• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, February 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

“Nga të burgosurit e Bulqizës, helmimi te Metalurgjiku Elbasanit dhe eksplozivi në Lezhë, te aksidenti në Zall-Bastar, ku vdiqën…”! / Ngjarjet e panjohura të vitit 1979-’80, ku vdiqën 55 veta! (faksimilet me emrat)
“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut
“Kalanë s’na lanë ta vizitonim, sepse ishte burg politik, kurse Xhamia e Pazarit, ishte shkollë trajnimi, për akrobatët e cirkut, prej lartësisë së tavaneve…”/ Udhëtimi i turistëve italianë, në Shqipëri në ’82-in
“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut
“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Mbetjet e rrezikshme me origjinë nga furrnaltat e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit – për të cilat Prokuroria e Rrethit Durrës kërkoi mbrëmjen e djeshme (3 shkurt 2026) 33 masa sigurie, duke e konsideruar këtë si krimin më të rëndë mjedisor të dekadave të fundit në Shqipëri – nuk janë një “muzikë” e panjohur për shqiptarët. Ky “mallkim” është i njohur kryesisht për banorët e qyteteve ku regjimi komunist ndërtoi dhe vuri në punë industrinë e rëndë kimiko-metalurgjike. Kombinati “Çeliku i Partisë” në Elbasan, ai Kimiko-Metalurgjik në Laç, Uzina e Ferro-Kromit në Burrel apo ato të Bakrit në Rubik e Kukës, që nga vitet ’60–’70, veç metaleve, kanë “prodhuar” edhe dhjetëra viktima.

Duke parë zhvillimet e dy viteve të fundit, ky trashëgimi industriale duket se do të mbetet një plagë e hapur për ne shqiptarët edhe për shumë kohë. Pothuajse në të gjitha këto uzina, të ndërtuara me “ndihmën vëllazërore kineze”, krahas ndotjes permanente, avaritë teknologjike kanë kushtuar jetë njerëzish. Një nga ngjarjet më tragjike është ajo e 9 qershorit 1979 në Metalurgjikun e Elbasanit, i cili asokohe drejtohej nga Hajredin Çeliku (më vonë anëtar i Byrosë Politike dhe ministër). Në atë “aksident teknologjik”, brenda pak minutash humbën jetën 6 persona dhe u toksikuan shumë të tjerë.

Po si ndodhi kjo ngjarje në këtë vepër që Enver Hoxha e quante “çlirimi i dytë i Shqipërisë”? Kush ishin viktimat e kësaj krenarie të rreme industrial të Shqipërisë komuniste? Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, na njohin dokumentet sekrete të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat publikohen për herë të parë (bashkë me faksimilet përkatëse) nga Memorie.al

Gjithashtu mund të lexoni

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

“Pas vdekjes së Ismail Qemalit, popullsia çame e kolonive të Amerikës, zgjodhi Rasih bej Dinon, si përfaqësues të tyre në Konferencën e Paqes…”/ Historia e panjohur e atdhetarit nga Çamëria

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 11 QERSHOR 1979, PËR NGJARJEN E RËNDË NË KOMBINATIN METALURGJIK TË ELBASANIT, KU HUMBËN JETËN NGA HELMIMI 6 PUNËTORË E INXHINIERË DHE U TOKSIKUAN SHUMË TË TJERË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                   S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                 Tiranë, më 11.6.1979

                                                 KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 136

ELBASANI

Më 9.6.1979, rreth orës 9.30 – 11.00, Në Uzinën Nr. 12 të Kombinatit Metalurgjik “Çeliku i Partisë”, brigadier Shkëlqim Ali Gripshi, vjeç 34, lindur e banues në Elbasan, u tha punëtorëve të brigadës së turnit të tij, se do të shkonte të punonte tek rezervuari për pastrimin e tij, prandaj ata duhet ta prisnin atje.

Në fakt, ai ka shkuar më përpara për të kontrolluar gjendjen e rezervuarit Nr. 1 të qarkullimit në repartin e gazit, pasi aty do të punonte brigada për të bërë pastrimin e mbeturinave të squfurit. Brigada shkoi në vend dhe meqenëse brigadieri nuk erdhi, sipas fjalës së tij, ata u larguan.

Më 10.6.1979, rreth orës 9.00, kur shkoi turni tjetër tek rezervuari për të filluar punën, në fund të rezervuarit panë Shkëlqimin dhe tentuan për ta nxjerrë, por sa zbrisnin në të helmoheshin. Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë të tjerë.

Më në fund ata u nxorën dhe veç Shkëlqimit, vdiqën edhe Edmond Xhevdet Hodo, vjeç 22, Ferdinand Kurt Manaj, vjeç 24, Hiqmet Gani Kanaçi, vjeç 20, Bukurosh Mehmet Muça, vjeç 24 dhe Musa Riza Paja, vjeç 45.

Gjithashtu ndodhen në Spital, Vladimir Hajdar Skilja, vjeç 24, teknolog, Petrit Liman Qosja, vjeç 29, shofer, Mark Rrushit Simoni, vjeç 30, kimist, Vilson Shefqet Agolli, vjeç 25, metalurg, dhe Roland Ali Spaho, vjeç 23, punëtor.

Grupi Operativ konstatoi se rezervuari ka rreth një muaj që ka dalë jashtë pune, pasi ka qenë i bllokuar, prandaj ka pasur nevojë për riparim.

Nga ana e asaj brigade, janë shkelur rregullat e sigurimit teknik, pasi kanë neglizhuar dhe nuk kanë bërë matjet e nevojshme mbi gjendjen e ngopshmërisë së rezervuarit me gaz, duke menduar se në të nuk ka gjë, meqenëse rezervuari ka një muaj që nuk ndodhet në punë. Helmimi është bërë nga gazi karbonik H2 S.

U ndaluan Bujar Shefqet Gripshi, vjeç 30, lindur dhe banues në Peqin, përgjegjës i repartit të gazit të Uzinës Nr. 12 dhe Xhevahir Vahip Komani, vjeç 26, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, shef i sigurisë teknike të kësaj uzine, të cilët duke qenë në detyrat përkatëse, nuk kanë marrë masa për sigurimin e mbrojtjen e punëtorëve në punë, e për rrjedhim shkaktuan vdekjen e 6 punëtorëve të sipërm./ Memorie.al

                                   KRYETARI

                                 PILO SHANTO

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas vdekjes së Ismail Qemalit, popullsia çame e kolonive të Amerikës, zgjodhi Rasih bej Dinon, si përfaqësues të tyre në Konferencën e Paqes...”/ Historia e panjohur e atdhetarit nga Çamëria

Next Post

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin...”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

Artikuj të ngjashëm

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist
Dossier

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

February 4, 2026
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Dossier

“Pas vdekjes së Ismail Qemalit, popullsia çame e kolonive të Amerikës, zgjodhi Rasih bej Dinon, si përfaqësues të tyre në Konferencën e Paqes…”/ Historia e panjohur e atdhetarit nga Çamëria

February 4, 2026
Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941
Dossier

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar…”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”

February 2, 2026
“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri
Dossier

“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë

February 3, 2026
“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

February 1, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Bahri Omari, edhe pse s’ishte i diplomuar për drejtësi, reagoi; nëse Ismail Golemi ka thënë që ‘Balli’ ka bashkëpunuar me gjermanët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për Gjyqin Special, shkurt-mars 1946

February 3, 2026
Next Post
“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin...”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme