• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, November 21, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Vuçja Lokva, një grua myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë, 26 burra u masakruan, kurse 20 gra e fëmijë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për spastrimin etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

Nga Ismet Azizi

Pjesa e parë

                                       -Një histori e shtrembëruar, një realitet i zhdukur me qëllim –

Memorie.al / Ngjarjet e vjeshtës së vitit 1941 në Sanxhak dhe sidomos në Pazar të Ri, përbëjnë një nga episodet më të përgjakshme dhe më të shtrembëruara të historisë së rajonit. Ato që ndodhën atë vit nuk ishin “përleshje lokale”, siç i ka quajtur sistematikisht historiografia serbe, por përpjekja e parë e organizuar për një spastrimin etnik të Sanxhakut, e kryer nga formacionet çetnike nën komandën e Dragoljub Mihailoviqit, Kosta Pećancit dhe drejtuesve lokalë si Radomir Cvetić, Todor Dobrić, Mašan Đurović e të tjerë. Në historiografinë serbe – nga vepra e Vaso Çubriloviqit, deri te interpretimet e pasluftës të shkollës “partizane” – ngjarjet e Novi Pazarit, janë paraqitur qëllimisht të zbutura: si “konflikt ndëretnik”, “hakmarrje lokale”, “pabesi e myslimanëve”, madje edhe si “kolaboracionizëm shqiptar e boshnjak”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in

Kjo narrativë ka shërbyer për të mbuluar faktin e thjeshtë dhe të pamohueshëm: 1941 ishte viti i tentativës së parë serioze për shfarosjen totale të popullsisë myslimane të Sanxhakut.

Djegiet e fshatrave, masakrat e civilëve, prerjet masive, dhunimet, rrëmbimet dhe djegiet e 2.016 shtëpive serbe dhe 776 shtëpive shqiptare e boshnjake brenda pak javësh – nuk ishin një proces spontan. Ishte një plan operacional i shkruar qartë nga ideologët e Serbisë së Madhe: Stevan Moleviq, Vaso Çubriloviq dhe drejtuesit e formacioneve çetnike.

Ky shkrim synon të shpalosë të vërtetën historike – të zhveshur nga propaganda – për tri sulmet çetnike ndaj Novi Pazarit (tetor–dhjetor 1941), rezistencën e organizuar shqiptaro-boshnjake, rolin e Aqif Efendi Blytës, pjesëmarrjen e njësive shqiptare nga Kosova, si dhe dimensionin human që shpesh është fshirë: shpëtimin e qindra serbëve nga vetë myslimanët e Pazarit

Nga copëtimi i Kosovës dhe Sanxhakut (1912) në krijimin e një realiteti kolonial

Pas pushtimit të Kosovës dhe Sanxhakut nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912–1913, popullsia shqiptare dhe boshnjake u trajtua si një trup i huaj etnik dhe politik. Sipas programit të famshëm të Načertanije-s dhe elaboratit të Vaso Çubriloviqit: “Elementi mysliman duhet zhdukur nga viset e Jugosllavisë, pasi paraqet rrezik të përhershëm ndaj shtetit serb”. Kolonizimi, shpërngulja e detyruar, djegia e fshatrave, likuidimet politike – ishin pjesë e planit të institucionalizuar shtetëror.

Politika e kolonizimit (1918–1941): baza e shpërthimit të vitit 1941

Në vitet 1919–1941, politika e Mbretërisë Shkëlqesisë Saj dhe më pas Jugosllavisë, përfshinte: shpërnguljen e shqiptarëve drejt Turqisë, Sirisë dhe Shqipërisë; kolonizimin me serbë të Luginës së Ibrit, Peshterit dhe Sanxhakut në tërësi; krijimin e njësive represive (xhandarmëria, “forcat e rendit”); kriminalizimin e çdo forme të vetëmbrojtjes shqiptare; djegien e rreth 120 fshatrave shqiptare në Kosovë e Sanxhak, gjatë viteve ’20–’30-të. Kjo politikë përgatiti terrenin për atë që do të ndodhte në 1941.

Çfarë kërkonin çetnikët në vitin 1941?

Stevan Moljeviqi e thotë hapur: “Duhet pastruar Sanxhaku nga elementi mysliman dhe arnaut.” “Srbija i Crna Gora moraju imati zajedničku granicu.”  “Sandžak treba očistiti od muslimana i Arnauta”. Ky plan u bë dokument zyrtar në programin e Ravnogorski pokret (shtator 1941). Pse Pazari i Ri u shndërrua në shënjestrën kryesore?

Tre arsye kryesore:

  1. Ishte qendra më e madhe urbane në Sanxhak. Novi Pazari kishte shumicë dërrmuese boshnjake-shqiptare dhe një klasë të fortë tregtare që kontrollonte ekonominë lokale.
  2. Ndodhej në korridor kyç strategjik. Korridori Mitrovicë–Novi Pazar–Rashka, ishte linja e vetme komunikimi midis Serbisë dhe malësive.
  3. Udhëheqja vendore ishte e fortë dhe e organizuar. Aqif Efendi Blyta, Mulla Jakub Kardoviq- Kombi, Ejup Lajiq e shumë të tjerë, kishin lidhje me: Drenicën, Rugovën, Pejen, Plavën e Gucinë, si dhe me Komitetin e Kosovës. Kjo e bënte qytetin të pakapërcyeshëm për çetnikët.

Sulmi i parë çetnik ndaj Novi Pazarit (4 nëntor 1941)

Si nisi gjithçka? Gjermanët braktisin qytetin – çetnikët hyjnë në terren. Më 2 tetor 1941, komanda gjermane, nga frika se mos mbetej e izoluar gjatë kryengritjes së madhe në Serbi, e braktisi Novi Pazarin dhe u tërhoq drejt Mitrovicës. Largimi i tyre krijoi vakumin klasik: kur ushtria pushtuese tërhiqet, strukturat paralele etnike fillojnë betejën për kontrollin e territorit. Për çetnikët e Rashkës, Kopaonikut, Ibarskog- Kolashini, ky ishte momenti i shumëpritur për realizimin e objektivit ideologjik: shfarosjen e elementit jo sllav në Sanxhak.

Në këtë vakum, më 4 tetor, myslimanët e Novi Pazarit krijuan Komitetin e Mbrojtjes së Qytetit, i kryesuar nga Aqif Efendi Blyta. Ai arriti të sigurojë: 150 pushkë nga depot e xhandarmërisë, ngritjen e rojeve të armatosura në hyrje-daljet e qytetit, bllokimin e lëvizjes së popullsisë për të shmangur infiltrimin çetnik, dërgimin e delegacioneve drejt Drenicës, Pejës, Plavës, Gucisë, Rožajës dhe Mitrovicës për të kërkuar ndihmë. Ndihma erdhi shpejt. Më 7 tetor 1941, në Pazar hyn grupi i parë prej 500 luftëtarësh nga Kosova, nën komandën e Shaban Polluzhës, pasi kishin thyer forcat çetnike në Kolashin.

Planet çetnike: rrethimi dhe masakra totale

Sipas dokumenteve të vetë çetnikëve, plani i kapiten Radomir Cvetiq ishte: “Rrethimi i qytetit në formë unaze dhe likuidimi i plotë i popullsisë myslimane”. Në këtë sulm morën pjesë: Skuadra e Studenicës-dezhevës odred, skuadra e Kolashinit, rreth 20 serbë të arratisur nga Pazari, civilë të armatosur nga fshatrat Trnava, Pozhega, Brxhani, Banja, etj. Numri total i çetnikëve: 600 luftëtarë, por të gjithë me qëllim të qartë: hyrja në qytet dhe masakrimi i popullsisë myslimane. Kjo konfirmohet edhe nga prania e dhjetëra familjeve serbe të veshura me rroba të zeza, të cilat shoqëronin formacionet – të gatshme për të “identifikuar” shtëpitë myslimane dhe familjet për t’u ekzekutuar.!

Pse dështoi sulmi?

Sulmi filloi në orën 04:00 të mëngjesit. Deri në orën 10:00 çetnikët u detyruan të tërhiqen.

Arsyet:

  1. Organizimi i jashtëzakonshëm i mbrojtjes civile; Komiteti i Bljutës kishte bërë mobilizim të shpejtë: rreth 1.500 mbrojtës lokalë, ndihmë nga 500 luftëtarë të Drenicës, formacionet e Milicisë popullore antikomuniste nga Peshteri dhe Bihori.
  2. Moral i lartë; Për popullsinë myslimane, kjo ishte çështje mbijetese. Dëshmia nga Biko Dresheviqi, Mulla Jakub Kardoviq-Kombi dhe Xhemail Koniçani, tregon se luftohej derë më derë, dhe se çetnikët shpesh i goditnin nga prapa (për shkak të njohjes së terrenit nga vendasit).
  3. c) Pa përgatitja e çetnikëve; Shumë prej tyre kishin vetëm: sëpata, furka, sfurqe, thika. Disiplina ushtarake ishte e dobët. Xhandarmëria serbe e luftës së parë botërore nuk ekzistonte më; çetnikët ishin në thelb njësi paramilitare të fshatarëve të revoltuar.
  4. d) Alkool, plaçkitje dhe kaos; Dokumentet tregojnë se shumë çetnikë pasi hynë në Brđani, Trnava dhe te varrezat e Gazilarit, filluan: djegie shtëpish, plaçkitje, pirje të rakisë, therje bagëtish. Forca pa disiplinë nuk fiton betejë.

Masakrat pas sulmit të parë: krismë që nuk u shkruan në letër

Pas dështimit, çetnikët u hakmorën me djegiet dhe vrasjet masive në: Trnava, Brđani, Banja, Jança, Muhovo, Grabin, Bijele Vode, etj. Këto fshatra u dogjën pa mëshirë. Në fshatin Pozhega, në shtëpinë e Bahtiar Dolovcit, u masakruan 13 gra dhe fëmijë serbë e myslimanë, edhe pse familja Dolovci kërkoi të mos prekej askush. Ky rast është shembull i qartë se konflikti nuk ishte thjesht “serb kundër mysliman” – ishte një luftë e organizuar nga çetnikët dhe e ushqyer me propagandë, por jo me ndarje absolute mes popullsisë civile.

Dimensioni më pak i njohur: shpëtimi i serbëve

Aqif Efendi Blyta, Mulla Jakub Kardoviqi dhe dhjetëra familje myslimane shpëtuan 420 serbë të Novi Pazarit, duke i strehuar në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut. Nuk ka shembull tjetër në Ballkan gjatë Luftës II-të Botërore ku: popullsia e sulmuar dhe e djegur shpëton popullsinë e sulmuesit. Ky fakt është sistematikisht i fshehur në narrativën serbe.

– Sulmi i dytë çetnik ndaj Novi Pazarit (21 nëntor 1941)

Një ofensivë më e madhe, më e mirë organizuar… dhe përsëri e dështuar. Në vetëm 17 ditë pas dështimit të parë, çetnikët rikthehen me një ofensivë të re, shumë më të madhe në numër dhe armë, me qëllim që të korrigjojnë “turpin” e pësuar më 4 nëntor. Ky sulm ishte: më i organizuar, më i armatosur, më brutal ndaj popullsisë civile, dhe me synime të qarta gjenocidale.

Përbërja e forcave çetnike në sulmin e dytë

Sulmi drejtohej nga: Togeri Pavloviq, Kapitan Radomir Cvetiq, Vojvoda Mashan Gjuroviq, Mirko Tomasheviq (oficer i Peçanacit), njësi të aradhës së Kolashinit, njësi të Vraçevskës–Nikolaçës, njësitë serbe të Rashkës dhe Studenicës. Në total, sipas burimeve serbe, ishin rreth 1.200 luftëtarë, ndërsa sipas burimeve shqiptare e boshnjake, numri arrinte 1.500–1.800.

Objektivi: shfarosja e plotë e fshatrave myslimane

Këtë e dëshmojnë sërish planet operacionale të Ravnogorski Pokret: “Pastrim i terrenit drejt Drenicës, Dukagjinit dhe Pazarit”. “Svi muslimanski živalj mora biti uklonjen”. “Novi Pazar mora pasti. Synimet nuk ishin më vetëm ushtarake — ishin të natyrës etnike dhe fetare.

Ecuria e sulmit

Sulmi filloi më 21 nëntor 1941. Në këtë betejë, çetnikët kishin zgjeruar shumë vijën e frontit: nga Požega, te Dojeviqe, nga Vuçiniq, nga malet e Rogoznës, deri në drejtim të Vidovës e Trnavës. Për herë të parë, sulmi çetnik synonte hyrjen drejt në qendër të qytetit, përmes luginës së Raškës.

Reagimi i mbrojtjes shqiptaro-boshnjake

Në këtë kohë, në Pazar ndodheshin rreth: 2.000–2.600 luftëtarë (sipas autorëve shqiptarë), përfshirë njësi të Drenicës, njësi të Bishevës, Milicisë Vullnetare të Peshterit, luftëtarë nga Drenica, Bajgora, Rugova e Rozhaja. Mbrojtja ishte tashmë me përvojë dhe shumë e motivuar.

Humbjet dhe barbaria çetnike

Sipas autorit Qukoviq: 42 çetnikë u vranë, 26 mbrojtës u vranë, 45 njerëz u plagosën, 20 gra, fëmijë dhe pleq myslimanë u masakruan. Burime të tjera japin shifra edhe më të larta. Një fakt që nuk kontestohet nga askush: Shtator–dhjetor 1941 janë muajt më të rëndësishëm popullsisë myslimane të Sanxhakut lindor në shekullin XX-të, e cila arriti t’i shmangej gjenocidit. Në ato treva ku ishin forcat vullnetare nga Kosova dhe Milicia Popullore, formacionet çetnike serbo malazeze nuk arritën të kryejnë spastrim etnik.

Djegiet dhe masakrat gjatë sulmit të dytë

Në këtë ofensivë, çetnikët kryen mizori të dokumentuara edhe nga autorë serbë si Radović e Živković. Në këtë valë barbarie, u dogjën: Pozhega (për herë të dytë)DojeviqeVuçiniqiVuçja Lokva, Berberishten, Rvatska, Kalin, Guljije. Disa të dhëna flasin për rreth 75% të territorit të Dezhevës të djegur në këtë fazë. Një akt i veçantë mizorie: Në Vuçja Lokva, një grua myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë. (burimi serb e konfirmon këtë.)/ Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm 

Burimi: Ismet Azizi, AĆIF EF. HADŽIAHMETOVIĆ BLJUTA: VELIKAN SANDŽAKA Botues: Fondacija “Memorijalni centar Hadžet” 2022 Novi Pazar

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje...”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in

Next Post

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë...”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

Artikuj të ngjashëm

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit
Dossier

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

November 20, 2025
“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in
Dossier

“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in

November 19, 2025
“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por…”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Dossier

“Ambasadori B. Komatina, i tha atij turk; Enver Hoxha s’ishte ai i mëparshëmi, sepse pas tij në kongres, s’doli Mehmet Shehu, por…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

November 20, 2025
“Për takimin e Hrushovit dhe Kenedit në Vjenë, Kremlini informoi Fidel Kastron dhe të gjitha vendeve socialiste, kurse Enver Hoxhës…”/ Dokumentet e reja për prishjen e Moskës me Tiranën në ’61-in

“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908
Dossier

“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908

November 19, 2025
Next Post
“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë...”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme