qyteti modern. Industria e shumtë e kishte shndërruar në një qytet industrial të rëndësishëm. Edhe numri i popullsisë ishte rritur ndjeshëm dhe kishte arritur të ishte qyteti i dytë më i madh në veri, pas Shkodrës, për numrin e banorëve. Nuk i mungonin as potencialet intelektuale. Kishte specialistë të aftë e të zot, në të gjitha fushat, jo vetëm në ato të Industrisë, Bujqësie, Ushtrisë, Transportit, Ndërtimit, etj, por dhe të artit, të kulturës, të sporteve, etj. Duke qenë qytet i ri, i krijuar vetëm në fillimet e viteve ‘60-të e në vazhdim, ishte i populluar me banorë nga mbarë rrethet e Shqipërisë, saqë thuhej se; në Laç ka banorë të 27 rretheve, nga 26 që kishte gjithsej Shqipëria asokohe..!

Ky ishte një fakt i pa kontestueshëm, siç ishte fakt i tillë dhe kultura e re, e krijuar mes tyre. Banorët tashmë nuk i lidhte vetëm puna, por dhe shoqëritë e reja, miqësitë dhe krushqitë. Ishin ndërlidhur mes tyre saqë, aty nga fundi i viteve ‘90-të, qyteti kishte marrë ngjyrën e një qyteti model, të harmonisë njerëzore. Ne që lindëm nga mesi i shekullit të XX-të, pothuajse u rritëm së bashku me qytetin, duke u bërë frymëmarrja e tij e ardhshme. Që në adoleshencën e hershme, filluan të spikatnin talentet e reja në fusha të ndryshme, veçanërisht në sport, në art dhe kulturë.

Pedagogët e fizkulturës, Pjetër Xhuxha, Ndue Tarazhi dhe pak më vonë edhe Petrit Bardhi, Marie Mata dhe Pjeter Zima, falë pasionit të tyre, arritën ta bëjnë të njohur Laçin, përmes ekipit “Industriali”, në Futboll dhe “Kastrioti” në Basketboll për meshkuj dhe femra, (në këtë sport, Laçi përfaqësonte rrethin e Krujës), duke arritur ta kalojnë deri në kategorinë e parë dhe duke afirmuar sportistë të nivelit të lartë, si; Ndue Frroku, Ylli Çuka, Agron Mehmeti, Viktor Kola, Anton Kaçaj, Lazër Gurra, Dhurim Gjoni, Artur Nuredini, Gjeto Meta, Lec Kaçaj, Pëllumb Vuka, Agim Qehaja, Sokol Sadiku, etj., në basketboll për meshkuj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

Frida Zavalani, Marjana Sulejmani, Natasha Lako, Rajmonda Tiko (Likdisha), Suzana Mara, Neta Bardhi, Fatbardha Qehaja, Dave Ndoka, Luljeta Çuka, Eva Rrjolli, etj., në basketboll për femra. Po kështu, futbollistë si; Luigj Shqalsi, Anton Tuna, Sandër Tuna, Vojo Nani, Agim Shtylla, Ahmet Shafloqi, Ibrahim Këputa (Braçja), Kol Bushi, Fran Pasha, Alqi Lango, Dilaver Mema, Nikoll Ndoka, Dod Zima, Fatos Sanxhaku, Sokrat Zhango, Sabah Mici, Kujtim Ceka, Nikolin Deda, Paulin Deda, Arben Feshti, Bashkim Curri, Artan Guni, Pëllumb Yzeiri, Arqile Zhango, Artur Ndoci, Adriet Gjergji, Cik Xhelo, Kujtim Dauto, Shkëlqim Hoxha, etj.

Falë punës së palodhur të trajnerëve të pasionuar si Shahije Billa e konsideruar si legjenda e sportit të qitjes, (pjesëmarrëse në Lojërat e Ganefos në Indonezi në vitin 1962), si dhe Rrok Luca, spikatën qitësit e shkëlqyer, disa dhe kampionë kombëtarë apo pjesëmarrës në kampionatet ballkanike dhe europiane, si; Zenel Dema, Halit Cara, Linda Palushi, Dritan Avdyli, Mimoza Pepa, Kastriot Elezi, Enrik Shtinja, Teuta Elezi, Shqiponja Galanxhi, Fiqirete Cara, Zaho Vlashi, Zana Gjini, Ina Dragovoja, Agron Dashi, Thoma Gramo, Fatos Mustafaj, Besnik Mustafaj, Luljeta Bardhi, etj. Edhe në sportin e mundjes, shkëlqyen sportistët; Haxhi Koka, Deli Lika, Jahe Jahja, Qemal Lika, Hajdar Jahja, Shpëtim Marku, Agim Qehaja, Besnik Isufi, Ramazan Sana, Ben Baboçi, Agim Teodori, Artur Bardhi, etj.

Pallati i Kulturës së qytetit, me drejtor Bashkim Sefa dhe më pas intelektualin e shquar Mal Berisha, kurdoherë do ishte i mbushur me spektatorë, që ndiqnin shfaqje të ansambleve apo trupave amatore të ndërmarrjeve industriale e bujqësore, që jo vetëm interpretonin për kënaqësitë e banorëve, por dhe konkurronin mes tyre. Puna e përkushtuar e regjisorëve Rifat Poga dhe Agim Doda, kompozitorëve Ruzhdi Keraj, David Tukiçi, Bashkim Rama dhe Ylli Kalaja, skenografit Tish Staka, piktorit Ndue Pepa, mësuesit të talentuar të muzikës, Kujtim Mullalli, do të gjenin apo zbulonin talente të spikatur në këtë fushë.

Siç ishin aktorët, këngëtarët dhe instrumentistët e talentuar; Luan Maluka, Zija Kurti, Muharrem Loci, Agim Ibrahimi, Preng Marashi, Benedete Miloti Gjergji, Raqi Tase, Hamza Nuredini, Avni Zeqo, Vladimir Ndini, Mira Bala, Tatjana Buzi, Virgjinush Kollçinaku, Gëzim Xhako, Engjëll Kurti, Ali Allamani, Asllan, Famtir dhe Astrit Zorba, etj., etj., që në e fillimin e viteve ‘70-të, formuan estradën amatore të qytetit të Laçit, e cila nën drejtimin e regjisorit të njohur, Rifat Poga, (më pas u emërua regjisor i Estradës Profesioniste të Shtetit në Tiranë), zuri vënin e parë në shkallë republike, në konkurrimin e grupeve amatore.

Rapsodët Ali Halili, Ndoc Seferi, Pjeter Matusha, vëllezërit Enver dhe Saba Ismaili, Kurt dhe Sherife Lika, Gjovalin Gjoka, Halil dhe Dhurata Aliaj, Tereze Gega dhe Gjelina Rrika, instrumentistëve si; Seit Lika. Gjergj Pacani, Fran Doda, Isuf Tafili, Luan Seli, Lek Jushi, Sefer Murati në çifteli, Bashkim Aliu dhe Qemal Teluli në fyell, që do rrëmbenin duartrokitjet e bashkëqytetarëve, por dhe do të tundnin edhe skenat e Festivaleve Folklorike Kombëtare.

Mësuesit pasionant të letërsisë Asllan Bami, Natasha Kacorri dhe Izota Katuçi, do të inkurajonin talentet e rinj në letërsi, ku do të spikatnin; Ligor Jovani, Kujtim Hoxha, Vlash Prendi, Zef Pjetri, Pilo Zyba, Pashk Loku, Ymer Hysa, Qezar Rica, Simon Tota, Ded Luca, Durim Taçi, Kastriot Marku, Margarita Stoja, etj. Rrethet letrare dhe artistike, s’do mungonin. Pasditet tematiko dëfrimi të rinisë, nuk do mungonin asnjëherë veçanërisht te rinia gjimnaziste.

Ishin kohë të arta, kishin filluar të shpërthenin sythet e të lulëzonin talentet e reja, zërat e këngëtarëve, si; Anita Riba, Natasha Buzi, Donika Talo, Erida Ibrahimi, Agim Duro, Reko Omeri, Donika Gjergji, Paulin Treshi, etj., do të ndiznin atmosferën e sallave të koncerteve. Djemtë e talentuar si; Altin Tomaj në fizarmonikë, Asllan Marku dhe Skënder Halili në klarinetë, Artur Nuredini në bateri, Xhevdet Teluli në klarinetë, Ardian Skura, Elton Neziri dhe Sokol Cenolli, në organo, Gent Cara në bateri, Vasil Tase, Edmond Jaho, Fred Mastora, Mond Papadhopuli, Ben Sadiku, Sandër Gjoka në kitarë dhe mjaftë të tjerë, si; Mihallaq Jani, Kujtim Murati, Sokol Cenolli, Bert Mata, Gust Cara, Lad Cara, Tom Cara, Ben Zeqo, e shumë të tjerë. Ishin pikërisht këta djem e vajza të talentuar e të pa përtuar që do të mbanin ndezur atmosferën sportive e artistike në qytetin e Laçit dhe më gjerë.

Le të jetë ky shkrim, një shenjë respekti dhe mirënjohje për ta, në emrin e qytetarëve laçian, një homazh për ata të ndarë nga jeta e që jetojnë në parajsë, një mirënjohje për të gjithë ata që u larguan nga Laçi për në qytete të tjera të vendit, apo emigruan jashtë atdheut. Mbase kontributi i tyre nuk është në ato përmasa që meritojnë medalje, por kurrsesi nuk duhet të lihet në harresë! Ata janë djemtë dhe vajzat, që Laçin tonë e bënë me emër dhe me nxitën mua, si bashkëkohës të tyre, t’i kujtoj përmes këtij shkrimi. Zoti i bekoftë laçianët kudo ndodhen. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me një kënaqësi kanibaleske, ushtarët qëllonin mbi çdo të dënuar dhe iu gëzoheshin dekoratave, fletëve të nderit dhe lejes 15-ditore, që i aplikonin si stimul komanda...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Next Post

“Kur mirditasit i kishin propozue me e përcjellë jashtë atdheut, për mos me ra në dorë të komunistëve, Imzot Gjini ishte përgjegjë...”/ Historia tragjike e Ipeshkvit të Shkodrës, që u pushkatua në 8 mars ‘48

Artikuj të ngjashëm

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi
Art & Kulture

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

May 17, 2025
“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha
Art & Kulture

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

May 1, 2025
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

April 25, 2025
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Në kongresin e shkrimtarëve në Korçë, në nëntor ‘73, në prani të Ramizit dhe Nexhmijes, Kadareja guxoi e tha; Fishta është konservatori më i madh i letërsisë shqipe…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

April 17, 2025
“Im at, shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’,  por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ e, pas gjyqit politik në Komitetin Qendror, kolegu i babait, vrau veten…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar
Art & Kulture

“Pamfleti i Vehbi Skënderit, ku kritikohej Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, nuk u botua, kryeredaktori i ‘Zëri i Popullit’ ja dorëzoj Manush Myftiut, i cili…”/ Historia e trishtë e poetit që u dënua, duke punuar si hamall!

March 31, 2025
“Si punonte mjeshtri i madh, Prenkë Jakova, me ne vajzat e reja dhe gjithë trupën amatore, kur vumë në skenë operën e parë shqiptare, ‘Mrika’ në 1958-ën…”? / Dëshmia e rrallë e Marie Gajtani (Luka)   

March 29, 2025
Next Post
“Studiuesit e rinj, duhet ta çlirojnë historiografinë nga termat ‘tradhtarë të atdheut’, e paçavure të tjera të këtij lloji, që arbitrariteti komunist, projektoi…”/ Refleksione nga ish-i burgosuri politik

“Kur mirditasit i kishin propozue me e përcjellë jashtë atdheut, për mos me ra në dorë të komunistëve, Imzot Gjini ishte përgjegjë...”/ Historia tragjike e Ipeshkvit të Shkodrës, që u pushkatua në 8 mars ‘48

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!