• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, June 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Kadri Hazbiun e nxorën të vdekur nga qelitë e ‘Burgut 313’, dhe natën që do i pushkatonin, të gjithë ushtarët, i larguan nga vëndrojet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të repartit special të Ministrisë Brendshme
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
“Kufitarë e popull, gjithnjë pranë njëri tjetrit” (foto nga periudha e komunizmit)
“Njeriu i Sigurimit, ‘Sinjor Antonio’ drejtonte kontrabandën e cigareve me mafien italiane, e cila kryhej nga reparti që komandoja unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Ministrisë Brendshme
Kur Enveri dhe Ramizi, bënin kontrabandë me mafien italiane!
“Kapiteni i anijes ‘Islam Mustafa’, Fran Ivanaj, u vra nga jugosllavët në dhjetorin e 1975-ës, pasi me Protokollin e vitit ’67, Mehmet Shehu, i’u dha atyre…”!/ Relacioni për Komitetin Qendror, tetor ‘82

Nga Mark Brunga

Memorie.al / Në fillim të viteve ’80-të të shekullit të kaluar, një skaf italian i ngarkuar në kalatën 0 të portit, sapo del jashtë basenit, përplaset në një objekt nënujor dhe i çahet pjesa e bashit, në krahun e djathtë. Hambari që ishte mbushur me cigare merr ujë dhe stekat me cigare të shumëllojshme, dalin jashtë në sipërfaqe të detit. “Era maister”, siç i thonë detarët, i shpuri ngarkesat me cigare të çmuara drejt brigjeve të plazhit. I gjithë bregdeti i Durrësit u mbush me cigare, të cilat u mblodhën nga popullsia e zonës. Në breg u shfaq edhe ushtria për të mbledhur, por me pak vonesë.

Popullsia mblodhi një sasi të madhe dhe për shumë kohë konsumoheshin lirshëm në qytet. Ishin cigare të rralla, që nuk ishin parë gjëkundi, por vetëm nëpër filma modernë hollivudianë të tipave “Marlboro”, “Chesterfield”, “Multifilter”, “Puro” etj. Skafi u nxor në breg në ish-rajonin e kantierit të vjetër detar dhe u mor përsipër që të riparohej, nga një ekip i këtij kantieri.

Në atë kohë në këtë kantier punonin një ekip i shkëlqyer specialistësh, si: Tasim Balla, Stilo Pali, Muho Kacerja, Ron Zhura, Muhamet Tula, Ymer Karaboja etj., të cilët i bënë një riparim të shkëlqyer pjesës së çarë si rindërtim të sipërfaqes së dëmtuar tërësisht dhe ndërrim majere e veshje të jashtme të bashit të skafit prej druri.

Gjithashtu mund të lexoni

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Më pas u krye kallafatimi, lidhja me bulona etj. Ndërkohë pjesëtarët e ekuipazhit të skafit, rrinin në kantier krejtësisht të lire, duke pirë kafe me punëtorët në kafenenë e kantierit, një kafene mikse ngjitur me magazinat e vjetra dhe ish-drejtorinë e kantierit të asaj periudhe. Të gjithë e dinin se ata ishin kontrabandistë italianë. Një veprimtari sekrete që e dinin të gjithë se si zhvillohej dhe se ku zhvillohej me bekimin e shtetit komunist. Cigaret ishin të sjella në Shqipëri, nga një kompani import-eksporti franko­zvicerane, “Vanaëer Ltd”.

Për t’i sjellë deri në Durrës në magazinat e Kodrës së Rrashbullit, ku ishin dhe depo të rezervave të shtetit, vinin kamionët e TIR-it, me pas ato ngarkoheshin në skafe brenda portit, me fuqi punëtore të përbërë nga ushtarë që kryenin shërbimin ushtarak pranë trupave të Ministrisë së Brendshme, (Rep. 324, i njohur ndryshe si Batalioni Sigurimit, i instaluar në Linxë të Tiranës), por që nuk kishin uniformat klasike. Në vend të tyre ata ishin të veshur me kostume sportive.

Të të huajt e ekuipazhit të skafit, në kantier binte në sy që vinte shpesh oficeri i vjetër i shërbimeve sekrete, Qazim Myftiu, padrinoja i kësaj kontrabande, i njohur si “Sinjor Antonio”. Drejtuesi fuqiplotë i “Albtrans­it”, që kishte marrë formën e një punto franko-je për magazinimin, manipulimin dhe livrimin e cigareve të kontrabandës ndërkombëtare, që luhej në këtë periudhë. Kryesisht të markave: “Marlboro-red”, dhe “Marlboro-box” të “Philip-Morris”, si dhe “Winston”. Po ashtu, dhe markat dytësore, “Kim”, “Murati-Ambasador”, “Lucky-Strike”, “Dunhill”, “Chesterfield” etj.

KONTRABANDA E CIGAREVE NË DURRËS

Për kontrabandën e zhvilluar të cigareve në Durrës, është shkruar shumë. Kjo kontrabandë, e zhvilluar zyrtarisht nga shteti nëpërmjet një ndërmarrjeje të ngritur enkas që administrohej nga Sigurimi i Shtetit, ka nxjerrë në dritë shumë të dhëna, por edhe shumë legjenda, të cilat ende përfliten në rrethet qytetare të Durrësit. Mes të cilave thuhet se është zhvilluar edhe tregtimi i armëve automatike, të prodhuara në uzinat sekrete të vendit tonë, në Poliçan e Gramsh. Skema se si funksiononte kjo kontrabandë shtetërore, ishte sikurse është deklaruar:

Në përpunimin e mjeteve detare që ngarkonin për llogarinë e “Albtrans­it”, në një bankinë të veçantë të Portit të Durrësit të njohur si kalata 0, merrnin pjesë entet portuale: Agjencia Detare Shtetërore e Portit Durrës, Kapiteneria e Portit, Interklubi dhe Kantieri Detar; pika e kontrollit të Kalimit të Kufirit; ushtarët e magazinës së Albtrans-it në dinamikën e tyre, të cilët merreshin me ngarkim­-shkarkimin nga Batalioni i Sigurimit, (Rep. 324), njësitë ushtarake të Mbrojtjes Bregdetare, pikat e Kalimit të Kufirit Hani i Hotit, Qafë-­Thanë, Kakavijë, Rinas etj.

Jashtë shtetit e njihnin partnerët e biznesit, shoqëritë e transportit, që e transportonin mallin nga Europa Veriore dhe Qendrore, në adresën e plotë: Rrashbull–Durrës–Albania. Kjo adresë njihej nga shoqëritë e sigurimeve të mallit etj. Peshkatari Pask Allkanjari, tregonte se lëvizjet e skafeve ishin të dendura në një periudhë kohe, me drejtimin Durrës-Itali. Më pas me skafet u shtua transporti me anije. Transport për të cilin drejtuesi i kësaj veprimtarie, pas daljes në pension të Myftiut, Lorenc Nënshati, në kujtimet e tij shkruan se një sasi malli, shkonte edhe me anije. Sidomos ato që i adresoheshin Spanjës.

KONTRABANDA DHE “NËN-KATET” E SAJ

Kontrabanda është zhvilluar për një kohë të gjatë. Nga viti 1967 deri në vitin 1991. Gjatë kësaj periudhe, duke qenë se fluksi i stekave të duhanit që qarkullonin ishte i madh, kishte edhe rrjedhje të këtij artikulli. Kryesisht nga ushtarët që përdoreshin për ngarkim-shkarkim në maunet e transportit, si dhe në skafet që i kontrabandonin në Itali. Po ky artikull binte kryesisht në duar të marinarëve të anijeve tregtare, të cilët i shkëmbenin më pas në tregjet e huaja, me mallra të tjera deficitare në Shqipëri, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Një lloj varianti i kontrabandës që ishte transferuar gradualisht nga shteti tek individë të veçantë, që guxonin ta sfidonin atë. Ishte një “nënkat” i kontrabandës. Në vitin 1988, ka qenë një natë me lagështirë vjeshtore, në Durrës pati reprezalje policore në port dhe jashtë tij.

Gjatë kësaj nate, një numër personash kishin përfunduar në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme. Ndërkohë u kryen edhe kontrolle në banesat e tyre, ku u sekuestruan një sasi e madhe materialesh importi, duke përfshirë rroba, orë, magnetofona dhe valutë. Deri dhe cigare “Marlboro”, të cilat përdoreshin ashtu si valuta, për shkëmbime me mallra me marinarët e huaj, në hambarët e anijeve që ngarkoheshin në port, ose merreshin prej marinarëve të anijeve shqiptare dhe shkëmbeheshin në Itali, me materiale të tjera.

Për rastin në fjalë, shkëmbimet ishin kryer në një anije vietnameze. Cigaret “Marlboro” po përdoreshin nga kontrabandistet, si një lloj kleringu. Ndërsa oficerët madhorë të shërbimeve sekrete, shiheshin më shpesh në Interklubin e portit dhe në hotel “Vollga” e “Dajti”, duke konsumuar cigare elite origjinale, të markave më prestigjioze amerikane. Po ata nuk bënin kontrabandë në këtë rast, por kishin lidhje shumëplanëshe me këtë veprimtari, me origjinë burimi depot e Rrashbullit, në kodrat periferike të qytetit të Durrësit. Po nga buronte kjo “kontrabandë e vogël”?

Nënshati shkruan në kujtimet e tij, se malli kishte dhe firot e veta. Në vitet e fundit, magazinieret ia hidhnin sy më sy për një ose 2 kasa cigaresh më pak, kur malli ngarkohej në mjetet detare. Të gjithë punonjësit pinin cigare “Marlboro”, të cilat i merrnin nga magazina, por edhe nga mjetet detare, kur lëvronin mallin. Marinarët e huaj dorovitnin cigare, edhe ata kishin një buxhet cigaresh, për të stimuluar marrëdhënie të mira me punonjësit e “Albtrans”-it. – Në vitin 1991, fenomenet e vjedhjes, – sikurse tregon Nënshati, – u bënë shqetësuese.

Ushtarët filluan të vjedhin aq shumë, sa krijuan deficite inventari…! “Një herë shkuam ne vetë në Batalion dhe i zgjodhëm. Po të nesërmen konstatuam”, vijon Nënshati, “se nuk ishin të gjithë të zgjedhurit tanë, midis tyre na kishin sjellë hajdutërinë e Batalionit të Sigurimit, të instruktuar apostafat për të vjedhur cigare…! Kjo nuk ishte punë ushtarësh, ishin oficerët që i kurdisnin vjedhjet nëpërmjet ushtarëve…”!

PERSONELI I HUAJ QË OPERONTE NË TRANSPORT

Sipas drejtuesit të viteve të fundit të veprimtarisë së “Albtrans”-it, Lorenc Nënshati, kontrabandistët kishin nivel shumë të ulët edukues dhe shkollor. Asnjëri prej tyre nuk e kishte kryer shkollën e mesme “inferiore” të detyrueshme, sipas ligjeve të vendit të origjinës, madje dominonin gjysmanalfabetët. Puna individualiste që bënin i kishte shkëputur pothuajse nga ndjenjat e vërteta njerëzore. Që të vegjël hynin në rrethin e kontrabandës së cigareve, trashëguar nga gjyshi e babai. Nga edukimi i dobët, ata kishin edhe plot të meta në karakter.

“Si kontingjent pune spiunllëku, – thekson Nënshati, – ata ishin të përshtatshëm për forcat speciale të Rojeve të Financës italiane, të cilët e kontrollonin kontrabandën e cigareve, nëpërmjet kontingjentit kontrabandist. Për asnjërin prej tyre, nuk mund të vihej dora në zjarr, se nuk ishte agjent i asaj arme të fuqishme në det dhe në tokë. Parimi i skafistëve, ishte përdorimi i lojës së dyfishtë: denonconin kolegët e tyre, për të privilegjuar realizimin e punës së vet.

Puna e tyre ishte të ngarkonin mallin nga bankina, apo nga anijet ‘mëma’ në det të hapur dhe të gjenin rastin, me çdo kusht, ta dorëzonin atë në tokën italiane pa u diktuar, me dredhi apo duke rrezikuar edhe jetën në çdo kohë. Kjo punë u jepte të ardhura të mira”.

SI NDIQESHIN ANIJET E KONTRABANDËS, NGA VROJTUESIT E REGJIMENTIT?

Në atë kohë dihej se në Port zhvillohej kontrabanda e cigareve, nën kujdesin e seksioneve të veçanta të Sigurimit të Shtetit. Ardhja dhe largimi i tyre, ndiqej me vëmendje nga Zbulimi i Regjimentit të 4-t të Artilerisë Bregdetare të Durrësit. Sipas ish-Shefit të Shtabit të këtij regjimenti, Vladimir Duda, për ardhjen e anijeve të kontrabandës në Durrës, përgjegjësi i grupit të drejtimit, merrte njoftim 24 orë më parë.

Në këtë njoftim paraprak, merreshin të dhënat specifike të çdo skafi ose mjeti tjetër që do të hynte, ose do të dilte nga porti i Durrësit. Më pas përgjegjësi i grupit të drejtimit do të njoftonte të gjitha pikat e zbulimit, për numrin e anijeve të kontrabandës që do të lëviznin, drejtimin, kuadratin e sektorit detar ku do të kalonin, si dhe orën e saktë. Zbuluesit me t’i pikasur në thellësi raportonin menjëherë dhe i ndiqnin deri në hyrjen e tyre në port.

FUNDI I “ALBTRANS-it”

Në vitin 1991, veprimtarisë së kontrabandës i erdhi fundi. “Albtrans”, kishte filluar me një saldo pozitive fitimi, prej 1 milion dollarësh dhe kishte arritur në një fitim prej 40 milionësh, në vitin 1991. “Albtrans”, sipas drejtuesve të saj, ishte një ndërmarrje kapitaliste, që e tregoi superioritetin brenda ekonomisë së atrofizuar të shtetit komunist, pasi 3-4 vite para tranzicionit, në bankë nuk hynte asnjë valutë e huaj. Tregtia e Jashtme ishte e bllokuar në llogaritë bankare, nga borxhet. Të vetmet burime ekonomike në valutë për shtetin, ishin të ardhurat e “Albtrans”, që kishin arritur në 40 milionë dollarë në vit. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje...”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Next Post

“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj...”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!

Artikuj të ngjashëm

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

May 30, 2025
“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati
Dossier

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

May 31, 2025
Next Post
“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj…”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!

“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj...”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!