• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nesti ka pushkatuar njerëz pa gjyq në Dibër, Shkodër e Tiranë, ka urdhëruar tortura e zhdukje shokësh, si Pandi Rusho, kurse Kopi Nikos, i vdiq njëri…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

“Pas dhënies së dënimit me vdekje për Bahri Omarin në ‘Gjyqin Special’, motra e Enverit, erdhi tek ne dhe i tha babait…”/ Rrëfimi i të birit të Koçi Xoxes, për ngjarjen e shumëpërfolur
“Nesti ka pushkatuar njerëz pa gjyq në Dibër, Shkodër e Tiranë, ka urdhëruar tortura e zhdukje shokësh, si Pandi Rusho, kurse Kopi Nikos, i vdiq njëri…”/  Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49
“Nesti Kerenxhi si ministër i Brendshëm, lejoi të survejoheshin anëtarët e Partisë, si në Shkodër dhe Berat, ku shefat e Sigurimit, shkonin dhe…”/ Akuzat e Enverit në ‘48-ën në Korçë
“Nesti ka pushkatuar njerëz pa gjyq në Dibër, Shkodër e Tiranë, ka urdhëruar tortura e zhdukje shokësh, si Pandi Rusho, kurse Kopi Nikos, i vdiq njëri…”/  Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49
“Në mesnatën e 7 prillit ’39, Mbreti Zog shkoi në zyrën e Prefektit të Elbasanit, ku vajti dhe Shefqet Vërlaci….”/ Dëshmia e rrallë e ish-kolonelit, zv/ministër i Brendshëm i Koci Xoxes
“Nesti ka pushkatuar njerëz pa gjyq në Dibër, Shkodër e Tiranë, ka urdhëruar tortura e zhdukje shokësh, si Pandi Rusho, kurse Kopi Nikos, i vdiq njëri…”/  Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49
“Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim Enver Hoxhën, por ne…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri
0
Shares
6k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin viteve 1945-1949, ku ndodhen disa raporte, informacione, relacione, njoftime, vendime, etj., të Komitetit të Partisë së Qarkut të Tiranës, të firmosura nga sekretarja e parë, Fiqret Shehu, dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me propozimet e bëra në mbledhjet e organizatës bazë së partisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku pasi u analizua “veprimtaria trockiste dhe armiqësore” e drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si: Koci Xoxe, Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji, Mihallaq Ziçishti dhe Myftar Tare, u dhanë motivacionet përkatëse për masat e marra dhe dënimet ndaj tyre.

Raport-informacioni i hartuar nga Fiqret Shehu, lidhur me mbledhjet e organizatës bazë të partisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku diskutuan kuadrot më të lartë të të tij, si: Vaskë Koleci, Angji Faber, Nesti Kerenxhi, Vango Mitrojorgji, Siri Çarçani, Lefter Lakrori, Paskal Andoni, Isa Agoviku, Zymer Jerina, Nesti Kopali, Thoma Vangjeli, Strati Papa, Ali Kubati, Myftar Tare, Beqir Ndou, Uran Avdiu, Asllan Zyka, Mit’hat Bushati, Muharrem Lila, Skënder Konica, Pilo Shanto, Jani Naska, Petrit Arbana, Thoma Vangjeli, Zoi Shkurti, Vangjel Pecani, Dhosi Progri, Mihallaq Ziçishti, Sadik Bocaj, Sali Ormëni, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Proces-verbalet e mbledhjeve të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, ku pjesa më e madhe e kuadrove drejtues që morën fjalën aty, diskutuan dhe analizuan veprimtarinë e punës së tyre për periudhën 1945-1949, duke evidentuar terrorin, persekutimet, internimet, arrestimet, burgosjet, torturat, pushkatimet, krimet, vrasjet me dhe pa gjyq, zhdukjen e personave, etj., etj. që kishin ndërmarrë kuadrot më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke filluar nga Koci Xoxe, Nesti Kerenxhi, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci, Myftar Tare, Mihallaq Ziçishti, etj., të cilët veç të tjerash, u akuzuan se, në bashkëpunim me këshilltarët jugosllavë të UDB-së që ishin inkuadruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si koloneli famëkeq, Safet Filipoviç, majori Mirko, etj., kishin vënë organet e Sigurimit të Shtetit mbi Partinë, duke arritur deri aty sa të kontrollonin edhe postën e ‘Komandantit’ (Enver Hoxhës), si dhe të survejonin udhëheqësit kryesorë të Partisë dhe qeverisë, si: Mehmet Shehun, Spiro Kolekën, Bedri Spahiun, Nako Spiron, Njazi Islami, Spiro Gusho, etj.

Dokumenti me relacionin e hartuar nga sekretarja e Komitetit të Partisë së Tiranës, Fiqret Shehu, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me propozimet që ishin bërë nga ana e organizatës bazë të partisë të Drejtorisë, së Sigurimit të Shtetit, për masat e marra ndaj drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme, si: Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji, Myftar Tare dhe Nesti Kerenxhi, të akuzuar për “veprimtari trockiste dhe armiqësore”

                                                                 Vijon nga numri i kaluar

KOMITETI I P.P.SH. QYTETIT

PËR TIRANËN                                                                                  Tiranë, më 25.3.1959

Nr. 7/392

                                                       KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË

Tiranë

Bashkangjitur ju dërgojmë propozimet e organizatës bazë të Drejtorisë së Sigurimit, Nr. 1, në lidhje me masat që duhen marrë për shokët: Vaskë Koleci, Vangjo Mitrojorgji, Myftar Tare dhe Nesti Kerenxhi.

Myftar Tare

Është një nga kuadrot e parë që ka ardhur në Sigurimin e Shtetit. Këtu ka pasur vazhdimisht përgjegjësira të mira dhe ka punuar ngushtë në fillim me Nesti Kerenxhin dhe Vaskë Kolecin, e më vonë me vetë Koci Xoxen. Ka qenë shumë i predispozuar për t’ju shërbyer verbalisht atyre.

Ka marrë pjesë në tortura së pari në Durrës dhe pastaj në Drejtori. Ka qenë një njeri intrigant dhe në sektorin e punës së tij, nuk kishte të bënte shumë me metodat trockiste. Ai ka bërë intriga, dhe akuzonte shokët vend e pa vend. Ka qenë kryelartë dhe nuk i ndihmonte shokët, përkundrazi i ka pas thyer moralisht.

Ka pasur raste që për arsye mosbesimi, ju ka kontrolluar valixhet atyre. Ka mbledhur deklarata, për të goditur njerëzit e Partisë, siç është rasti i Spiro Rushos.

Ka pasur takime me të dërguarin e OZNA-s Safet Filipovicin, dhe i ka dhënë këtij dokumente sekrete të shtetit. Nën maskën e pozitës që ka pasur, është munduar t’ju bëjë presion me vajza, familjeve jashtë për çështje imorale.

Ka kontrolluar shokët e Ministrisë së Jashtme dhe ata që dilnin jashtë. Është sjell keq me refugjatët grekë. Shoku Myftar Tare, nuk i ka realizuar mirë detyrat.

Përkundrazi, në mbledhjen e fundit, ka treguar tërheqje nga pozita e parë. Për këtë dhe për sa u tha më sipër, Organizata Bazë e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, propozon t’i hiqet vërejtje e rëndë.

Motivacioni për Nesti Kerenxhin

Nesti Kerenxhi

Ka punuar në Ministrinë e unëve të Brendshme dhe ka kontribuar në ngritjen e Sigurimit mbi baza trockiste. Ka bashkëpunuar me Majorin e OZNA-s Mijat, që erdhi nga Jugosllavia për të ngritur Sigurimin këtu.

Ka marrë skica nga ky dhe, ka pasur besim të patundur tek jugosllavët. Ka zgjedhur për sigurim, kuadro nga Korça që ti bindeshin atij.

Ka refuzuar të marri ndihma nga Bashkimi Sovjetik për ngritjen e këtij sektori dhe nuk ka dërguar kuadro për tu specializuar në Bashkimin Sovjetik.

Ka bashkëpunuar me të dërguarit e OZNA-s (më vonë UDB-së) Josip Gjergjia, Safet Filipovic, Vojo Biljanovic, e Marko Mijat. Ka shkuar në Jugosllavi të takohet me Rankoviçin dhe të marrë udhëzime nga ai.

Ju ka dhënë sekretet e shtetit, njerëzve rë OZNA-s. Në Plenumin e VIII-të dhe pas tij, ka biseduar me Kocin dhe ka zbatuar direktivat e tij.

Ka survejuar shokun Nako Spiru dhe ka marrë pjesë në një prapaskene që ka ndodhur në shtëpinë e Kocit. Ka survejuar shokë të tjerë të Partisë si, Bedri Spahiun dhe Mehmet Shehun.

Nuk ka pasur besim tek shoku Komandant dhe ka kontrolluar rregullisht letrat e tij. Ka dhënë urdhër për eliminime shokësh, siç është rasti i Pandi Rushos.

Ka dhënë urdhër për zbatim torturash. Ka ndjekur politikë diskriminimi në lidhje me kuadrot dhe, ka inspiruar megalomaninë në Sigurim.

Ka shkelur ligjet e pushtetit pasi ka pushkatuar njerëz pa gjyq në Dibër, Tiranë, dhe Shkodër. Ka punuar me ndërgjegje për të zbatuar vijën trockiste të Koci Xoxes. Nuk ka ndihmuar në kohë Partinë për zbulimin e korrigjimin e gabimeve.

Por meqë ka qenë i varur nga Koci Xoxe, dhe ka kuptuar një pjesë të gabimeve të tij, pasi ka ndihmuar Partinë kur ka qenë jashtë shtetit, çështja e tij, është çmuar nga Partia.

Meqë ka bërë autokritikë Organizata Bazë e Partisë në Sigurim, me katër vota kundër, të cilët kanë qenë për përjashtimin e tij nga Partia, propozon që t’i hiqet vërejtje e rëndë.

Presidiumi për Përpilimin e Motivacionit

 (Pilo Shanto), (Zymer Jerina), (Nesti Kopali)

Vërtetohet njësia me origjinalin

Për Nesti Kerenxhin: 

Angji Faberi: Informatat që ngarkoheshin për të pranuar njerëz në punë, ja jepnim Nestit dhe kur nuk ishte ky, ja jepnim Vaskës. Këta na thonin që t’i jepnim me gojë dhe jo me shkrim.

Kur kemi qenë në Greqi, Nesti nuk ka marrë kontakt me sovjetikët, dhe ai na tha që nuk e admironte lëvizjen greke, pa marrë mendimin e Markos (jugosllav). Për këtë të pyetet Teodor Heba.

Në lidhje me Komisionin e Planit, është përmendur tek Lefter Lakrori. Rreth kësaj e morri vesh Muhamer Spahiu, i cili i telefonoi Nestit.

Nesti më ka akuzuar si arrogant dhe unë, nuk u thirra në mbledhjen e Partisë pasi, kisha frikësuar gruan e tij Naxhije Dumën. Nëse mund të thuhet se: Vilson Pecani nuk ka vrarë njerëz, e unë frikësuakam ministrat?!

Një ditë Nesti Kerenxhi, më thërret dhe më pyet nëse kisha njeri në shtëpi, dhe unë i them se nuk ka njeri veç meje. Atëherë ai, vjen me Thoma Vangjelin dhe sjell aty Arif Gjylin të cilin e merr në pyetje për 40 ditë. Unë, bëja rolin e gardianit.

Pas ca kohësh, ai sjell një person tjetër së bashku me Safet Filipoviçin. Nesti më ka dërguar njëherë në Ministrinë e Jashtme, për të pyetur rreth marrjes në punë të një vajze. Unë shkova dhe pyeta, Nesti Zotin e ai më tha që këtë e ka futur në punë Hysni Kapo.

Vaskë Koleci: Nesti duhet ta dijë se Koci, e shtroi çështjen e Galip Hatibit në Byro. Kur erdhi Ministër, më pyeti nëse e kishin spastruar.

Përsa i përket survejimit të udhëheqësve, Nesti më tha që nuk e dinte se kush survejohej. Por kjo nuk ishte e vërtetë pasi, ne e kemi shtruar me Nestin si plan se kush do kontrollohej, p.sh., ata që nuk ishin anëtarë partie.

Përsa i takonte survejimit të Nako Spiros, ka dijeni shoku Thoma Lako që, ka qenë në Seksionin e Durrësit. Kur shkuam në Paris Nesti, më tha që të mos bënim gjë, pasi aty ishin grekët të cilët, mund të bënin ndonjë provokacion. Kopjet me shkrim, ja dërgova Kocit dhe Nestit.

Siri Çarçani: Një ditë Edip Çuçi, më thotë se kishte një informatë se, Komandanti me Kocin, nuk shkonin mirë. Këtë ja kishte thënë dhe Nesti Kerenxhi.

Më vonë Edipi, i thotë që informatori i kishte thënë sërish të njëjtën gjë, dhe po këtë gjë, ja kishte konfirmuar dhe Nesti.

Ky i kishte thënë të mos takohej më, por këtu dyshova se mos Nesti e dinte këtë që në vitin 1947. Kur u bë lëvizja e 9 Shtatorit, Zoi Themeli më tha që, Nesti i kishte thënë të torturonin të gjithë të arrestuarit.

Lefter Lakrori: Kur kam qenë në Seksionin e Sigurimit në Korçë, i vjen një letër Naum Bezhanit nga Nesti, ku i thoshte që të pushkatohet Pali Terova.

Kjo lidhet me zjarristat në 1945. Nga torturat i vdiq njëri në duar Kopi Nikos, e të nesërmen Naum Bezhani i telefonoi Drejtorisë, duke i thënë se një i arrestuar i iku dhe ky me Lefterin e vrau.

Në gusht të vitit 1947, më thërret Vaska telegrafisht dhe më thotë që do ta zëvendësoja. Më dërgoi një dosje rezervati ku ishte Omer Nishani, Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica, Myslym Peza, Gaqo Tashko. Për këta na vinin vazhdimisht informata dhe një ditë ja jap Nestit. Për këto më kërkohej relacion që t’ja jap Koçit. Aty, ka pasur dosje për Komandantin, Koçin, Pandin, e Tukun. Se për çfarë ishin unë nuk e di. Kur Vaska më tha digji, unë nuk i dogja.

Gjatë gjyqit të deputetëve, na mbledh Nesti, mua, Zihni Muçon, Siri Çarçanin, e Naum Bezhanin e na tha që këta, u dënuan me vdekje, e nga procesi i tyre, duhet të dali diçka, e këtë do e mbash ti. Nesti më tha që të marr në lidhje kapterin e Dali Ndreut, e kudo që ka shkuar ai, e ka raportuar Daliun. Për çështjen e Nakos, fola në mbledhjen e parë dhe Nesti më tha që me mua do e bënte punën, por se çfarë, nuk e di.

Ai më tha që kur të dilte një njeri me biçikletë nga Nako, ti kërkoi letër-njoftimin. Nuk doli gjë. Kaloi një makinë aty e i them Nestit që, ta ndjekim atë. E ndoqëm deri tek ura e Beshirit dhe nga makina, doli Nako. E tani e kuptova se ku ishte çështja. Edhe për Komisionin e Planit të Shtetit, siç më tha Angji Faberi, njoftova Nestin. Këto janë dy fakte që unë mendoj se Nesti kishte dijeni për Nakon. Para se të ikte Nesti nga Sigurimi, më tha që do të vinte Safet Filipoviçi e t’i jepja udhëzime.

Pasi më prezantoi Safetin, këtij çdo muaj i përktheheshin statistikat mbi agjenturën tonë këtu dhe jashtë. Kur do shkonte Komandanti në Jug, Nesti më tha se na duhen shokë besnikë. I rekomandova Jani Naskën. I kam thënë Nestit, për Haxhi Seserin e Nexhmi Ballkën që janë arrestuar, por nuk i kam goditur unë. Nesti më tha që bëj punën. Bëmë me Siri Çarçanin një proces sa për formalitet, dhe ata janë në burg.

Vaskë Afezolli më tha, se nuk po merrej vesh se ça po bëhej. Kam shkuar tek sovjetikët me Nestin për organikën, po nuk u vu në zbatim. Në procesin e Boshnjakut ka marrë pjesë Koçi dhe Nesti. Në raportin që më dha Arqile Zisi, për Mehmetin, ja dhashë Nestit e, ky ja dha Koçit i cili, e përdori si shantazh mbi Mehmetin. Memorie.al

                                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Gazetari i ‘Il Messaggero’, miku i Nolit dhe Gurakuqit, që vdiq teksa investigonte vrasjen e gjeneral Telinit nga grekët dhe...”/ Historia e publicistit që u harrua nga shqiptarët dhe u vlerësua nga Musolini

Next Post

“Dikur në kampin e pionierëve “Qemal Stafa”, të Durrësit, kur shkonim me një fletë kampi dhe drejtori i paharruar…”/ Kujtimet e publicistit dhe ish-arbitrit të njohur të futbollit

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
“Dikur në kampin e pionierëve “Qemal Stafa”, të Durrësit, kur shkonim me një fletë kampi dhe drejtori i paharruar…”/ Kujtimet e publicistit dhe ish-arbitrit të njohur të futbollit

“Dikur në kampin e pionierëve “Qemal Stafa”, të Durrësit, kur shkonim me një fletë kampi dhe drejtori i paharruar…”/ Kujtimet e publicistit dhe ish-arbitrit të njohur të futbollit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!