• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në vitin 1948, një shqiptar pranoi se; ish-oficer i Shërbimit të Posaçëm Ajror, SAS, Ficroni Meklein, e kishte paguar, për të vrarë Enverin…”/Dokumentet sekrete të arkivave britanike dhe të SHBA-së

“Xhafer Deva i kishte këshilluar njerëzit e tij që, të rrinin larg Sheh Hasanit dhe Hysen Prushit, se ata ishin çerdhe e UDB-së…”/ Historia e grupeve parashutiste të ‘Bllokut Indipendent’
“Pasi u stërvita nga amerikanët në periferi të Romës, u hodha me parashutë në Shqipëri në një mision sekret për…”/Kujtimet e panjohura të “diversantit”
“Krerët e ‘Bllokut’ dhe ‘Agrarët”, kanë qëndrime të ndryshme ndaj ‘Komitetit të Apostol Tenefit’ në Jugosllavi…”/ Dokumentet e panjohura
Dokumenti sekret: Kur Enveri i kërkonte Francës ekstradimin e Abaz Kupit dhe pajtoi avokatin Zhuvenel, e dy dëshmitarët nga Tirana.…
“Në Washington, mendonin se figura të tilla, mund të ishin; Kupi, nga zogistët, Dilo, nga ‘Balli Kombëtar’ ose Vërlaci, nga ‘Blloku Indipendent’…”/ Si dështuan përpjekjet për rrëzimin e Enver Hoxhës
“Kur Sigurimi i Shtetit, sipas orientimeve të oficerëve të KGB-së, i propozuan Hamit Matjanit, që të vazhdonte lojën me amerikanët, ai…”/ Historia e panjohur rebelit antikomunist

Nga Albert Kotini

                              -Dështimi i operacionit “Valuable”, për të rrëzuar Enver Hoxhën-

Memorie.al / Në vendet ballkanike të pushtuara, agjenturat ishin ndarë gjatë Luftës II-të Botërore, për vende që konsideroheshin si aleatët e gjermanëve dhe vende që ishin armiq të saj. Gjermanët e konsideronin Shqipërinë dhe Kosovën, si aleate të saj dhe këtë vlerësojnë edhe mjaft zbulimet e vendeve kundërshtare. Sandor Rado, hungarez, gjatë Luftës II-të Botërore, ka qenë përgjegjësi i një rrjeti spiunazhi “orkestra e kuqe”, që ka vepruar në Zvicër, në favor të Bashkimit Sovjetik. Mbas Luftës II-të Botërore, ka shkruar librin “Emri i luftimit – Dora”. Esenca e këtij libri për Shqipërinë, flet në lidhje me aktivitetin e tij, në qytetin e Vlorës.

Mario del Pero, në librin e tij “CIA – historia e shërbimeve sekrete amerikane”, lidhur me operacionet klandestine në Shqipëri, i vënë në zbatim menjëherë, pas Luftës II-të Botërore, u quajt operacioni “Valuable”, i planifikuar në fund të vitit 1948 dhe i vënë në zbatim, midis viteve 1949-1951, përbënte një operacion klandestin të llojit paraushtarak. Parashikoheshin infiltrime të grupeve të vogla të armatosura, në territorin shqiptar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

Të koordinuara dhe drejtuara nga jashtë vendit, ato duhet të kryenin aksione ushtarake, për të destabilizuar vendin dhe të përmbysnin liderin komunist, Enver Hoxha. Drejtori I-rë i OPC (Office of Policy Coordination), Frank Wisner, e quajti një “eksperiment klinik” (clinical experiment), me të cilin mund të verifikonte kapacitetin e perëndimorëve, për të reduktuar zonën e influencës së BRSS-së.

Zgjedhja e Shqipërisë, si teatri i këtij eksperimenti, u diktua kryesisht nga arsyeja gjeografike: Britania e Madhe dispononte bazat e saj në detin Mesdhe, dhe Shqipëria territorialisht, nuk ishte ngjitur me pjesën tjetër të ‘Bllokut Komunist’, duke u kufizuar vetëm me dy shtete kundërshtare të Moskës (Greqinë dhe Jugosllavinë).

Operacioni “Valuable” u zgjidh me një disfatë të zhurmshme nga shumë drejtime, ku u dyshua se brenda shërbimeve sekrete perëndimore, ishte një informator i sovjetikëve. Ky spiun ishte Kim Filbi, para pak kohësh i emëruar, oficer ndërlidhës, midis MI-6 dhe CIA-s në Uashington dhe një nga dy anëtarët britanikë të komisionit, SHBA-Britani e Madhe, përgjegjës për operacionin klandestin në Shqipëri. Në fund operacioni shqiptar u anullua! Kim Filbi, nga ai pozicion, i dha Moskës informacione të rëndësishme, operacionet klandestine, në veçanti, për operacionin “Valuable”në Shqipëri.

Kim Filbi

Në librin e tij “Lufta ime e fshehtë”, Kim Filbi, ndër të tjera shkruan: “Shumë shpejt, pas mbërritjes time në Uashington, qeveritë amerikane dhe angleze, sanksionuan në parim kryerjen e operacioneve të fshehta, që kishin për qëllim të shkëpusnin një nga vendet e Europës Lindore, nga ‘Blloku socialist’. Sipas arsyes, radha ra mbi Shqipërinë. Kjo ishte më e vogla dhe më e dobëta, nga shtetet socialiste.

Në Jug, ajo kufizohet me Greqinë, më të cilën, Anglia dhe SHBA-ës, mbanin marrëdhënie aleate dhe që formalisht, ende ndodhej në gjendje lufte me Shqipërinë. Shqipëria, dukej e izoluar në interesat tona, dhe përveç kësaj, atje mund të hyhej lehtë nga Malta, nëpërmjet ajrit dhe detit. Duke llogaritur mundësinë e ndërlikimeve të shumta me karakter politik, lidhur me këtë projekt, Departamenti i Shtetit dhe ministria e Punëve të Jashtme, ngulnin këmbë në kontrollin e rreptë të këtij operacioni, nga ana e tyre. Zbatimi i planit, iu ngarkua SIS-it dhe Drejtorisë së Koordinimit Politik.

Si amerikanët, ashtu edhe anglezët, mbanin lidhje me grupet dhe emigrantët shqiptarë, prandaj të dy palët filluan të mobilizojnë njerëzit e tyre, për zbatimin e përmbysjes kundërrevolucionare. Anglezët, dhanë Maltën, si bazë të përparuar për operacionet, si dhe anijet e vogla, të domosdoshme për zbarkimin e agjentëve.

Amerikanët e siguruan operacionin, më tepër me të holla e materiale, si dhe caktuan aerodromin e Uilus-fild, në Libi, me cilësinë e bazës së prapavijës dhe pikës së furnizimit. Mbretit Ideriz, nuk ia treguan të fshehtën, dhe në këtë kohë ai ishte vetëm Emir. Me diskutime të pafundme anglo-amerikane, të mëvonshme, Malta, ishte streha e jonë kryesore.

“Ne duhet të mendojmë diku ndonjë operacion subversiv, – më tha njëherë mua Wisner, – kur këtu zbulojmë, se anglezët, kanë pranë një ishull”. Diskutimet i përkisnin çështjes për udhëheqjen politike kundërrevolucionare. Në këtë kohë, epoka e Dallesit, ende nuk kishte filluar dhe SHBA-ës, trembeshin të vepronin hapur në përkrahjen e regjimeve shumë reaksionare. Prandaj, Departamenti i Shtetit, synonte ta rrethonte kundërrevolucionin, me atributet “demokratike”.

Për këtë qëllim, Departamenti i Shtetit, duke na paraprirë neve, detyroi një grusht të arratisurish shqiptarë në New Jork, që të krijonin të ashtuquajturin ‘Komitet Kombëtar’, e në krye të tij të zgjidhini, një farë Hasan Dosti. Dosti ishte jurist i ri, i cili sipas Drejtorisë së Koordinimit Politik, kishte reputacion pa njollë të demokratit, megjithëse, unë nuk munda të gjej ndonjë prove, të drejtësisë së kësaj pikëpamjeje. Me gjithë, kërkesat e mia të përsëritura, unë nuk munda ta arrija të takohesha me Dostin.

Drejtoria e Koordinimit Politik, siç më thanë mua, duhet të sillej me të me shumë delikatesë, sepse, ai ishte shumë frikacak. Kandidat i mire, për rolin e udhëheqësit!

Në qoftë, se Komiteti Kombëtar në New York, ngjallte dyshime, atëherë kandidati anglez për udhëheqës, me të vërtetë, mua më brengoste. Ky ishte prijësi i një klani të vogël, me emrin Abaz Kupi, mik i vjetër i Xhulian Emerit. Duke gjykuar nga fotografia, ky njeri mbante mustaqe dhe ishte i armatosur deri në dhëmbë, ishte produkt tipik i kujdestarisë britanike.

Unë, nuk dyshoja se ai ishte i aftë, njësoj si stërgjyshërit e tij, të kryente sulme mbi karvanet e paarmatosura, ose të qëllonte tinëz ushtarin turk, të çmendur nga vapa, të lodhur e që fliste përçart, në ndonjë Qafë Mali, por, unë asnjëherë nuk ndaj entuziazmin e xhentëlmenit britanik, me pamjen e përfaqësuesit të fisit të egër.

Meqë ra fjala, në qoftë, se Dosti ishte një njeri i dobët, atëherë, Abaz Kupi, ishte kopuk i vjetër. Diskutime pa fund të anglezëve me amerikanët, për meritat e të dy rivalëve, në qoftë, se lihen jashtë anët e tjera të çështjes, e ta shikosh vetëm si garë, problemi ishte, se kush duhej të zgjidhej, (?) – anglezët apo amerikanët, sepse do të përcaktonin politikën e qeverisë (në Shqipëri), në rast, se ajo do të formohej.

Kur më në fund, si njëra palë, ashtu dhe tjetra, u lodhën nga diskutimet dhe filluan të kërkojnë zgjidhje kompromisi, doli, se Dosti dhe Abaz Kupi, nën ndikimin e përkrahësve të tyre, zinin pozicione aq të ashpra, sa asnjërit prej tyre, nuk do t’i mbushej mendja, që të shërbente nën udhëheqjen e tjetrit. Kontrolli i përditshëm për operacionin, ishte në duart e Komitetit të Politikës Speciale, i cili mblidhej në Uashington.

Ai përbëhej nga 4 anëtarë, të cilët përfaqësonin Departamentin e Shtetit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Drejtorinë e Koordinimit Politik dhe SIS-in. Departamenti i Shtetit, caktoi në komitet Bob Xhojsi-n, djaloshin e shoqërueshëm, që kishte eksperiencë në problemet e Ballkanit, Erl Xheliko, nga ambasada angleze, gjithashtu, një djalosh simpatik, i cili përfaqësonte Ministrinë e Punëve të Jashtme; djaloshi i tretë, ishte Frenk Lindsei, nga Drejtoria e Koordinimit Politik dhe në fund anëtari i katërt i komitetit, isha unë.

Nuk është e vështirë ta marrësh me mend, se në sajë të kësaj përbërjeje, takimet tona ishin shumë larg karakterit jo formal. Lindsei, jepte tonin duke deklaruar në takimin tonë të parë, se të vetmin shqiptar, që ai kishte parë, qëndronte varur në paralele, me kokën poshtë. (?)…!

Bile në momentet më serioze, ne anglo-saksonët, nuk harronim, se, agjentët tanë, vetëm para pak kohësh, binin nga pemët. Megjithëse unë thashë, se Komiteti i Politikës Speciale, ushtroi kontroll mbi operacionin, ne asnjëherë nuk mundëm të vepronim si njerëz të lirë.

Shefat e mi në Londër, nuk më lejonin mua të harroja angazhimin e SIS-it, në lidhje me Abaz Kupin, ndërsa pas shpinës së shefave të mi, gjithmonë, dukej së largu formula e Bevinit: “Unë këtë nuk e duroj”, të cilën ai e përdorte, kur donte të ndalonte diçka. Frenk Lindsei, gjithashtu, padyshim ishte i lidhur me kufizime të tilla.

Ndoshta e çuditshme, por megjithatë, operacioni filloi edhe në këto kushte. Më në fund SIS, arriti të zbarkojë një grup jo të madh agjentësh në bregun shqiptar, me detyrë që të depërtonte në thellësi të vendit, të grumbullonte të dhënat e duhura e, duke lëvizur për në Jug, të dilte në Greqi. Anglezët, besonin se të dhënat e mbledhura rrugës nga agjentët, ndihmonin pastaj për të realizuar, plane më të gjera.

Operacioni, kuptohet, ishte pa shpresë që në fillim. Agjentët e SIS-it, do mund të arrinin diçka vetëm duke depërtuar në qytete. Por qytetet ndodheshin nën kontrollin e fortë të autoriteteve shqiptare. Prandaj, që të mbeteshin gjallë, agjentëve, ju duhej që të fshiheshin në male, ku ata mund të nxirrnin ndonjë përfitim, në rast se vendi do të përfshihej nga kryengritja. Ndoshta në bazë të aventurës tonë, qëndronte pikërisht shpresa e pashprehur, për kryengritje…!

Si përfundim, megjithatë, disa agjentë mundën të kalonin në Greqi, ku ata me vështirësi shumë të madhe, arrinin të shpëtonin nga putrat e Shërbimit të Sigurimit Grek, i cili mund t’i pushkatonte, si pa gjë të keq. Informacioni që ata sillnin, pothuajse gjithmonë, ishte negativ. Të paktën ishte e qartë, se ata, në asnjë vend nuk i prisnin më krahëhapur. Me kalimin e kohës, pa bërë zhurmë, operacioni u harrua, pa ndikuar dukshëm, sadopak në gjendjen e shqiptarisë.

Ndoshta doli për mirë, për qeveritë angleze e amerikane, që përpjekja e tyre, pësoi disfatë. Në rast të suksesit, ato do të kishin telashe të pafundme, me njerëzit e rinj që mbronin, pa folur më për vështirësitë serioze, me Greqinë e Jugosllavinë, e ndoshta edhe me Italinë…”!

Në intervistën që i ka dhënë gazetarit Filip Naitli, në janar të vitit 1988, lexojmë: “Naitli – dhe Ju, nuk ndjeni asnjë vrarje të ndërgjegjes për vdekjen e njerëzve, të cilët ju i ndihmuat? P.Sh. operacioni shqiptar? (Filbi, koordinoi operacionet e përbashkëta të CIA-s dhe SIS-it për futjen në fund të viteve ’40-të dhe në fillim të viteve ’50-të të agjentëve në Shqipëri, me qëllim, për nxitjen atje të një kryengritjeje. Për këtë operacion, Filbi, njoftoi KGB-në dhe agjentët, pasi zbrisnin në tokë, kapeshin e pushkatoheshin). Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Para ekzekutimit, Patër Çipriani më tha; ti je i ri e, një ditë do të lirohesh, prandaj të lutem, tregoje të vërtetën për Klerin Katolik, se ne nuk...”/ Dëshmitë tronditëse të ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

Next Post

Kalendari Historik 10 Dhjetor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Dossier

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 22, 2025
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor 2023

Kalendari Historik 10 Dhjetor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!