• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nëpërmjet burimit “6856” dhe lidhjeve të tjera që ai ka me Kaso Hoxhën, të influencohet që ai të mos e botojë librin që thotë, pasi…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA, në ’85-ën

“Këta horra të degjeneruar e brekë palarë që drejtojnë ekonominë, janë qehajait e rinj, që tallen me djersën e fukarasë dhe vënë re b.thët e grave…”/ Letra e çamit nga Saranda për Ramiz Alinë,  në ’85-ën
“Nëpërmjet burimit “6856” dhe lidhjeve të tjera që ai ka me Kaso Hoxhën, të influencohet që ai të mos e botojë librin që thotë, pasi…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA, në ’85-ën
“Duke dëgjuar programet e Radio Moskës, që e paraqiste gjendjen në Shqipëri si shumë të vështirë, ushqeja iluzione se ata do të na pushtonin dhe…” / Dëshmitë e Kaso Hoxhës në hetuesi, Sarandë, 1973
“Nëpërmjet burimit “6856” dhe lidhjeve të tjera që ai ka me Kaso Hoxhën, të influencohet që ai të mos e botojë librin që thotë, pasi…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA, në ’85-ën
“Kaso i tha shokut të tij, se: Jugosllavi dhe greku kanë programe të bukura, kurse RTSH-ja, jep gjithë ditën atë malokun me çifteli…” / Raporti i Punëtorit Operativ, Novruz Haxhia, janar ‘73
“Nëpërmjet burimit “6856” dhe lidhjeve të tjera që ai ka me Kaso Hoxhën, të influencohet që ai të mos e botojë librin që thotë, pasi…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA, në ’85-ën
Bilal Xhaferi, Kaso Hoxha
“Nëpërmjet burimit “6856” dhe lidhjeve të tjera që ai ka me Kaso Hoxhën, të influencohet që ai të mos e botojë librin që thotë, pasi…”/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar nga SHBA, në ’85-ën
0
Shares
594
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëmbëdhjetë

Memorie.al publikon një dosje që është siguruar para pak kohësh nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja hetimore, gjyqësore dhe ajo e përpunimit të shtetasit Kasëm Hoxha, me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim, në SHBA që nga viti 1985, kur ai mundi të arratiset nga Shqipëria për në Greqi, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në kampin e Spaçit, i dënuar për “agjitacion e propagandë, ndaj pushtetit popullor”. Në momentin e arrestimit, më 21 qershor të vitit 1973, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit, të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Sarandës, në shtëpinë e tij i’u gjetën disa “materiale komprometuese”, si poezi dhe trakte, ku ai bënte thirrje “për përmbysjen e pushtetit popullor”., etj. Dosja në ngarkim të shtetasit Kaso Hoxha, (tashmë e de-klasifikuar) fillon me atë të përpunimit, ku organet e Sigurimit të Shtetit dhe Dega e Punëve të Brendshme e rrethit të Sarandës, bëjnë të gjithë përpjekjet, për të gjetur autorin e letrës “me përmbajtje të thellë armiqësore”, që ishte hedhur në qendër të fshatit Markat (me banorë të komunitetit çam), ku pas shumë kohësh, me ndihmën edhe të Laboratorit Qendror Kriminalistik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, u bë e mundur, që të saktësohej dhe identifikohej se shkrimi në atë letër, ishte i Kaso Hoxhës, kjo solli edhe arrestimin e tij. Dosja në fjalë vazhdon me procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj tij, ku ai pasi vuajti dhjetë vite në burgun e Spaçit, në nëntorin e 1982-in kthehet në fshatin e lindjes, Markat, ku që në ditët e para, ndaj tij fillon ndjekja dhe survejimi nga organet e Sigurimit të Shtetit, që kishin angazhuar jo vetëm disa bashkëpunëtorë të Sigurimit, por edhe familjarë të afërt të tij, kjo e detyroi Kaso, për t’i shpëtuar arrestimit, të arratisej nga Shqipëria, duke kaluar kufirin shtetëror, për në shtetin fqinjë, Greqi. Pas disa kohësh qëndrimi në Kampin e Llavros, fitoi statusin e azilantit politik, për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe atje, ndaj tij vazhdoi ndjekja e survejimi, nga ana e organeve të Sigurimit të Shtetit (Zbulimit Politik Shqiptar, që ishte i kamufluar me rezidenturën e tij, pranë Misionit Diplomatik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara) dhe disa agjentëve të saj të fshehtë, deri në vitin 1991, që u shemb regjimi komunist në Shqipëri. Historia e Kaso Hoxhës, u bë e njohur pas botimit të librit të tij “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, që ai ia besoi në dorëshkrim Memorie.al, vjen tashmë nëpërmjet dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, (ku ndodhen, raporte bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit, me pseudonimet e tyre, letra, shënime, informacione, relacione, raport-informacione, përgjime me teknikë operative, etj., të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, hetuesve, titullarëve të Degës së Punëve të Brendshme, të rrethit të Sarandës, etj., deri te rezidentura e Zbulimit Politik në SHBA, e agjentët e saj atje), të cilat fillojnë në vitin 1973 dhe përfundojnë në vitin 1991, kur dosja e tij u arkivua njëherë e përgjithmonë.

                                                         Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Dokumenti me një përmbledhje të letrës denoncuese ndaj regjimit komunist të shkruar nga i arratisuri Kaso Hoxha nga Çikago e SHBA-ës, dërguar Ramiz Alisë, nga ana e Petrit Shijakut, shefi i sektorit të letrave dhe ankesave në Komitetin Qendror të PPSh-së

                                                                  Përmbledhje

I arratisuri Kaso Hoxha nga Çikago e Amerikës, në letrën mbi dy faqe të daktilografuar në shqip, drejtuar Komitetit Qendror të Partisë dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor, ngre këto çështje

Letrën që dërgon (mban datën 29 Korrik 1985) nuk pati besim ta linte në kufi pasi, mund të mos ju binte në dorë. Thotë se 12 vjet më pare, u dënua me 10 vjet heqje lirie, që e vuajti në kampin e Spaçit dhe që përfitoi nga falja e bërë.

Pretendon se ashtu si më parë, dhe pas daljes nga burgu, i’u bë luftë klasash, si dhe u dërgua që të punonte në Bonifikim në Minalem të Janjarit, në Sarandë. Thotë se shpërblimi ishte i pakët, sa për 5 kg. bukë.

Me urrejtje, shkruan sidomos për kuadrot që drejtojnë ekonominë duke i quajtur, “qehajaj të rinj, njerëz të degjeneruar, që tallen me djersën dhe gjakun e fukarait”. Shkruan se: “Shefqet Rexho, e mbylli me turp karrierën e tij dhe se pasardhësi Myfit Husi, bënë si deshën duke shfrytëzuar popullin, duke bërë që gjysma e Markaqotëve të merrnin rrugën e arratisë”.

“Ishin përmbysur agallarët fisnikë dhe vendin e tyre e zunë agallarët harbutë”, që sipas tij, shohin dhe priren pas interesave personale, vjedhin pasurinë e popullit, etj.

Letërshkruesi, shprehet me urrejtje edhe ndaj të shoqes të cilën, e cilëson si shkaktare të vuajtjeve të tij. Thotë se ndonjë ditë, nëse do t’i jepet mundësia, që edhe këtë çështje t’i përfshijë në ndonjë libër.

Mendojmë që po të gjykohet e arsyeshme letra, t’i jepet shokut Hekuran Isai, se ndoshta ju duhet për punët e tyre.

Petrit Shijaku

Dokumenti sekret me raport-informacionin e përpiluar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Enver Miloti, me të dhënat e nxjerra nga ana e kolegut të tij, Alqi Andoni, funksionar në Drejtorinë e Zbulimit Politik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, sipas dëshmive të agjentit shqiptar në SHBA-ës me pseudonimin “6718”, lidhur me bisedat e bëra me Qerim Panaritin, për të arratisurit Dilaver Hasa dhe Kaso Hoxha

Sekret

                                                                                                                   Ekzemplar Nr. 7

                                                                                                                Tiranë më 18.2.1986

Marrë nga P.Op. Alqi Andoni

Dhënë nga “6718” datë 20.11.1985

                                                                I N F O R M A T Ë

Sipas të arratisurit Qemal Panariti, në fillim të muajit Nëntor të vitit 1985, një gazetar suedez i “Express”, i ka vajtur Qemalit në shtëpi me qëllim që të bisedonte rreth problemit të zhdukjes së Dilaver Hasës nga Suedia, dhe ku ai ndodhet aktualisht.

Kur Qemali e ka pyetur se kush ishte ai që ja kishte dhënë adresën e tij dhe se kush e kishte adresuar tek ai, gazetari i ishte përgjigjur se të arratisurit Irfan Bushati dhe Kadri Biçaku, i kishin dhënë adresën e Qemalit, pasi do të bëhej një artikull rreth zhdukjes së Dilaver Hasës, si dhe për personat që kanë gisht në zhdukjen e tij.

Qemali, pasi e ka dëgjuar gazetarin, i ka thënë atij se, nuk kishte pasur asnjë lidhje dhe kontakt me Dilaver Hasën dhe se nuk e dinte që Dilaveri, ishte larguar nga Suedia. Që Dilaver Hasa ka qenë …………u arratis nga Shqipëria, por jo për arsye politike.

Kur Qemali i kishte thënë se do të lajmëronte organet e policisë, gazetari ishte larguar. Në takimin që Qemali ka pasur me Irfan Bushatin, ky i fundit i ka thënë se adresën e Qemalit, gazetarit, ja ka dhënë i arratisuri Kadri Biçaku.

Ndërsa për problemin e Dilaverit, Irfani, i ka thënë se kishte biseduar gjithçka që dinte me gazetarin, për rrethanat e zhdukjes së Dilaverit.

Dhe se Dilaverin e ka nxitur për të ikur në Shqipëri i arratisuri Nexhmi Sharolli, i cili e ka strehuar Dilaverin në një shtëpi që e kishte në emër të vajzës së tij dhe më pas, Nexhmiu e kishte lidhur Dilaverin me ambasadorin shqiptar në Stokholm.

Irfani i ka thënë se i ka dhënë hollësi gazetarit mbi gjendjen e Dilaverit në Shqipëri, për të cilën i ka folur i arratisuri Sami Korri. Ky i ka mësuar këto, gjatë pushimeve në Greqi nga i arratisuri Kaso Hoxha, i cili, kishte qenë bashkë me Dilaverin në një burg.

Sipas materialit të dhenë nga Irfan Bushati dhe Kadri Biçaku, gazetari ka shkruar një artikull në gazetën “Express”.

U nxor në 7 kopje

Punëtori Operativ

  Enver Miloti

Dokumenti sekret me letrën operative të përpiluar nga oficeri i Zbulimit Politik me pseudonimin “Fatosi”, i kamufluar si diplomat pranë Misionit Shqiptar në OKB, lidhur me detyrat e dhëna për ndjekjen, survejimin dhe veprimtarinë e të arratisurit Kaso Hoxha, në SHBA-ës

 Sekret                                                                      Letër operative nr. 71/6

  Ekzemplar i vetëm

Pozitë 8.1.1986

Mbi të arratisurin Kaso Hoxha

“Lumit”

Pozitë

Siç dihet, i përmenduri ka ardhur dhe është stabilizuar aty pas arratisej nga vendi ynë vitin e kaluar. Për këtë person ju vëmë në dijeni se, në datën 26.11.1985, ka dërguar një letër në adresë të Komitetit Qendror të Partisë dhe dhe të Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku shpreh pakënaqësi ndaj trajtimit që i është bërë atij nga organet e pushtetit në rreth, nga persona të veçantë, si dhe për gruan të cilën, e konsideron shkaktare të vuajtjeve të tij.

Veç këtyre në fund të letrës ai, shprehet se çështjen e jetës së tij personale, që sipas tij është e mbushur me vuajtje në vendin tonë parashikon që do ta shkruajë e ta nxjerrë në një libër.

Gjithashtu shprehet se: “Do ta kujtojë dhe do të përulet me veneracion mbi baltën ku u linda dhe u rrita, për natyrën, për gjithçka të mirë e të urtë, dhe mbi gjithçka për popullin tim dhe shtëpinë ku u rrita”.

Nëpërmjet burimit “6856” atij, i kanë bërë sondazhe dhe se dihet që ka reaguar negativisht, megjithatë ju do të udhëzoni burimin që, ta ketë nën mbikëqyrje të përhershme dhe ta përpunojë më thellë Kaso Hoxhën. Për këtë gjë burimi, i ka të gjitha mundësitë pasi, Kasoja e ka të vetin dhe se është strehuar në shtëpinë e tij.

Nga ana jonë do ta marrim në përpunim aktiv 2/A Kaso Hoxhën, prandaj dhe ndjekja dhe përpunimi aktiv nga ana juaj, duhet t’i përgjigjet detyrave që ka përpunimi aktiv. Kryesisht nëpërmjet këtij burimi por, edhe nëpërmjet burimeve të tjera, të ndiqet veprimtaria e mundshme armiqësore e Kaso Hoxhës, ndaj vendit tonë.

Të ndiqet me përparësi ndonjë mundësi që ai të angazhohet në veprimtari të mprehtë, të mësojmë hollësi për qëndrimin e tij në “Kodër”, lidhjet e mundshme me atë Zbulim, nëse është tërhequr në bashkëpunim prej tyre dhe e përdorin më vonë kundër nesh, etj.

Çfarë lidhjesh të tjera ka krijuar ai në “Kodër”, cilët ka njohur atje nga të arratisurit në kampin e Llavrios, etj. B.p. “6856”, të punojë për t’a izoluar e për ta tërhequr nga propaganda e veprimtaria kundër vendit tonë, të evidentojë e të ndjekë tendencat dhe lidhjet që ka krijuar aty, nëse është futur ose do të futet në ndonjë organizatë reaksionare, etj.

Gjithashtu nëpërmjet burimit “6856” dhe lidhjeve të tjera të këtij burimi që ka me Kason, si Rexhep Hoxha, të influencohet që ai mos ta ndërmarrë botimin e librit, për të cilin bën fjalë në letrën e tij.

Me rëndësi është që Kaso Hoxha, të përpunohet në mënyrë të gjithanshme dhe të prevenohet mundësia që ai të marrë pjesë në veprimtari terroristo-diversioniste. Memorie.al

“Fatosi”

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Në Shqipëri, jeta e njeriut vlen shumë pak, më pak se gjysma, madje më pak se ngritja në ajër e një helikopteri, apo aparatura e munguar e një ambulance...”/ Refleksionet e emigrantit, pas humbjes së shokut të fëmijërisë

Next Post

Kalendari Historik 25 Gusht 2022

Artikuj të ngjashëm

“Një farë Milto Gjikopulli, që hiqet si filozof dhe strateg, me shokët e tij i ka vënë kazmën sektorit të naftës”/ Shënimet e Enverit që çuan në plumb inxhinierin e famshëm…
Dossier

“Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se; kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të bashkëpunonte me Sigurimin, për të spiunuar dy shokët e tij të ngushtë…”/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik

March 31, 2023
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

March 29, 2023
“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën
Dossier

“Në shtëpinë e tij në Durrës, ai mblidhte fëmijë për kurse dhe u jepet cigare të huaja, çokollata, revista…”/ Historia e mësuesit grek, që u burgos si “agjent”, e vdiq në kampin e Ballshit në ’78-ën

March 29, 2023
“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in
Dossier

“Pasi i uroj mirëseardhjen, Manushit dhe të birit, i tha Sulos të vinte ca këngë labe, por pas pak, u dëgjua: Fol i pandehuri Bashkim, ç’plane kishit ju me Agimin…”/ Ngjarja tronditëse në vilën e Enverit, në ’82-in

March 29, 2023
“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
Next Post
Kalendari Historik 02 Gusht 2022

Kalendari Historik 25 Gusht 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!