• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, March 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në raportin e Xhemal Bejto Fasllisë, flitej për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, ku kishte marrë pjesë edhe Hajdari, pasi Q. Lleshi, akuzohej për vrasjen e Qemal Stafës…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Feçori na urdhëroi të zbulonim vajzën nga Elbasani, që i shkoi në shtëpi infermieres së Enver Hoxhës dhe i tha; ‘Unë jam bija e jote, nga lidhja jashtë martesore…”/ Zbulohet dokumenti i bujshëm, 20 tetor ‘82
“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
“Në raportin e Xhemal Bejto Fasllisë, flitej për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, ku kishte marrë pjesë edhe Hajdari, pasi Q. Lleshi, akuzohej për vrasjen e Qemal Stafës…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
“Shoku Hysni bëri dy ndërhyrje në Paris, në vitet 1968-’69, por në 1974, kur shkoi përsëri për kontroll, s’pranoi të operohej, pasi…”/ Raport-informacionet “tepër sekrete” të drejtorit të klinikës speciale, Dr. Pavllo Milo
“Në Komitetin Qendror të Partisë kishim mbërritur letra, ku shkruhej që; nipi i Kadri Hazbiut, vazhdonte të mësonte në të njëjtën shkollë me nipërit e shokut Enver dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
“Një avion grek që fluturonte në katundet Hoxhaj e Markat,  u rrëzua nga forcat shqiptare në fushën e Finiqit dhe piloti…”/ Si i përcolli shtypi i Tiranës, “Provokacionet e gushtit ‘49”?
“Nga Çelo Arrëza, Bilo Bregu e Çize Hamitaj, te Xhipe Mersini, Metush Rrapo, etj., analfabet apo me arsim fillor, ish-baxhoxhinj, bujqër, e marangozë, që…”/ Libri ‘Kampet e burgjet e Shqipërisë komuniste’, i historianit të njohur
“Përplasja ime përfundimtare me Enver Hoxhën, ndodhi në 1960 dhe kur i tregova Ramizit, zëvëndësit tim, ai më tha për Enverin…”/ Dëshmitë e panjohura të Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta

Nga AGRON ARANITASI

Pjesa e gjashtë

                                                     – TË VËRTETAT QË BESOJ –

–  AGJENTI FRANCEZ –

Gjithashtu mund të lexoni

“Në burgjet e Jugosllavisë, veçanërisht në Kosovë, ka hyrë fjala e fundit e teknikës moderne, të arrestuarit i fusin në dhomën e frigoriferit lakuriq…”/ Çfarë shkruante Jusuf Gërvalla në 1966 te “Zëri i Popullit”?

“Zylyftar Ramizi në kampin e Sarandës, takoi Hasan Bashën, mjekun e njohur të Ballshit, i dënuar me grupin që lavdëronin Mehmet Shehun pas vdekjes, të cilit…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

                                                                  Hyrje

Memorie.al / Kur fillova të shkruaj librin, “Të vërtetat që besoj”, nuk kisha menduar të shkruaja për veten time. Shtysa, e parë, më lindi kur u njoha me dosjet e Sigurimit të Shtetit për survejimin e shtetasit Agron Hajdar Aranitasi. Ato dosje janë, një dëshmi më shumë, se si mund të persekutohej dikush, i cili, në një çast të caktuar, vendosej në radhën e armiqve të pushtetit popullor. Nuk merrej parasysh asgjë, as si kishte punuar, as si ishte sjellur, as si kishte jetuar. Nuk merrej parasysh as qëndrimi i prindërve, vëllezërve dhe kushërinjve të shumtë, të cilët, automatikisht, i nënshtroheshin goditjes së egër dhe vuanin pasoja pa patur asnjë faj.

                                                   Vijon nga numri kaluar

                                                       Kapitulli i Parë

                                                    Origjina familjare

Hajdar Aranitasi

Kështu, më 29. 10. 1982, ai i kishte bërë një informacion Hekuran Isait: (Dosja formulare e Kadri Hazbiut, Vëllimi 6, fq. 132).

                                                  Informacion

                                        Ministrit të Brendshëm,

Shokut Hekuran Isai

“Në kohën, kur armiku Todi Lubonja ishte kryeredaktor i ‘Zërit të Popullit’, kam informuar partinë, nëpërmjet sekretarit të Komitetit të Partisë në Ministrinë e Brendshme, Hajdar Aranitasi, të cilit i kam dhënë me shkrim për dyshimet, që kisha konstatuar ndaj atij armiku, por nga ana e Hajdarit u porosita që ato, që kisha shkruar në letër, të mos ia tregoja njeriu”.

Xhemal Belegu

Hekuran Isai ve firmën mbi informacionin e marrë dhe ia kalon Zylyftar Ramizit. Zylyftari ia përcjell Enver Zenelit. Ky, i fundit, shkruan:

  Sh. Ylli (Birçe),

“Pjesën e Hajdar Aranitasit kaloja Tiranës. Të shihet në dosjen e Todi Lubonjës a ka material të tillë, për të, nga Xhemal Belegu? Ka shumë interes të dimë se ku i ka çuar ato Hajdar Aranitasi”.

Dënoncimi për Hajdar Aranitasin është skandaloz. Xhemal Belegu kishte qenë punonjës i Ministrisë së Brendshme. Për shkelje dhe abuzime në detyrë ishte përjashtuar nga partia dhe ministria. Ishte dërguar në TVSH, ku vazhdonte të bënte punën e Sigurimit. Ai e kishte ankimuar vendimin e organizatës bazë, që e kishte përjashtuar nga partia.

Ankimimi i tij kishte rënë në dorën e Hajdar Aranitasit, i cili, në atë kohë, ishte zëvendëskryetar i Komisionit të Kontrollit dhe Revizionimit të Partisë. Pasi e shqyrtoi çështjen, Hajdari propozoi që Xhemali të ngelej anëtar partie. Dhe tani Xhemali i kthente reston, sipas parimit; “Atij që të bën mirë, bëji keq”!

Në dosje shfaqet B.p. i Sigurimit, “Dajti”. Unë personalisht e pata ndihmuar atë, nëpërmjet babait tim Hajdarit, kur e keqtrajtonin në Batalionin e punës, në Shtoj të Shkodrës. Ndërhyrja e tij i rregulloi, jo vetëm situatën në ushtri, por i siguroi edhe punën pas çmobilizimit. Edhe ai ia “shpërblente” Hajdarit të mirën, njëlloj si Xhemali.

Dokumenti me nr. rendor 9, është një letër e gjatë (mbi njëzetë e ca faqe), e Zoi Themelit, kundër Kadri Hazbiut. Nuk po flas më shumë se kam shkruar për të në kapitullin kushtuar Kadri Hazbiut. Në këtë dokument nuk përmendet për keq emri i Hajdar Aranitasit.

Dokumentet me nr. rendor 20 dhe 24, janë letra anonime dërguar Enver Hoxhës dhe sqarimet për Hajdarin dhe vëllezërit e tij, raportuar Hekuran Isait nga Zylyftar Ramizi. Dokumentin me nr. rendor 21, (ndodhet në dosjet formulare të Kadri Hazbiut – Shënimi im), përmbante dy proces-verbale, të dy organizatave bazë partie në Fier, të cilat kishin kritikuar armiqtë Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu dhe kishin hedhur dyshime për Hajdar Aranitasin.

Në to kërkohej që të sqaroheshin marrëdhëniet e Hajdarit me Mehmetin dhe Kadriun. Të tilla mbledhje ishin të zakonshme në atë periudhë. Ato mund të rezultonin të rrezikshme dhe digjej i njomi me të thatin. Siç i kanë treguar Hajdarit, më vonë, në këto mbledhje, kishte dorë Naunka Bozo, e cila foli kundër tij edhe në Plenumin e V-të të Komitetit Qendror (13-14 tetor 1982). Aty tha të njejtat gjëra që ishin diskutuar në dy organizatat e Fierit. (Dosjet formulare të Kadri Hazbiut, Vëllimi 1, fq. 194.)

Dokumenti, i cili më ngjalli shumë interes, ishte ai me nr. rendor 19, që ishte raportuar nga kryetari i Degës së Brendshme Burrel. Ai kishte vajtur në “Burgun e Burrelit” dhe kishte marrë në pyetje tre të burgosur, Idriz Seitin, Azbi Lamçen dhe Halim Ramohiton. Të tre i kishte pyetur për Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun. Për Hajdar Aranitasin ishte pyetur vetëm Halimi. Halimi dhe Hajdari njiheshin që në kohën e Luftës Nacionalçlirimtare. Kishin qenë partizanë në Brigadën e V-të.

Pas çlirimit, fati i kishte lidhur pazgjidhshmërisht me njeri tjetrin. Në vitin 1953 (në dhjetor) Hajdar Aranitasi largohej për në Bashkimin Sovjetik dhe vendin e tij, si komisar i Divizionit të VIII-të të Ushtrisë Popullore, e zinte Halim Ramohito. Në fund të vitit 1957, Hajdari kthehej në Shqipëri dhe vendin e atasheut ushtarak në Bashkimin Sovjetik, e zinte po Halimi.

Në vitin 1961 (në Kongresin e IV-ët) të dy u zgjodhën kandidatë për në Komitetin Qendror të PPSH-së. Ishin shokë të ngushtë, kjo dihej. Kur u dënua Halimi, Hajdari dhe Liria vuajtën shpirtërisht për fatin e tij. Para se të flas për dëshminë e Halimit, dëshiroj të flas për kombinacionin e përgatitur nga Sigurimi i Shtetit, për ta provokuar atë. Ja dokumenti:

       Sekret                                                                  Ekzemplar i vetëm

   Tiranë, 18.10.1982                                                                                

                                                 Shënim Operativ

Tani që partia zbuloi veprimtarinë armiqësore të Kadri Hazbiut, e konsideroj me interes të informoj për sa më poshtë:

“Kam parë se Hajdar Aranitasi shoqërohej vazhdimisht me armikun puçist Halim Ramohito. Më ka bërë përshtypje, kur ata të dy, në vigjilje të Plenumit të VI-të të Komitetit Qendror të Partisë, kur u dënuan puçistët (në mbrëmjen e një dite më parë se të zhvillohej plenumi), kanë shëtitur për një kohë të gjatë, aq sa më dukej biseda e tyre ishte tepër intime dhe e rëndësishme”.

               Punëtori Operativ                                                                                     

                     Çarçan Zogu

Vërtetohet njësia me origjinalin

               Punëtori Operativ

                Hasan Ulqinaku

Ministri Isai i drejtohet kryetarit të grupit operativ, Enver Zenelit. Mbi shënimin operativ shkruan:

“Halim Ramohiton e kemi në burg, duke e pyetur me rreptësi. T’i shkohet deri në fund se çfarë ka biseduar me Hajdar Aranitasin, duke i thënë se “Hajdar Aranitasi thotë shumë gjera për ty” (!). Hajdar Aranitasi nuk është njeri i pastër, është njeri i Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Mehmet Shehu e ka mbrojtur në (fshatin) Aranitas dhe Hajdari ka bërë këngë (!) për Mehmet Shehun. Të ndiqen lidhjet dhe të kihet vemëndja te Hajdar Aranitasi”. (Dosjet formulare të Kadri Hazbiut, Vëllimi 1, fq. 136).

   Enver Zeneli shkruan:

“Sot, më 21.10.1982 u thirr nga shoku Zylyftar kryetari i Degës së Burrelit, shoku Thodhori B… (mbiemri i palexueshëm – Shënimi im), i cili u njoh me porositë e shokut Ministër dhe me shënimin operativ”.

Zylyftar Ramizi shkruan mbi shënimin operativ: “Ora 5, datë 21, të vijë hetuesi që heton Halim Ramohiton”.

Ministri Isaj, zëvendësi i tij, Zylyftar Ramizi, dhe kryetari i Grupit Operativ, Enver Zeneli, kanë thurrur një kombinacion të ndyrë, për të përfshirë Hajdar Aranitasin në grupin e bashkëpuntorëve të Mehmet Shehut. Të gjithë veprojnë në shkelje të Platformës së Sigurimit të Shtetit. Kryetari i Degës së Brendshme të Burrelit, zbaton urdhërin. Merr në pyetje Halim Ramohiton. E provokon sipas skenarit të përgatitur nga maja e Sigurimit të Shtetit.

Ja çfarë përgjigje ka marrë nga Halimi:

“Unë me Kadri Hazbiun nuk kam patur marrëdhënie të afërta shoqërore, edhe pse kishim luftuar në të njëjtën brigadë dhe ishim djem Vlore. Afrimi me të ndodhi kur djali i madh i Hajdarit, Agroni, u fejua me vajzën e tij. Kam patur respekt për të si udhëheqës i partisë. Vetëm kaq. Kurse me Hajdarin kam patur marrëdhënie të ngushta shoqërore, deri në vitin 1975, kur më internuan familjarisht në rrethin e Fierit. Që atëherë nuk e kam takuar më kurrë”.

Siç shihet, Halim Ramohito nuk ka rënë në grackën e përgatitur. Ai e njihte mirë Hajdar Aranitasin! Nuk më ngelet veç ta respektoj qëndrimin e Halimit, të cilin e donim të gjithë në familjen tonë. Dokumenti me nr. rendor 25, nuk ka asnjë rëndësi, është propozimi i Zylyftar Ramizit për të marrë leje nga Komiteti i Partisë i Tiranës, për të venë në përpunim Hajdar Aranitasin. Lejën e kërkon në gusht 1984, ndërkohë, në mënyrë të jashtëligjshme, e survejonte që në nëntor 1982.

Jam i bindur se edhe dokumentet e tjera gjenden diku në Arkivin e Ministrisë së Brendshme apo në Arkivin Qendror të Shtetit.

Dokumenti me nr. rendor 10, është një implikim i nxjerrë nga informacioni i Xhemal Bejto Fasllisë, datë 20.11.1982. Ai përmban një akuzë konkrete për vrasjen e nipit të Haxhi Lleshit, Qamil Lleshi, në të cilin kishte marrë pjesë edhe Hajdari, në atë kohë komandant regjimenti në Peshkopi. Implikimi i tij është vendosur edhe në dosjet formularë të Kadri Hazbiut, Vëllimi 13, fq. 50.

Regjimenti i Mbrojtjes së Popullit (që vepronte në zonën e Dibrës), ishte urdhëruar të vriste Qamil Lleshin. Ai akuzohej si agjent i kundërzbulimit italian në Shqipëri (OVRA) dhe se kishte marrë pjesë në vrasjen e Qemal Stafës. Urdhëri ishte firmosur nga komandanti dhe komisari i Divizionit të Mbrojtjes së Popullit (Gjeli Argjiri dhe Gafur Çuçi – Shënimi im). Siç rezulton nga dokumentet, urdhri ishte dhënë nga Koçi Xoxe.

Me të u njohën disa nga oficerët kryesorë të shtabit të regjimentit. Hajdar Aranitasi, bashkë me ta, e zbatuan urdhërin. (Për këtë ngjarje është folur, dikur, në gazetën “Koha Jonë”. Ajo kishte botuar intervistën e një oficeri të regjimentit të Dibrës, që kishte treguar si mbërriti dhe si u zbatua urdhëri).

Pas vrasjes së Qamil Lleshit, Hajdar Aranitasi doli në raport te eprorët e tij. Më vonë, Enver Hoxha organizoi një mbledhje me drejtuesit e reparteve të Divizionit të Mbrojtjes. Rezultoi se, ngjarje të tilla, kishin qenë me dhjetra. Aty u shqyrtua edhe rasti i Qamil Lleshit. Komandanti dhe komisari i Divizionit, të pranishëm në mbledhje, pranuan se kishin dhënë urdhër për vrasjen e tij, si dhe disa dhjetëra të tjerëve.

Përfundimisht vrasjet iu ngarkuan Koçi Xoxes. Ato u debatuan edhe në Kongresin e Parë të PKSH-së. Ngjarja u mësua nga familjarët e Lleshit. Një natë, vëllezërit e tij vajtën te shtëpia ku banonte Hajdari. U futën fshehurazi në oborrin e shtëpisë, por nuk i shpëtuan syve të Lirisë.

Ajo njoftoi Hajdarin. U dëgjuan të trokituat në derën e shtëpisë. Vizitorët e natës kërkuan Hajdarin. “Nuk është këtu”,- u tha Liria, “u nis pasdite për në Tiranë”. Ata u larguan. Pas pak muajsh, pas Plenumit të XI-të të Komitetit Qendror (shtator 1948), Hajdari u transferua në Tiranë.

Pasojat e kësaj ngjarje do rishfaqeshin në vitin 1982. Kur mua më kishin larguar nga Tirana, nipat e Qamilit e ndaluan Hajdarin afër Pallatit të Kulturës, ku ai pinte kafe me shokët e tij. Dibranët e kërcënuan, sepse kishte marrë pjesë në vrasjen e xhaxhait të tyre.

Hajdari u tha: “Kjo çështje dihet prej dyzetë vjetësh, pse e keni lënë për ta zgjidhur sot? Unë ia kam thënë partisë që atëherë. Isha oficer, më dhanë një urdhër, e zbatova, pastaj dola në raport”. Nipërit e Qamilit heshtën.

Pastaj u larguan. Nuk u ndien më kurrë. Të nesërmen, kur Hajdari shkoi të pinte kafenë e zakonshme, iu afrua një oficer i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës. “Po ti, kujt i tregon karshillëk, partisë?! Mos shkelësh më këtu”!

Ai e kuptoi domethënien e urdhrit: E mbante mend rastin e Sadik Bekteshit, që u çua në internim pse pinte kafen në një klub në Berat. Nuk duhej të shfaqej në publik! Që nga ai çast e piu kafenë me Lirinë në shtëpi.

E ndieva të domosdoshme që ta tregoja këtë ngjarje, qoftë pse kam premtuar se do shkruaj për çdo gjë që ka të bëjë me mua dhe familjen time, qoftë për t’i mbyllur gojën z. Vladimir M. dhe sivllezërve të tij. Miq të mi janë dëshmitarë se si z. M. e ka përdorur ngjarjen, si mjet presioni ndaj meje.

Dëshiroj të shtoj se Haxhi Lleshi, ka mbajtur gjithnjë marrëdhënie shoqërore me Hajdar Aranitasin. Një ditë, kur familja Aranitasi ndodhej në Moskë, ai erdhi për drekë te ne. Ishte bashkë me Liri Belishovën. Gjatë drekës Hajdari e kundërshtoi Lirinë për diçka.

Ajo iu kundërvu dhe, në gjaknxehtësi e sipër, i përmendi vrasjen e nipit të Haxhiut. Situata u bë e papëlqyer, por atë e zgjidhi vetë Haxhiu. “Hajdar, mos u merr me fjalët e grave. Kanë flokë të gjata dhe mend të shkurtra”! Liria nuk u ndje./ Memorie.al

                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për më shumë se 25 vjet në Nju-Jork, ai arriti të krijonte dhe të aktivizonte sazet e kompaninë e tij, duke prodhuar pllaka muzikore në gjuhën shqipe dhe...”/ Historia e panjohur e Ajdin Asllan Leskoviku

Artikuj të ngjashëm

“Në Tiranë, është një memorial turk, me emrat e atyre që kundërshtuan grushtin e shtetit në Turqi, në 2016-ën, ndërkohë që mungon për vëllezërit tanë kosovarë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur!
Dossier

“Në burgjet e Jugosllavisë, veçanërisht në Kosovë, ka hyrë fjala e fundit e teknikës moderne, të arrestuarit i fusin në dhomën e frigoriferit lakuriq…”/ Çfarë shkruante Jusuf Gërvalla në 1966 te “Zëri i Popullit”?

March 19, 2026
Raporti sekret i Mine Gurit për Komitetin Qendror: Ja kuadrot e Sigurimit të Shtetit që janë të implikuar në akte imoraliteti dhe…
Dossier

“Zylyftar Ramizi në kampin e Sarandës, takoi Hasan Bashën, mjekun e njohur të Ballshit, i dënuar me grupin që lavdëronin Mehmet Shehun pas vdekjes, të cilit…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 19, 2026
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Përgjegjësit e UDB-së në Kosovë, si M. Mijushkoviç, S. Gerkoviç e Sh. Kajtazi u shkarkuan, erdhën të tjerë ‘specialistë’, si Xh. Hamza e D. Ristiqi…”/ Çfarë shkruante Jusuf Gërvalla në 1966 te “Zëri i Popullit”?

March 18, 2026
“Goditja e Krerëve të Ushtrisë 1974-1975: ‘Balluku, Dume, Çako, Parllaku, agjentë të Jugosllavisë dhe Traktatit të Varshavës…’” / Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës dhe debati i fundit në Presidium për faljen e tre gjeneralëve
Dossier

“Ende pa u arrestuar Kadri Hazbiu, oficeri i Sigurimit, Ylli Birçe, raportonte se ditën kur zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, nga shtëpia e Kadriut, kishin dalë…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 19, 2026
“S’jemi stërnipët bonjakë të pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e ilirianëvet: jemi shqipëtarë, pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba, një absurditet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në 1930-ën
Dossier

“S’jemi stërnipët bonjakë të pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e ilirianëvet: jemi shqipëtarë, pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba, një absurditet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në 1930-ën

March 17, 2026
“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit
Dossier

“Naimi është aktual për tejpamjen e tij në politikë, pasi ai u tregoi shqiptarëve Perëndimin, si shembull…”/ Refleksionet e profesorit të njohur, që drejtoi katedrën e gjuhës shqipe, në universitetin e Napolit

March 17, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme