• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, May 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në raportin e qeverisë së SHBA-së, paraqitur në OKB më 1955, për kampet e burgjet e Shqipërisë, përmëndej si imoral, Xh. Pogaçe, i kampit të Tepelenës…”/ Historia e panjohur e dy ushtarakëve

“Në Porto-Palermo, ne po verboheshim, por kur u sëmur për vdekje i riu, Musa Sina, rreshter Qaniu, u tha atyne që e ruanin: merreni këtë kërmë e hidheni në… “! / Kujtimet e Lek Pervizit, nga Belgjika
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Në raportin e qeverisë së SHBA-së, paraqitur në OKB më 1955, për kampet e burgjet e Shqipërisë, përmëndej si imoral, Xh. Pogaçe, i kampit të Tepelenës…”/ Historia e panjohur e dy ushtarakëve
“Në raportin e qeverisë së SHBA-së, paraqitur në OKB më 1955, për kampet e burgjet e Shqipërisë, përmëndej si imoral, Xh. Pogaçe, i kampit të Tepelenës…”/ Historia e panjohur e dy ushtarakëve

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Sikur kam shkruar edhe më parë, pikësëpari komunizmi i Shqipërisë, ishte instalim i një shumice të paditurish, të cilët me mjete kryesisht kriminale, morën pushtetin, për të shkatërruar çdo gjë të mirë që ekzistonte në atë kohë në vend. Këta shihnin me zili, smirë, çdo gjë që u kapte syri. Me pak fjalë, le të shohim biografinë e komandantit të kampit të Tepelenës (Kampi i Tepelenës), Xhafer Pogaçe, në kuadër të debatit të fundit, për këtë kamp.

Lindur në vitin 1922 në fshatin Plasat të Kardhiqit Gjirokastër, me profesion bujk. Deri pas lufte analfabet, por në moshën 22 vjeçare, në shkurt-shtator 1947, kur ishte me punë në Skrapar, mbaroi (të gjithë) arsimin fillor. Koha kur e ka mbaruar këtë arsim, ka pak gjasa të vërtetojë plotësimin e këtij detyrimi “madhor”, për kuadrot komunistë të kohës.

Doli partizan siç doli shumica, në vitin e fundit të luftës, më 15.2.1944, në batallonin e Kurveleshit. U vendos më pas në Brigadën e XVI-të, ku shkoi deri komisar kompanie. Këtë “karrierë”, e mbylli më 9.5.1945. Në vitet 1945-1947, ishte oficer në Batalionin e I-rë të Brigadës së I-rë, të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, në Peshkopi dhe në Shkodër. Në vitin 1947, ishte shef i policisë së Skraparit. Në organet e Punëve të Brendshme, shërbeu në vitet 1945-1955.

Gjithashtu mund të lexoni

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Prej këtu, më 25.9.1947, emërohet përgjegjës i kampit të internimit të Beratit. Më 9.5.1949, zhvendoset me të njëjtën detyrë, në kampin e Tepelenës, duke qëndruar aty deri më 15.2.1952. Në karakteristikën e datës 2.12.1951, të shefit të seksionit të Punëve të Brendshme të Tepelenës, Gani Aloçi, thuhej se: “Xhaferi është besnik, e urren armikun”.

Pogaçe e përfundoi karrierën në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si zëvendëskomandant i Shkollës së Instruksionit dhe Stërvitjes së Qenve, në nëntor 1955.

Në maj të këtij viti, në Tiranë, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, erdhi raporti i qeverisë amerikane, për kampet e burgjet e Shqipërisë, i cili u paraqit në OKB më 29.3.1955.  Nuk dihet me saktësi, në kishte apo jo lidhje, nxjerrja në lirim e komandantit të kampit të Tepelenës, nga përmendja e emrit të tij në këtë raport të qeverisë amerikane, ku përmendej; “aktiviteti negativ dhe imoral i komandantit të kampit të Tepelenës”!

Pas Xhafer Pogaçes, komandanti i dytë dhe i fundit i kampit të Tepelenës, ishte Haki Ibrahimaj, lindur në Dhëmblan të Tepelenës, në vitin 1924. Edhe ky doli partizan vitin e fundit të luftës, pikërisht më 5.4.1944, në batalionin “Perlat Rexhepi” në Shkodër, e më pas në Brigadën e XXII-të, partizane, e cila u formua më 30 nëntor të vitit 1944, një ditë pasi kishte mbaruar lufta. Profesioni i jetës, ishte ai i marangozit. Karriera deri në ushtrimin e përgjegjësive shtetërore, sipas viteve, ishte kjo:

1934-1939, bari dhensh në Martalloz të Tepelenës.

1939-1940, shërbëtor në Kakos të Gjirokastrës.

1940 (janar-shkurt), shegert në restorantin e Veip Runës në Vlorë.

1940-1944, marangoz në zdrukthëtarinë e Xhemal Kasmit në Shkodër.

Deri këtë kohë të dhënat dëshmojnë, se i përmenduri nuk kishte kurrfarë arsimi.

Pas majit 1945, ai kaloi nga partizan, në forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, në radhët e Policisë Popullore, si dhe hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në vitet 1951-1952, ishte kursant në shkollën e Policisë, ku mësoi shkrim e këndim, si dhe disa parime elementare të punës policore.

Nga data 15.3.1952, deri më 15.9.1953, ishte komandant i kampit të internimit (i rrethuar me tela me gjemba) të Tepelenës. Në vitet 1953-1964, shërbeu në detyra të ndryshme të Policisë Popullore, në Shkodër, Elbasan e Skrapar. U nxor në lirim më 30.5.1964, për “shpërdorim të pozitës zyrtare, me qëllim përvetësimin e 5.500 lekëve”.

Megjithëse me këtë shkollim, karriera ushtarake, nga rreshter në vitin 1945, e çoi në major në vitin 1962. Kur shërbente në kampin e Tepelenës, ishte me gradën toger. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“At Shtjefën Gjeçovi dhe At Gjergj Fishta, janë kushërij të një gjaku, nga baba, të vëllazërisë Prend Gjeçi, me qendër në Iballe-Pukë, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Dr. Gjelosh Nikolla

Next Post

Kalendari Historik 11 Tetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2024

Kalendari Historik 11 Tetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!