• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në qershorin e ’87-ës, kur autoritetet shqiptare shpëtuan nga mbytja një jaht amerikan, me katër persona në bord dhe i lanë të lirë, Uashingtoni…”/ Ngjarja e panjohur që çuditi Departamentin e Shtetit

“Më quajnë këlysh i Enver Hoxhës dhe do më vrasin apo më marrin vajzën peng…” / Dokument sekret i ‘86-ës për njeriun që shpërndante video-kasetat e regjimit komunist, në SHBA
“Komandanti Bino Binaj, pasi qëlloi dhe vrau Vatën, i tha ushtarit Hysni Syla; futi një plumb kokës, ktij tjetrit, mos e lër të përpëlitet, por skafisti, Bashkimi,…”/ Ngjarja makabre në Velipojë, maj ’90-të
Kur kongresmeni amerikan, Joseph Kennedy, biri i kandidatit për president të SHBA-ve, debatonte me ambasadorin Pitarka, që s’i jepte vizë për Shqipëri…/Dokumentet e panjohura të ’89-ës
“Në hotelin ‘Theresa’ në ‘Harlem’, Fidel Kastro pati ‘vizitore’ një bionde të kolme bukuroshe, kurse Mehmet Shehu…”/ Historia e panjohur e liderëve komunistë botëror, në OKB, shtator 1960
Memorie.al

Nga ELAINE SCIOLINO

Memorie.al / Kur shefi i ri i delegacionit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Bashkim Pitarka, arriti në drekën e dhënë në apartamentin e shefit të delegacionit francez, ai dukej i nxehur teksa shikonte tre diplomatët amerikanë. “Unë nuk do t’i shtrëngoj duart me amerikanët dhe rusët”, – tha diplomati shqiptar me zë të lartë dhe të zhurmshëm. “Më kanë urdhëruar”. Joseph V. Reed, zëvendësshefi i delegacionit amerikan, i zgjati dorën si “pjesëtar i racës njerëzore”, por Pitarka e ktheu mbrapsht dhe i nervozuar për pritjen e rezervuar, dukej i sigurt se ata nuk ishin ulur në një radhë mospërfillëse, në dhomën e ngrënies.

Disa veprime delikate në diplomaci zgjidhen me lidhjet përmes vendeve që nuk kanë marrëdhënie formale. Shtetet e Bashkuara, si dhe vendet e tjera, përdorin përgatitjet e komplikuara, të cilat varrojnë sipas shkallës së miqësisë apo edhe nevojave praktike. Për shembull, Uashingtoni u përfaqësua në Iran përmes Ambasadës Zvicerane në kohën kur radikalët islamikë pushtuan Ambasadën Amerikane në vitin 1979.

Për shkak të synimeve iraniane dhe frikës për sigurinë e tyre, asnjë nga diplomatët amerikanë nuk punonte më atje. Në Uashington, Irani është përfaqësuar teknikisht nga Ambasada Algjeriane, por ajo operon edhe me zyra nëpër disa qytete. Shtetet e Bashkuara i lejojnë iranianët të punojnë atje, për të bashkëpunuar me kërkesat e partnerëve të qindra iranianëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Iranianët kanë përfaqësuar Teheranin në Uashington.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

Ata ishin të pajisur me pasaporta ose me leje qëndrimi. Këto kanale zakonisht nuk funksionojnë plotësisht, sepse Irani dyshonte në neutralitetin e Zvicrës. Gjatë negociatave, javën e fundit për lirimin e korrespondentit të “Wall Street Journal”, Gerald F. Seib, autoritetet zvicerane ishin të paafta të merrnin ndonjë përgjigje nga zyrat e Ministrisë së Jashtme. Turqia dhe Pakistani, të cilat kanë marrëdhënie të mira me të dyja palët, ndihmuan në realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shkëputën marrëdhëniet diplomatike me Libanin, pasi një turmë njerëzish dogjën Ambasadën Amerikane në vitin 1979 dhe Belgjika përfaqësoi interesat e këtij vendi. Demonstruesit anti-amerikanë marshonin shpesh edhe përpara Ambasadës së Belgjikës në Tripoli.

Në rastin e Shqipërisë, e cila përjashton çdo kontakt me secilën superfuqi dhe disa qeveri të tjera që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i njohin, për shembull Koreja e Veriut, Vietnami, Kamboxhia dhe Angola, pa lidhje formale, marrëdhëniet janë përfaqësuar nëpërmjet shteteve të treta.

Por zyrtarët amerikanë dhe vietnamezë takohen rregullisht në Hanoi dhe në qytetin Ho Chi Minh, ku diskutonin për fatin e amerikanëve të humbur që nga koha e Luftës së Vietnamit. Angola është një tjetër rast delikat. Zyrtarë e Departamentit të Shtetit, pranuan se vetëm një marrëveshje informale me ambasadat Perëndimore, ndihmoi në mbrojtjen e shtetasve amerikanëve atje.

Në Kubë, përsëri biznesi amerikan është i përfshirë nga një seksion interesash nën rrethanat dhe përkujdesjen zvicerane, që operon më shumë si një ambasadë. Ajo ka rreth 20 diplomatë amerikanë, brenda saj. Havana dhe Uashingtoni, kanë përdorur interesat e tyre rajonale për negociata me objektiva, si ndëshkimi i rrëmbyesve të avionëve dhe emigrimit të kubanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por disa çështje si trupat kubane në Angola, janë diskutuar në nivelet më të larta. Në Nikaragua dhe Afganistan, megjithëse Uashingtoni financon edhe rebelët anti qeveri, megjithatë ka marrëdhënie diplomatike dhe ambasadë. Por vendi i ambasadorit është i lirë në Kabul, që prej vitit 1979, kur u krye vrasja e ambasadorit amerikan, Adolph Dubs.

Mbase vendi më i përshtatshëm për lidhjet mes vendeve që kishin armiqësi ose, nuk kishin marrëdhënie, ishin Kombet e Bashkuara, ku shumë vende mbanin përfaqësuesit e tyre. Bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Mongolinë, muajin e fundit u drejtuan nga shefi i delegacionit amerikan, Vernon A. Walters dhe zëvendësshefi Herbert S. Okun, të cilët flisnin rusisht, gjuhë e përdorur kryesisht nga pjesa dërrmuese e diplomatëve mongolezë.

Çështjet e Departamentit të Shtetit, udhëzoheshin me shpjegime në detaje duke përcaktuar edhe mënyrën e drejtimit për zyrtarët, të cilët takoheshin me diplomatë nga vendet kundërshtare. “Dremitem tek ata dy herë, – thotë ai, – kur ata nuk reagojnë, unë tërhiqem”.

Shpëtimi i jahtit, interpretime për “shkrirje akujsh”

Shpëtimi dhe lënia e lirë e një jahti amerikan me katër persona në bord, nga autoritetet shqiptare, solli një pështjellim të çuditshëm tek Uashingtoni zyrtar, në qershorin e vitin 1987. Që prej ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nuk kishte patur asnjë shenjë afrimi.

Dhënia e ndihmës dhe lirimi i tyre pa asnjë lloj problem, solli reagime të ndryshme tek autoritetet amerikane, ku disa prej të cilëve e interpretuan si një shenjë për “shkrirjen e akujve”, mes dy vendeve.

Të gjithë ngjarjen dhe interpretimet në lidhje me të, e ndodhur në qershorin e vitit 1987, e sjell artikulli i radhës së “New York Times”, që gazeta ofron për lexuesit, ku trajtohen edhe hamendësimet për një hapje të mundshme të Shqipërisë me Perëndimin, si dhe opinionet e ndryshme të diplomatëve të ndryshëm. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye, malazezët u lëshuan drejt katit të dytë të kullës, ajo e tërhoqi pas dere Sadrinë dhe...”/ Historia e panjohur e Kajë Gale–Selmanja

Next Post

Kalendari Historik 24 Shtator 2023

Artikuj të ngjashëm

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
Dossier

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 2, 2025
Memorie.al
Dossier

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 1, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01Shtator 2024

Kalendari Historik 24 Shtator 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme