• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, April 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në një pritjen e dhënë nga komunistët rumunë, kur Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër për krahu, për të bërë një bisedë me ta, u afrua dhe Mehmet Shehu, por atij…”/ Incidenti i panjohur në OKB, në vitin 1960

“Në hotelin ‘Theresa’ në ‘Harlem’, Fidel Kastro pati ‘vizitore’ një bionde të kolme bukuroshe, kurse Mehmet Shehu…”/ Historia e panjohur e liderëve komunistë botëror, në OKB, shtator 1960
“Nga 1934-a, Philby ishte agjent i rusëve, ai pengoi një kryengritje antikomuniste në Shqipëri dhe mbulonte spiunazhin sovjetik në çështjet atomike në Washington…”/ Gazeta gjermane “Die Zeit”, në 1969-ën
“Në hotelin ‘Theresa’ në ‘Harlem’, Fidel Kastro pati ‘vizitore’ një bionde të kolme bukuroshe, kurse Mehmet Shehu…”/ Historia e panjohur e liderëve komunistë botëror, në OKB, shtator 1960
“Gjatë përcjelljes së Hrushovit në Rinas, Enveri bëri një gjest të pahijshëm, për të cilin kur shkova në Moskë, rusët më thanë…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-përkthyesit të Enver Hoxhës

Memorie.al / Para disa kohësh, botuam një artikull, që më shumë se sa me ish-kryeministrin Mehmet Shehu, lidhej ekskluzivisht me profilet e të gjithë liderëve komunistë (kryeministra, sekretarë të parë partish, apo të dyja funksionet e bashkangjitura në një), që do shoqëronin kreun shpirtëror të tyre, Nikita Hrushov, në turin e tij asokohe në OKB-ës në vitin 1960. Pas përfundimit të sesionit plenar të OKB-së, gjë e cila, në fakt, nuk përbën objektin real të shkrimit tonë, ndërkohë që ishin ravijëzuar qartazi përplasjet ruso-kineze e prishja e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik ishte vetëm çështje kohe, revista amerikane ‘TIME’, na jep edhe njëherë disa detaje shumë interesante, këtë radhë mbi mënyrën e sjelljes apo injorimin që Hrushovi e udhëheqësit e tjerë satelite, i kishin rezervuar kësisoj me qëllim Kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, i cili duket se e ka pasur pisk punën në ato momente. Por, më hollësisht le të shohim më tej se çfarë na rrëfen artikulli i TIME, i datës 24 tetor 1960, me titull “Njeriu i vetmuar, lihet jashtë”:

“Ndër udhëheqësit satelitë të mbledhur në Manhatan, për t‘i bërë hije Nikita Hrushovit, njëri prej tyre dukej si më i vetmuar e i lënë në harresë. Kryeministri i kuq, Mehmet Shehu i Shqipërisë, nuk ndodhej në listën e pasagjerëve të “Baltika”-s dhe shkoi në Manhatan si pasagjer i thjeshtë, në bordin e “S.S. Queen Elizabeth”.

Në një pritje të organizuar nga komunistët çekë, Shehu qëndroi si i humbur në një cep aty në sallë, i lënë i braktisur e i mënjanuar me qëllim, nga të gjithë të pranishmit, përveç njeriut të sigurisë së Departamentit të Shtetit, i regjistruar si badigardi i tij.

Dhe kur në një pritje, dhënë nga komunistët rumunë, Hrushovi i mori shokët e tij të vjetër satelitë për krahu, për të bërë një bisedë me ta, ndërsa Shehu nisi të shkonte pas tyre, dera iu mbyll në fytyrë. Shehu, me shumë gjasa, ka kërkuar më pas shpjegime, se pse kishte ndodhur një gjë e tillë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Çarja midis Nolit dhe Konicës nga njëra anë e, Kostë Çekrezit nga ana tjetër, është ndër mosmarrëveshjet më tragjike në historinë e diasporës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

Në OKB, Shehu ishte dukshëm shumë më rigoroz e i ashpër në kërkimin e të drejtës së Kinës së Kuqe për t‘u pranuar në këtë organizatë, duke i bërë jehonë të madhe njëkohësisht akuzave të Kinës, se komunizmi rus është duke e humbur militantizmin e tij ideologjik, për shkak se ai ka frikë nga lufta atomike”.

Amerikanët: Mister se pse Shqipëria po mban anën e Kinës?

Në po të njëjtin artikull të revistës ‘TIME’ (Odd Man Out), të datës 24 tetor 1960, hasim edhe në “sikletin” e autorëve të shkrimit, apo të themi më mirë, të amerikanëve, për të gjetur arsyet e vërteta të veprimeve të fundit të Shqipërisë, asokohe për të dalë krah Kinës, duke u ndarë nga Bashkimi Sovjetik.

Shumëçka akoma zhvillohej “underground”, pra brenda kampit socialist, e kështu që duhej të ishte vërtet e vështirë të merrje vesh se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Por, gjithsesi, ‘TIME’ rendit një sërë arsyesh, që mundohen të shpjegojnë, sipas tyre, misterin që e rrethonte këtë veprim të Shqipërisë.

Po e citojmë konkretisht paragrafin që hedh dritë, mbi ato që pretenduam më lart:

“Shqipëria është i vetmi vend komunist satelit evropian, e cila duket se ka zgjedhur tashmë Pekinin, në konfliktin e brendshëm ideologjik mes Rusisë e Kinës së Kuqe. Në qershor, kur Hrushovi u bëri thirrje të gjithë shefave të partive satelite në Bukuresht, për të ratifikuar politikën e tij të bashkekzistencës paqësore, Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxha, ishte i vetmi udhëheqës i lartë komunist që mungoi.

Dhe Shqipëria ishte i vetmi vend komunist nga Evropa, që dërgoi një përfaqësues special në Pekin, për të kremtuar gjatë këtij muaji, 11-vjetorin e Revolucionit të Kinës së Kuqe. Por, përse Shqipëria e vogël, me sipërfaqe (10.630 milje katrorë), më e vogël se sa shteti i Virxhinias Perëndimore dhe me më pak banorë se sa Detroiti, duhet të ketë marrë anën e Kinës së Kuqe, kundër rusëve, kjo akoma mbetet një mister?!

Pjesë e përgjigjes në këtë rast mund të ishte varfëria e saj; Shqipëria ka vetëm 5000 makina, kamionë e autobusë, dhe ashtu sikurse Kina e Kuqe, ndjen se duhet të mbajë gjallë frymën e luftës së klasave, për të penguar popullin e vet nga rebelimi kundër shtypjes.

Por, një arsye tjetër për këtë veprim, është edhe aksidenti i rastësishëm gjeografik: Jugosllavia e Titos, armiku i hershëm i Shqipërisë dhe fqinj me të, është aktualisht objektivi kryesor i kriticizmit kinez dhe Shqipëria, me shumë gjasa, kërkon të shfrytëzojë parullën e vjetër: “Armiku i armikut tim, është miku im”.

Do të ishte plotësisht e mjaftueshme, që pavarësia e Titos, t‘i jepte Shqipërisë rastin të ishte disi e pavarur nga Moska. Qëkurse Tito prishi marrëdhëniet me Kremlinin në vitin 1948, Shqipëria ka qenë fizikisht e izoluar nga vendet e tjera satelite dhe e larguar nga Rusia, nga kufiri që ka me Jugosllavinë e Greqinë.

Pjesë e interesave të Shqipërisë në përkrahjen që i jep Kinës së Kuqe, mund të jetë edhe ajo thjesht ekonomiko-financiare: për të minimizuar përfundimisht varësinë financiare të Shqipërisë nga Rusia, Kina e Kuqe, vitin që shkoi, i dha Shqipërisë një kredi pa interes, që kapte shifrën e 5.5 milionë dollarëve”. / Memorie.al

(“Mister se pse Shqipëria po mban anën e Kinës” – “TIME-Magazin” – E hënë, 24 tetor 1960)

Përgatiti: Armand Plaka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas marrjes së kështjellës në dorëzim nga Ahmed Evrenozi, kisha u shndërrua xhami garnizoni dhe një minare...”! / Historia e panjohur e kishës-xhami në Rozafat, pengu shekullor i Shkodrës

Next Post

“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe...”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm

Artikuj të ngjashëm

Anëtarët e delegacionit shqiptar në Konferencën e Gjenevës F.Noli, B.Blishishti, H Mosi në vitet  1921-1924
Dossier

“Çarja midis Nolit dhe Konicës nga njëra anë e, Kostë Çekrezit nga ana tjetër, është ndër mosmarrëveshjet më tragjike në historinë e diasporës…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 18, 2026
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
Dossier

“Gjykata i deklaron fajtorë të gjithë të pandehurit për fajin e spiunazhit, pasi me anën e këtyre agjentëve misionet e huaja kanë mësuar…”/ Gjyqi ndaj Frida Sadedinit dhe 16 të pandehurve të tjerë në ’49-ën

April 18, 2026
“Kur të dërguarit nga Tirana, i thanë Nolit; ‘Shumë mirë; munt ta varrosim Konicën në Shqipëri, po më parë duhet ta sjellim përpara gjyqit të popullit’, Noli i ndezur u…”/ Shkrimi i gazetës “Dielli”, 20 tetor 1965
Dossier

“Informatorja, e cila mendohet të ishte shqiptare, paraqet Faik Konicën si ‘të paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së 

April 19, 2026
Dokumentet e Sigurimit të Shtetit: “Banda e Xhevdet Mustafës, pasi të shkonte në ‘Bllok’-un e udhëheqjes, do…”/ Raportet sekrete të “Liqeni i Shkodrës”, “Aktori”, “Boga”, etj.
Dossier

“Kur kryetari i Degës së Lushnjes i kërkoi të dorëzohej, Xhevdeti tha: Unë municion kam plotë, dhe katër orë më duhen, pastaj do…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 17, 2026
“Veprimet e ngathëta të kryetarit të Degës së Brendshme, shokut Kapllan Shehu, i cili vetëm pas gjetjes së kufomës së zv/shefit të Policisë…”! Zbulohet raporti sekret për “Bandën Xhevdet Mustafa”, tetor ‘82
Dossier

“Nëse s’do e vrisnin dot, apo ta helmonin, variant tretë ishte që ta merrnin të gjallë Enver Hoxhën e, ta dërgonin në Moskë…”/ Zbulohen dokumentet e bujshme të Sigurimit për “Bandën Xhevdet Mustafa”

April 18, 2026
“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj
Dossier

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj

April 14, 2026
Next Post
“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe…”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm

“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe...”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme