• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Në shtator të ’86-ës, u arratisa me not nga liqeni i Pogradecit, por në Ohër, kujtuan se na kishte dërguar Sigurimi i Shtetit dhe na kthyen…”/ Dëshmia e rrallë e tiranasit nga Bostoni

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
0
Shares
6.9k
VIEWS

Nga Bardhyl Berberi

Memorie.al / Sapo makina del sipër, në Qafen e Thanës e shfaqet pamja e kaltër liqenit si në një ekran filmi, Robert Rado përlotet dhe zhytet i tëri në një meditim të thellë me syrin pranë xhamit të makinës. “Kam mall e brengë për këtë liqen”. Zbret Qafën e Thanës dhe i afrohet bregut të liqenit. Llokoçitja e dallgëve dhe grishjet e pulëbardhave e sjellin në atë ditë të vjeshte kur ai së bashku më shokun e tij, Besnik Zekthin, i bënë një sfidë diktaturës komuniste. Vështron vendin, ku ata u nisën atë mbrëmje pranë lulishtes “1 Maji“, ku sot janë vendosur motor pompat e pastrimit të kolektorit. Me syrin e malluar ai vështron vendin rreth o rrotull. Edhe pse në një moshë të thyer me flokë të zbardhura krejt, atij i vijnë imazhe në kujtesë, si një formë dashurie dhimbje e makthi. “Jeta ime është një kalvar i mundimshëm çnjerëzor, burgje,  e ndëshkime, por lirinë nuk e mbajtën dot në pranga”. Historia e rrallë e Robert Rado, njeriut që i bëri sfidë diktaturës komuniste.

Ngjarja   

Me Robert Rado, jam njohur krejt rastësisht para pak ditësh në breg të liqenit duke bërë plazh. Një miku i Robertit, Edmond Karanxha, ngrihet i shqetësuar dhe shikon që Roberti që ishte futur në liqen për të notuar, kishte mbi dy orë që notonte dhe nuk dukej gjëkundi mbi sipërfaqen e liqenit. Së bashku me Edmondin qëndruam, shkuam tek moli dhe vetëm pas më shumë se 20 minutash, u duk një kokë thinjoshe mbi sipërfaqen e kaltër të liqenin.

Gjithashtu mund të lexoni

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

Edmondi mori frymë thellë dhe tha: ja ku po vjen, ai është. U ulën në një lokal në breg dhe po pinim nga një kafe. I thamë se na shqetësoj pasi, kishte më shumë se dy orë që notonte. “Po unë e kam kaluar me not në vjeshtë këtë liqen e jo tani”. Roberti është tip modest, nuk do që të flasi për historitë e tij me plot detaje…!

– Si u niset Robert?

Ka qenë data 22 shator 1986 dhe pasi e kishim lidhur fjalën me Besnik Zekthin (vëllain e Besim Zekthit, valltarit e koreografit të njohur), se do të arratiseshin nga liqeni i Pogradecit. Besniku ishte notar, ai  ishte edhe komunist por, nuk e donte regjimin komunist. Data 22 shtator 1986, shërbeu si datë çmallje me njerëzit e dashur por, pa ju treguar se do të arratiseshim. Unë mora djalin tim të vetëm Kreonin (i cili atëherë ishte vetëm katër vjeç), së bashku me disa nipër dhe mbesa që i doja shumë dhe i çova me biçikletë pranë një dyqani akulloresh, në afërsi të korpusit të Universitetit në Tiranë.

Më pas Kreoni më kërkoj që ta hipja në një motor, madje bëmë edhe një foto…! Më 23 shator 1986, herët të mëngjes me Besnikun, i hipëm trenit për të shkuar nga Tirana në Pogradec. Mbërritëm në mesditë në Pogradec. Bëmë plazh dhe e vendosëm që të niseshim pikërisht këtu, sapo të binte mbrëmja. Rreth orës 20.00 të mbrëmjes, sapo ra nata, u lëshua i pari Besniku, ai i zhveshi rrobat dhe i vendosi poshtë një tubi të trashë çeliku, ku merrej ujë nga liqeni për vaditje.

Sapo u nis Besniku pas pesë minutash, u futa edhe unë në liqen, por u hodha me gjithë rroba dhe në breg lashë vetëm një çantë sportive ku brenda kisha një thikë të vogël. Rrobat i hoqa nga trupi ndërsa duke notuar. Notuam të shkëputur nga njëri tjetri. Kufiri kontrollonte liqenin me dy prozhektorë të fuqishëm. Sapo shikoja prozhektorin, zhytesha në ujë dhe nëpërmjet tyre u orientova.

Fillimisht eca drejt thellësisë më pas preva diagonale në drejtim të Tushemishtit. Mbaj mend që kam notuar rreth 5 orë, kur kam dalë në bregun tjetër, rreth orës 1 pas mesnate. Isha i sfilitur, po ngrija, pasi kisha qëndruar pesë orë në ujë që nuk ishte si tani në verë, pasi atë ditë kishin filluar shirat e vjeshtës

-Ku shkuat pasi dolët matanë kufirit?

Pashë një zjarr diku pranë një kopshti. U afrova pranë zjarrit për t`u ngrohur. Aty duket ishte një roje që ruante kopshtin me mollë, i cili u tremb nga unë, kur më pa të zhveshur krejt. Unë e kuptova që do të lajmëronte policinë dhe qëndrova aty palëvizur, duke u ngrohur rreth zjarrit. Rreth orës 5 të mëngjesit, vjen një “Xhip” me dy policë dhe një civil, e më marrin dhe më çojnë në burgun e Ohrit.

-Sa kohë qëndruat në burg?

Më nxorën para gjykatës dhe më dënuan me një muaj burg. Unë ju kërkova në gjyq, statusin e një të burgosuri politik që kishte qenë në burgun e diktaturës komuniste.

-Pse kishit qenë herë të tjera në burg?

-Po dhe dy herë të tjera për tentativë arratisje, madje tentativa e parë ka filluar kur unë isha vetëm 16 vjeç, kur së bashku me dy shokë, bëmë një trap për t`u futur në një anije të huaj dhe të fshiheshim në vapor, deri sa të shkonte anija në Itali, por atëherë e quajtën si punë kalamajsh dhe bëra vetëm një muaj burg. Më pas tentova së bashku me tre shokë të arratiseshim nga Rakicka e Devollit, por na spiunoj njëri dhe na arrestuan në kufi, u dënova 8 vjet burg të cilat i vuajta në burgun e Spaçit.

-Ja u dhanë statusin gjykata jugosllave e Ohrit?

Jo, një muaj kam parë një terror psikologjik të paparë në hetuesi. Ata ishin të bindur, se neve na kishte hedhur Sigurimi i Shtetit si agjentë dhe nuk besonin se kishim kaluar liqenin me not. Kështu, më datën 16 tetor, na morën me një skaf dhe na futën në mes të liqenit, së bashku me një ekspert noti dhe të dy me Besnikun (me të cilin u takova në burgun e Ohrit edhe ai ishte dorëzuar në polici dhe kërkonte statusin e emigrantit politik), na lëshuan në liqen dhe na thanë të përshkonim me not një distancë prej disa orësh. Ne e kryem distancën dhe ata u bindën, që kishim kaluar nga liqeni me not.

-Po më pas çfarë ndodhi me ju?

Na transferuan pas një muaj në Beograd. Edhe aty vazhdonte dhuna psikologjike nga hetusë të ndryshëm civilë që na merrnin në pyetje. Unë ju kërkova një mjek pasi, kisha dhimbje të veshkave, por nuk më sollën mjek. Pas një muaj në kampin e refugjatëve, aplikuam, unë dhe Besniku aplikuam për në SHBA-ës.

Fillimisht qëndrova në Detroit, pas një viti shkova në Nju Xhers dhe një vit tjetër në Kenerike dhe më pas në Boston, ku vazhdoj të jem edhe sot. Në vitin 1990, kam punuar si kamerier tek restoranti i famshëm i Vipave, të shqiptarit Antonio Athanas.

-Po familja, e mori vesh arratisjen?

Po, pas një viti kam gjetur një kosovar dhe i kam thënë që nga Durrësi, të postonte një letër me një foto brenda për në Skrapar, tek njerëzit e nuses. Letra i’u mbërriti dhe kështu ata e morën vesh.

-Si e tërhoqët familjen në Amerikë?

Pas shthurjes së sistemit komunist, gruaja së bashku me djalin, u futën në korrik të 1990-ës në ambasadën italiane dhe më pas unë I tërhoqa në Boston. Është një moment i tmerrshëm, djali nuk më njohu më, qëndronte si i huaj…! Më pas jeta vazhdoj me dinamikën e saj. Kreoni djali ynë i vetëm, ishte drita e gëzimit, ai u shkollua, por me një dashuri shumë të madhe për Shqipërinë.

Në sendet e tija personale ishte një flamur shqiptar, që ai e merrte me vete ngado që shkonte. Kreoni ndonëse iku i vogël nga Shqipëria (vetëm 7 vjeç), por gjithmonë kujtonte një fjalë që i kishte vrarë shpirtin, kur shokët i thoshin në klasën e parë: “Këtij i është arratisur babi”.

-Në Amerikë, pasi u bashkuat me familjen, gjithçka ndryshoj për mirë?

Fillimisht ashtu ka qenë, djali më solli një gëzim të paparë, u rrit u edukua, u shkollua dhe punoj për 5 vjet si marinës në Flotën Detare në Virgjinja, po pikërisht në fund të këtij misioni, pikërisht dy vite më pare, më datën 31 gusht 2011, djalin Kreonin, pjesën më të mirë të jetës sime në moshën 27 vjeçare e humba nga një aksident (qan me dënesë, ka një video nga ceremonia mortore dhe letrën ngushëlluese të Presidentit të SHBA-ës, Barak Obama).

-Pse kaq i lidhur me Pogradecin dhe me liqenin e tij, ju vini dy muaj çdo verë nga Amerika?!

Tek ky liqen unë gjeta lirinë time të munguar në diktaturë dhe tek ky liqen, unë dua që të vdes, ja kështu duke notuar me orë të tëra…! Sa më thellë shkoj, më duket sikur i afrohem djalit tim, Kreonit, sikur bashkëbisedoj me shpirtin e tij, aty midis valëve të liqenit…!

Tashmë kjo histori me të gjitha detajet së shpejti do të dali në një libër autobiografik të Robert Radit, madje ndaj kësaj historie, është joshur një regjisor i famshëm amerikan, i cili kërkon që ta realizojë film artistik. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

"Kam falur shumë’ tha Gorbachev, në intervistën e fundit me ‘Meduza’, kur u pyet për çfarë i vjen keq në jetën e tij, por Alexander Lebedev, tha se...”/ Historia e panjohur e “babait” të Perestrojkës

Next Post

“Në vitin 1945, kur Enver Hoxha i tha: e shikon sesa mirë po të pres, megjithëse ti ma preve bursën në Francë, Mirash Ivanaj, i’u përgjigj...”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut

Artikuj të ngjashëm

“Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim Enver Hoxhën, por ne…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri
Intervista

“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën

March 27, 2023
“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur
Intervista

“Kur plasën fletë-rrufetë në Tiranë, një e tillë, i’u vu një profesori të fizikës, i cili lejonte në orën e mësimit, vajza me minifunde dhe…”/ Dëshmia e rrallë e regjisorit dhe karikaturistit të njohur

March 26, 2023
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Intervista

“Edhe pse në Bulqizë më mbronte komandanti i burgut, kolonel Hazbi Lamçe, njerëzit e Feçor Shehut, tentuan të më vrisnin…”/ Historia e panjohur e Xhaferr Kananit, që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Enver Hoxha është i zoti shumë, por pak del në rrethe, parvjet, ka qenë në Mirditë, Kukës, vjet ja ka mbajtur këtej…”/ Përgjimet e bisedës së Gjet Kadelit, me bashkëpunëtorin e Sigurimit
Intervista

“Mehmet Shehu më tha se, në burg duhet të ishin Feçor Shehu dhe Kopi Niko, dy kryetarët e Degëve të Shkodrës e Durrësit, që e kishin mendjen …”/ Dëshmia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 25, 2023
“Në ’75-ën, mbasi isha shpallur ‘armik i popullit’ dhe prisja arrestimin, shkova në shtëpi, ku në orët e vona të natës, dogja dokumentet e librat në gjuhë të huaj…”/ Rrëfimi i trishtë i ish-gazetarit
Intervista

“Kur u vetë dorëzova në Degën e Brendshme të Durrësit, kryetari, kolonel Kopi Niko, i ra kokës me grushte, kurse kur erdhi ministri Kadri Hazbiu, më tha…”/ Historia e “majorit” që sfidoi Sigurimin e Shtetit

March 23, 2023
“Nga ‘Vila Lule’ që arkitekt Sotiri, i’a bërë dhuratë të shoqes, te Pista ‘Iliria’, me dashuritë e fshehta të vajzave gjermano-lindore që, për t’ju shmangur Sigurimit, ato…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
Intervista

“Në Degën e Brendshme të Durrësit, ndërhyra për dy mësues nga Vlora, të cilët akuzohehsin se kishin kapur dy vajza nga Elbasani dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist

March 22, 2023
Next Post
Memorie.al

“Në vitin 1945, kur Enver Hoxha i tha: e shikon sesa mirë po të pres, megjithëse ti ma preve bursën në Francë, Mirash Ivanaj, i’u përgjigj...”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!